Të gëzohesh nga pikëllimi i tjetrit

July 2, 2018 13:17

Të gëzohesh nga pikëllimi i tjetrit

Bedri Islami

Një djalë i ri, punonjës i gardës së Republikës, 31 vjeçar, simpatik dhe pasionant në punën e tij u largua befasisht nga jeta. Më shumë se të gjithë pikëllimin e ndjejnë dhe e mbartin njerëzit e tij të afërt, për të cilët ky hall i madh i duket më i rëndë se sa i gjithë mali i Pikëllimës. Do ta ndjejnë për shumë vite dhe disa prej tyre do e kenë brengën e tyre në të gjithë jetën. U largua njeriu i tyre. Do të thotë se iku njëra nga ëndrrat e tyre.

Djaloshi i larguar nga jeta ka qenë deri në momentin e fundit shoferi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kjo ka qenë detyra e tij dhe si duket, mes tij dhe vetë familjes së eprorit të tij ishte krijuar një lidhje që më pas sjell dhimbjen e ndarjes.

E gjitha kjo ndodhi në një mjedis pune, në garnizonin e Gardës, brenda makinës së tij dhe, shumë shpejt e gjitha kjo do të jetë një ngjarje, që sado e hidhur, maksimalisht e hidhur, do të ketë edhe zbardhjen e saj.

Do të ketë detyrimisht një kujdes të veçantë në qartësimin e gjithçkaje, edhe pse ende pa nisur ceremonitë mortore, nisën edhe spekulimet, fjalët, dallgët dhe si nuk ndodh kurrë, gëzimi.

Të gëzohesh nga pikëllimi i tjetrit – në mos tjetër, është një ndjenjë makabër, e cila del edhe jashtë arsyes njerëzore. Aq më tepër kur e gjithë ngjarja është ende aq e freskët, plagë aq e madhe, saqë mund ta kapësh me duar.

Të gëzohesh nga pikëllimi i tjetrit, dhe të përdorësh një ngjarje kaq të hidhur, për të vënë dhimbjen nën këmbët e baltosura të dëshirës së pushtetit, ndodh rrallë herë në botë, por, si nuk mund të mendohej, u synua të bëhej një përditshmëri dhe e zakonshme në jetën e politikës shqiptare.

Kam ndodhur në Shqipëri ditën kur ndodhi aksidenti i Tanit të Topit. Disa minuta më vonë pas rrokullimës enigmë të makinës në humnerën aq të shkurtër dhe fatkobe të Lanës, rastisi të kaloja atje dhe ende ishin gjurmët e kalimit të fundit. Ishte një ditë e trishtme për median shqiptare, pasi humbi “kryeministri” i saj, njeriu i reformës, që kishte pasur fatin e keq të jetë edhe opozitar i të gjitha qeverive dhe, përmes mendjes, të ndërtonte perandorinë e tij mediatike.

U ndjeva aq i trishtuar, megjithëse nuk e kisha parë kurrë. Kisha menduar se politika, si do të ishte normale, do e mbante brenda vetes hasmërinë dhe do të nderonte njeriun që po largohej, bashkë me enigmën e tij.

Nuk ndodhi kështu. Të njëjtët, pikërisht të njëjtët e sotëm, që ngritën gëzimin e tyre mbi pikëllimin e humbjes së një djali të ri, ishin edhe asaj kohe që pa dashur të dinë për njerëzoren, normalen, të veçantën, u morën me fakte të ngritura nga gëzimi i pikëllimit, se cilët ishin në makinë, kush e përcolli, çfarë u tha. Një gëzim i lig, edhe kur ndahej një njeri që kishte më shumë forcë dhe bartte  më shumë besim se secili prej tyre.

E njëjta gjë edhe tani. Nuk i bën përshtypje largimi nga jeta. As nuk kanë dhimbje. E thonë, ashtu, shpejt e shpejt, një “ngushëllime” për familjarët dhe pastaj fillojnë të ngrenë, qoftë edhe prej rëre, kalanë e spekulimeve, që është një tjetër gëzim i lig.

Hienat zakonisht hienezojnë – bëjnë atë që janë mësuar të bëjnë:  ndjellin të keqen edhe kur gjithçka është ende nën enigmën që do të zbardhet.

Do të jetë e qartë një ditë se çfarë ka ndodhur. Edhe sikur të ishte shoferi i shefit të qeverisë, edhe sikur të ishte i presidentit, edhe sikur të ishte shoferi i Kryetarit të Kuvendit, por nuk do të ishte e qartë kurrë nëse do të kishte qenë shoferi i ish presidentit që u bë edhe ish kryeministër dhe, që tani, ende pa u tharë asnjë plagë, kur veprimet sapo kanë filluar, dhe në këtë fillesë janë të gjithë njerëzit e tij të prokurorisë, shpall versionin e tij, si njeriu që mbi plagë nuk hedh qetësues, por kripë dhe helm.

