Të flesh në shtretër të ndarë…pro dhe kundër

November 17, 2017 15:19

Të flesh në shtretër të ndarë…pro dhe kundër

Disa çifte pëlqejnë të flenë në shtretër të ndarë dhe me sa duket mbi këtë argument ka pro dhe kundër, të mira dhe të këqija. Po cilat janë?

Në disa kultura tashmë është traditë, por dhe në vende që nuk është traditë ka plot çifte që zgjedhin të flenë në shtretër të ndarë, një zgjedhje që ka avantazhe, madje sipas ekspertëve ka shumë, por ka dhe anët e saj negative.

Të flesh në shtretër të ndarë: pro

Avantazhi më i dukshëm është fakti që flihet më mirë.  Nuk rrezikojmë të zgjohemi nga levizjet e partnerit, sidomos për ata që kanë gjumë të lehtë dhe tendencë të zgjohen shumë herë gjatë natës. Të flesh në shtretër të ndarë bën që secili nga partnerët të çlodhet më mirë, të zgjohet me humor më të mirë, duke ulur kështu dhe mundësinë e ndonjë zënke sepse dihet që kur flemë keq, jemi më nervozë dhe të irrituar.

Dhe ndryshe nga sa mendojnë të gjithë, fjetja në shtretër të ndarë bën që të keni më shumë dëshirë për momente intime, kështu që nëse keni frikë se fjetja në shtretër të ndarë mund t’u prishë intimitetin, qetësohuni!

Të flesh në shtretër të ndarë: kundër

A ka aspekte negative të mos ndash të njëjtin shtrat me partnerin? Ndoshta po, ose të paktën kështu thotë një studim austriak, i cili mbron idenë se burrat duke u zgjuar në një shtrat tjetër nga partnerja, kanë tendencë të largohen. Ka dhe nga ata njerëz, të cilëve fjetja pa partnerin mund t’u krijojë çekuilibrim dhe të shkaktojë shqetësime si: pagjumësia, ankthi dhe ëndrra të këqija.

Fjetja në shtretër të ndarë nga një anë kontribuon për të ndezur pasionin, ndërsa nga ana tjetër mund të shkaktojë një largim fizik të partnerit. Si duhet të flemë atëherë? Është padyshim një zgjedhje personale, e cila është e ndryshme tek çdo çift. b.m/dita

November 17, 2017 15:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim