Të fshehtat e Mukjes

August 5, 2017 15:04

Të fshehtat e Mukjes

Nga Dr. Marenglen Kasmi

Një rol vendimtar në krijimin përfundimtar të kampeve politiko-ushtarake në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore luan pa dyshim takimi i përfaqësuesve të Frontit Nacionalçlirimtar (FNÇ) dhe Ballit Kombëtar  në Mukje, më 13 gusht 1943. Kësaj marrëveshje i paraprinë një sërë ngjarjesh të rëndësishme në planin botëror, siç ishte kalimi i forcave të Boshtit Qendror në mbrojtje në Stalingrad, zbarkimi aleat në Siçili në natën e 9 korrikut, rritja e mosbesimit të Commando Supremo-s ndaj elitës politike italiane si edhe shumë faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm që më 24 korrik 1943 çuan në rënien e Mussolini-t dhe krijimin e qeverisë Badoglio.

Si pasojë, gjithë forcave politike shqiptare u duhej të rishikonin qëndrimin e tyre. Kësisoj, edhe Balli Kombëtar filloi të kërkonte negociata me palën tjetër. Ato pak luftime me karakter lokal të kryera nga disa çeta balliste u shfrytëzuan nga kjo organizatë për të hyrë bisedime me FNÇ, i cili kishte kohë që luftonte kundër pushtuesve italianë. Si negociator ndërmjet palëve shërbeu Abaz Kupi. Po ashtu, misioni britanik në Shqipëri, këmbëngulte në një luftë të përbashkët të shqiptarëve kundër pushtuesve dhe ishin pikërisht britanikët që e morën nismën për këtë takim. Letërthirrja zyrtare për takimin u bë nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili në mbledhjen e tij të datës 9 korrik 1943 vendosi krijimin e një aleance politiko-ushtarake me Ballin Kombëtar. Nëpërmjet letërthirrjes së hartuar nga delegatët e tij, ky Këshill ftonte zyrtarisht organizatën e Ballit Kombëtar në një takim sa më të shpejtë e përfundimtar.

Në këtë kuadër, më 26 korrik 1943, ditë e hënë, në Tapizë u takuan delegacionet e dy organizatave. Ndonëse thirrja për takim u bë më shkrim, Balli Kombëtar e konfirmoi me gojë pjesëmarrjen e delegacionit të tij në këtë takim paraprak. Madje, sipas letrës së Ymer Dishnicës drejtuar Enver Hoxhës, delegacioni i Ballit nuk dëshironte të linte asnjë gjurmë për takimin: “Ne [delegacioni i Ballit] e dinim se do të kemi takim vetëm me Bazin [Abas Kupin] por, meqë jemi aty, atëherë mund të diskutojmë e të bëjmë disa sqarime pa qenë nevoja e një procesverbali  shkruante Dishnica. Pa hyrë në detaje, në Tapizë palët ranë dakort të takoheshin në Mukje, ku edhe në datat 1-3 gusht 1943 u mbajt konferenca e përbashkët, që ka hyrë në histori me emrin “Konferenca e Mukjes”.

Për drejtimin e mbledhjes u caktua përfaqësuesi i Ballit Kombëtar Thoma Orollogaj. Sekretar u zgjodh përfaqësuesi i FNÇ, Mustafa Gjinishi. Bazuar në bisedimet e Tapizës, delegatët e të dy palëve ranë në parim dakord për vazhdimin e përbashkët të luftës ndaj pushtuesve të huaj, duke miratuar krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, i përbërë nga 12 anëtarë, gjashtë anëtarë për secilën palë. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes ishte që lufta do të bëhej për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut, atë të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike, një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore. Më tej, pas mbarimit të luftës, do të ishte populli ai që do të përcaktonte formën e qeverisjes dhe po ashtu do të zgjidhte forcën politike që duhej të drejtonte vendin. Në krye të Qeverisë së Përkohshme  mendohej të zgjidhej Hasan Dosti.

Cilat ishin arsyet e prishjes së marrëveshjes?

 Organizimi i ri i dalë nga Mukja e godiste rëndë pozicionin e Partisë Komuniste. Sipas marrëveshjes, komiteti i dalë nga Mukja duhej të drejtonte luftën ndaj pushtuesve të huaj, në një kohë që, PKSH, qysh prej Konferencës së Pezës, më 16 shtator 1942, e kishte filluar qëndresën ndaj pushtuesve italianë. Më tej, PKSH nuk ishte e përfaqësuar mjaftueshëm në këtë Komitet. Anëtarë të Komitetit të Përkohshëm që u zgjodhën nga radhët e FNÇ-së, siç ishte Abaz Kupi dhe Myslim Peza, nuk kishin bindje komuniste. Madje, edhe postet që ata duhej të mbanin, Abaz Kupi, komandant i përgjithshëm i forcave ushtarake dhe Myslym Peza komandant i forcave operative në rajonin e Tiranës, ishin poste me karakter të mirëfilltë ushtarak. Ndërkaq, Komiteti i Përkohshëm përbëhej thuajse vetëm nga ballistë dhe nacionalistë. PKSH-ja nuk mund ta «kapërdinte» këtë zhvillim. Ajo jo vetëm që kështu dilte në hije, por po ashtu dobësohej edhe roli i saj parësor në drejtimin e luftës, gjë që ja zbehte asaj më pas shanset për të marrë drejtimin e vendit. Kristo Frashëri shkruan se, krijimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë ishte një fitore e Ballit Kombëtar.

Më thelbësorja ishte që, në Mukje, nuk u diskutua për të ardhmen e Këshillave Nacionalçlirimtarë, të cilët përbënin thelbin e FNÇsë. Këto Këshilla kishin dhënë prova si organe mbështetëse të luftës kundër pushtuesve italianë. Sipas organizimit të ri e të bazuar në marrëveshjen e arritur, ato nuk do të përfshiheshin në organizimin e ri si organe vendore të Komitetit Provizor e Qeverisë së Përkohshme, por duhej të krijoheshin të tjera struktura. Kësisoj, anashkalohej plotësisht organizimi dhe lufta e bërë tashmë nga FNÇ-ja dhe Partia Komuniste. Me të drejtë lind pyetja, se kush është ajo forcë politike – si atëherë edhe sot, pa dashur ta thjeshtëzojmë problemin, e cila do të binte dakord me prishjen e strukturave të saj mbështetëse dhe do të lejonte delegimin e forcës së saj te kundërshtari politik? Si rrjedhim, disa ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, PKSH hoqi dorë nga zbatimi i saj, gjë që sigurisht e thelloi hendekun e mosmarrëveshjes ndërmjet shqiptarëve dhe nuk ishte një zhvillim pozitiv për vendin.

Pas viteve 1990 janë hedhur teza se, Enver Hoxha dhe Komiteti Qendror i PKSH, ishin dakord me vendimet e Konferencës së Mukjes, por ata duhej t’i anulonin vendimet e saj si pasojë e presionit jugosllav. Është qartësisht e kuptueshme që Partia Komuniste Jugosllave nuk mund të miratonin vendime që rrezikonin mospërfshirjen e Kosovës brenda kufirit jugosllav pas lufte dhe ushtroi presion ndaj Hoxhës. Po ashtu, jugosllavët ishin shprehur kundër tendencës bashkëpunuese të FNÇ-së me Ballin. Gjithsesi, këto janë arsye që qëndrojnë, por nuk janë kryesore në prishjen e marrëveshjes. Kritikat e jugosllavëve ndaj PKSH nuk ishin të panjohura për Ballin edhe në Mukje. Këtë e pohon edhe Dishnica kur i shkruan E. Hoxhës se në Mukje “ballistët kërkonin të na paraqesnin ne si njerëz që presim urdhra nga gjetiu. Kurrë nuk ka njeri në Shqipëri që të mos dojë indipendencën, thoshin ata [ballistët]. Sikur ne jemi më pak të vendosur se ata para përgjegjësive.”

Shkaku i prishjes duhet kërkuar te krijimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, i cili rrezikonte pozitat e PKSH dhe të E. Hoxhës, madje e nxirrte atë fare nga skema e luftës së armatosur. Kësisoj, atij nuk i nevojitej ndonjë këshillë, urdhër apo këmbëngulje e madhe nga pala jugosllave për të prishur diçka që edhe atij vetë nuk i vinte për shtat. Edhe Enver Hoxha në Konferencën e Labinotit, 4-9 nëntor 1943, artikuloi të njëjtin mendim si ballistët në Mukje në lidhje me të ardhmen e Kosovës, që e ardhmja e Shqipërisë etnike varej nga respektimi i Kartës së Atlantikut.

Siç u shkrua më sipër, shkaku i prishjes duhet kërkuar te humbja e rolit parësor të PKSH në luftë dhe jo te Çështja Etnike, çka trumpetohet ende sot më tepër politikisht, sesa bazuar në realitetin historik. Pavarësisht dëshirës së madhe të drejtuesve ballistë për bashkimin e trojeve shqiptare, për të përfituar politikisht, Balli Kombëtar duhej që në Mukje t’i jepte luftës një karakter të gjerë, mbarëkombëtar. Bashkimi etnik duhej të bënte dallimin e Mukjes. Në këtë mënyrë ata shpresonin të fitonin një përkrahje më të gjerë në popull se PKSH-ja. Vetëm thirrja për të luftuar nuk mjaftonte. Një pjesë e mirë e shqiptarëve kishte kohë që e kishte filluar luftën. Ballit i nevojitej tashmë më shumë se kurrë të kthehej në aktor kryesor në arenën politiko-ushtarake të vendit. Është e pamundur të mendohet se Mit’hat Frashëri nuk e dinte se cila ishte rruga e bashkimit të shqiptarëve dhe kush e vendoste në fund të fundit këtë bashkim. Ai kishte jetuar e përjetuar vendimet e 1913 dhe 1920 në Londër e Paris. Rezultati është i njohur për të gjithë ne.

Harry Fultz, arrin në përfundimin se “Balli Kombëtar ndoshta kërkonte ndonjë arsye për të prishur marrëveshjen kur u bë e qartë se mund të kishte një shans për të punuar me gjermanët. Për këtë arsye qëndrimi i Hoxhës i leverdiste Ballit Kombëtar dhe veç kësaj i sillte edhe njëfarë kapitali politik. Fundja, Balli Kombëtar kështu nuk mund të mbahej përgjegjës për prishjen e marrëveshjes”. Nëse konsultojmë dokumentet e arkivave gjermane, shohim se Fultz-i ishte një vlerësues i hollë i politikës shqiptare dhe po ashtu, njohës i mirë i shqiptarëve. Ndonëse në vitin 1943 italianët shënuan disa suksese në rrafshim ushtarak, siç ishte organizimi i xhandarmërisë shqiptare në prill 1943 dhe kryerja në Kosovë e mobilizimit në ushtrinë shqiptare e tre vitlindjeve, legata gjermane në Tiranë arrinte në përfundimin se “në shumë qarqe nacionaliste shqiptare ende shpresohet se, nga kjo situatë e rrezikshme mund të dilet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me gjermanët. Gjithashtu, ata [nacionalistët], shpresojnë të gjejnë një argument për këtë bashkëpunim, për të proceduar kundër disfatistëve të shumtë, anglo-amerikanëve dhe komunistëve”. (PA/AA Rom Quirinal, Bd.130)

Në fakt, tendencat e nacionalistëve shqiptarë për t’u afruar, apo bashkëpunuar me gjermanët, daton më herët se viti 1943! Dokumentet gjermane hedhin dritë mbi një takim të fshehtë të Vehbi Frashërit me këshilltarin gjerman për çështjet etnike në shtabin e Komandantit të Përgjithshëm gjerman në Serbi, në datën 7 dhjetor 1942. (PA/AA, Akten der deutschen Gesandschaft Tirana).

Përveç kërkesës së Frashërit që biseda të mbahej e fshehtë, ai i parashtronte bashkëbiseduesit të tij disa qëndrime të nacionalistëve shqiptarë, përsa i përket një kapitullimi të mundshëm të Italisë nga lufta. Gjithmonë sipas Frashërit, nënshkrimi i një paqeje me kushte të veçanta ndërmjet Italisë dhe kundërshtarëve të Gjermanisë do të rriste ndikimin e Anglisë në Mesdhe. “Prandaj, ose ndoshta pikërisht për këtë arsye, qarqet nacionaliste shqiptare shpresonin ende që, me ndihmën e Gjermanisë, [ata] të hidhnin tej sundimin italian” shprehej V. Frashëri. Madje Vehbiu e ngacmoi më tej bisedën duke thënë se: “Në Shqipëri është krijuar një numër çetash të vogla e të armatosura – rreth 20 të tilla – që janë të shpërndara në gjithë Shqipërinë dhe zbatojnë pa hezitim urdhrat e komandës së organizatës së fshehtë nacionaliste shqiptare. Drejtuesit e kësaj organizate janë të gatshëm të kryejnë gjithçka që Gjermania kërkon prej tyre. Ata po qëndrojnë në gatishmëri për kohën kur rrugët e Gjermanisë dhe Italisë do të ndahen”. (PA/AA, Akten der deutschen Gesandschaft Tirana).

Sigurisht që, bashkëbiseduesi gjerman, duke i qëndruar besnik aleancës me Italinë, nuk i dha asnjë shpresë Frashërit për një ndërhyrje ushtarake të Gjermanisë qysh në këtë kohë në Shqipëri. Madje, ai u kujdes që të mos i krijonte Vehbiut asnjë iluzion për një mundësi të tillë.

Në dokument lexohet që, drejtuesit e kësaj organizate, dmth. të Ballit Kombëtar, të paktën qysh në fundvitin 1942, e shikonin të ardhmen e Shqipërisë me Gjermaninë dhe jo në aleancë me Britaninë e Madhe, pra me Aleatët! Kjo gjë jo vetëm që tregon «miopinë politike» të Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës do të përcaktohej edhe fati i Shqipërisë, por po ashtu është tregues i politikës së çoroditur dhe të paunifikuar të Ballit Kombëtar. Të lidheshe me Gjermaninë në këtë kohë, ishte vetëvrasje politike. Fakti që, pas pushtimit gjerman, Balli Kombëtar bashkëpunoi me ta, nuk le shteg për dyshimin, nëse V. Frashëri ishte dërguar vërtet prej Ballit në këtë takim.

Siç u theksua qysh në krye të shkrimit, në situatën e krijuar, zbarkimi i trupave aleate në Shqipëri apo pushtimi i Shqipërisë nga trupat gjermane ishin çështjet më të diskutuara. Po ashtu, të paktën për forcat nacionaliste, një opsion i hapur ishte edhe rrëmbimi i pushtetit nga komunistët, të cilët në këtë kohë përbënin edhe forcën politike më të organizuar në vend. Strategjia pragmatike e njohur e Ballit Kombëtar e «aurea mediocritas» (shqip: rrugës së mesme, mesit të artë), e cila bazohej mbi mosbashkëpunimin me italianët, por edhe mbi qëndrimin ushtarak pasiv ndaj tyre, nuk rezultoi efikase, ose të paktën jo shumë produktive, për fuqizimin e këtij kampi politik.

Pa vënë asnjëherë në dyshim patriotizmin dhe ndjenjën kombëtare të përfaqësuesve të Ballit Kombëtar dhe dëshirën e tyre për një të ardhme demokratike dhe perëndimore për Shqipërinë, këmbëngulja e Ballit në Mukje që, bashkimi etnik të bëhej që gjatë luftës, mund të konsiderohet edhe si një slogan për t’u mbushur mendjen shqiptarëve për seriozitetin dhe rrokjen e organizuar të armëve nga Balli Kombëtar, ndonëse të vonuar. Përse shumë nacionalistë ata që më vonë e drejtuan Ballin Kombëtar nuk e përkrahën platformën e Pezës dhe refuzuan bashkëpunimin me komunistët? Madje, mospjesëmarrja e elitës nacionaliste në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, mund të konsiderohet pa hezitim si dështimi i parë i tyre për t’u bashkuar në një front të vetëm kundër pushtuesit. Sigurisht që, Balli Kombëtar, nuk mund të fajësohet për këtë gjë, sepse ende nuk ishte krijuar si organizatë, pavarësisht tendencave për ta nxjerrë atë si të formuar më kahershëm. Një prezencë më e madhe nacionaliste në Pezë nuk do të kishte lejuar, ose të paktën do ja kishte vështirësuar punën PKSH-së, që ajo gradualisht të mbyste ndikimin nacionalist në FNÇ, më pas ta dominonte atë, e nëpërmjet luftës të siguronte ardhjen e saj në pushtet. Kësisoj, mund të themi se, në një farë mënyre, «flegmatizmi nacionalist» lejoi që në Pezë të hidheshin rrënjët e komunizmit në Shqipëri. Kush i njihte dhe përkrahte komunistët në këtë kohë, e aq më pak në një vend ku komunizmi si ideologji as njihej e perceptohej fare? Koha tregoi se, pasi PKSH-ja me ndihmën e nacionalistëve si Myslim Peza, Abaz Kupi etj., duke përdorur si lajtmotiv luftën kundër pushtuesit dhe bashkimin, siguroi mbështetjen e një pjese të madhe të popullit. Më pas i flaku tej elementët e padëshiruar, siç ishte Abaz Kupi.

Balli Kombëtar e kuptoi që, qëndrimi i mënjanuar e dëmtonte atë. Prandaj ai duhej të bënte një përpjekje bashkimi, ose të paktën të krijohej përshtypja se Balli, tashmë ishte gati që, për të mirën e vendit, të bashkëpunonin edhe me komunistët.

Është e vështirë të besohet se, Balli Kombëtar besonte vërtet që komunistët do të miratonin vendime kaq diskriminuese ndaj tyre. Gjithsesi, nëse marrëveshja do të prishej, ishin komunistët shkaktarët e prishjes. Aq më tepër kur prishja sipas tyre do të bëhej duke refuzuar një aspiratë madhore, siç ishte bashkimi etnik i shqiptarëve. Kështu që, më tepër se një dëshirë e vërtetë për bashkim, krijohet përshtypja e një loje të hollë politike të Ballit. Nëse marrëveshja funksiononte, Balli merrte drejtimin e luftës. Nëse ajo nuk pranohej nga komunistët, ata ishin të justifikuar siç vazhdohet të interpretohet ndonjëherë edhe sot.

 ***

Është e pakundërshtueshme që E. Hoxha ishte i interesuar të sundonte i vetëm pas luftës. Këtë gjë e provuan shqiptarët deri në lëkurë për mëse 40 vjet. Gjithsesi, t´ia hedhësh vetëm atij fajin e dështimit të bashkëpunimit mes shqiptarësh nuk përkon plotësisht me realitetin. Supozimi se, Balli Kombëtar ishte i detyruar të bashkëpunonte me gjermanët si pasojë e fillimit të luftës civile pas prishjes në Mukje, është tepër i dyshimtë dhe i diskutueshëm. Siç edhe e theksuam më sipër, Balli Kombëtar e kish kërkuar bashkëpunimin me gjermanët, të paktën qysh në fundvitin 1942.

 Si Balli Kombëtar, ashtu edhe Partia Komuniste kishin të njëjtin shqetësim, ardhjen në pushtet pas luftës. Edhe pretendimi që artikulohet sot rëndom se, Balli Kombëtar ishte i interesuar në formën e qeverisjes dhe jo të vinte në qeveri është po ashtu i pasaktë dhe jo logjik. Si atëherë e ngahera, një forcë politike punon për të ardhur në pushtet. Përse duhet që Balli Kombëtar si një forcë politike të mendonte e vepronte ndryshe? Sigurisht që pushteti nuk mund të merrej me dhunë, por Balli Kombëtar tashmë ishte diskretituar në sytë e shqiptarëve si bashkëpunëtor i pushtuesve. Fajtori kryesor për këtë diskretitim ishte ai vetë, e jo komunistët.

Pavarësisht se Marrëveshja e Mukjes nuk u pranua nga PKSHja, për Ballin Kombëtar opsioni i luftës kundër pushtuesve gjermanë, pa bashkëpunuar me LNÇ, por me grupimet e tjera jokomuniste dhe me mbështetjen e anglezëve, mbeti gjithnjë i hapur. Balli Kombëtar ishte e vetmja forcë politike shqiptare, në të cilën nuk u atashua zyrtarisht asnjë mision aleat gjatë luftës. E para, sepse ai konsiderohej nga aleatët si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe së dyti dhe çfarë është më kryesorja, Balli Kombëtar nuk arriti asnjëherë të formatohej si një organizatë kompakte politiko-ushtarake.

Kjo taktikë e çoroditur e Ballit Kombëtar i erdhi për shtat Partisë Komuniste. Ajo e shtoi propagandën kundër Ballit Kombëtar dhe duke e konsideruar atë si organizatë bashkëpunëtore me pushtuesit,  ndërmori aksionet e para luftarake kundër tij. Bashkëpunimi, si mjet për të asgjësuar partinë rivale, në fund të vitit 1943, ndonëse u paralajmëruan nga anglezët për konsekuencat politike të kësaj strategjie, u dukej ballistëve si rruga më e sigurtë dhe, me sa duket edhe më komode, për të ndaluar rritjen e lëvizjes komuniste. Kjo gjë e ndihmoi Partinë Komuniste që si fillim, ta demaskonte atë në popull dhe më vonë ta asgjësonte këtë organizatë politikisht dhe fizikisht.

Disa interpretime të sotme, ku në qendër të tyre vendoset viktimizimi i Ballit Kombëtar nga komunistët, duke mos kryer analiza gjithëpërfshirëse historike, por duke u bazuar kryesisht në emocione dhe kujtime personale të protagonistëve ballistë, të shkruara kohë më vonë dhe siç ndodh shpesh në këtë gjini shkrimi, me ngjyrime narciziste, nuk e lan përgjegjësinë politike të Ballit Kombëtar për «lehtësirat» që i krijoi Enver Hoxhës për të ardhur në pushtet! Përvoja historike tregoi se, Balli u orientua gabim qysh në fillimet e tij. Duke besuar në fuqinë gjermane, kërkoi ta shfrytëzonte atë për të ardhur që gjatë luftës në pushtet, ose të paktën të dilte si faktor i fortë politik nga lufta, duke asgjesuar kundërshtarin politik me ndihmën e gjermanëve.

Për fatin e keq, mbështetja kërkohej te kampi i gabuar dhe jo te Aleatët. Drejtuesit e Ballit nuk e kuptuan mesazhin e kohës, por zgjodhën rrugën e rehatisë dhe jo të luftës. Në këtë këndvështrim, edhe Mukja ishte e destinuar të dështonte qysh në fillimet e saj. Nuk ishte Çështja Etnike ajo që prishi marrëveshjen, madje të pretendosh se nacionalistët shqiptarë u sakrifikuan për çështjen e Kosovës është naivitet. Edhe sikur Çështja Etnike të mos ishte trajtuar në Mukje, ky bashkëpunim nuk do të kishte funksionuar. Nëse FNÇ-ja ishte nën dominimin komunist, organet e dala nga Mukja dominoheshin nga ballistët. Po ashtu, të dyja palët nuk ishin të gatshme të pranonin rolin drejtues të palës tjetër! Është absurde të mendohet se, Partia Komuniste mund të pranonte një strukturë drejtuese të luftës që nuk dominohej prej saj, e sidomos në një kohë, kur kishte afro dy vjet që luftonte.

Përfundimisht Mukja u prish në mënyrë të njëanshme nga Enver Hoxha. Ky është fakt! Me arsyet e prishjes vazhdohet ende sot të luhet, historikisht dhe politikisht. Balli Kombëtar, si para ashtu edhe pas marrëveshjes së Mukjes, dominohej nga përçarja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet rrymave të brendshme, duke mos arritur asnjëherë të konsolidonte një mendim politik dhe ushtarak për qëndrimin që duhej të mbante kjo organizatë ndaj pushtuesve dhe aleatëve. Prishja e njëanshme e Mukjes nga komunistët, nuk e justifikon Ballin Kombëtar nga përgjegjësia e dështimit politik dhe ushtarak. Lufta e Dytë Botërore ishte një provë për nacionalizmin shqiptar. Në mos po më seriozja. Kjo elitë nuk e mendoi asnjëherë që “fantazma e komunizmit që sillej nëpër Europë” do të “bënte jatak” edhe në Shqipëri dhe, ky dështim, i gërshetuar me natyrën e këtij konflikti botëror dhe aleancat që u krijuan në të, rezultoi në favor të Enver Hoxhës. Fundja, i takonte pikërisht kësaj elite politike dhe shoqërore me përvojë të ishte më largpamëse, sesa komunistët e dalë rishtas, të parritur e pjesërisht të arsimuar. Mesa duket, me dështimin e radhës, nacionalistët shqiptarë nuk bënë gjë tjetër, veçse e shtynë Shqipërinë një hap më pranë diktaturës 45-vjeçare të Enver Hoxhës.

 

 

August 5, 2017 15:04
Komento

15 Komente

  1. Arben August 5, 15:22

    TE FSHEHTA, APO TE PAFSHEHTA.

    MUKJA ISHTE NJE TAKIM QE VENDOSEN

    TE BENIN SHQIPETARET ME NJERI TJETERIN,

    SIC FLITET NORMALISHT MES NJEREZVE.

    SERBO-KOMUNISTET, NUK MUND KURRESESI

    TE PRANONIN QE SHQIPETARET TE SILLESHIN

    SI NJEREZ, PER TA NJE SHQIPETAR I MIRE

    ISHTE NJE SHQIPETAR I VDEKUR, DHE NJE

    SHQIPETAR ME PAK I MIRE, ISHTE NJE

    SHQIPETAR INJORANT E ME TIPARE KAFSHERORE

    KESHTU, SERBO-KOMUNISTET, PERDOREN

    KRAHUN SHQIPETAR, QE KISHIN REKRUTUAR

    NE SHERBIMIN E TYRE QORR, QE ISHTE

    ENVER KRIMINELI, DHE E C’BENE SI

    MARREVESHJE.

    E NJEJTA POLITIKE ANTINJEREZORE VAZHDOI

    PO NGA SERBO-KOMUNISTET POR ME DUART

    E ENVER KRIMINELIT, NEXHMIE KRIMINELES DHE

    LAMASHERVE TE TJERE, PER 50 VITE.

    REZULTATI, ISHIN SHQIPETARET E VITIT 1990,

    SAPO FILLUAN TE DALIN NEPER EUROPE

    I SHASTISEN GJITHE NJEREZIT ME EKZISTENCEN

    E TYRE.

    JO PER GJE, POR KLASIFIKOHESHIN SI KAFSHE

    TE KOPSHTIT ZOOLOGJIK.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
    • ELIOT August 13, 17:52

      ARBEN M VJEN KEQ TE ZHGENJEJ POR KA SHQIPTARE SHUME INTILIGENTA POR KA EDHE GOMERE … SHPESH KUR FLAS ME SHOKET E PUNES FRANCEZE DHE SKANE AS ME SHUME KULTURE SE NE … DHE NE SHUME ASPEKTE I VE PERFUND … DHE SISHA ME I ZGJUARI NE SHQIPERI JO … POR KETU KUR FLASIM PER KULTURE GENERALE ME SHIKOJNE TE HABITUR …. ME VJEN KEQ QE JE NXITUR NGA KONKLUZIONI I SHQIPTAREVE . PER TE JTERA KENI TE DREJTE … SERBET PERFITUAN NGA EGOIZMI I ENVERIT QE DONTE PUSHTETIN PARA CDO GJEJE . DHE… E SHFRYTEZUAN ATE DERI NE FUND .. NA PERCANE DHE NA MOREN KOSOVEN .. MERCI ..

      Reply to this comment
  2. QiNami August 5, 15:27

    Shyqyr qe Enveri e prishi Mukjen .
    Hajade e pago me keste Ballistet intelektual tani nga 1944 ?^
    Po te persekutuarit e Demokracise , kush do ti paguaje me kestwe ?

    Reply to this comment
  3. toni August 5, 15:44

    O Beni,a e di se jemi ne shekullin 21 dhe vitin 2017,nuk jane pune per ty keto,

    Reply to this comment
  4. Besniku August 5, 17:08

    Po e thua ti, Marenglen Kasmi, po i vure vulen ti , ashtu eshte patjeter, nuk e luan topi!!
    Po ku na çon kjo teza jote?!
    Ja po te besojme, por ky fakt beri qe ti hedhi kreret e ballit ne prehrin e gjermaneve?!!
    Po para mukjes qe u bashkuan me italianet, kush i shtyu ?!
    Hajde ,hajde kasmi, xheç te dinim dhe ty!!
    Por nuk mbrohet dot balli, or jo, jo tani qe jetojne akoma luftetare dhe bijte e tyre, por dhe me vone!
    Ata qe I vune gjoksin armikut nuk pyeten per shkaqe apo sebepe, po luftuan, luftuan deri ne fitore.
    Kur nuk arriti Anglia ta shbente luften Nc -Çlirimtare, çfare pret ti te besh?!
    Vetem humbet nga personaliteti yt, asgje tjeter

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 5, 18:08

    TRADHETIA E MUKJES NUK KA ASNJE TE FSHEHTE

    Po pse nuk i jep nje pergjigje te thjeshte pyetjes o MAR-ENG-LEN i komunist:

    KU JETONTE ENVERI DHE NEXHMIJA NE VEREN E VITIT 1943?

    sepse:

    Nuk ka nevoje te hapesh dosjet e Wermachti-it gjerman per kete gje, por mjafton te pyesesh kolegen tende Donika Omari qe te mesosh se Enver dhe Nexhmija jetonin ate kohe si levende borgjeze ne vilen qe gjendej ne mes te Tiranes qe ishte prone e Bahri Omarit, qe ishte kunati bamires i Enverit, por qe ishte edfhe Kryekuisling dhe Kryefashist i Qeverise, por edhe Krye Ballist dhe nga kjo vile Enveri spiunoi te fashistet edhe oficeret angleze qe kishin ardhur me Shqypni me nje oferte historike per bashkimin e Kombit tone me urdher nga Churchilli me kushtin per ndryshimin e kursit politik nga Lindja Bolshevike ne Perendimin Demokratik dhe kjo ishte arsyeja KRYESORE qe prishi Mareveshjen Historike te Mukjes dhe qe do ta bente Shqypnine si nje Zvicer me det ne mes te Ballkanit. Po pse more mavri qe hiqesh si historian, por qe nuk merr mundimin te pyeses:

    KU KA JETUAR ENVERI NE VITIN 1943?

    Ministri i Jashtem i Hitlerit ne baze te kallezimit nga Tirane dergoi nje snaiper profesionist per te vrare oficeret angleze, por kosovaret e dekonspiruan vrasjen e tyre dhe babai yne i nxorri oficeret angleze ne Mal te Zi.

    PO PSE SHKRUAN BROCKULLA HISTORIKE PA DITUR KURRGJE MORE MAVRI?

    sepse:

    Shiko ketu ne gazeten DITA kohet e fundit kriminelet, xhelatet, vemjet dhe vampiret antishqyptare te Enverit kane dale nga brimat e miut dhe duan rikthimin e MONSTRES tradhetare me referendum popullor dhe dacibaot e tua qesharake qe i dergon nga Gjermania si arkivist i Wermacht-it te Hitlerit i hedhin benzine zjarrit qe po pergasinin enveristet ne Shqypni dhe kane rrezik qe ta lene Vatanin si nje fis prej Afrike ZULU, njashtu sic e beri Enver Hoxha me tradhetite dhe pabesite e tij deri ne fund te jetes prej ANTIKRISHTI,

    prandaj:

    Me mire pyetj Donika Omarin:

    KU KA JETUAR ENVERI DHE NEXHMIJA NE VITIN 1943?

    Reply to this comment
  6. KU ESHTE E FSHEHTA ? August 5, 21:10

    HABITEM ME MARINGLENIN
    DHE HISTORIANET NE SHQIPERI
    DHE JASHTE SAJ
    QE THONE KETO “TE FSHEHTA ”
    ..
    JANE HAPUR AQ SHUME DOKUMENTE SA DHE ME BUDALLAI E KUPTON QE PRAPA
    EMISAREVE TE BEOGRADIT
    PRAPA DISA KREREVE TE BALLIT POR DHE T L.NCL
    ISHTE AGJENTURA BRITANIKE
    TE RREKRUTUAR QE NE VITET 1940-1942
    .
    SE CAFRE NDODHI NE GREQI PAS 1944 KUR CHURCHILLI PUSHTOI GREQINE NE MARREVESHJE ME STALININ ISHTE KATASTROFE E PABESUESHME..2 MILJON GREKE U VRANE U BURGOSEN U SYRGJYNOSEN….
    .
    PIKERISHT KETU QENDRON MERITA E ENVERIT QE NGA MUKJA DERI TE PROVOKACJONET E GUSHTIT QE PRAPA TYRE ISHTE ANGLIA NJE SHTET PAMBARIMISHT ANTISHQIPTAR NE ATE KOHE
    .
    JU LUTEM LEXONI KETO RRJESHTA ME POSHTE
    DHE MERRINI SI POSTULAT….
    .
    LEXIM TE KENDSHEM

    Nga dokumente të pabotuara asnjëherë, të dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Britanik të Luftës SOE, kuptohet qartë se, në fakt, Konferenca e Mukjes nuk është një përpjekje e sinqertë e palëve kundërshtare për fatet e Shqipërisë së pasluftës.

    .
    Dokumenti i pabotuar deri më sot, i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”, del qartë se kjo Konferencë

    LEXO ME KUJDES I NDERUAR LEXUES:

    është iniciuar dhe përgatitur
    nga Shërbimet Sekrete Britanike
    me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd,
    në verën e 1940-ës.
    Duhet theksuar
    se këta bashkëpunëtorë
    në këtë periudhë
    kishin mundur
    të ishin në udhëheqjen
    e lëvizjes Nacional-Çlirimtare,
    ashtu edhe të rreshtuar
    në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.

    Nga dokumentacioni i Shërbimit Sekret Britanik del qartë se në fakt lëvizja anti-italiane, e cila i parapriu Konferencës së Mukjes, e filluar papritur në Shqipëri, në vitin 1941, ishte pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londër dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e S.I.S në Beograd. Deri më sot, historiografia shqiptare e pas vitit 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941, papritmas në Shqipëri, filloi lëvizja anti-italiane. Historiografia komuniste, e ideologjizuar në maksimum, pretendonte se lëvizja anti-italiane në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulminoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare.
    A është i drejtë ky konkluzion? Personalisht mendoj se e vërteta është krejt ndryshe dhe lëvizja antiitaliane në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik, i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin. Deri më sot, askush nga historianët shqiptarë nuk ka mundur që të botojë dokumentacionin e plotë, që vjen nga arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Shërbim ideoi, përgatiti dhe financoi lëvizjen antiitaliane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje. Nga këto arkiva del qartë se liderët e parë të lëvizjes antiitaliane janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend.
    Gjithashtu, interesant është fakti që emrat e 4 prej nënshkruesve të Deklaratës së Konferencës së Mukjes që dalin në Memon e SOE britanike, të botuar sot, janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike, të rekrutuar në Beograd me ndihmën e Shërbimit Jugosllav.
    Po kështu, interesant është fakti që kjo Konferencë u administrua dhe u mbajt në ambjentet e Ifsan Toptanit, një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve. Ifsan Toptani, një pinjoll i familjës së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Sherbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë komuniste të pasluftës në Shqipëri.
    Nga burimet arkivore të Shërbimit Britanik, por edhe të disa dokumenteve të kapura gjermanëve pas Luftës, të cilat flasin mbi Shqipërinë, del qartë se në vitin 1943, britanikët dhe gjermanët kishin një ide të saktë se ekzistonin dy grupime të rëndësishme në Shqipëri. Një grupim; i cili luftonte ushtrinë italo–gjermane dhe një grupim; i cili kishte zgjedhur neutralitetin deri në bashkëpunim të hapur me gjermanët në fundin e 1944-ës.
    Duke parë faktin se pranë forcave partizane kishte një numër të madh misionesh britanike dhe më vonë amerikane, kuptohet qartë se britanikët i kishin zgjedhur aleatët e tyre. Sigurisht që prania e ideologjisë komuniste në rradhët partizane shqetësonte disa prej ideologëve të Shërbimit Britanik, shqetësim ky, i cili ishte i njëjtë si për Greqinë ashtu edhe për Jugosllavinë.
    Britanikët në vitin 1943 tentuan që t’i afronin këto grupime duke parashikur se ardhja në pushtet e komunistëve do ta bënte ndikimin e tyre në ballkan mjaft të papërfillshëm. Për këtë arsye ata organizuan takime të ngjashme ndërmjet forcave ideologjikisht të kundërta si në Greqi, ashtu edhe edhe në Jugosllavi, ndërmjet Titos dhe Mihailoviçit.
    Prapa organizimit të këtyre Konferencave janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijohej një komitet drejtues i përbashkët, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë…
    Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht që, në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat, fatkeqësisht, nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Si kërkesa për Kosovën, si ajo për Çamërinë ishin teza, të cilat në kanceleritë europiane nuk do t’i merrnin seriozisht e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga Të Mëdhenjtë e dalë nga kjo Luftë. Duhet të jemi të qartë se, Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri, një konkluzion që u vërtetua me vendimet e dala nga Marrëveshja e Jaltës apo edhe ajo midis Çurçillit dhe Stalinit në Moskë, në dimrin e 1944-ës.

    JA VLEN TA PERSERIS DEH NJE HERE:
    .

    Mukja është iniciuar dhe përgatitur
    nga Shërbimet Sekrete Britanike
    me ndihmën e disa
    prej bashkëpunëtorëve
    të tyre të rekrutuar që në Beograd,
    në verën e 1940-ës.
    Duhet theksuar
    se këta bashkëpunëtorë
    në këtë periudhë
    kishin mundur
    të ishin në udhëheqjen
    e lëvizjes Nacional-Çlirimtare,
    ashtu edhe të rreshtuar
    në radhët e Ballit Kombëtar
    dhe të Lëvizjes së Legalitetit.

    KU ESHTE E FSHEHTA …

    Reply to this comment
    • intelektuali August 6, 08:50

      O SPIUN I SIGURIMIT TE ENVERIT, PO KU QENDRON LLOGJIKA JOTE MORE MAVRI?

      Eshte e vertetye ajo qe thua o DUDUM fanatik i Enverit qe sherbimet e fshehta angleze e pergatiten Mukjen ne 1943,

      por:

      CFARE TE KEQE KA KETU?

      Qe nje Mbreteri Evropiane te dergoje ne Shqypnine me lopcare dhe druvare dru me pre oficere te larte me nje oferte historike qe nuk perseritet me per bashkimin e trojeve tona ne nje shtet te vetem, por me kushtin e nderrimit te kursit politik nga Lindja Bolshevike ne Perendimin Demokratik qe do ta bente Shqypnine si nje Zvicer ne Ballkan. Para Luftes ne pronat e familjes se intelektualit punonin me meditje greke si blegtore dhe bujq, ku eshte Greqia tani more mavri me afro 1 milion emigrante shqyptare ne kete vend? Po ekonomia greke megjithe krizen eshte me dekada larg ekonomise enveriste shqyptare more mavri fanatike qe leshon brockulla konspirative ne gazeten DITA dhe kujton se te beson kush?

      PO NE JALTE, NE TAKIMIN E BOSAVE TE BOTES SHQYPNIA NUK EKZISTONTE NE HARTEN E BOTES MORE MAVRI?

      Ku Enver Hoxha kerkoi takim me Stalinin ne 1948 dhe ishte pispillosur si pederast bordelloje duke lyer buzet dhe syte, Stalini pyeti Berjen:

      KUSH ESHTE KY BUKUROSH KOKEBOSH?

      Berja i tha ne vesh:

      KY ESHTE BOSI I SHQYPNISE QE KA ZBULUAR KOMPLOTIN E TITOS ME DIMITROVIN PER FEDERATEN BALLKANIKE.

      Stalini ja ktheu:

      NE CILIN KONTINENT GJENDET KY VEND QE S’E KA DEGJUAR KURRE?

      prandaj:

      Shansi i humbur ne Mukje nga tradhetia makaber e Enver Hoxhes me urdher nga Beogradi dhe Moska nuk ka si te spjegohet me brockulla konaspirative te bashkepunimit te Titos me anglezet,

      sepse:

      PSE I TRADHETOI ENVERI KOSOVARET NE TIVAR?

      He pra o DUDUM fanatik pse i vrau dhe i masakroi Enveri kosovaret me nje pabesi prej pederasti kur i vriste naten dhe i qante diten, njashtu sic beri me te gjithe shoket e tij deri ne fund te jetes?

      Reply to this comment
    • intelektuali August 6, 08:50

      O SPIUN I SIGURIMIT TE ENVERIT, PO KU QENDRON LLOGJIKA JOTE MORE MAVRI?

      Eshte e vertete ajo qe thua o DUDUM fanatik i Enverit qe sherbimet e fshehta angleze e pergatiten Mukjen ne 1943,

      por:

      CFARE TE KEQE KA KETU?

      Qe nje Mbreteri Evropiane te dergoje ne Shqypnine me lopcare dhe druvare dru me pre oficere te larte me nje oferte historike qe nuk perseritet me per bashkimin e trojeve tona ne nje shtet te vetem, por me kushtin e nderrimit te kursit politik nga Lindja Bolshevike ne Perendimin Demokratik qe do ta bente Shqypnine si nje Zvicer ne Ballkan. Para Luftes ne pronat e familjes se intelektualit punonin me meditje greke si blegtore dhe bujq, ku eshte Greqia tani more mavri me afro 1 milion emigrante shqyptare ne kete vend? Po ekonomia greke megjithe krizen eshte me dekada larg ekonomise enveriste shqyptare more mavri fanatike qe leshon brockulla konspirative ne gazeten DITA dhe kujton se te beson kush?

      PO NE JALTE, NE TAKIMIN E BOSAVE TE BOTES SHQYPNIA NUK EKZISTONTE NE HARTEN E BOTES MORE MAVRI?

      Ku Enver Hoxha kerkoi takim me Stalinin ne 1948 dhe ishte pispillosur si pederast bordelloje duke lyer buzet dhe syte, Stalini pyeti Berjen:

      KUSH ESHTE KY BUKUROSH KOKEBOSH?

      Berja i tha ne vesh:

      KY ESHTE BOSI I SHQYPNISE QE KA ZBULUAR KOMPLOTIN E TITOS ME DIMITROVIN PER FEDERATEN BALLKANIKE.

      Stalini ja ktheu:

      NE CILIN KONTINENT GJENDET KY VEND QE S’E KA DEGJUAR KURRE?

      prandaj:

      Shansi i humbur ne Mukje nga tradhetia makaber e Enver Hoxhes me urdher nga Beogradi dhe Moska nuk ka si te spjegohet me brockulla konaspirative te bashkepunimit te Titos me anglezet,

      sepse:

      PSE I TRADHETOI ENVERI KOSOVARET NE TIVAR?

      He pra o DUDUM fanatik pse i vrau dhe i masakroi Enveri kosovaret me nje pabesi prej pederasti kur i vriste naten dhe i qante diten, njashtu sic beri me te gjithe shoket e tij deri ne fund te jetes?

      Reply to this comment
    • ELIOT August 13, 18:04

      more budallah more i gjore ;; ku eshte e fshehta ;;;/// more DEBILE MENTALE … CHURCHILLI E SULMOI GREQINE SEPSE GREKET ISHI INFEKTUAR NGA MARKSI LENINI DHE DONIN NJE SISTEM BOLSHEVIKE …. PRANDAJ EDHE ANGLIA I VURI TANKET DHE THA ..JO SISTEM KOMUNIST NE GREQIE DHE NDIHMUAN SISTEM LIBERAL DEMOKRAT .. DHE PASTAJ E PE SI PERFUNDOI GREKU .. NE PA CHURCHILLIN PA BUKE DHE ME BIDONA VAJGURI DHE BICIKLETAT E MAOS .. DHE GREQIA ME VETURA ME FRIGOT PLOT DHE PA TE BURGOSUR POLITIKE .. SI KE PARE AKOMA NDRYSHIMET …..KU JETON NE MARS .. APO JE QORR ….. NDOSHAT KE MERDE NE SY ..PAK HISTORIE TE BEN MIRE … DHE MOS ZHGARRAVIT KOT KUR SE DIN MIRE HISTORINE …MERCI

      Reply to this comment
  7. Arber I August 6, 06:28

    Shkrimi eshte shume i sakte, por mungon tradhtia e Mustafa Gjinishit.

    Reply to this comment
  8. ELIOT August 9, 17:35

    VETEM LLAFE …. UNE KAM NJE PYETJE ….. KUSH PERFITOI NGA PRISHJA E MBLEDHJES SE DIRECTIVAVE TE MUKJES …? KUSH PERFITOI ….. ENVE HOXHA DHE SERBET … KAQ E THJESHTE ESHTE ..PESE I BIEN RRETH E RROTULL KU FILLOZOFI … NA VRET VESHT MAIS E LAGU SE LAGU .. SE BALLISTEV I INTERESONTE BASHKEPUNIMI ME GJERMANET NE 43 …HA HA HA SE PARTIZANET E KISHIN FILLUAR LUFTEN QE NE 42 DHE TE TJERET PRSININ….. PO KUR ABAZ KUPI E FILLOI LUFTEN..NE DURRES KUNDER ITALIANEVE KU ISHIN PARTIZANET …ENVERI MEHMETI U FHSEHEN KU …. .PO PERSE NUK KISHTE EDHE PERFAQESUES NGA KOSOVA APO … ENVERI SERBET NUK DONIN …… CDO GJE ENVERI E BERI PER TE MARRE PUSHTETIN … PO TE LININ POPULLIN TE BENTE ZGJEDHJET MBAS LUFTE …… FATI DO TE ISHTE NDRYSHE … DHE KMUNISTAT SDO TA MBANIN VENDIN PER 50 VJET ME DHUEN DHE TERROR SIC BENE….MERCI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*