Të dehur!

October 2, 2014 13:36

Të dehur!

Eshtë rikthyer ‘çështja Pisli’, ajo që lidhet me emrin dhe karrierën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi. Ishte Partia Demokratike që e kruajti plagën e më shumë se një dekadë më parë, atë të një familjeje matjane, mjaft që të vinte nën akuzë Didin e sapoemëruar në krye të policisë shqiptare, duke provokuar me versionin se mbi emigrantin shqiptar Flamur Pisli, i cili në vitin `99 u ekzekutua në kushtet e marrjes peng të një autobusi grek, kishte qëlluar vetë Didi, në atë kohë pjesëtar i forcave speciale, pjesëmarrëse në aksionin e shpëtimit të pengjeve. Kjo solli për pasojë një kërcënim që i ati i viktimës, Nuredin Pisli, lëshoi mbi Didin, duke thënë publikisht se është në gjak me të. Por i fundit lajm është se Nuredini, ka shfajësuar veten me pretendimin se ka qenë i dehur. “Isha, ose kam qenë i dehur”, gëzon mjaft popullaritet si shprehje. Atë e hasim si batutë në të paktën dy filma shqiptarë, ku veçohet episodi tek ‘14 vjeç dhëndër’, me zotin Maliq, që tenton ta mbrojë nderin me të njëjtën frazë, sapo u nxorr nga një grazhd bagëtish ku kishte përfunduar prej epshit, në ndjekje të Marigosë. Sakaq, dhe në rrethana reale, fraza shfajësuese “Kam qenë i dehur”, konsiderohet si shpresa e vetme nëse e sheh veten ngushtë për ndonjë proçkë të bërë. Ndërkohë, po ta matësh me konsumin e alkolit tek ne, një pjesë e mirë e miletit rezultojnë tapë; që do të thotë se realiteti ynë – një mynxyrë e gjallë plot absurditete – dominohet nga njerëz të dehur. Si tek ‘Shvejku’, ku në një çast shpallet: “T`i hapim luftë për jetë a vdekje demonit alkol, që po na merr djemtë më të mirë të popullit!” Tashmë, Nuredini e pranoi fajin. Por a thua do vijë një ditë kur dhe Ristani, të ketë të atillë vrarje ndërgjegjeje, ku të thotë: “Po, mandatin e Ramës ia dhashë Lul Bashës, por isha i dehur!”

 

October 2, 2014 13:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*