Të dhënë pas parasë së lehtë: Si na shihte Ambasada USA në 2008

March 8, 2020 15:30

Të dhënë pas parasë së lehtë: Si na shihte Ambasada USA në 2008

Pikat kryesore

  • AMBASADA: kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion

Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

Në një kabllogram dërguar DASH-it më 03.06.2008, Ambasada Amerikane në Tiranë na përshkruan si përtacë dhe kumarxhinj.

Në kabllogram shkruhet:

“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme. Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.

Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë.

Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për tu pasuruar brenda natës.

Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike.

Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë.

Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion! I cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta…”

b.m. / dita 

March 8, 2020 15:30
Komento

21 Komente

  1. katarakti February 8, 20:18

    Kryeveper. Askush me mire dhe me kthjellet nuk mund te kishte zhbiruar shpirtin e shqiptarit. Kumarxhi, dembel, i gatshem te beje gjithçka, (te trafikoje femra, droge, arme, te vrase dhe grabise per tu pasuruar brenda dites dhe pa djerse). Radiografi e sakte. Si gjithmone te huajt na njohin me mire sesa e njohim ne veten tone.

    Reply to this comment
    • Perse cfar pretendonin Amerikaet mbasi instaluan shpellarin ne krye te Shqiperise dhe banden e tij .Te ndertonin shqiptaret Bomba Bertjhamore ne Shqiperin ?! March 8, 17:08

      a nuk ishte Rajson i cili keshilloj Shpellarin Brthamor

      salih berisha ,mbasi e futi Shqiperine ne Konferencen Islamike ,

      qe rrafshoheni gjithe industrine e ndertuar ne komunizem (duke e lene toke te djegur Shqiperine )

      sepse Amrika do i jepte Cekun e Bardhe – Shqiperise

      gjasme me ndertu nji Industri Moderne -Teknollogji Perendimore ?

      Kush u cudit me lajmet ga shqiperia ne Amerike ?

      Ata qe prisnin te korrnin ate qe mbollen ne Shqiperi ?!

      Cfar Hipokrizie e peshtire !!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
      • Niku March 9, 14:58

        Rajersoni mund ta kete keshilluar, por askush nuk tha per nje cek te bardhe. Nuk te jep njeri para falas, cdo gje e ka nje cmim. Ka patur nje plan tip mini Marshall per investime ne Shqiperi, prandaj dhe sugjerimi I prishjes se infrastruktures industriale, por Saliut dhe shpures se tij nuk I interesonte kjo se pasi te jepte lejen e biznesit, nuk kishte c’te zhvaste me, keshtu qe u be terkuze muhabeti dhe bizneset amerikane u stepen. E verteta eshte ajo qe thote kabllogrami dhe eshte e vertetuar me shekuj, jo me tani ne 30 vjecarin e fundit. Shqiptaret jane dembela. Per ato pare, me mire shkojne ne lufte dhe paguhen si mercenare sesa te marrin kazmen e te punojne token qe eshte e tyre. Nje e mete tjeter e shqiptareve (sic e tregon dhe komenti yt) eshte qe asnjehere nuk marrin persiper pergjegjesite per situaten ne te cilen gjenden. Gjithmone fajin e kane te tjeret. Prandaj I shohin nderkombetaret si shpetues dhe nuk e shikojne qe nuk shpetojne, fillojne hedhin vickla ndaj te njejteve njerez te cilet me pare I shihnin si Perendi. E vetmja here qe shqiptaret jane ngritur ne protesta te fuqishme ishte 1997…kur u prek xhepi I tyre. Donin leke pa pune, fut ne firma e rri ne shtepi. Aq mire ju behet sa s’ka me, gjejne loqe te tjeret ketu plot.

        Reply to this comment
  2. socialSSalisti pe Blushi February 8, 20:36

    ‘Sa i zgjuar’!
    Si duket do e kete informuar ambasadori qe rrinte gjithe diten ne kafe me Nanon tek Rogner.
    Si duket do e kete informuar ambasadori tjeter qe diplomacine e zhvillonte me ÇILIETAT neper motele deri sa i ra infarkt mbi dafllak e shkoi per ‘leshin’ e Topallit.
    Si duket do e kete informuar Arvi-ziu qe ngeli ne kafene me Blushin dhe ne elbasan per ‘hajdaret’.

    Reply to this comment
  3. TLN February 8, 21:45

    Pershkrimi eshte plotesisht i sakte.
    Sot ne 2019 jane mbyllur sallat e basteve por bastet vijojne njesoj neper bodrume.
    Dhe do masivizohet si veprintari e paligjshme duke nxjerre para si droga.
    Detisa t vij dikush tjeter ne pushtet dhe te ktheje taksimin si e vetnja menyre efikase per ekonomine, jo idiotesite e Rames

    Reply to this comment
  4. Edi February 8, 21:50

    Ky përshkrim është i tepruar dhe është i bazuar vetëm në vëzhgime sipërfaqësore.

    Reply to this comment
  5. red por jo i kuq February 8, 21:55

    Ne kemi punuar vetem ne komunizem
    Me ato qe jane bere nga puna e atehershme po jetojme akoma, vidh e vidh e nuk ka te sosur

    Reply to this comment
    • Nazim February 9, 00:20

      E vetmja periudhe qe ky popull ka punuar ka qene koha e komunizmit, kemi ndertuar hekurudha, thare keneta, ndertuar fabrika uzina, shtepi banimi, hidrocentrale, dhe kishim vetem nje dite pushim ne jave mor zoterinj amerikane, po juve nuk ju intereson ta thoni kete gje. Per pertacine qe pasoi komunizmin, faji eshte i juaji qe me zagarin tuaj, qenin salic berishovicit, shkaterruat cdo gje qe u ndertua, krijuat mentalitetin, o burra futjuni e shkaterroni dhe e degraduat kete vend e popullin e tij ne kafshe qe bejne krime e vjedhin dhe ne ata qe rrine kafeneve.

      Ka dhe shume per te thene, por nuk ja vlen s ju i dini me mire se ne.

      Reply to this comment
      • Niku March 9, 16:08

        Me dhune e detyrim punon kushdo, Ne komunizem po te mos shkoje vullnetar e te mos ishe “si shoket” dhe te punoje “ku ka nevoje atdheu”, te shihnin shtrember, akuzoheshe per shfaqje te huaja, etj.etj. Ja tani qe s’ka nevoje atdheu, ku eshte shpirti sipermarres? Ku eshte njeriu I punes? Pse rinia preferon te rrije neper kafe apo te kaloje Kohen ne facebook dhe nuk kerkon per pune? E shoh edhe kur vijne shqiptaret e fresket ne Amerike, duan pune menaxher qe sa zbresin nga avioni. Punojne ne Dunkin Donuts dhe kur I pyet “c’pune ben” te thone “menaxher”. Ju vjen turp nga puna, ju duket vetja si agallare qe s’duhet te merren me keto lloj punesh po ja nga halli, s’kane c’bejne. Kokrra e dembelit dhe llafazanit jane, ju duket sikur jane me te zgjuar se te tjeret e sikur te tjeret ua kane me te futur.

        Reply to this comment
  6. gjermani i fundit February 8, 22:05

    ky ambasadori qenka nje amator estrade qe s’e paska shokun. Nuk e di, po a me shpjegon kush pse ekzistojne kafenete? Perse jane shpikur baret dhe lokalet? Sigurisht, kush hyn atje per te pire kafe apo kthyer nje aperitiv nuk mund te stigmatizhet si pertac dhe dembel. Nje bar eshte vend takimi dhe dialogu, te pakten keshtu ka qene qe ne origjine. Bisedon dhe gjen rruge komunikimi e zgjidhjeje. Ambasadori e paska njohur cektesisht temperamentin e shqiptareve, ne fakt Shqiperia nuk eshte vetem qender Tirane dhe shqiptaret nuk jane si 140 deputetet qe kafenosin me ambasadore dhe emisare.Jepi amerikaneve nje shtet te mbaruar si i joni dhe shiko sa te zotet do jene te bejne prokopi!

    Reply to this comment
  7. Asnjeansi February 8, 23:35

    Ndersa mua , nga kablogramet e ambasadorit , derguar DASH , me beri pershtypje dembelizmi shqiptar , i trasheguar nga sundimi otoman , si dhe menyra e jeteses te trasheguar nga ky pushtim shekullor . Me drejt e qarte , s’ka ku vete . Po kujt t’i thuash , turkofileve shqiptare , qe vdesin per nje çike Turqi ?

    Reply to this comment
  8. mano mano February 9, 03:22

    Kumarin, dembelizmin, korrupsionin etj. qe permend kabllogrami i dyte, na i ka sjelle vete perendimi i Withersit me propagandimin e parase si kult i njerezimit dhe perhapjen e te gjitha formave te degjenerimit. Te vjen te qeshesh kur lexon se me cfare merret ambasada e shtetit me te madh te botes.

    Reply to this comment
  9. Adih February 10, 14:00

    Ekzakt ky kabllogram .Ne na ka shkateruar komnuizmi ,edhe sot e 27 vitet e fundit ,per fat te keq , e te dhimbshem , kemi nje tranzicion post komunist .Prandaj eshte ajo fjala popullore shqiptare ,cfare te mbjellesh do korresh .
    Prandaj keni me se te drejte ,cfare komentoni ne kete kabllogram .

    Reply to this comment
  10. Perse cfar pretendonin Amerikaet mbasi instaluan shpellarin ne krye te Shqiperise dhe banden e tij .Te ndertonin shqiptaret Bomba Bertjhamore ne Shqiperin ?! March 8, 17:07

    a nuk ishte Rajson i cili keshilloj Shpellarin Brthamor

    salih berisha ,mbasi e futi Shqiperine ne Konferencen Islamike ,

    qe rrafshoheni gjithe industrine e ndertuar ne komunizem (duke e lene toke te djegur Shqiperine )

    sepse Amrika do i jepte Cekun e Bardhe – Shqiperise

    gjasme me ndertu nji Industri Moderne -Teknollogji Perendimore ?

    Kush u cudit me lajmet ga shqiperia ne Amerike ?

    Ata qe prisnin te korrnin ate qe mbollen ne Shqiperi ?!

    Cfar Hipokrizie e peshtire !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  11. Pellazgos March 8, 17:47

    Amerika dhe presidenti W(V)ilson e dinin fare mire qe ky Pashallek turk i pagezuar me emrin Albanistane do ishte servil,spiune,tradherare.
    Ky State i krjuar nga Deputete,Governatore turq si Ismail Beu,Frashellinjte qe nuk kishin Ndergjegje “Shqipetare” shkuan per te luftuar per Sulltanin!
    Kurse “vellezerit” e tyre Arvanitas,Epirote,Ilyre kishin rreth 50 vjet qe cliruan nje pjese te Kombit te tyre Greke.
    Keto tradheti i paguan dhe do i paguaj Albanistani.

    Reply to this comment
    • Ne shqiptart ngushellohemi me thenjet tona vetironike : " Mos u merzit ,i ka Jeta kto " March 8, 17:58

      Pello ,

      Shqiptaret i paguan me shume se duhet ate Tradheti

      duke ber qenin roje te sulltaneve dhe harruar Atdheun e tyre ,

      me Copetimin e Shqiperise si Komb dhe formimin

      e nji Kombi Fallso GREK ;
      ky gjysma e Teritorit dhe popullsise eshte Shqiptare .

      Por mesa duket Monstra nuk eshte e ngopur me COPTIMIN
      bere Shqiperise dhe kerkon ti zhduki edhe kockat ,

      sepse Droga i ka thare shpirtin dhe terbuar Trurin

      duke i shndruar e Monstra qe shikojne vetem si kafshe te uritur cdo te pafuqishem ,cdo te mitur

      ta shqyejne .

      Por ti s’i kupton idiot kto gjera se je nji cop Greku

      .

      Reply to this comment
  12. info analitike March 8, 18:35

    Duhet thene se edhe vete ambasadoret e SHBA dhe te BE diten ti pershtaten shume mire rendjes pas lekut te lehte dhe stilit shqiptar.

    Reply to this comment
  13. mali March 8, 18:56

    ky shkrim eshte nje ofendim dhe hidhet balte mbi gjakun(Sa shqiptare lane koskat ne malet dhe detet e shqiperise per tegjetur nje jete me te mire pune -jete ne Europe,USA,etj),punen e ndershme te shqiptari ne vend e ne bote.Mos e ngateroni popullin puntor e te ndershem me mafiozet -komuniste qe gllaberuan pushtetin.

    Reply to this comment
  14. labi March 8, 19:01

    Pse nuk e dinit kete,po kane harruar tjetren,jemi te paret ne bote per tia hedh njeri tjetrit,mos harroni porosine qe Shqiptari i jep te birit kur shkon ne kurbet,bej cte duash po me shqiptare mos rri.

    Reply to this comment
  15. TIRANA March 9, 08:41

    E ka thare fare , me mire nuk pershkruhet shqiptari injorant! Fale Zotit nuk jane te gjithe dembela, ka dhe njerez normale , por jane pakesuar shume!!! Lindje hesapi, perendemoret jane ndryshe!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim