Të dhembin thembrat në mëngjes dhe kur qëndron në këmbë? Ja çfarë duhet të dish

August 7, 2018 14:37

Të dhembin thembrat në mëngjes dhe kur qëndron në këmbë? Ja çfarë duhet të dish

Fashiti plantar është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së thembrës.

Fasha juaj plantare është një tufë e trashë fibroze indi lidhor që del nga sipërfaqja e poshtme e kockës së thembrës dhe zgjatet përgjatë shputës së këmbës në drejtim të gishtave.

Fasha plantare vepron si kufizues pasiv për sheshimin e tepërt te harkut të shputës së këmbës. Kur fasha plantare zhvillon këputje të vogla ose inflamohet, kemi të bëjmë me atë që njihet si fashiti plantar.

Çfarë duhet të bësh për ta zbutur dhimbjen?

Disa ushtrime mund të bëhen ulur dhe konsistojnë në zgjatjen e muskujve të këmbës, për një lehtësim të menjëhershëm.

  1. Rrotulloje këmbën mbi një shishe plastike ose një objekt me formë të ngjashme, për afro 1 minutë për secilën këmbë.
  2. Kryqëzo këmbët dhe tërhiq gishtin e madh. Mbaje këtë pozicion për 15 sekonda, më pas riktheu në pozicionin fillestar dhe përsërite 3 herë.
  3. Përdor një peshqir të palosur për të imituar një fasho gjimnastike. Vendose nën harkun e këmbës dhe tërhiqe me delikatesë këmbën lart, në mënyrë që këmba të shtrihet para teje. Mbaje pozicionin për 30 sekonda dhe përsërite tre herë.

Mundësia për të pasur probleme të fashitit plantar është më e lartë nëse ju jeni:

Aktiv – Sportet gjatë të cilave ushtrohet forcë mbi kockën e thembrës dhe indeve bashkëngjitur, veçanërisht nëse keni muskuj të shtrënguar të pulpës ose një kyç të bllokuar për shkak të një tërheqje në kyçin e këmbës, kufizojnë lëvizjen e kyçit të këmbës, p.sh. vrapimi, baleti, kërcimi dhe aerobi.

Mbi peshë – Ngritja e peshave të rënda shton tërheqjen dhe forcën e ushtruar mbi fashën plantare.

Shtatzënë – Pesha e shtuar dhe enjtja që shoqërohet gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë që ligamentet të bëhen më të lëshuara, gjë që mund të shkaktojë probleme mekanike dhe inflamacion.

Mbi këmbët tuaja – Nëse keni një punë që kërkon që të ecni shumë ose të qëndroni mbi sipërfaqe të ashpra (si për shembull punonjësit në fabrikë, mësuesit dhe kamerierët).

Shputë të sheshtë ose me hark të madh – Ndryshimet në harkun e këmbës tuaj ndryshojnë aftësinë e përthithjes së goditjeve dhe mund të tërheqin fashën plantare, e cila mundet më pas të përthithë forca të tjera.

Në moshë të mesme ose të vjetër – Me kalimin e moshës harku i shputës së këmbës mund të fillojë të bjerë – duke ushtruar forcë të tepërt mbi fashën plantare.

Me muskuj të dobët të harkut të shputës së këmbës – Lodhja e muskujve lejon që fasha plantare të mbi-lodhet dhe të pësojë dëmtime.

Artriti – Disa lloje të artritit mund të shkaktojnë inflamim në tendinët në fund të këmbës tuaj, të cilat mund të shkaktojnë fashit plantar.

Diabeti – Megjithëse mjekët nuk e dinë arsyen, fashiti plantar ndodh më shpesh te personat që vuajnë nga diabeti.

o.j/dita

August 7, 2018 14:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*