“Të djegurit” e Vettingut mund të rikthehen në drejtësi si avokatë

July 3, 2018 14:39

“Të djegurit” e Vettingut mund të rikthehen në drejtësi si avokatë

 

Gjyqtarët dhe prokurorët që përjashtohen nga sistemi i drejtësisë nga procesi i Vetting-ut e kanë një shans të dytë për t’u rikthyer në sallën e gjyqit.

Socialistët vendosën sot në Komisionin e Ligjeve të lejojnë që “të djegurit” e Vetting-ut të mund të bëhen avokatë, edhe pse më herët kishin deklaruar të kundërtën.

Kjo është deklarata e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në 2 maj, kur ligji për avokatinë u prezantua në parim.

“Natyrisht ne nuk mund të lejojmë të hyjnë nga penxherja ata që kemi nxjerrë nga dera e sallës së gjyqit”, pati deklaruar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në 2 maj, kur ligji për avokatinë u prezantua në parim.

Dhe për të përforcuar deklaratën e Manjës, Bashkim Fino ishte edhe më i ashpër.

“Unë jam shumë dakord me këtë, madje do propozoj masa më shtrënguese”, tha Bashkim Fino.

“Ne nuk mund të bëhemi strehë për ata që i nxjerr jashtë vettingu, duam një profesion dinjitoz”, tha po në 2 maj, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia.

Por sot gjithçka u rrëzua.

Teksa u miratua nen për nen ligji për avokatinë, nuk u vendos asnjë kriter ndalues që licencën ta marrin dhe ata që i djeg vettingu.

Shqetësimi u ngrit sërish nga Bashkim Fino, por relatori Adnor Shameti tha se të skualifikuarit nga vettingu nuk mund të pushkatoheshin.

“Mos bëni sikur nuk e kuptoni? Pse do të bëheni ju strehë e këtyre njerëzve. Të ndërrojnë profesion”,-tha Bashkim Fino.

“Ky është një profesion i lirë, punojnë mbi 10 mijë veta”, tha Ulsi Manja, duke rrëzuar në këtë mënyrë deklaratat e tij të mëparshme.

“Nga ana morale z. Fino ka të drejtë, por jo nga ana principale. Është profesion i lirë”, tha Maks Haxhia, në ndryshim katërcipërisht me atë që kishte thënë në fillim.

Relatori Shameti nuk dha përgjigje pse mazhoranca ndryshoi mendje as kur doli nga mbledhja.

“Jam në mbledhje tjetër, jua shpjegoj më vonë”, tha Shameti për Teport Tv.

Në të njëjtën mbledhje, PS kaloi vetëm me votat e saj pranimet për shkollën e magjistraturës dhe emërimin e 16 magjistratëve të diplomuar nga Arta Marku e KLD.

LSI votoi kundër, por beteja është të enjten në parlament, aty ku duhen 84 vota.

o.j/dita

July 3, 2018 14:39
Komento

10 Komente

  1. Aurora July 3, 16:48

    Me te vertete??? Po edhe per avokatet vete duhet te kete vetting. Nga eksperienca ime dhe e shume te tjereve avokatet jane sekseret e prokuroreve dhe gjykatesve. Ne kapitalizem kush nuk justifikon pasurine shkon ne gjyq dhe e humb te drejten e profesionit, ju do t’i jepni mundesine per te vjedhur akoma. Hajde shtet hajde.

    Reply to this comment
  2. Aurora July 3, 16:53

    Hajde shtet hajde. Riciklim i hajduteve qe e kane vendin ne burg.

    Reply to this comment
  3. Askushi July 3, 17:12

    Sa para dalin nga buzheti i shtetit per te mbajtur Komisionin e Vetingut??? Keta diten bejne show e naten flene bashke,,,,,mjere ai popull qe e mban me taksa ate shtet.Partise Socialiste ti vije turp per gjithe votat e dhena.Ju shkofte mbare me hajdutet qe i nxirrni nga dera e i futni nga dritarja

    Reply to this comment
  4. ZULLUMI July 3, 17:23

    TEHERE I BIE SA ATA PO THONE ME GOJEN E TYRE SE PASKA 10000 AVOKETE QE JANE HAJDUTE E BATAKCINJ DUKE SHKEL LIGJIN SI MUNDE TE VAZHDOJNE ME ….?????TE MBROJNE QYTETARET E THJESHTE QE NUK E THYEJNE LIGJIN…..????????????????????!!!

    Reply to this comment
  5. info analitike July 3, 17:48

    He more shoke flisni. perseri e ka fajin Saliu qe shoket e partise se ridhjere zgjdhin te ndihmojne hajdutet e te korruptuarit e drejtesise

    Reply to this comment
  6. alphade July 3, 20:33

    Ja, filluan t’i hedhin “mish dhie” ! Kjo do te thote se Llalla ,
    sapo te hedhe “lumin” ,me dipllomen e “plepave” ,te ush-
    troje profesionin e avokatit. Na rrofshi bythen me Refor-
    men ne Drejtesi dhe Vettingun qe po beni. Gjithe hajdute-
    ria e tyre, gjithe poshtersite e tyre: prokuroreve,gjykates-
    ve dhe pasurite e vena prej tyre me gjakun e shqiptareve
    te “zakonshem” sic i pelqen t’na katalogoje kryeministri
    yne i nderuar dhe jo si njerez te “thjeshte” ,nocion puro
    shqiptar dhe jo i huazuar “qytetar komun” …!
    Any way, sikur te ishin vetem keto kusuret e regjimit qe
    eshte instaluar ne Shqiperi,ku interesimi dhe ligjet jane
    bere dhe behen per klasat sundues,ndersa nga njerezit
    e zakonshem kerkojne vetem te shtrojne kurrizin dhe te
    paguajne taksat dhe te votojne nje here ne 4 vjet per pa-
    dronet e rinj ne pushtet. Cdo deputet, cdo administratot,
    cdo pushtetare e qeveritare i kane “qendisur” ligjet ne
    favorin e tyre, sidomos kur vjen puna per te siguruar sa me shume privilegje ne favorin e tyre,rroga maksimalisht
    te diferencuara ne krahasim me ato qe marrin njerezit
    e zakonshem,”benefite” te panumurta….! As ne Amerike
    nuk behet nje jete sulltanesh sic po bejne pushtetaret tane ne Shqiperi. Eshte e vertete se ka te pasur individu-
    ale, por shtetaret marrin parasysh standartin e qytetareve
    te saj te zakonshen duke patur per baze pensionet dhe
    mbi kete baze ndertohet ngrehina e pagave te pushteta-
    reve. Ndryshimi midis pushtareve shqiptare dhe atyre
    ne Amerike eshte si nata me diten. Qeveritaret shqiptare
    prej 28 vjetesh nuk kane pyetur per hallet e popullit. Te
    rritesh me 270 leke te vjetra pensionet do te thote thjesh-
    te tallesh me 650 mije pensioniste. Ky eshte turpi me i
    madh i botesh. Skandale te tilla ndodhin vetem ne Shqi-
    peri,nje vend ne mes te Europes !!!! Fali o zot se s’dine
    c’ka bejne pushtetaret tane !!!

    Reply to this comment
  7. fteri July 3, 21:00

    Jashtë sistemit të gjithë sharlatanët e wetingu-t që u mjmën me para të krimit dhe shkatrruan drejtësinë shqipëtare .Çdo rikthim NË DREJTËSI e këtyre novojtoreve ,ose haleve ,do jetë me pasoja të rënda për shërimin e plagës në trup të atëdheut këtë duhet ta dinë të majtë e të djathtë dhe gjithë lufta për reformën dhe wetingu-n në drejtësi do të jetë asëgjë ,vetëm një bllof.

    Reply to this comment
  8. Oskeola Princi i Seminorve July 3, 21:20

    Po keta legena flasin pa pike turpi ..por dhe tallen me ne !! Dhe me kete vetting qe po jep rezultate ….ju urojme nje dite te MBARE

    Reply to this comment
  9. Latif July 4, 10:16

    Ne qofte se keto jane te verteta mjere populli.Keta njerez jo vetem qe nuk duhet tu jepet kjo mundesi por keta duhet te futen ne burg dhe te nxjerin njerzit e pa fajshem qe jane mbushur burgjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*