“Të është mbyllur goja me fonde e tendera”, deputeti i LSI kapet me Braçen

November 18, 2017 14:06

 “Të është mbyllur goja me fonde e tendera”, deputeti i LSI kapet me Braçen

 

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu i është adresuar deputetit socialist Erjon Braçe në Facebook me disa akuza të forta.

Ke harruar minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur!,” shkruan Spahiu.

Postimi i Spahiut

Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve…

Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd.

Katër vite u more me akciza pijesh energjike apo birrës vëndase….(bëre diçka në fakt, i kalove më shumë para bashkive të mëdha që drejtojnë Rilindas me taksën e makinave)

Ke harruar Minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur!

Nuk i kalon më shumë rent nga kromi bashkive më të varfëra, nuk fole kurrë për rrugën e Arbrit dhe e di cpo bën tani….

JE KUNDËR STATUSIT TË MINATORIT

 

November 18, 2017 14:06
Komento

3 Komente

  1. Maja e Dhoksit November 18, 14:48

    Zoti Spahiu, përpara se ti kërkosh Erionit përgjegjësi për Bulqizën kërkoja vetes, dil publikisht e deklaro se çfarë bëre ti tetë vjet në pushtet (Berisha+Rama) për minatorët e Bulqizës. Je bir i Bulqizës dhe i Dibrës. Sa lopata asfalt hodhe në rrugën e Arbrit gjatë 8 vjetëve?

    Reply to this comment
  2. Nona-Madona November 18, 15:39

    Ky Pape Spahiu osht nji KRYEHAJDUT.
    ky asht kushrini i Ylli Manjanit
    Sa ishin ne kualicion me PS punsoi tan fisin ne Tirane dhe ne Administraten e Dibres.
    Ky Papi vodhi kur drejtonte Banken ne Tirane duke ndertue nji Vil Gjigande.
    Pyete se ku u e boni gjith njat pasuri ky Rimi?
    Me klubin e Ijes se vet ne Bulqize tu shit espreso ???,JOOO,
    Dajat e ti sharrun dhe shkatrrun pyjet e dibres mbasi kan nderu nje fabrik per landrusure.
    Nusa e dajes nji KryeHAJDUTE bonte ligjin duke emru msues me shkolle te mesme dhe duke heq nga puna mesuesit e vjeter dhe me pervoj.
    Vllaun ky Parja i Monikes se Likes e boni Drejtor Transportesh,nji burr i papaft qi e ka mbarue Universitetin per gjeologji duke ngelun çdo vit ene boni kerdin tek patentat.
    Keto HAJDUTAT e LSI jon te zgjut,sulmomojn qe te mbrohen per gjith vjedhjet qi kon bo sa me Berishen dhe me Ed Ramen.
    Erjon me beso te gjith jon te verteta njikto qi kom shkrujt.Kerko dhe do habitesh sa i pasun osht ky gjarpni i zi,osht dinak dhe i pashpirt.ka vjedh MILLIONAT kur drejtonte Banken per Zhvillim

    Reply to this comment
  3. MARTINI November 19, 10:21

    Po zotrote Spahiu per ke ke menduar gjate qeverisjes. Mendove per vellane drejtor i pergjithsshem et patentat, per kunaten ne inspektoriat shteteror , per dajo e dajovica drejtore e drejtoresha ne te kater anet e vendit, e ne fund per minieren ku ke strofkullat e tua. Perparim qe kurre nuk perparove. Perparim qe i blen mandatet pikerisht e parate e asaj miniere dhe te atyre minatoreve. Perparo Perparim , mos fluturo i prapambetur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*