Të dënuarve të liruar që thyejnë karantinën dhe kapen në rrugë, do u shtohen 5 vite burgim

March 26, 2020 15:48

Të dënuarve të liruar që thyejnë karantinën dhe kapen në rrugë, do u shtohen 5 vite burgim

Nëse të burgosurit që do lirohen përkohësisht me 3 muaj leje nga qelitë do ta thyejnë karantinën dhe do kapen duke lëvizur në rrugë, atëherë dënimi do u shtohet edhe me 5 vite të tjera izolim. Kështu parashikon Akti Normativ që qeveria kaloi së fundmi me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, ku përfitojnë rreth 600 të dënuar.

Nga ky vendim përfituan personat e dënuar me vendim të formës së prerë, që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60-vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike, që i bën më vunerabël ndaj koronavirusit, të vërtetuar me dokumente shëndetësore përkatëse. Drejtoria e Burgjeve i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë dosjet e të 600 personave që përfitojnë nëse janë në kuadrin ligjor apo nuk përfitojnë dhe më pas do të kryhet lirimi i tyre.

Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama, ka për qëllim të marrë masa të përkohshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale. Megjithatë, të burgosurit do të duhet t’i nënshtrohen rregullave ligjore strikte duke depozituar një deklaratë ashtu si dhe dhënien e pëlqimit nga familjarët e tyre për të qëndruar në të njëjtën banesë gjatë qëndrimit të përkohshëm të tyre.

a.q/ dita

March 26, 2020 15:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank