“Të fortit e rrugëve të gjejnë vrimë të futen”

July 30, 2019 11:51

“Të fortit e rrugëve të gjejnë vrimë të futen”

Kreu i qeverisë njoftoi sot se është gati njësia speciale që do të godasë ata që ai i cilësoi si të ‘fortët’ e rrugëve dhe lagjeve. Ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë më efektivë mbi 55-vjeç në trupën e policisë.

“Shifrat e kriminalitetit tregojnë se nuk jemi afektuar nga 6 muajt e revolucionit imagjinar anti shtet dhe faktikisht vërejmë me kënaqësi që përtej ekranit të okupuar me gjithë katrahura politike e Tiranës janë finalizuar nga Forca e Ligjit 10 operacione më shumë se një vit më parë, plot 20 operacioni, janë goditur 12 grupe kriminale dhe është sekuestruar pasuri 47.2 mln euro. Përsa i përket kriminalitetit të rrugës janë të qëndrushme në progres, mund të kishte qenë më mirë nëse policia nuk do ishte marrë me lëvizjen antishtet. Vettingu në polici ka nisur, ka filluar verifikimi për 45 dosjet e para. Reformë për uljen e moshës mesatare në polici nga 55-65 vjeç.

Nuk mund të ketë në trupën e policisë punonjës mbi 55-vjeç, rrugëdalja do të jetë kuptimplotë financiarisht. Kemi gati një njësi super speciale, që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, ose të lagjeve ose të qyteteve. Ajo që e kam anoncuar disa kohë më parë dhe që do të jetë pjesë e presionit të policisë kundër këtyre tipave, që nëse do të vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të përgatiten për t’u fshehur në vrima që duhet të jenë shumë shumë të ngushta, përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë” tha ai.

e.t./dita

July 30, 2019 11:51
Komento

9 Komente

  1. tosi sales July 30, 12:08

    Nuk eshte veshtire per te gjetur te fortet e rrugeve dhe te lagjeve , ato qe kane zaptuar parkingjet kudo ne toke te shtetit dhe u marin leke qytetreve dhe pa lejen e bashkise dhe policia e shtetit ben sehir,apo policia bashkiake qe eshte shume a paafte . Shko tek Vollga ne Durres prane pistes kush e ka ate parkim te paligjshem ne buze te detit . Ajo hapesire publike nuk duhet tejete parkimpor plazh publik pr njerzit heshtin se e ka i forti i lagjes,,,,dhe paguajne leket per nje parkimte palighshem , dhe keshtu ka shume kudo neper lagje dhe breg deti,,,,

