Të dyshuar si pjesëtarë të Ndranghetas, policia italiane dhjetëra arrestime

July 19, 2016 13:28

Të dyshuar si pjesëtarë të Ndranghetas, policia italiane dhjetëra arrestime

Policia italiane ekzekutoi mandatarrestet për të paktën 40 persona të dyshuar si pjesëtarë të mafias kalabreze Ndrangheta.

Arrestimet u kryen në Kalabri, Romë, Lacio dhe në rajonet veriore përfshirë Ligurian dhe Piemonten.

Hetuesit dyshojnë edhe se një numër politikanësh dhe zyrtarësh të sistemit të taksave kanë kontakte me personat e arrestuar, aktivitetet ilegale të të cilëve kryheshin në veri të vendit.

Dyshohet se personat e arrestuar kanë lidhje me klanet mafioze Raso-Gullace-Albanese dhe Parrello-Gagliostro.

Janë konfiskuar gjithashtu prona, kompani dhe llogari bankare me vlerë rreth 40 milionë euro.

Klanet mafioze dyshohet se ishin përfshirë në kontratat për ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtësisë së lartë Gjenovë-Milano, me vlerë 6,2 miliardë euro.

July 19, 2016 13:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim