Të duash dhe të dashurosh, a janë e njëjta gjë?

June 9, 2018 02:58

Të duash dhe të dashurosh, a janë e njëjta gjë?

Të duash dhe të dashurosh janë të dyja ndjenja të mrekullueshme, por të ndryshme.

Saint-Exupéry përmes veprës së “Princit të vogël” na dhuron një pasazh të bukur që sot po jua propozojmë me qëllimin për të hedhur dritë mbi këtë realitet emocional që na përket të gjithëve.

Të dashuroj, – tha Princi i vogël

Edhe unë të dua, – u përgjigj trëndafili.

Por nuk është e njëjta gjë, – ia ktheu ai. – Të duash do të thotë të zotërosh diçka nga dikush. Do të thotë të kërkosh tek të tjerët atë që mbush pritshmëritë personale. Të duash do të thotë që të dëshirosh diçka që nuk na përket për t’u plotësuar. Të duash do të thotë të shpresosh, të lidhësh gjërat me personat sipas nevojave. Nëse duam dikë, kemi disa pritshmëri. Nëse personi tjetër nuk na jep atë që presim, mbetemi keq.

Të dashurosh është t’i lejosh tjetrit të jetë i lumtur edhe atëherë kur rruga e tij është e ndryshme nga e jona. Është një ndjenjë pa interes që lind nga vullneti i të dhuruarit, i të vetëofruarit plotësisht nga thellësia e zemrës.

Për këtë arsye dashuria nuk do të jetë kurrë një burim vuajtjeje. Kur një njëri thotë që ka vuajtur nga dashuria, në fakt ka vuajtur nga të dashurit. Nëse dashurohet vërtet, nuk mund të ndihesh keq, sepse nuk pret asgjë nga tjetri. Kur dashurojmë e ofrojmë veten tonë pa kërkuar asgjë në këmbim, për faktin e vetëm të kënaqësisë së “të dhënit”.

Të dashurosh do të thotë të bësh një kërcim në boshllëk, t’ia besosh jetën dhe shpirtin atij që dashuron. Shpirti nuk mund të dëmshpërblehet.

Dashuria shkon përtej mërive, betejave dhe gabimeve dhe nuk është prezente vetëm në momente të gëzueshme. Të dashurosh do të thotë të besosh plotësisht, do të thotë që nuk do të ndryshojmë me kalimin e kohës, as përmes stuhive dhe as përmes dimrave. Dhe për ta shkëmbyer gjithë këtë dashuri lipset të hapësh zemrën pa asnjë kusht, pa asnjë pritshmëri.

Tani e kuptova, – u përgjigj trëndafili pas një pause të gjatë.

Më e mira është ta jetosh, – e këshilloi Princi i vogël.

Një shembull tjetër? Nëse e do një lule, e këput dhe e merr me vete. Nëse e dashuron, përkundrazi e ujit çdo ditë dhe kujdesesh për të.

k.a. / dita

June 9, 2018 02:58
Komento

3 Komente

  1. emmmmmm...schön erfasst June 9, 08:52

    me kendshem s’do mundet te ngacmoheshin
    Fluturat ne bark …

    Reply to this comment
  2. MH June 10, 00:37

    Autori i ketune dy llafeve nepermjet filozofise qe don te na mbushin mendjen ne dallimin ndermjet tyne.Duhet te vizitohet tek psiqiatri.
    Asgja ne bote nuk arrihet po nuk pati interrese.Ne rastin konkret dhashuria nuk ekziston po nuk pati interres qofte dhe njera pale.Pala tjeter nese nuk ka interres bie ne kundershtim me interresin e ati qe dashuron dhe si konkluzion perfundon dashuria,perfundon edhe me krim.Ndersa termi te dua.Ndryshon nga termi te duash.Te dua ka kuptimin e te dashuruarit.Ndersa te duash ka kuptimin e keshillimit. Asht ma mire te duash se te mos duash.Se sa te jesh i vrasht.Duhet ti therrasish thiut daj.Te bash sikur e don.Servilet e kane ne gjak iden te duash.Nga kjo nuk humbet gja vetem mund te perfitosh.Ja pra ku biem ne interresin per interres.
    Po te mos ekzistonte interresi bota do ishte paqesore pa lufte klasash,nacionaliteti(pa rracizem).
    Baza e te ekzistuerit asht interresi.Edhe simbiza e Berishes asht mbi bazen e interresit qe duan palet.Qe nuk e kane e daun ta kene.Pra kudo gjindet interresi.Nyja e cdo deshire per te dasht.Apo per te dashuruar.

    Reply to this comment
    • Albann June 10, 15:29

      Hahahaha…Shume dobet.
      Se pari ,ata qe duam ,pa kaluar te seksi, jane pjestaret e familjes.Pra dua dike perfshin rethin me te ngushte te mundshem.Dashuroj dike eshte jashte ketij rrethi.Eshte dikush qe mund te futet ne kete rreth.
      Per te kaluar te ndienja seksuale: “Te dua” permban, perfshin dhe “te dashuroj” dmth eshte me e gjere ,me gjitheperfshirese. “Te dua” eshte eshte me intime dhe e thelle.”Te dua” kerkon deshperimisht nderthurje,depertim brenda shpirtit dhe trupit.”Te dashuroj” eshte me siperfaqesore:Dashuroj shikimin tend,buzeqeshjen tende,qenien tende.Kjo jo domosdoshmerisht do te thote “te dua :). Dashurohemi me shume po realisht duam pak ose aspak. Njeriu mund te rende mes dashurish po mos gjeje kurre njeriun qe do.A mund te kepusim nje lule qe e duam me zemer?Mund te kepusim nje lule qe na pelqen por, jo nje qe e duam.Ate qe duam perpiqemi ti zgjatim jeten,sepse kemi nevoje ta shohim sot, neser ,pasneser,mundesisht gjithe jeten.
      Si perfundim i gjithe keqkuptimi i shkrimit eshte mbase perkthimi nga anglishtja:Ne anglisht dua-want,dashuri-love.Por ne shqip “te dua”-s ka kuptimin e dua por mer kuptim tjeter qe ne anglisht i perket fjala “love”.Pra dua-want por te dua-I love you(nuk eshte I want you). Me thjesht Te dua ne shqip eshte “te dashuroj” e anglishtes kurse “te dashuroj e shqipes korespondon me “I have a crush on you” dmth me ka rene ne koke per ty.Prandaj perkthuesi duhet te jete profesionist:)

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*