Të dhënat alarmante: Gjirokastra do “zbrazet” brenda dy dekadave

February 13, 2018 12:43

Të dhënat alarmante: Gjirokastra do “zbrazet” brenda dy dekadave

 

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se, popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 6267 persona, rrjedhojë e migracionit neto, por edhe rritjes më të ulët natyrore, që pavarësisht gjithçkaje vijon të mbetet në territor pozitiv.

Qarqet e ndryshme të vendit regjistrojnë një dinamikë të ndryshme nga 1 janari 2017 në 1 janarin e 2018-ës.

Vetëm Vlora, Durrësi dhe Tirana regjistrojnë një rritje të popullsisë, ndërkohë që të 9 qarqet e tjera janë duke u tkurrur, thotë INSTAT.

Madje, për disa prej tyre tkurrja po kthehet në një fenomen të frikshëm.

Në harkun e një viti, popullsia e Gjirokastrës ka rënë me plot 4.7%, duke e vendosur në vend të parë sa i përket qyteteve që po zbrazen me ritmet më të shpejta.

Në rast se, ky trend do të vazhdojë i njëjtë, atëherë në harkun e vetëm dy dekadave Gjirokastra do të shuhej.

Qarku jugor i vendit regjistron një performancë të tillë duke qenë se është në vend të parë sa i përket qarqeve me numrin më të ulët të lindjeve, por edhe për fakt se ka një emigracion të lartë.

Në vend të dytë sa i përket qarqeve më problematike është Dibra, ku popullsia ka rënë me 3.8% në harkun e 365 ditëve.

Dibrës, do t’i duheshin 30 vite për t’u zbrazur tërësisht në rast se trendi do të jetë i njëjtë edhe përgjatë viteve të vijim.

Më pas ndjekin Berati, Kukësi, Korca, Elbasani, Lezha, Fieri dhe Shkodra.

Qarqet e vendit po zbrazen edhe për shkak se Tirana vijon të thellojë diferencën sa i përket mirëqenies, raporton televizioni Scan.

a.s/dita

February 13, 2018 12:43
Komento

8 Komente

  1. Arben February 13, 13:48

    Kaq pak??!!

    Reply to this comment
  2. Xxx February 13, 14:42

    Greket po blejne shtepite e vjetra te gjirokastriteve. Shtepi 200-300 vjecare per te thene pas nje shekulli qe: “ja ne jemi autoktone ne shtepite tona!” edhe pse kane perfituar nga ligji 7501 tokat e gjirokastriteve ne gjithe luginen e dropullit. Endera e vjeter e “vorio epirit” ne kete menyre mbahet gjalle.
    Qeverite shqiptare jane te leshta ne kete kontekst. Naive deri ne budallallek per mos kuptuar rendesine e investimeve dhe mireqenien per popullsite e zonave kufitare kudo ne Shqiperi. Ndertohet aroport i ri ne Vlore, po Gjirokastra e ka pas gati projektin e aeroportit i cili ka egzisruar ne kete qytet qe ne vitet 20. Perse nuk ndertohet per ta jetesuar nje nga qyetet me te rendesishme te vendit pasuri dhe tashegimi e mbrojtur nga UNESKO? Ckuptim ka perqendrimi i popullsise vetem ne Tirane? Politikat e shtetit duhet ti alokojne te ardhurat me prioritet zonave kufitare per mos lejuar rjedhjen e popullsise. Qysh prej vitesh ne Gjirokaster nuk eshte ndertuar nje apartament i ri nga shteti per nevojtaret me kredi te buta. Nuk mundet qe gjithe buxheti i shtetit ti shkoje Erjon Velise.
    Si pike kufitare me Kakavijen Gjirokastra do duhet te ishte ndryshe. Kakavija eshte kthyer me keq se “tre urat”.
    Hajduteve me pushtet nuk u dhimbse te shkaterrohet kjo trashegimi kulturore dhe atdhetare, ajka e shtetit shqiptar.
    Nuk e kuptojne hajdutet mendjemedhenj se Tirana nuk eshte asgje perpara Gjirokastres, Korces dhe Shkodres.
    Vertet vitet e fundit ka pas disa investime ne zonen muzeale te qytetit por cilesia e tyre nuk i pergjigjet pergjegjesise per ta ruajtur te paprekur kete pasuri te parikuperueshme e cila po u shkaterrua njehere nuk kthehet me.
    Muri i kalase shume shekullore ka pesuar nje krisje te thelle dhe te dhimbshme per cdo gjirokastrit dhe shqiptar qe e do vendin e vet.
    Po si mundet te drejtohet zyra e trashegimise kulturore ne gj nga nje matrapaz, mik i ministres Kumbaro!?
    Ta shohe me prioritet qeveria qarkun e Gjirokastres duke perfshire dhe Permerin. Te gjeje mundesi per te hapur vende te reja pune. Ti ktheje Gjirokastres universitetin e dikurshem dhe liceun artistik. Te aplikoje taksa zero ne gjithe zonen muzeale te qytetit. Ku jane ndermarjet fason qe u premtuan ne 2013? Perse nuk vihet ne pune fabrika e kepuceve? Perse akoma nuk ka perfunduar rruga e Kardhiqit qe e lidh qytetin me Saranden? Investimet ne buqesi, bonifikim dhe ndihmat per blektoret dhe fermeret etj.
    Vakumet qe krijojme vete detyrimisht do ti zene te tjeret dhe ne kete rast te tjeret nuk jane shqiptare.

    Reply to this comment
  3. At'dheu ose memedheu.... February 13, 16:24

    Ju (bastardet), keni qejf, qe shqiptaret te ikin !?…. Doemos;, cfar ngelet ketu, e “gezojne” hajdutet dhe ish pronaret, te mbrojtur nga pushtetaret . Kthehuni o “refugjat”; shtini ne vorr, kriminelet e ketij vendi, pastaj po deshet , ikni prap ..

    Reply to this comment
  4. A February 13, 17:13

    Te gjithe kjo situate vine nga politikat mafioze shkaterruese ekonomike, sociale qe kane ushtruar ne gjithe territoret e vendit dy partite kryesore PD + PS me perfaqesuesit me tradhetar qe ka nxjerre ky popull i drejtuar me SALI BERISHA, FATOS NANO dhe EDI RAMA. Njeri me derdimen dhe mashtrues se tjetri.
    Ketu eshte nje politike e sterhulluar konspirative qe Shqiperia per 30 – 40 vjet te kete deri 700’000 banore.
    Firimi i shqiptareve vjen nga emigrimet masive dhe lindjet e zvogeluara ne maksimum.
    Prandaj personat e mesiperm me takemin e tyre tradhetaro mafioz duhet te arrestohen sa me pare qe te shpejtojme nga virusi kanceroz qe ka zene shoqerine shqiptare.
    Militantet e partive nuk e koceptojne dot kete situate sepse kur kane mire komandantin, krietarin dhe drejtuesin e partise eshte i shendeteshem komplet populli shqiptar.
    Shkaterrimi i Shqiperise dhe i popullit te saj i ka dhene me kohe shenjat, nuk e shikon dhe nuk e ndigjon atij qe i mungojne site dhe veshet.

    Reply to this comment
    • Arben February 13, 17:37

      Vella, para 6 muajsh kishe zgjedhje.

      ti per ke votove, po ke votuar ndonje nga keta, ose

      me keq akoma nuk ke votuar fare, rri e mos ha m…

      Reply to this comment
  5. Pellazgos February 13, 17:55

    Sa te kini ju amerikanet qe nuk i “ze” gjumi per ju,cdo gje do shkoj vaj.
    Eshte e mire kripa ne Durres
    Por te ha qeraja rruges.
    Zoti Xxx,Vorio Epiri egziston se egziston Prijesi i Epirit Jeorgios Kastriotis.
    Hajde mbushu mendjen Hamzave dhe Sulejmaneve qe shiten kush eshte me i forte.
    Nje shtet myslimane ne shumice qe identifikon veten me Turqit dhe vendos mbi kombin Identitetin Turk myslimane,eshte e natyrshme qe te urrej dike qe nuk eshte si ata.
    Kjo eshte vertetuar historikisht dhe nuk mund te ndryshoje.
    Politika shqipetare duhet te respektoje dinjitetin historik dhe mos te fuse hundet Turqia ne kete vend.
    Jo per ndonje gje,por amaneti i te pareve duhej te ishte mryesorja,pir sic duket ky vend nuk mund te behet.

    Reply to this comment
    • Xxx February 13, 20:37

      Pellazgos po ti nga na dole o k… me keto gomarlleqe qe broçkollis?
      Ne muzeun tone ne kala ne Gjirokaster e as ne dhomat e nendheshme te kalase qe luonim kur ishiim femije nuk me kane zene syte ndonjehere ndonje kriç si puna jote.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*