    Reply to this comment
  2. Drenova July 30, 12:50

    Sa i mjere dhe i pa afte je more kryeminister anonim!
    Te ka rene dopio gjashta ne dore dhe ben si te doje qejfi!
    Ti del ketu,derdellit duke dhene shifra per 20 operacione policore duke u mburrur se ke bere 10 operacione me shume se vjet!
    Por kjo shifer qe jep ky kryeminister i pa afte,verteton mjerimin e shtetit te tij!
    As vete nuk e kupton ky i pa afte se te thuash,qe ke bere sivjet 10 oeracione antikrim me shume se vjet,do te thote qe te pranosh hapur se ke deshtuar totalisht si shtet ligjor ne luften kunder krimit!
    Ky nuk e kupton se qe te kesh bere dy fishin e operacioneve anti krim kete vit,do te thote se jo vetem nuk e paske luftuar ne te shkuaren krimin,por se ai qenka dy fishuar me pas!
    Cfare llogjike ka ky kryeminister totalisht i pa afte ose bashkepuntor me krimin?
    Ai nuk kupton ky,se krimi sa vjen e organizohet ne forma me te sofistikuara se shteti,ndersa ky avdall kenaqet me shifrat e mitingjeve “antikrim”!
    O kryeminister i pa afte!
    Nje shtet i afte nuk e lufton dot krimin kur ai eshte bere me i fuqishem se shteti,kur konkuron ne cdo drejtim shtetin etj!
    Krimi nuk luftohet kur kriminelet behen 25 vjec,por eshte me e lehte te investosh per edukimin,mirerritjen dhe argetimin e femijve,qe kur lindin!
    Krimi luftohet kur prinderit jane te punesuar,nuk vuajne per buken e gojes,se ndryshe ata do ta mesojne femijen te lype ne fillim pastaj te vjedhe,te trafikoje,te drogohet,te prostituoje etj!
    Por as Rama e as kryebashkiaku Veliaj nuk arrijne te gjykojne se investimi me i madh i nje shoqerie te shendetshme per te ardhmen e vendit jane femijet!
    Se po te kishin te qarte kete gje,ata nuk do hidhnin miliarda per imazhin e tyre fallco ne qender te Tiranes,ne rruget ku bie me shume ne sy dhe ne menyren me kriminale te hedhin me pare miliarda per fshatrat ashtuquajtura turistike te braktisura,se sa te investojne ne zonat e banuara te qyteteve duke filluar nga lagjet e Tiranes per ndertimin e cerdheve,kopshteve,kendet e lojrave,fushat sportive,bibliotekat,lulishtet etj!
    Keta sharlatane nuk arrijne te kuptojne se nje cerdhe,kopesht,biblioteke,lulishte etj e rrit,edukon dhe argeton femijen,aq sa ta pergatite per te ardhmen duke i hequr nga dora celularet,tabletat,filmat me horror,frekuentimin e kafeneve me prinderit apo gjysherit,kur nuk ka vend tjeter ku te shkojne!
    Konstatojne te gjithe se femijet dhe rinia nuk lexojne libra,por nuk e kthejne gishtin nga vetja,qe neper lagje te hapin biblioteka,fusha tenisi,basket bolli e voleybolli,por vetem pallate e parkingje!
    Me prinder te varfer,pa pune apo ne burg as te mos mendohet qe te rriten femije te arsimuar,kulturuar,te ndershem dhe te dashur me njeri trjeterin,por vetem hajdute e kriminele!
    Pra shteti NUK KA BERE ASGJE PER FEMIJET,por ka ushqyer krimin qe ne lindje!
    Hiqni dore,per nje vit nga PPP-te dhe merrni persiper qe ne te gjithe Shqiperine te investohet ne menyre jo mashtruese qe te gjithe femijet te kene cerdhe,kopshte,biblioteka,kende lojrash dhe sportive,lulishte etj!
    Kewto jane elementet baze te nje jete,qe fillojne tek hyrja e cdo pallati,ndersa ju deri me sot e keni patur mendjen tek imazhi mashtrues,me investime pompoze fallco!
    Investoni per njerezitr,se kjo eshgte detyra e pare dhe e fundit e nje qeverie!
    Jepini fund takimeve,intervistave apo fotove me njerezit ku keni investuar,por keto i beni me ata njerez dhe ato zona ku nuk keni bere gje,ku kane ankesa dhe vrejtje per ju!
    Keshtu vepron nje shtet dhe nje bashki qe punon per njerezit e so si Veliaj,qe mbeti duke dalke ne foto per mbjelljen e pemeve,ndersa ne Yzberisht me 50 mije banore dhe 3-4 mije femije,nuk ka bere asnje investim per 4 vjet!

    Reply to this comment
  3. Genti July 30, 14:01

    Keto i ka per publicitet, se nga te fortit ky shurroset ne breke. Kane dy mandate qe e kane bere si kulish rruges, qe vetem ben te fortin ne televizione e mbledhjet e PS-se.

    Reply to this comment
  4. Genti July 30, 14:02

    Keto i ka per publicitet, se nga te fortit ky shurroset ne breke. Kane dy mandate qe e kane bere si kulish rruges, qe vetem leh ne televizione e mbledhjet e PS-se.

    Reply to this comment
  5. Raul July 30, 16:01

    Në cilin vend të botës tretë bëhet parkim në buzë të detit, mbi rere pa leje dhe jashtë çdo llogjike aty ku duhej të bëhej plazh parkohen makina nga i forti i lagjes,,

    Reply to this comment
  6. mirel July 30, 17:08

    Mos more, ne thame se do beje lufte kunder Berishes&Co, ti e paske me morrat e rrugeve

    Reply to this comment
  7. Ce July 30, 17:41

    Parkimi tek Vollga në buzë të detit parkimi me i turpshem në botë, habitën turistët kur shohin makina mbi rere kur duhej të kishte pushues me çadra, por i forti i lagjes ka mposhtur shtetin, turp për prefektin që sja bërë asgjë për ta hequr këtë turp nga Vollga.

    Reply to this comment
  8. armiqte e tu, qe vene dhjame nga "diktatura" jote; metet, berishet, bashet dhe ..dreqi dhe i biri . July 30, 17:58

    ata jane sheshit, kane zaptuar troje; si ne det’ si ne …trotuare . disa te vijne verdall dhe te ruajne nga “terroristi”…..popull, ne forme fansash, badigardesh, aparatcikesh, partiakesh e aktivistesh te “shkathet”, “ish te perndjekur”, “ish pronar” .

    Reply to this comment
  9. te fortet e intelektit, jane me te forte se ata te .....hanxharit . July 30, 18:04

    mos harro te “frikesosh” lobin anti grek, (anti ortodoks, me xhufin) ne krye .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*