“Të dhënat janë optimiste”, biologu parashikon rritjen e të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri

March 18, 2020 12:59

“Të dhënat janë optimiste”, biologu parashikon rritjen e të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri

Zyrtarisht numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 59, ndërsa deri më tani raportohet për 2 viktima.

Sipas deklaratave të autoriteteve shëndetësore, numri i të infektuarve pritet të rritet në javët e ardhshme.

Një parashikim në lidhje me situatën në vendin tonë ka bërë edhe profesori i njohur Ethem Ruka.

Sipas grafikëve të publikuar nga Ruka, kurba e rasteve në Shqipëri po rritet, teksa thekson fort se të dhënat e ditës së djeshme janë optimiste.

“Duke përpunuar të dhënat kumulative të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë për infektimet nga koronavirusi në vendin tonë, më rezultoi kjo kurbë që është në ngjitje.

Në grafikun me kolona jane rastet e reja për çdo ditë. Të dhënat e ditës së djeshme janë optimiste.

Uroj që kurba lineare të arrijë sa me shpejt tavanin dhe të mos ndryshojë, ndërsa në grafikun me kolona, kolona e fundit të bëhet zero”, shkruan biologu Ethem Ruka.

j.l./ dita

March 18, 2020 12:59
Komento

6 Komente

  1. Berati March 18, 13:24

    Profesor na jep nje dore ta ngreme kurben. Infektohu edhe ti. Haha

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 March 18, 15:35

    ku qëndron problemi këtu o analfabetë funksionalë??
    nuk jeni në gjëndje të kuptoni se çfarë ka thënë??
    “Në grafikun me kolona jane rastet e reja për çdo ditë. Të dhënat e ditës së djeshme janë optimiste.
    Uroj që kurba lineare të arrijë sa me shpejt tavanin dhe të mos ndryshojë, ndërsa në grafikun me kolona, kolona e fundit të bëhet zero”
    pra numri total të mbetet dhe numri ditor të shkojë drejt zeros!!
    kaq e vështirë është për ta kuptuar mor debila!!
    ka njerëz që shërohen!pra njerzit që shërohen dhe ata që infektohen të jenë të barabartë deri sa të eleminohet plotësisht!!
    ethemi është i shkollës së vjetër,të asaj komuniste,si shumica tonë,ju jeni të shkollës kristal të pastër!!

    Reply to this comment
  3. Jimi March 18, 19:21

    Profesori i di shum mire sistemet qe perdoren per perllogaritjet dhe dinamiken e ketyre epidemive, por ma do mendja qe eshte mjaftuar me keto dy diagrama te thjeshta qe jane mjafte te kuptushme edhe per njerez qe nuk kane njohuri te mjaftushme per fushen.

    Reply to this comment
    • ganiu March 18, 20:03

      Atë që shoh unë tek Ruka, nuk është parashikimi, por dëshira.
      Ai me një dëshirë të mirë ka shpjeguar grafikun deri sot.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim