Të dhënat/Ulen kostot për shëndetin, rriten për arsimin

November 18, 2014 12:15

Të dhënat/Ulen kostot për shëndetin, rriten për arsimin

Këtë vit trendi i shpenzimeve për shërbimet shendetësore dhe arsimore ka ndryshuar. Liberalizimi i mëtejshëm i tregut që ofron shërbime mjekësore, me më shumë klinika dhe spitale duket se, ka sjellë një konkurencë edhe në cmime muajt e fundit. Kjo ulje është reflektuar edhe në shifrat zyrtare të INSTAT, i cili raportoi se, gjatë muajit tetor, niveli i përgjithshëm i cmimeve për shërbimet e shëndetit u ul me 5,7 për qind. Por sektori i arsimit ka shënuar krejt prirje të tjera këtë vit. “Mbyllja e disa universiteteve private dhe rritja e tarifave për publiket i ka rritur cmimet në këtë fillim viti shkollor në më shumë se 22 për qind”, thotë INSTAT. Ekspertët pohojnë se ndryshimet e çmimeve lidhen tërësisht me lëvizjet e tregut, që për të dy sektorët ka patur zhvillime domëthënëse. Në bazë të bilanceve të publikuara nga subjektet kryesore mësohet se, tregu i shkollave të larta jo publike ka qarkulluar në vitin 2013 rreth 40 milionë euro, me një rënie prej rreth 6%, për shkak të tkurrjes së universiteteve kryesore. Por tregu i shendetit po ofron shërbime më të lira. Tre spitalet private kryesore në vend shënuan së bashku një rritje të qarkullimit vjetor prej 24%, në rreth 5 miliardë lekë (36 milionë euro) në 2013-n, sipas të dhënave të raportuara në bilancet përkatëse. Megjithatë, spitalet private, edhe ato që kanë gati 5 vjet.

November 18, 2014 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*