Të dhënat tona në internet, kush po i mbron?

Fation Kolldani April 24, 2013 09:15

Të dhënat tona në internet, kush po i mbron?

“Anonimët”! Kështu e cilëson veten rrjeti i hakerave të internetit, të cilët jo rrallë kanë kundërshtuar lidhur me padrejtësitë që mund të jenë bërë nga qeveritë kundër njerëzve apo nga vetë njerëzit kundër njërit-tjetrit (gjithmonë kur përfshihet interneti).

Dhe këto ditë, ata po ngulmojnë që Rrjeti internetor të fiket për të protestuar kundër Aktit të Shpërndarjes dhe Mbrojtjes së Inteligjencës Kibernetike, projektimi i ligjit amerikan që do t’i lejonte gjigandëve të internetit të mblidhnin informacion dhe t’ia transmetonin qeverisë. Një gjë e tillë nënkupton që çdo e dhënë që një individ ka regjistruar në internet (pavarësisht se nga kompanitë thuhet se është personale), edhe në rastet kur ai ka kërkuar t’i fshijë, do t’i kalohet qeverisë amerikane.

“Anonimët”, që kanë ndërhyrë në konfliktin mes dy Koreve, por që dështoi në sulmin ndaj Izraelit, kërkon nga Rrjeti të fiket për 24 orë. Motivi? Protestë kundër riprezantimit të Aktit të Shpërndarjes dhe Mbrojtjes së Inteligjencës Kibernetike (CISPA), projektligji i propozuar nga republikani Majkëll Roxhers është tashmë në diskutim në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

“CISPA” do t’i lejonte ISP-ve dhe kompanive të telekomunikacionit të mbledhin informacion në territorin amerikan për të ruajtur markat e veta dhe të drejtat e autorit, që më pas t’i kalojnë tek Autoritetet.

Mbrojtësit e privacisë theksojnë se kompanitë nuk janë të detyruara të fshijnë të dhënat personale të përdoruesve dhe për pasojë termi “siguria kombëtare” lë hapësirë për interpretime. Përmes këtyre dispozitave, disa subjekte do të merrnin kontroll të lartë mbi Rrjetin, përtej justifikimit.

Greva e Anonimëve

Anonimët paralajmëruan një fikje prej 24 orë të internetit. Jo sulm në stil “hacker”, por një protestë e vërtetë vullnetare. “#stopcispa” dhe “#CISPAblackout” në “Tëitter”, grupi i piratëve etikë i kanë kërkuar kolosëve të internetit të marrin pjesë. Deri më sot janë 307 portale që i janë bashkuar kësaj iniciative. Mes tyre vihet re “Reddit”, por jo “Google”, që megjithë famën si mbrojtës i privacisë, ka vendosur të mos marrë pjesë.

Fation Kolldani April 24, 2013 09:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*