Të dhënat/ Ekonomia ngelet e orientuar te shërbimet

February 24, 2015 01:00 Updated

Të dhënat/ Ekonomia ngelet e orientuar te shërbimet

Instituti i Statistikave publikoi dje rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2013. Ndonëse të vonuara në kohë, për shkak të nevojës për të përpunuar një material voluminoz, këto të dhëna japin një tablo të rëndësishme të tendencave të sektorit privat në vend.

Nga të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, del se për biznesin viti 2013 nuk ishte edhe aq i zymtë sa e kanë treguar statistikat fillestare. Ndërmarrjet prodhuese të të mirave dhe shërbimeve kanë raportuar rritje të shitjeve, punësimit dhe investimeve.

Sidoqoftë, kjo anketë solli edhe njëherë në vëmendje disa prej problemeve thelbësore të ekonomisë shqiptare, duke filluar nga një produktivitet në rënie i punës. Mbështetur në të dhënat e INSTAT, për vitin 2014 treguesi i produktivitetit të punës ose xhiro mesatare për të punësuar pësoi një rënie vjetore me 3%. Kjo ka prekur si sektorin e prodhimit, ashtu edhe atë të shërbimeve.

Në analizën e INSTAT, arsyeja kryesore e rënies së produktivitetit të ekonomi është një rritje e punësimit me ritme më të larta në raport me rritjen e shitjeve. Sipas institutit të statistikave, për vitin 2013, në Shqipëri vepronin afro 85 mijë ndërmarrje aktive, që punësonin gjithsej rreth 344 mijë individë. Anketa tregoi edhe njëherë se aktiviteti i biznesit dhe punësimi vazhdojnë të jenë të mbështetura kryesisht te shërbimet.

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, 85,3%, operojnë në aktivitetet e shërbimeve dhe kryesisht në sektorin e tregtisë. Në tregti operojnë 43,3% e ndërmarrjeve të cilat përbëjnë 48,7% të shitjeve neto nga të gjitha ndërmarrjet së bashku. Në punësim, segmenti me peshën më të rëndësishme është ai i ndërmarrjeve mikro, me një deri katër të punësuar, me 35% të numrit total të të punësuarve.

Ndërmarrjet e mëdha, me mbi 80 punëtorë, zënë vetëm 5% të numrit total të bizneseve, por punësojnë mbi 31% të totalit të të punësuarve.

February 24, 2015 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*