Shitja e pronave, rritje në Tiranë, rënie në bregdet dhe rrethe

April 28, 2019 16:48

Shitja e pronave, rritje në Tiranë, rënie në bregdet dhe rrethe

Megjithë rritjen e çmimeve dhe normave të intersit të kredisë për blerje të pasurive të paluajtshme, qyetarët shqiptarë kanë blerë.

Banka e Shqipërisë në Raportin e Politikës Monetare për 6 mujroin e dytë të 2018-ës, thotë se çmimet e banesave të llogaritura sipas Indeksit Fischer, për shitjet e kryera gjatë periudhës së marrë në shqyrtim, janë rritur me 5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë dhe me 15.2% në krahasim me periudhën bazë (viti 2013).

(Indeksi ndërtohet mbi bazën e informacionit të raportuar nga shoqëritë e ndërtimit dhe agjentët që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Indeksi Fischer për shitjet e realizuara në zonën e Tiranës – përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit – regjistroi një rritje prej 3.8% ndaj periudhës paraardhëse dhe14.2% ndaj periudhës bazë.)

Nga këndvështrimi i kërkesës, të dhënat e sektorit bankar për periudhën tregojnë një rënie të lehtë të tepricës së kredisë për blerje pasurish të paluajtshme gjatë gjashtëmujorit, por nivel më të lartë në krahasim me një vit më pare.

Normat e interesit të kredisë për pasuri të paluajtshme kanë shënuar rritje të lehtë gjatë gjysmës së dytë të vitit dhe të intervistuarit kanë raportuar që rreth 54% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.

Nga vrojtimi i aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, gjatë T4 2018, rezultoi se kërkesa e individëve për kredi për pasuri të paluajtshme ka ardhur në rritje, ndërkohë që kushtet e miratimit për këtë lloj kredie dhe për këtë kategori huamarrësish kanë vijuar të lehtësohen.

Të intervistuarit janë shprehur që koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, ishte mesatarisht 10.9 muaj ose rreth 1 muaj më e gjatë se në gjashtëmujorin e kaluar.

Për Tiranën dhe Zonat e Tjera, koha e shitjes është rritur me rreth 1-2 muaj, ndërsa për zonën e Bregdetit koha e shitjes është shkurtuar me rreth 2.5 muaj.

Nga këndvështrimi i ofertës, ashtu si edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, të dhënat e INSTAT-it tregojnë një rritje të qenësishme të sipërfaqes dhe numrit të lejeve të ndërtimit për objekte banimi, gjatë periudhës.

Rezultatet e vrojtimit tregojnë që vëllimet e shitjeve janë rritur vetëm për qendrën dhe periferinë e Tiranës, dhe kanë shënuar rënie në Bregdet dhe në Zonat e Tjera të vendit;

Teprica e kredisë për ndërtim është rritur me 8.7% në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të parë, dhe me 3.1% në krahasim me fundin e vitit të kaluar.

Kredia për ndërtim zë 15% të tepricës së kredisë për bizneset dhe kjo peshë ka ardhur në rritje, por mbetet nën nivelin prej rreth 20% të regjistruar gjatë harkut kohor 2007–2011.

Cilësia e kredisë për pasuri të paluajtshme është përmirësuar dhe raporti i kredive me probleme ka rënë në 5.7%, nga 6.8% në qershor 2018 dhe 7% një vit më parë, shkruan SI.

Vlerësimi i agjentëve për situatën e përgjithshme në tregun e pasurive të paluajtshme ishte përgjithësisht neutral, por nisur nga mesatarja e përgjigjeve, thotë BSH duke filluar që nga gjysma e dytë e vitit 2017, është përmirësuar dukshëm në krahasim me mesataren afatgjatë të këtij treguesi.

Edhe balanca neto mbi ecurinë e pritur të çmimeve regjistroi vlerë pozitive, por disi më të ulët në krahasim me dy periudhat paraardhëse.

 

 

b.b/data

April 28, 2019 16:48
Komento

1 Koment

  1. intelektuali April 28, 17:52

    KETU KA DICKA QE NUK SHKON SIPAS LLOGJIKES:

    Ndertuesit VU! me ndertime pallatesh pa kredi,

    Populli pa pune VU! me blerje symbyllur per interesat,

    Bankat VU! me transferta CASH jashte shtetit,

    PO KJO ESHTE MREKULLIA ALBANEZE E BOTES!

    Mrekulli qe i vjen era droge,

    O gazeta DITA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*