Hetimi: 9 kimikate të rrezikshme në tregun shqiptar të bukës

October 8, 2018 09:44

Hetimi: 9 kimikate të rrezikshme në tregun shqiptar të bukës

Përveçse me miell të prodhuar para 30-40 vitesh e që përdoret si tagji për kafshët, buka në Shqipëri manipulohet edhe me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht në gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”, ndërsa në Shqipëri janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014

 

Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit. U kërkua rritja e standardit të cilësisë së miellit (niveli i proteinave ishte 7%) dhe u vendos që standardi i proteinës të jetë 12%.

Proteina në grurin serb arrin në 11%. Në miell është shumë më e ulët, shkon në 10.5%, që është standarti i tagjisë për kafshët.

Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi.

Sikur të mos mjaftonte ky miell, prodhuesit e bukës, për të fituar edhe më shumë, po përdorin “armë” tjera, me të cilat manipulojnë formën, strukturën, përbërjen, cilësinë, rezistencën dhe ngjyrën e bukës, për të joshur konsumatorin.

Një hetim ushqimor është kryer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Malin e Zi, nga Organizata Botërore e Ushqimit, – shkruan sot DITA.

Një kopje e ketij hetimi u dorëzua në fillim të muajit shtator 2018, edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Në pjesën për Shqipërinë hetimi konstaton fakte, që sipas ekspertëve, përbëjnë “krim ushqimor masiv”.

Sipas të dhënave, 60%-70%  e bukës në Shqipëri, prodhohet me miell gruri serbo-rus, prodhim i viteve 1988-1992, pa asnjë vlerë ushqimore dhe i infektuar me virusin “Coli Bacil”, manipuluar me disa larje, aromatikë e përbërës proteinik kimik.

Ky miell kancerogjen, tregtohet vetëm në Shqipëri, Bosnjë, Veriun e Kosovës dhe vendet e Botës së Tretë,  megjithëse ndalohet të hidhet në treg për konsum njerëzor.

Mirëpo, sipas hetimit të OBU, tegtarë të lidhur me zyrtarë të lartë në Shqipëri, kanë lejuar një ‘shteg”, për importin e këtij gruri e mielli, në tregun shqiptar.

Janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014. Udhëzimi është firmosur nga ish-ministri Edmond Panariti.

Si pasojë buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht, në të gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”.

Më poshtë substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE

  1. FOSFAT NATRIUMI – E – 339
  2. FOSFAT KALIUMI – E – 340 
  3. E-341 FOSFAT KALCIUMI – E – 341 
  4. KLOR – E-925
  5. DIOKSID KLORI E-926: Zbardhues, mutagjen që krijon elementë kancerogjen
  6. AGENE (triklorid azotike): Agjent zbardhues i bukës, shkakton çrregullimeve neurologjike (eksperimentuar tek qeni, macja, gomari)
  7. AZODIKARBONAMID: Agjent e zbardhues, dënton furmëmarjen e rregullt, krijon hapësira për efekte bronkiale dhe acarim të “Traktit gastrointestinal”, me pasoja diare të shpeshta, dëmtim në veshka dhe aktivizim të sistemit endokrin (hypofunksioni) tiroidet, ndaluar kategorikisht në Evropë, Australi, Singapor.
  8. PEROKSID BENZOYL: Agjentë zbardhues, eviton qullosjen e bukës
  9. 924 Bromati kaliumi : Agjentë zbardhues, shkaktojë dëmtime e dhimbje në stomak dhe diare, zhduk vitaminën “E” në miell.

Në veçanti bromati i kaliumit krijon fiktivisht bukë “origjinale”, me pasoja kancerogjene. Përdorimi i tij në bukë e prodhime brumi është veprim kriminal.

****

*Më shumë rreth këtij hetimi mund të lexohet në numrin e sotëm të gazetës DITA

 

October 8, 2018 09:44
Komento

14 Komente

  1. korçari October 8, 10:19

    Mendoj se nga Panariti bisnesi kaloi tek Peleshi i cili duke vene z/vendesin e tij dhe b/pronar te shoqerise qe merret me futjen e pesticideve ne Shqiperi .Mendoj se kjo çeshtje duhet te merret urgjentisht nga prokuroria pasi ka te beje direkt me shendetin e popullit dhe eshte pikerisht detyre kryesore e qeverise te jete roja e shendetit te popullit te vet .Pra direkt te arrestohen ata zyrtare te larte te cilet jane perzier ne kete pune te ndyre dhe besoj se K/ministri qe nga shtatori e ka çuar raportin e ORG Boterore te ushqimit ndryshe ai duhet te akuzohet per fshehje krimi ne permasa te medha dhe sigurisht b/fajotor ne krim kunder shendetit te popullit te vet.

    Reply to this comment
    • mirel October 8, 16:44

      Kjo ceshtje nuk eshte hera e pare qe del publikisht dhe fakte te renda.
      Pyetja eshte qe a ekziston akoma Udhezimi i posacem i vitit 2014?.
      Panariti isjte vetem dora qe firmosi, kush ja dha fuqine ligjore?
      Ramuti!
      Pse ekziston ende nje udhezim i tij permbi ligjin e ruajtjes se shendetit publik?
      Kush vazhdon e lejon miellin serbp rus te kaloje?
      Kush eshte pergjegjese pervec qeverise?
      Emrat mund te jene pelesh apo panarit, shteti eshte nje, ai ka pergjegjesine per mallrat ushqimire qe i jep popullsise.
      Nuk e kuptojne akoma shqiptaret qe trajtohen me keq nga shtazet dhe vazhdojne hane si derrat, dhe kercejne si kopile per Partine.
      Nuo vene tja tredhin koqet Rames e peleshit e te gjithe Parlamentit.
      Nuk u ben pershtypje jeta e femijeve.
      Kaq te mbaruar jane.

      Reply to this comment
    • shvejku October 10, 15:55

      Poshte komunizmi,qe nuk na lejonte drogen,prostitucionin dhe nuk na e jepte buken me miell kanceroz!
      Tani jemi te lumtur se spitalet jane mbushur plot me kanceroze e jo me semundje koti sic ishte gripi dikur!

      Reply to this comment
  2. Nje shqiptar October 8, 10:19

    Ushqimi kryesor per shqiptarin eshte BUKA. Si eshte e mundur qe prokuroria nuk ka hapur asnje hetim apo akuze penale kunder personave te ketij krimi tashme te DOKUMENTUAR nga organizma nderkombetare dhe te njohur publikisht ? Kerkojme MAFIEN, ja ku eshte: ne cilesine e bukes, ne ujin e papijeshem ne tere qytetet, ne ajrin e ndotur nga perzierjet e karburanteve, ne tere produktet e fallesifikuara ushqimore qe jane ne treg. I lumte gazetes DITA qe publikon faktet dhe dokumentet e ketyre krimeve ndaj popullesise qe nuk ka braktise vendin,banon ne Shqiperi, nuk ka marre rruget e dhimbeshme te emigracionit por nuk proteston ndaj ketyre krimeve. Perse? Siç duket diçka e frikeson sepse pjesetare te ketyre krimeve jane edhe shume persona te veshur me pushtet, vipa, te fortet e lagjeve, etj. qe te bejne gjemen.

    Reply to this comment
  3. Arben October 8, 10:39

    Ngaqe jemi popull trim dhe heroik prandaj.

    Reply to this comment
  4. Duan apo nuke duan mijte e kenetave e mizat e kalit,Drejtesia do te BEHET, October 8, 11:23

    Ky artikull-denoncim per kupolen pushtetare,jo vetem duhet denocuar,por dhe hetuar e vene ne bangen e akuzes qe nga ish ministri Panariti mortja,e deri tek edvin e pelesh maskarai qe vazhdojne e i bejne avokatine botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-terrorrist ne Tiranen zyrtare ne dite e vit deri me sot.Denoncimi nga BE per grurin dhe miellin qe i serviret shqiptareve me pasoja te rrezikshme per jeten,duhet te ndergjegjesoje te gjithe shqiptaret pa dallim ngjyre e bindjesh per protesta te panderprera deri ne venjen ne bangen e akuzes pushtetaret e biznesmenet pergjegjes ne c’do hallke te pushteteve si bashkepuntore me terrorrizmin nderkombetare,pra nje lufte e fshehte terrorriste qe paska vite qe ka filluar ne dem te jetes se shqiptareve nga armiqte e saje shekullore,serbofile e rusofile te veshur me pushtet e biznese.Nje proteste para zyres se Prokurores se perkoheshme te pergjitheshme,dhe para krieministrise e presidences,do te ishte me e mira e mundeshme njerezore ne sherbim te jetes per venten,familjen dhe brezat qe leme pas.Kurse per Panaritin kete ish minister qe ligjeroje perdorimin per konsum per shiptaret te ketije gruri e mielli me perberes kancerogjen te tregtuar nga tregtare te binjakezuar me djallin,pra terrorrizmin nderkombetare ,prokurorija e perkoheshme e pergjitheshme te njerre menjehere urdher arresti,ndyshe dhe ajo do te shpallet bashkepuntore me krimin per semundje e humbje jete njerezore nga vete POPULLI.Tashme Gazeta Drita vertetoje te qenurit pjese e popullit me kete botim artikull-denoncim.Protesto,Shkallmimi nga barbaret i Teatrit Kombetare para kesaje veprimtarie korruptie-kriminle-terrorriste me pasoja semundje dhe vdekje ne mase per popullin,duket si nje brime ne nje derrasen e kalbur te pushteteve.Protesto o popull ne mbrojtje te jetes dhe brezave qe nese don Zoti do ti leme pas,se deri me tash populli po fen gjumin brenda drogave te injektuara nga bandat korruptive-kriminale blu-roze.Armiqte e popullit kane kapur majat e pushtetit,qe si dje dhe sot vaxhdojne te luajne me jeten e njerezve,keta serbofile e rusofile pjella te terrorrizmit nderkombetare nuke duhen toleruar me.Mjaft eshte MJAFT ME.Te arrestohen sa nuke eshte vone tregtaret e pushtetaret e mbjelljes se vdekjes se shqiptareve kudo qofshin,krieministri te jape doreheqje dhe llogari para drejtesise ne mos per bashkefajesine,per idiferncen ndaj ketije biznesi me pasoja vdejken e rraces shqiptare.C’do tolerim eshte nje vdekje per veten,familjen dhe popullin,pra kombin shqiptar.Proteso pa u ndalur ne mbrojtje jetes dhe vlerave njerezore.

    Reply to this comment
  5. Alberti October 8, 12:02

    Ky duhet te jete Krye-Lajmi i tanishem, ky duhet te jete objekti i hetimit te prokurorise se drejtuar nga ajo Marku!
    Popullit shqiptar i rrezikohet jeta nga buka me perberes kimike te rrezikshem, por ne fakt, i rrezikohet jeta nga ky pushtet i kalbur fund e krye qe perpos varferise po i jep dhe buke te helmuar popullit te vet!
    Ato historite me Babale e me Xhes Maloku jane sa per te hedhur hi syve shqiptareve!
    Buke te mbushur me 9 kimikate te rrezikshme per jeten!
    Kete ofron sot qeveria Rama qe ka pergjegjesine e plote si pushtet! Por kur zv. i Niko Peleshit fut pesticide te rrezikshme ne Shqiperi nuk ke c’pret tjeter nga kjo qeveri qe kafshaten e bukes gojes po ja siguron te helmuar shqiptareve. Dhe kete e numeron si rritje ekonomike…

    Reply to this comment
  6. Sigurimsi pd October 8, 13:45

    Buke lepurushi ha vetem saliu me bllokmenet qe rrezuan socializmin.

    Reply to this comment
  7. dferade October 8, 15:11

    Ky eshte lajm I mrekullueshem.???A.K.U.konstaton,gjobit??? por nuk ben transparence se kush lejon,kush importon,kush prodhon me te tille miellra VRASES TE HESHTUR .Kjo do te bente te mundur BOJKOT nga ne konsumatoret e per rjedhoje faliment ,me qenese LIGJERISHT nuk u zgjidhka dot??? Po per mbrojtjen e konsumatorit kush kudeset ????

    Reply to this comment
  8. Dodona mbi Tomorr October 8, 16:22

    Parrulla e dites te jete:”Ndaloni helmimin e popullsise” ! AKU dhe ish ministri i bujqesise nen hetim si shkaktare te krimit masiv,helmimin e popullates nepermjet produktit me masiv te saj , bukes, per qellime fitimi e pasurimi te tyre e te bashkepuntoreve!

    Reply to this comment
  9. Juli October 8, 16:24

    Sh Mire jua bajnë juve në Shqipëri. Se jeni njerëz të këqij , injorantë, hajdutë (akoma vidhni kapakët ë pusetave!!!!!)
    matrapaze, të pabesë…… Akoma më kanune. Akoma me Salë kriminelin. Akoma më Like floririn ………..
    Gjithë të këqijat i keni. Jo tani por që në kohën e qoftëlargut. Jeni vra me njëri-tjetrin Dhe vriteni akoma.
    Kam ikur 19 vjeç nga Shqipëria dhe jam 46. Shyqyr qe ika , se si ju do bëhesha.

    Reply to this comment
  10. Feniks October 9, 16:21

    Po behet nami per Xhizelen dhe babalen,ndersa per buken kanceroze heshtin te gjithe ndionese ky lajm eshte dhene ne media qysh ne gusht 2015!
    Kaq budalla te jete ky populli yne,sa as kur behet fjale per ZHDUKJEN E TIJ SI POPULL njelloj sic bente Hitleri ne kampet e Aushvicit etj hesht?

    Reply to this comment
  11. Te shkerdhefsha Shtetin dhe parlamentin e putanave politike ! October 9, 21:12

    heshtni o popll

    se vdekja nuk eshte larg

    perse te lodheni kot e hapni goje !!!

    Reply to this comment
  12. Peza October 10, 15:53

    Per derisa qeveria hesht prej vitesh per prodhimin e bukes me miell kanceroz serb,gjykoj se duhet te jete ndonje SKENAR NDERKOMBETAR PER ZHDUKJEN E POPULLIT SHQIPTAR!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim