Të fshehtat e jorganit

February 9, 2019 11:42

Të fshehtat e jorganit

Nga Bedri Islami

Dy ditë më parë, në foltoren e Kuvendit, drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi, nisi betejën me ministren e drejtësisë, betejë të cilën, deri më sot e kishte kursyer, pasi zonja Gjonaj na qenka një kushërirë e bashkëshortit të saj dhe e lidhur me rrethin familjar.

Tani, pasi prokuroria ka ndaluar disa ish punonjës në Ministrinë e Drejtësisë dhe po heton për dy ish ministra, përfaqësues të LSI-së, beteja u hap dhe krushqia apo kushërira u harrua. Nëse kjo lëvizje e LSI-së ka lidhje apo jo me proçesin që sapo ka filluar, kjo mund të merret lehtë me mend.

Një ditë më pas, gjërat shkuan edhe më tej: një deputete, Mehmetaj, shtroi disa pyetje për zonjën ministre, nga të cilat vetëm një lidhej me pozicionin e saj, pra me detyrën si ministre dhe, të tjerat, me bashkëshortin ministror, me histori që nuk janë të reja, por fillojnë që nga viti 2016. Deputetja shtoi më tej se të gjitha këto janë sa për të filluar, duke qenë e qartë se do të ketë edhe shumë pyetje të tjera.

Nuk e njoh as zonjën Gjoni dhe as bashkëshortin e saj. Dhe nuk besoj se do i njoh ndonjëherë. Nuk e di  as përse bëhet fjalë në të gjithë këtë histori, e cila filloi pas ngritjes së një akuze, të cilën as nuk e bën zonja ministre dhe as nuk mund ta fshehë ajo. Mundet që bashkëshorti i saj të jetë si e cilësoi zonja Kryemadhi ose të jetë krejt i pafaj; mundet që të jetë i pushuar nga puna dhe i kthyer përsëri. Kjo nuk i takon këtij shkrimi, por, në të vërtetë të trazon për diçka tjetër: për “bombat” dhe “granatat” politike që fillojnë të shpërthejnë sa herë që i duhet politikës dhe që futen me ciflat e tyre deri në shtratin bashkëshortor.

Kthehemi kështu tek njëra nga çështjet më serioze të funksionimit të politikës në vendin tonë: përpunimit të të dhënave dhe shfaqjes së tyre në një moment të caktuar, jo si dëshmi të së vërtetës, por për të fshehur atë dhe për t’u  shfaqur atëherë kur politikës i duhet dhe jo kur i duhet drejtësisë.

Nuk është thjeshtë praktikë e një force politike: është e të gjithave dhe është e shëmtuar tek të gjitha.

E mbani mend se si pas tragjedisë së Gërdecit, në mbledhjen e parlamentit, britmën e ish shefit të qeverisë kundër prokurorëve të çështjes, të cilët e morën me zell, por, pas presionit të Berishës, jo vetëm u tërhoqën nga çështja, por edhe u larguan nga prokuroria. Ata, sikur të kishin qenë të panjohur dhe të zbritur nga planeti Mars, befas u shpallën ish lakej të komunizmit, spiunë dhe bashkëpunëtorë, u gërmua në shtratin e tyre familjar, u nxorën se nga kishin ardhur dhe se çfarë bënin të afërmit e tyre. Drejtësia u mposht.

Pas kësaj goditje, deri në indet e familjes, askush nuk guxoi të thërriste, qoftë edhe për të larë gojën, djalin e ish shefit qeveritar, i cili, ende pa u numëruar të vdekurit, kishte biseduar me pronarin e fatkeqësisë minuta me radhë.

E mbani hakërrimën e Bashës ndaj të gjithë atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhej të merreshin me dosjen e tij dhe se si, një punë që kërkonte vetëm 15 minuta, dorëzimi i dosjes nga prokuroria e përgjithshme deri në prokurori, nuk u bë as për muaj me radhë dhe e gjitha u mbyll përmes një nocioni të panjohur deri më tani, “me procedurë”.

Berisha, pas 21 janarit nxori në llumin e tij gjithë banalitetet ndaj një zonje, si kryeprokurore e përgjithshme, Ina Rama, u fut deri në jetën e saj vetjake, gërmoi në imtësira për të gjetur se çfarë kishte ndodhur dhe, në fund, gjithçka mbylli , ashtu si deshi vetë. Askush nuk e thirri njeriun që kishte dhënë urdhër të vriten protestuesit e pafajshëm, në mesin e bulevardit. Berisha hapi dosjet e vjetra, të cilat i kishte dhe i ka ende në arkivën e tij.

Shefi i tashëm i qeverisë, po kështu. Prokurorët e dosjeve të nxehta të korrupsionit “ rilindas” ndjehen nën kërcënim, dhe, secili prej tyre, duke i ditur mëkatet e bëra në vite, nuk mund të marrë guximin të ndjekë deri në fund një dosje të nxehtë…

Përse politika e bën të gjithë këtë, pra, përse një fakt, një të vërtetë, një dosje, e mban të fshehtë dhe nuk e bën publike në kohën e duhur, nuk e denoncon krimin, ashtu si e di, në strukturat e drejtësisë; përse, kaq lehtësisht, ata krijojnë një sistem paralel dosjesh, ndëshkimesh, padish, pyetjesh, ritualesh, deri sa gjithçka përmbyset dhe mbi shtetin e të drejtës del shteti i politikës, e oligarkëve të politikës?

Ky shtet paralel dhe drejtësi paralele nuk ia përton të shpalosë edhe palët e jorganëve martesorë, të merret me krushkat dhe krushqit, me burrat dhe gratë, me vajzat dhe nuset; nuk ia përton të kërcënojë si në rastin e para dy ditëve ose kur “ u a bëj fytyrën si shollë këpucësh”, dhe, në fakt, pas shantazhit , kur nis edhe tërheqja, gjërat harrohen, zbuten, njerëzit kthehen përsëri në njohjet miqësore, në krushqi dhe lidhje familjare.

Në fakt, fshehja e të vërtetës është fshehje e krimit dhe deputetët si njerëzit ligjbërës duhet ta dinë këtë. Nëse ata nxjerrin nga thasët e tyre se çfarë ka ndodhur viteve nën jorganë, ndëshkimi i parë duhet të jetë për to. Sepse e kanë penguar drejtësinë, ia kanë mbyllur rrugët asaj.

Bisedoja një ditë me një deputet, mik të vjetër, për të cilin kisha dështuar se ka mjaft dosje për një figurë të njohur të politikës. I thashë me të qeshur se duhet t’i nxjerrë, kështu ai ndoshta ikën nga politika.

-Jo vetëm nga politika, më tha ai, por ikën krejt nga Shqipëria.

Mirë do të kishte qenë të shkonte secili aty ku e ka vendin dhe të fillonte një jetë ndryshe plurale.

 

 

 

February 9, 2019 11:42
Komento

19 Komente

  1. vilson naci February 9, 12:23

    Po ata aty jane vetem per te mbrojtur interesat e tyre, duke e ditur qe ne kemi nje drejtesi te kalbur te cilen ata e kane ndertuar vete per te mbuluar te gjitha zullumet qe kane bere ne kurriz te popullit

    Reply to this comment
    • Vladimir Dushniku February 9, 22:07

      I nderuari z.Bedri!
      Keni shumje te drejte per sa thoni,por e keqja ne Shqiperi nuk shqitet vetem duke denoncuar disa hajdute e kriminele dhe mbrojtur disa te tjere me justifikimin barbar se “Rama qenka me i mire se Berisha”, se “Veliaj qenka me i mire se Basha” etj,etj!
      Te gjithe duhet te vihen me shpatulla per muri duke i ballafaquar bemat e tyre ne dem te interesave te popullit shqiptar!
      Dhe nje rol te pazevendesueshem moral dhe shoqeror duhet te luaje sidomos shtypi dhe vecanerisht ju si gazete,qe keni marre persiper detyren e veshtire patriotike te gjendeni kurdohere ne anen e drejte,te shumices se popullit!
      Kam 10 dite qe kam derguar nje leter kryeredaktorit Thano duke denoncuar me fakte kryebashkiakun Veliaj qe e ka trajtuar Yzberishtin njelloj si dikur klika e Tito-Rankovicit Kosoven!
      Nje diskriminim i tmerrshem dhe i dukshem per cdo qenie humane!
      Por ju nuk e botuat deri me sot ate leter,as si koment,se sic duket keni interesa ose vleresime personale ndaj Veliajt,packa se ai u ka “vrare” femijerine mijra femijve te Yzberishtit!
      Ne se kjo ka ndodhur rastesishrt,botojeni ate qe neser,ndryshe mos luani me rolin e te pavarurit dhe mbrojtesit te interesave te popullit!
      Kam trajtuar probleme te mprehta ne ate leter,shume ndryshe nga plot shkrime roze qe botoni per dite!
      Shpresoj te reagoni drejt,vetem ne se keni interesa te tjera nga ato qe ngre une!

      Reply to this comment
  2. une February 9, 13:47

    Z. Bedri! Neqoftese hamendeson shko meso te verteten! Gazetaria nuk behet ne zyre dhe me urdhera! Me vjen shume keq por tashme i ngjani nje gazetari”medioker mercenar”! Neqoftese nuk e di te verteten mesoje dhe shkruaj! Neqoftese nuk injeh shko njihu me ta dhe pyeti! Neqoftese Saliu dhe Basha bene cfare bene i dime te gjithe dhe nuk mund t\i krahasosh me Ramen! Edi nuk eshte Saliu! Dita e ka harruar kete te vertete me qellim! Per cfare arsyesh eshte ne nderin e saj te spiegoje arsyet qe perse Rama eshte njelloj me Saliun me fakte jo me artikuj medioker gazetareske! Fjalia qe “shefi i qeverise se sotme beri po ashtu si Saliu” eshte poshtersi e Bedri Islamit!

    Reply to this comment
    • Ylli February 9, 21:32

      Sa i prekur ky anonimi UNE ,ose me sakte sa i verber .Ndonje dite me kete verberi pro kryetarit do akuzoni dhe Taulant Ballen se nuk ja mbajti topet drejt kryetarit ???
      Berisha e kishte borxhin e jashtem 62% dhe Rama e quajti krim kombetar Vete Rama e coi mbi 70% .!! Me thuaj ndryshimin o UNE.
      Berisha beri Rrugen e Kombit me kosto afro 10 milion € per km dhe Rama e quajti krim kombetar .Vete Rama nxorri koston e rruges teresisht fushore Thumane – Kashar 22 milion € per km !!! Me thuaj o UNE ky eshte ndryshimi ,ose kush eshte krim kombetar ?!?!
      Berisha lejoi Lazaratin te mbillte hashash dhe u quajt krim kombetar .Po mbjelljen e gjithe Shqiperise me hashash si do ta quash o UNE ?!?! Apo Lazarati eshte me i madh se Shqiperia sipas nje studimi te Rilindejes ???
      Berisha u akuzua per dhenie konçesionesh si.p.sh. ai i kolaudimit qe.me te drejte u quajt krim kombetar .Por a ke ndopak cipe te pranosh ,sa konçesione ka dhene qeveria Rama ?? Apo keto nuk quhen krim kombetar ???
      Berisha u akuzua se luftoi shtypin e lire ,kur te pakten gazeten Dita ,Tema ,Sot ,Shekulli ,Shqip ,Shqiptarja Sot ,Gazeten Shqiptare i kishte teresisht opozitare.Por sot si do ta quash situaten kur kundra qeverise shkruan vetem paçavurja e Fahri Balliut e deri diku Panorama ?? Demokraci ,Made in Rilindja .?? Me thuaj nje stacion televiziv teresisht opozitar si dikur Top Chanel apo Vizion Plus ???
      Apo quan demokratike konkurset e punes qe ben Rilindja ku per çudi i fitojne te gjitha socialiste te thekur .Berisha i vendoste pa konkurs .Ky eshte ndryshimi ???
      Ka plot ,por ju militantet e Partive jeni llumi dhe turpi i te qenit njeri.
      Shko mbaj loqen kryetarit kur te shurroj se mos behet pis e turp per ju , idealistet e trapit.
      Lere z Islami rehat se as ka qene dhe as ka ndermend te jete kunder Rames.Shaka po ben !!

      Reply to this comment
      • syri February 9, 22:59

        Njeriu mund te jete injorant dhe militant! Por te thuash se Berisha ishte i ndershem tregon qarte ku jane berishistet! Keshtu o Ylli berishian nga cila ane je ti? Sa per Bedriun po humb respektin tani ne pleqeri!

        Reply to this comment
        • Ylli February 10, 23:38

          Ku lexove ti o Ciklop qe une kam shkruar qe Berisha eshte i ndershem !?!?
          Po pse jeni kaq te varfer menderisht kur nuk keni argumente por thoni je i Berishes ???
          Bera nje krahasim se cdo te thote ndryshim ndermjet dy figurave politike vendimmarrese .Kaq !
          Ti ke problem qe une dyshoj qe sje budalla ??
          Pa problem se dukesh nga pergjigjja jote qe sje .Edhe po te jesh njesoj eshte….vazhdo shkruaj si te ka mesuar Nena Parti !!
          Ej bela nje tufe me psikopatër !!!

          Reply to this comment
          • une February 11, 10:04

            Ore Ylli! Po sa loqe qenke o zoteri? Po ti nuk di as te shkruash shqip! Si nuk e dashke salivrasesin ti kur thua se “sali e kishte 62% borxhin”? Qenke injorant vertet me keto qe shkruan dhe nuk le njeri pa e share! Ylli i mengjesit apo i mbremjes,qe i thone eshe ndryshe Aferdita ose Venusi, mendohu kur shkruan! Jep mendimin tend dhe mos i jep liri fantazise tende prej injoranti!

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali February 9, 13:48

    Ata i mbajne dosjet apo krimet e njeri tjetrit se ketu nuk ka drejtesi por nuk ka edhe popull qe ti kerkoj llogari apo ti abandonoj.
    Ketu edhe ky mut populli eshte i kirruptuar dhe hajdut dhe eshte gati te vtasi njeri tjetrin per te mbrojtur kriminelin e vet qe aq shume e dashuron.
    Popull muti qe shikon se si jane pasuruar keta kriminel dhe vazhdon ti mbroj….

    Reply to this comment
  4. ETHEM February 9, 14:34

    SHUME E SAKTE.KA 28 VJET QE SB KA MARR PENG DREJTESINE,PD DHE VENDIN.
    -KJO ESHTE ARSYEJA QE SHBA+BE INVESTUAN PER TE BERE REFORNEN NE DREJTESI DHE MONITORIMIN E VETINGUT.DHE PO DEL QE 50 % E GJYKATESVE E PROKUROREVE TE PERGATITUR NE KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE NGA SALIU,PO DALIN NGA SISTEMI.POR EDHE ATA QE E KAN KALUAR VETINGUN NUK JANE TE PASTER,NDONSE PD+LSI PO I MBRON ME THIKE NDER DHEMBE.
    -FAKTI QE GJITHE LUKUNIA E OPOZITES I TURRET KM RAMA E MINISTRAVE TE TIJ SE E KAN KAPUR DREJTESIN ESHTE NJE H I P O K R I Z I DJALLZORE PER TE SHPETUAR NGA VETINGU ATA QE I KAN MBROJTUR DIKUR NGA KORRUPSIONI E KRIMI.
    -KRIMINELI DRITAN DAJTI VRAU 5 VET,4 POLIC DHE PAS 9 VJET GJYQE ME NE FUND SHPETOI NGA DENIMI MAKSIMAL KUR DUHEJ VARUR NE MES TE TIRANES.PSE:BABAJ I KRIMINELIT KA QENE GUZHINJER I SALIKERMES-PRESIDENT.DHE DREJTESIA NUK MUND TE VEPROI NDRYSHE NGA KY PERSON QE PO MBAN PEND KETE VEND QEKURSE U EMRUA NGA I DERGUARI UDB RAMIZ ALIA.DHE STAFETA VAZHDON DORE-ME-DORE TE SB E ME PAS TE LB,KU MISIONI TYRE NUK KA PERFUNDUAR ENDE.PASI KETA KERKOJNE NJE 97,98 TE DYTE PER TE MARRE PUSHTETIN ME DHUNE.
    -DHE HORRAT E PD+LSI KERKOJNE TE SHPETOJNE NGA VJEDHJET E KRIMET QE KANE BERE NE 28 VITE.DHE DO SHPETOJNE PASI NUK KA BURR-NENE QE TE FIRMOSI KUSH PER DENIMIN E TYRE SE KAN FRIKE.SE SHUMICA JANE KORRUPTUAR,KAN NGRENE NJE LUGE ÇORBE TE PRISHUR DHE PRESIN TA VJELLIN NESE DO BEJNE DETYREN ND/KOMBETARET QE EDHE KANE INVESTUAR PER KETE PUNE.NDRYSHE KY VEND NUK BEHET.ESHTE KJO ARSYEJA QE NJERZIT PO IKIN NGA SYT KEMBET.E JO VARFERIA SOÇ SHPIF OPZITA,PASI EKONOMIA NUK ESHTE ME KEQ SE SA E LA SALIU.
    -TURRJA E MONAÇIZMES MINISTRES GJONAJ TREGON SA POSHT KA RENE POLITIKA E KRIMIT NE KETE VEND QE SHPIFSI NUK DENOHET POR I BEHET KARSHILLEK.KJO ESHTE FATKEQSI.

    Reply to this comment
  5. mirel February 9, 16:58

    Thelbi I shkrimit eshte ky:
    Përse politika e bën të gjithë këtë, pra, përse një fakt, një të vërtetë, një dosje, e mban të fshehtë dhe nuk e bën publike në kohën e duhur, nuk e denoncon krimin, ashtu si e di, në strukturat e drejtësisë; përse, kaq lehtësisht, ata krijojnë një sistem paralel dosjesh, ndëshkimesh, padish, pyetjesh, ritualesh, deri sa gjithçka përmbyset dhe mbi shtetin e të drejtës del shteti i politikës, e oligarkëve të politikës?”

    Kush nuk e kupton eshte idiot, ose I djeg miza nen kesule.
    Morali? I takon gjithe popullit te ngrihen si studentet per te tundur themelet e Kartelit Rilindje, qe eshte nje amalgame qelbesirash te PD, LSI dhe PS
    Baza e majte duhet ta shkepusi PSne nga kjo njolle ne historine e saj.

    Reply to this comment
  6. asd February 9, 17:42

    E keni nderprere rrefimin aty ku ishte kthesa me e bukur, pra kush qenka politikani ne fjale dhe cilat jane faktet ? Ne Shqiperi asnje nuk flet me fakte, sepse ato perdoren vetem per kercenim apo shantazh.

    Reply to this comment
  7. Alban Dega February 9, 17:43

    Replike e detyruar me Lulush Karabushin e co.

    DUART E PERGJAKURA…. DUAR NE PRANGA !

    – Kur i ke duart me gjak mos i drejto gishtin askujt o Lul P…jeshka Mashkull!

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    Si minister Transporti vodhe jo 235 milione euro, por 600 milione euro me Banden e Gangstereve te Saleh Ramollah Stanishic Putinit !
    Lexoni konkluzionet shkencore te nje nga heronjt e dhjetorit 90, ish-minister, ish deputet I PD-se Prof. Ing. Arben Mecaj per mastrafin rrenues financiar te Autostrades se Kusarise se Kombit:
    http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/.
    Nderim per kete shkencetar te inxhinjerise se ndertimit dhe shqiptar te madh, i cili jo vetem denoncoi pa jetesuar akoma kete megakusari, por pati guximin sqytwtar e atdhetar te jepte fireheqeje te pakthyeshme si drejtor e Drejtorise se Rrugeve ne ministrine e Transportit !
    Nje shembull per tu ndjekur!
    Nje mesim atdhetarie e qytetarie gati i pashoq ne historine 100 vjecare te Shqiperise, i ngjashem me ate te ish- ministrit te Drejtesise Manol Konomi ne kohen e ish- diktatures !
    Si minister i Jashtem mban vulen e ardheshitesit Nr.2 pas Sali Toptanit per shitjen e 350 km katrore ujera territoriale shqiptare te Otrantos! Mallkuar u qofte emri shqiptare!
    Si minister i Brendshem bashke me Bujar Perishanin, Mul Stanishicin mbani mbi vete emrin e turpit te Republikes se Lazaratit bashke me Sali Eskobarin…
    Si minister i Brendshem i Saleh Kadafit te dy i keni te lyera duart me gjakun e dlire te 104 protestuesve krejtesisht te pafajshem prej te cileve 4 te ekzekutuar me 11 janar 2011 pa vendim Gjykate ligjore dhe ne shkelje flagrante te Kushtetutes dhe Kodit Penal te Shqiperise, krim ky kunder njerezimit, kompetence kjo e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage kunder tyre si kryekzekutore dhe ekzekutoret fizike Prendi e co.
    Nuk di cfare presin familjaret e viktimave dhe te plagosurit per te ngritur padi dhe hapur dosjen e ketij krimi teper te rende kunder njerezimit ne Hage !?
    Edhe Prokuroria e Pergjithshme dhe ajo e Krimeve te Renda duhet te rihapin me perparesi kete megadosje te mbyllur me komanden e kryeekzekutorit Sali Berisha, cka eshte nje akuze tjeter teper e rende bashke me fshirjen e serverave te Kryeministrise dhe zgjedhjen si deputet te PD-se se ish- inxhinjerit te tyre per te blere heshtjen e tij !
    Keto jane krime qe i di dhe i ka paguar me gjakun e me djersen e dlire cdo shqiptar!
    E megjiate mbeten vetem maja e Ajzbergut te krimeve pa fund e kusarise pa ane te “ kesaj Mafia krejt jashte kontrollit” sipa “ The New York Times” .
    Prandaj eshte terbuar deri ne cmenduri kunder Reformes ne Drejtesi, SPAK-ut, BKH-se kjo “Bande e Gangstereve” te Salike Floririt, Lulush Karabushit qe u ofron shqiptareve energji me litra, Mona Cizme Lalezit, Enkeled Gebels Gerdecit, Petrit Vasil e Ylli Manjan Hajnave te burgjeve….e co. Qellimi kryesor i tyre dhe 16 shkurtit te tyre eshte zhberja per te 15 here te shtetit shqiptar ne cdo qelize e hallke te tij vetem e vetem per te shpetuar koken e tyre, parate e pronat multimilioneshe… 25 miliarde euro te vjedhura e plackitura shqiptareve e per te kaleruar mbi kurrizin, djersen gjakun e dlire te shqiptareve sic kane vepruar e veprojne tash e 28 vjet!
    Eshte koha te kercasin prangat ne kycet e ketyre zullumqareve, kusareve e vrastareve te shqiptareve, ketyre shtetzhberesve e atdheshiteseve pa dine e pa imane!
    Eshte koha per ligj e drejtesi!
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Ligj e drejtesi !
    Shteti e ka zemren prej ligji jo prej Maliqi e Saliqi !
    Pa shtet ligjor nuk ka shtet !
    Duart e pergjakura duhet te vihen me pranga…
    Duart e pergjakura duar ne pranga!

