Të dyshuarit për terrorizëm, policia shpall në kërkim pesë persona

March 12, 2014 00:15

Të dyshuarit për terrorizëm, policia shpall në kërkim pesë persona

“Në kuadër të operacionit të zhvilluar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me strukturat e specializuara ne Luftën kundër Akteve Terroriste në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, u ekzekutuan vendimet e Gjykatës për Krimet e Rënda për shtetasit e mëposhtëm, si të dyshuar për veprën penale të ‘Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste’ dhe atë të ‘Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste’, si dhe të ‘Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve’”, bëhet me dije nga policia.
Policia thekson se gjatë operacionit janë sekuestruar armë e municione, si dhe prova të tjera në cilësinë e provës materiale.
Policia ka shpallur në kërkim Gerti Pashja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Peqin, (Organizator), Shkëlzen Dumani, 39 vjeç, lindur në Dibër e banues në Laprakë, Tiranë. (Organizator, Financues)
Shyqyri Kaca, i datëlindjes 27.05.1966, lindur në Dragostunjë, Librazhd e banues në Mëzes, Tiranë. (Organizator, Financues, Pjesëmarrës)
Almir Daci, i datëlindjes 01.08.1983, lindur e banues ne Leshnicë, Pogradec. Ky shtetas ka qenë i vetëshpallur Imam i Xhamisë Leshnicë, Komuna Çërravë – Pogradec, me detyrë Imam i Xhamisë te Leshnicë, Pogradec, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator, Financues, Pjesëmarrës)
Medi Manallari, i datëlindjes 15.06.1949, lindur në Radomirë, Dibër e banues në Unaza e Re, Tiranë. (Financues, Pjesëmarrës)
Gjatë paradites, policia arrestoi shtatë persona sitë dyshuar për përfshirje në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri.
Genci Balla, 35 vjeç, lindur e banues në Librazhd, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator)
Bujar Hysa, 43 vjeç, lindur në fshatin Bastar, Tiranë e banues në Mëzes, Tiranë, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator)
Edmond Balla, 25 vjeç, lindur e banues në Elbasan. (Organizator)
Zeqir Imeri, 34 vjeç , lindur në Dibër e banues në Yrshek, Tiranë. (Organizator, pjesëmarrës)
Verdi Morava, 48 vjeç , lindur e banues në Tiranë, (Financues
Fadil Muslimani (Dervishi), 53 vjeç , lindur e banues në Elbasan. (Ndihmës)
Astrit Hajdar Tola, 42 vjeç , lindur në Dibër e banues në Mëzes – Tiranë. (Ndihmës)

March 12, 2014 00:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*