Veliaj, në krye. PD, forcë e tretë. 56% duan koalicion të majtë

June 19, 2017 12:04

Veliaj, në krye. PD, forcë e tretë. 56% duan koalicion të majtë

 

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, janë të shumtë institucionet që kanë zhvilluar sondazhe lidhur me rezultatin e pritshëm të këtyre zgjedhjeve.

Përfundimet janë të ndryshme dhe publikimi i këtyre sondazheve është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza politike.

Duhet thënë se kanë qenë shumë të pakta rastet që sondazhet paraprake për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të kenë parashikuar saktë rezultatet.

Kjo ndodh për arsye të ndryshme të lidhura me specifika të shoqërisë shqiptare.

Megjithatë, nuk mungojnë përpjekjet për hulumtime mbi tendencën e votës edhe nga institucione që i përdorin rezultatet për qëllime të brendshme të punës së tyre, jo për publikim.

Një prej tyre është ky sondazh publikuar sot nga Dita, i kryer nga një organizatë e huaj e cila monitoron në vijimësi situatën në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, kryesisht me fokus gjendjen politike, atë të sigurise, lëvizjet radikale etj.

Sipas këtij sondazhi, politikani me mbështetjen më të fortë publike aktualisht në Shqipëri është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Mbështetja për Erion Veliajn në Tiranë është nga 60 – 62 për qind, shumë më lart se liderët e partive të mëdha, gati 20 pikë mbi Ramën dhe thuajse dyfish i kreut të PD, Basha.

Sondazhi jep edhe një të dhënë interesante lidhur me renditjen e partive politike në rast se zgjedhjet zhvillohen këtë javë.

Ndryshe nga sondazhet e publikuara deri tani, në të cilat rezulton se PD është forcë e dytë politike në vend, ky sondazh e nxjerr PD-në në vendin e tretë me jo më shumë se 22-24 për qind të elektoratit. Forcë e dytë politike sipas këtij sondazhi ka kaluar Lëvizja Socialiste për Integrim me 28 deri në 30 përqind të preferencave.

PS vazhdon të mbetet forcë e parë politike në vend, por sondazhi thekson se asnjë nga partitë e mëdha nuk do arrijë numrin 71 të mandateve, të nevojshme për të krijuar qeverinë e vetme.

Një e dhënë tjetër interesante e këtij sondazhi është numri i shqiptarëve të pavendosur për të marrë pjesë në votimet e 25 qershorit.

Sipas këtij sondazhi, numri i të pavendosurve arrin mbi 12 për qind.

Sondazhi në fjalë jep gjithashtu disa të dhëna lidhur me koalicionet e pas 25 qershorit.

Një koalicion i majtë mbetet ende i preferuar nga shumica e shqiptarëve.

Koalicionin PS – LSI e mbështet 56 për qind e votuesve – sipas këtij sondazhi, ndërsa koalicionin PS – PD e mbështet 34 për qind e votuesve.

Duhet theksuar se sondazhi është zhvilluar përpara përshkallëzimit të akuzave brenda së majtës.

Dita

June 19, 2017 12:04
Komento

17 Komente

  1. Teuta June 19, 12:13

    Hahaahaha
    Do dali i pari rama me brekushe
    Dhe meta me armatosje
    Ikni se lat nam

    Reply to this comment
    • spartaku June 19, 13:10

      Teuta! Pse çuditesh? Rama ne çdo sondazh qe eshte bere deri sote,ka qene force e pare.Dhe kjo do te ngelet ashtu,do apo nuk do ti.

      Reply to this comment
      • Teuta June 19, 14:37

        Normal spartak
        Jo se del rama i pari
        Po del.partia e 8 nentorit 41. tashme parti 76 vjechare. Nga partia koministe tek partia punes dhe tani partia socialiste.. eshte fare e keqe spartak sdo apo do ti.

        Reply to this comment
        • prizem June 20, 19:36

          @Teuta
          Hap syte te te ndricohet mendja sepse edhe PeDe-ne kjo PePe-ja e ka pjelle por na doli si pjella me e keqe e saj, do apo nuk do ti (keshtu thuhet ne gjuhen tone ametare e jo “sdo apo do ti”). Dhe tek e fundit eshte vota qe vendos dhe nuk mund te thuash qe ka popull te keq. Tung Teuta

          Reply to this comment
          • Teuta June 21, 19:03

            Ti prozren dukesh qe ke qen spiun i milloshevichit.
            Dhe sa per PD eshte ajo parti qe lindi ne regjimin e nenes tuaj parti. me studentet e dhjetorit 90 beri ate qe ju pshurri enverin dhe milloshevichin bashke. Dhe para disa vitesh ju beri dhe rrugen per te ardhur ne shqiperi.
            Po ti si dukesh je rriur me spiunlliqe dhe rruga e kombit te dket sikur e beri enveri me.ramen.
            Tung
            Dhe hap krahun

  2. GRUAJA NGA BERATI June 19, 12:34

    qente po zihen po vriten dhe dashken prap kualicion.

    Reply to this comment
  3. Lpl. June 19, 12:36

    E treta e PD mos jeni te smure te gjithe ,puplikimi i ketij lajmi tregon se jeni te semure .Po doli PD e treta , do heq dore nga komentet politike jo ne gazeta po se po , por edhe ne mes shokesh biseda tavolinash do e mbyll gojen , dhe do ju them Kina robt gjithe Shqiptareve .

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 June 19, 12:53

    “Një prej tyre është ky sondazh publikuar sot nga Dita, i kryer nga një organizatë e huaj e cila”
    shkruani e shkruani sa të çani hajdarin por nuk doni ta shkruani emrin e kësaj organizate ndërkombëtare!!

    Reply to this comment
  5. Xha sulua June 19, 14:05

    Kuptohet sontazhi është i anshëm kerkon të rrisë LSI -në, por nuk arrin dot që ti plotësojë dëshirën asaj për të qene forcë e parë.kështu I jep asaj mbi 30 deputetë. Sigurisht, sontazhi kur.niset me synim të.plotësojë dëshirat, arrin që ta dëmtijë subjektin, i cili në rastin konkret me “lëvizjet”e fundit “meta-vaso-kryemadhi )” ka humbur shumë vota dhe.sontazhi.im është që kjo forcë politike mundet të arrijë.me sforcime deri në.6% , 8-9 deputetë. Xha Sulua

    Reply to this comment
  6. Eduarti June 19, 14:48

    Ata 56% qe dashkan Koalicion te majte jane ekzaktesisht 56% e budallenjve qe ka ky vend. Kush jane te majte ketu more, KUSH? Miliarderet e Rames apo Metes?
    Doli bllof CNN dhe NYT ne sondazhe ne Amerike ne rastin e Trump. Bllof do dalin dhe ketu, hurin ne bythe do marrin ato qe quhen – te Majte.

    Reply to this comment
  7. Fieri June 19, 15:46

    PERSE NUK DUHET BESUAR Lulzim Basha.

    Lulzim Basha ka premtuar ne kete fushate se : ne raste fitoreje te PD , femijet e arsimit parauniversitar do te hane dreken falas neper shkolla. Sipas nje studimi te thjeshte rezulton : Duke marre per baze numrin e nxenesve te arsimit parauniversirat ne vitin shkollor 2011-2012 ishin 636 374 nxenes, Duke llogaritur per 200 dite mesimore. Vetem po te hane supe e buke e asgje tjeter pra 1000 leke te vjetra per c’do nxenes, i duhen per te gjithe ditet mesimore 130 miliarde leke te vjetra. Po pse vetem buke e supe orizi do hane ? Po gjelle te tjera nuk duhen,po fruta , mish…….. Per me teper po ia le ndonje ekonomisti te na sqaroje per vleren reale ,pasi une e llogarita vetem per buke e supe.

    Reply to this comment
  8. lili June 19, 16:31

    keto sondazh kryen vetem si ‘perpunim’ te shoqerise per nje agjenda tjeter…
    Pra po na pregadisin zevendsimin e Rames me Veliajn§
    Asgje ma shume…
    Shume kane investuar disa ‘agjenci’ per me na ba ‘Erionin ‘King4 deri tash, te njetat do vazhdojne prape me investuar ne te…me nje kusht:qe tenderat te shkojne aty ku duhet.
    PS:di kush me na treguar sa ka shkuar borxhi i jone per keto tendera?

    Reply to this comment
  9. lili June 19, 16:36

    Bile LSI ka rastin e arte me dall e para, se njerezit jane aq te lodhur nga PD PS ,sa do ia bejne si ne France: do votojne te tretin vetem mos me pa me Pd e PSne ne pushtet.
    Po te mbledhe rreth veti me nje deklarate per oferte per bashkqeverisje Meta,per gjithe spektrin tjeter ,te perjashtuar nga sistemi elektoral, ka shans bile me u ba surpriza e zgedhjeve.

    Reply to this comment
  10. Fshati June 19, 17:49

    Shume i bukur sondazhi. E mur prap zarfin zoti Ardjan Thana nga zoti Lal?

    Reply to this comment
  11. malo June 19, 20:37

    pse nuk e publikoni sondazhin e fundit te Piepoli ????
    ore Thano vertete mbeshtet Lsi-ne ??
    ky do te ishte lajmi i vitit

    Reply to this comment
  12. Crusader June 20, 08:20

    Manipulimi i opinionit publik ne Shqiperi, ka arritur kulmin. Ne ate vend, c’do gje degjenerohet ne maksimum. Keshtu ndodh edhe me sondazhet e manipuluara dhe te paguara. Sondazhet jane kthyer ne mall pa dogane, qe porositen shiten e blihen sipas interesit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*