Të famshëm dhe ‘të fiksuar’ pas martesës

Redaksia Online November 10, 2012 00:15

Të famshëm dhe ‘të fiksuar’ pas martesës

Mendoni se jeta e ‘yjeve’ është e përsosur? Mund të duket e tillë, por nuk është, besojeni! Profesioni i sukseshëm, prestigji dhe të ardhurat marramendëse, nuk mund të jenë garant i një jete të qetë sentimentale. Pas shtatë apo tetë divorcesh, a mund të ndodhë që një njeri i zakonshëm të shpresojë ende në një martesë të re? Artistët e kanë provuar. Ja disa prej tyre që njihen si përjetësisht ‘të varur’ pas martesës:

Sari Gabor
Aktorja hungaro-amerikane Zsa Zsa (Sari Gabor) është martuar nëntë herë. Madje një prej ish-bashkëshortëve të saj ka qenë edhe ish-bashkëshorti i Liz Tejlorit (Konrad Hilton). Ajo është shprehur se gjithmonë ka ekzistuar një raport ‘ndjelljeje’ reciproke midis saj dhe burrave. Më 1986-n u lidh në kurorë me Frederik Princ von Anhalt, martesë e cila vazhdon ende sot dhe rezulton të jetë edhe më e qëndrueshmja ndër gjithë të tjerat që ka pasur.

 

 

Elizabet Tejlor
Romantikja e pandreqshme Liz është martuar tetë herë me shtatë meshkuj të ndryshëm. Ajo u martua dy herë me ikonën e filmave, aktorin Riccard Bwrton, i cili konsiderohet edhe si dashuria më e madhe e jetës së saj. Martesa e parë me Bwrtonin zgjati 10 vjet (1964-1974), ndërsa e dyta vetëm 12 muaj (1975-1976). Bashkëshorti i saj i fundit ka qenë Lerri Fortanski, një sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Liz u divorcua me të në 1996-n.

 

 

Riçard Prajor
Legjenda e komedisë amerikane Riçard Prajor u martua shtatë herë me pesë gra të ndryshme dhe pati gjashtë fëmijë nga katër prej tyre. Kur ishte pranë vdekjes, në moshën 65-vjeçare, ai ishte i martuar me Xhenifer Li, e cila gjithashtu kishte pasur tetë martesa, dy prej të cilave me Prajorin.

 

 

 

Billi Bob Thornton
Billi Bob Thornton ka qenë i martuar pesë herë dhe martesa më e spikatur ka qenë ajo me Anzhelina Zholinw. Dyshja u martua në vitin 2000, por u divorcua pas tre vitesh. Së fundmi, ai pranoi se marrëdhënia e tij me Zholinw mori fund sepse ai ndihej i papërshtatshëm në pozicionin e ‘hijes’ së saj.

 

 

 

Xhena Devis
Aktorja fituese e çmimit Oskar, Xhena Devis është martuar me kirurgun plastik Reza Xherrahi. Martesa me kirurgun është celebruar që në vitin 2001, por kësaj martese afatgjatë (nëse marrim parasysh ‘moshën’ e martesave të artistëve hollivudianë) i paraprijnë tri divorce të aktores.

 

 

 

 

Xhenifer Lopez
Xhenifer është martuar dhe divorcuar tri herë dhe të gjithë i dinë martesat e saj: së pari me këngëtarin Mark Antoni dhe më pas me balerinin Kris Xhad. Por, një tjetër ish-bashkëshort i hershëm i saj është edhe aktori kuban Ojani Noa, me të cilin ka qenë e martuar për 11 muaj. Tashmë, ajo po shkon drejt kurorëzimit të katërt me të fejuarin aktual Kasper Smart, por gjithçka mbetet për t’u parë.

 

 

 

Harrison Ford
Aktori i famshëm i “Star Wars” dhe “Indiana Jones”, i cili nuk preferon të shprehet për jetën e tij private, për momentin është i martuar me bashkëshorten e tij të tretë, Kalista Flokhart. Ford ka dy djem me gruan e parë të tij, Mari Markuard dhe një vajzë me gruan e dytë Melisa Matison.

 

 

 

Roni Ud
Pjesëtari i grupit të famshëm muzikor “Rolling Stone”, Roni Ud, së fundmi ka shpallur fejesën e tij me producenten e teatrit, Selli Hamfris. Pa dyshim që këtë radhë është duke shpresuar që martesa e tretë e tij të jetë më fatlume pasi i ka lënë mbas krahëve dy martesa të dështuara./Dorina Gjuzi

Redaksia Online November 10, 2012 00:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*