    Reply to this comment
  8. turi February 9, 19:40

    thua : “Shefi i tashëm i qeverisë, po kështu. Prokurorët e dosjeve të nxehta të korrupsionit “ rilindas” ndjehen nën kërcënim, dhe, secili prej tyre, duke i ditur mëkatet e bëra në vite, nuk mund të marrë guximin të ndjekë deri në fund një dosje të nxehtë…”

    na thua kush konkretisht?
    nese jo qenke kadri me mustaqe

    Reply to this comment
  9. Adih February 9, 20:39

    Zoti Bedri .
    Ne momentin e pare ,pamvaresisht kush do jete peshku i pare zene ne rrjet nga SPAK, te jeni te sigurte nuk do kete me jorgane e dyshek e krushqi ,nuk do mbahen here te mbyllura e here te hapura ,por do ja nxjerin ,pislleqet njeri tjetrit .Ju garantoj .Sidomos shqiptari qe eshte hakmarres . Mos u beni merak . .Ju siguroj se do shikojme ,nivelin e tyre te ulet gjithashtu hakmares . Te jeni i sigurte ka per te pasur ” gallate “?
    Sic kane vrare , e sic kane vjedhur diten neper diell ,pa pike turpi e pike namuzi ,ashtu do dalin edhe bythzbuluar ,brenda pak oreve me njeri tjetrin ..

    Reply to this comment
  10. Zaho February 9, 21:14

    “I am not neutral, I am truthfull”, thote gazetarja e madhe e CNN Cristianne Amanpour.( nuk jam neuteale, jam me te verteten). Keshtu dhe Bedriu. Per te bere gjasme neutralin, Bedriu hedh nje shashke edhe kunder Rames. Asnje paralelizem midis Berishes/Bashes e Rames. Perkundrazi une do ta kritikoja Ramen psh se e la Llallen te vegjetoje ne krye te Prokurorise pa thene nje fjale kunder tij, nderkohe qe korrupsioni ishte bere mullar e Llalla tallej me dosjet. Keshtu ka vepruar edhe ne raste te tjera. Por psh kritike per prokuroret politike tropojane kunder Tahirit, jane pak. Kaluan 15 muaj e ata ajoma vijne verdalle.

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit February 9, 23:22

    Do kesh biseduar me Takun per dosjen e Sales, qe e ka Likja. Dhe è mban per pazar ne shkembim te dosjes se Likes, qe e ka Sala. Kot po ia fus, se qyfyret na mbeten. Nuk jane prone vetem è te enjtes Kuvendore.

    Reply to this comment
  12. Drenova February 10, 15:29

    Ku eshte “SHTETI” ne Shqiperi?
    Askund nuk e shoh e as e ndjej shtetin,pervec hajduteve,krimineleve,fukarallikun,padrejtesine,vetgjyqesine dhe deshperimin!
    Pse Rama nuk qeveris,por sundon?
    Sepse ky eshgte kapitalizmi demokratik,qe na u reklamua me pompe si parajse,por na doli nje grope haleje!

    Reply to this comment
  13. Drenova February 10, 15:29

    Ku eshte “SHTETI” ne Shqiperi?
    Askund nuk e shoh e as e ndjej shtetin,pervec hajduteve,krimineleve,fukarallikun,padrejtesine,vetgjyqesine dhe deshperimin!
    Pse Rama nuk qeveris,por sundon?
    Sepse ky eshte kapitalizmi demokratik,qe na u reklamua me pompe si parajse,por na doli nje grope haleje!

    Reply to this comment
  14. Kris 1 February 11, 02:02

    Nuk jam insektollog dhe as veterinier prandaj kerkoj qe te me splegoni perse na duhet ne keto vite karvani me mushka dhe lukunia me qener.Pse qeveria dhe parlamenti Jane bere SI hani I Stavros me keto kafshe pa hejbe qe mbartin vetem kazane e legena.
    SI ti luftoje pleshtat e Saliut dhe Metes e ti ndalojme Te futen ne jorganin e Rames.Boll I ka tartabiqet dhe mizat e kalit I ziu Ramadan Hanxhiu.
    SI ta shpetojme hanxhiun per Te miiren e hanit?
    Mos di gje Ben Laboviti se eshte nga fshati

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*