Me sigurinë e atij që e di se si vrasja ka ndodhur dhe si ka ndodhur, kush ishte aty dhe çfarë pritej, pa asnjë ndjenjë ngushëllimi njerëzor, selia blu dhe shefi i vjetër, papritur ”dinë” gjithçka që ka ndodhur, shpallin se është një vrasje mafioze, e kryer me silenciator, dhe… pastaj , çdo gjë lidhet me qëllimin e luftës finale… Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen.

Nuk ka njeri që nuk e di se ende, edhe sot e kësaj dite, pavarësisht pak ndryshimeve, që nuk po sjellin përmbysjen e së keqes, prokuroria është vazhdim i mbjelljes së barit të keq berishian; të gjithë e dinë se, pavarësisht largimit të Visho Ajazit , shërbimi informativ është, në pjesë të ndjeshme, aneks i zyrës së Berishës dhe së fundi, edhe i Bashës; është lehtësisht e ditur se në passkenën e politikës presin grupe të tërë, të cilët, duke ëndërruar kthimin e një kohe që ishte pronë e tyre, e kërkojnë rikthimin edhe me kushtin e tjetërsimit të gjithçkaje.

Të duket sikur kanë thirrur në ndihmë një element fantazmë, si një Babale tjetër, rreth së cilit synohet krijimi i një qerthulli gëzimi për pikëllimin e tjetrit.

Të kishte ndodhur një gjëmë e tillë me shoferin e Bashës, ish ministër, apo Berishës, ish shefi i Qeverisë, asgjë nuk do të ishte e bardhë.

Nuk do të zbardhej, sepse asnjë nga vrasjet e bëra nën pushtetin e tij, nuk janë zbardhur. Edhe kur kanë qenë më masive, më të lidhura me politikës, me të afërta me pronat.

Gjykatësin Konomi, të qëlluar në mesin e njerëzve, në pikë të diellit, e lanë aty, për të dhënë frymën e fundit, duke penguar polici dhe shërbime urgjente, pasi ishte e domosdoshme të ikte nga jeta, sepse jeta e tij ishte e lidhur me prona ku kishin interesa të shumta njerëz të lidhur me pushtetin e kohës, ose, ose, brenda pushtetit të kohës.

Një deputet socialist, Xhindi, u vra në pragun e derës së tij. Nuk ka vrasje më politike dhe mafioze se ajo e një deputeti. Ish Ministri Nishani, i njëjti që më pas u bë president-hallvaxhi, deklaroi se autorët janë identifikuar, dhe se, shumë shpejt, do të jenë para drejtësisë. E di njeri, edhe sot e kësaj dite, se kush qëndron pas vrasjeve.

Në Durrës ishte një shef zbulimi në shërbimin Informativ. E rrëmbyen banditët politikë, e lidhën në një makinë, e vranë, i vunë zjarrin, nga telefoni i tij celular dërguan një mesazh lamtumire , si një vetëvrasje dhe…edhe pasi shërbimet e specializuara perëndimore saktësuan se ishte një vrasje e dhunshme, askush nuk mori mundimin të bëjë një hap para.

Për Kosta Trebickën sajuan një përrallë, që askush nuk e beson as sot e kësaj dite, thirrën edhe një ekspert rrugor për të vërtetuar se makina ishte rrëzuar “vetë” dhe se i ndjeri ishte aksidentuar për vdekje, fill pas skandalit të Gërdecit.

Vetë Gërdeci është plaga e pambyllur ende, sepse askush nuk u dënua, askush nuk kishte qenë “fajtor”, për më tepër fajtor kishin qenë ata që vdiqën. Serverin e qeverisë e shkatërruan natën e vrasjeve, sepse aty ishte krimi.

Përse është ky gëzim i lig mbi një pikëllim.

Opozita ka të drejtën e saj të ngrejë dyshime për një largim nga jeta. Ka të drejtën e saj të vërë në lëvizje ekspertët e thirrur, të vëzhgojë, të hulumtojë, të ketë mendimin e saj dhe, si mund të ndodhë, nëse dyshon apo ka sjellë fakte të reja, edhe të akuzojë.

Por gjithçka ka ditën e saj, ka momentin dhe kohën.

Në fillim respektohet dhimbja dhe bie në heshtje për gjëmën e tjetrit.

Po kujt t’ia thuash?

Pushteti është marramendja e ndjenjave.

 

July 2, 2018 13:17
Komento

18 Komente

  1. Eduarti July 2, 13:36

    Kujt ja trego ti or keto perralla “nje punonjes i Gardes u nda nga jeta”!
    Ish shoferi personal i ministrit te brendeshem me vella mafioz ore, dhe nuk u nda nga jeta por e qeruan nga jeta se nje here thane u vetvra me 3 plumba e kur e kuptuan se bene bllof, thone u vra me nje plumb. E vrane ore e vrane, dhe kjo sepse ka mafie ne pushtet dhe mafia sakrifikon kedo qe degjon a sheh punet e saj. Nuk do deshmitare per maskaralleqet qe ben.
    Kjo eshte e verteta per djalin e ri qe pati fatin e keq te ish prane nje pushteti mafie qe te qeron nga jeta.

    Reply to this comment
    • nje banor i Tiranes July 2, 14:33

      Si nuk te vjen turp nga vetja jote , qe shkruan marrezira te tilla ? Po prokuroria e grupi hetimor , nuk varen nga pushteti , more Eduarti tellall i SHQUPIT . Po si ka mundesi te besosh partine e babaleve qe u bene gazi i botes ? Po si ka mundesi , qe ka akoma njerez si ti te qorollisur nga propaganda e shemtuar e babaleve , kur vete familja e djalit te vrare , kerkon heshtjen e bastardeve pd-iste , qe nuk rrine kurre pa share e shpifur ? E donje me shume ti dhe partia e shemtuar e shpifjeve djalin e shkrete , apo familja e tij ? A e di ti dhe goje dhjerit e pd-se , qe djali kishte disa kohe me shenja depresive dhe familja e di me mire se kushdo te verteten ? TURP TE KESH , IDIOT E KRIMINEL !

      Reply to this comment
  2. Shqip July 2, 13:40

    I nderuar Bedri, populli thote kush te vret naten te qan diten.
    Dhe keta horrat e PD I ja kane mare doren kesaj pune.
    Ujku i vjeter Salic dhe ujku I ri lulshit .

    Reply to this comment
  3. Martini July 2, 13:53

    O Bedri me vjen keq nga shkrimet me eshte krijuar idea qe nuk je budalla.Me ke meresh ti me.Salen Lulin etjAta jane te sfazuar.Nuk mund te jete normal ai qe ka kryer krime te cilat denohen me disa vendime me burgim per jete.Dhe kjo.pak kohe para se te arrestohen.Ata tashti jane ne fazen e meshires.A je i zoti tja spjegosh Edit kete si edhe te zbulosh me konkretisht ndonje lidhje te tyre me.ciriliket.

    Reply to this comment
    • Socialisti July 2, 17:00

      Po Martin ke te drejte. Bedriu dhe gjithe bedrinjte qe i lepihen Edi Rames , shkruan aq shume, aluduan, nxorren fakte te panumerta dhe ekspertiza te “pakundershtueshme” ne aksidentin tragjik te Olldashit. I thane gjithe Shqiptareve qe e vrau Saliu. Po ky Sali po vret edhe sot. Sa i zoti qenka ky Saliu!!!!!
      E kuptoni sa qesharake jemi bere.

      Reply to this comment
      • emigranti July 2, 19:50

        Ti me nik Socialisti, per te maskuar identitetin mund te kishe zgjedhur ndonje nik me bindes, p;sh;, i biri i Ruçit, apo djali i Fatos Nanos, apo i pergjeruari i Leninit o ku ta di une, mirepo identiteti tend kuptohet me shume lehtesi, ti, me siguri duhet te jesh Bolja e majte e Sali kriminelit, ne mos qofsh ai dora vete.

        Reply to this comment
      • Shpellari i pa gjume July 2, 22:00

        Ore idjoti “socialist” , ( ne te vertete kapucion i zi i i paramilitareve te Azem Hajdarit ), po e din gjithe bota , se per Olldashin nuk u kryen hetime dhe ekspertize , ashtu sic nuk u kryen as per Kosta Trebicken , per Gerdecin , per 21 janarin , per Remzi Hoxhen , per ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder , vrasjen e deputetit Xhindi , per vrasjen e gjyqtarit Ikonomi ,e sa e sa te tjereve ! Kurse ti , nje kellire partuiake e felliqur qe te vjen era edhe ketu ne monitor , del e na ben avokatin e kryebanditit serb te Vicidolit ! Yyyt , shpellar mesjetar !

        Reply to this comment
  4. populli July 2, 17:27

    O Bedri me vjen keq qe merresh me plehra si Salih Karaxhic (Berisha )dhe Lulezim Basha,se populli i ka te qarta te gjithe bemat e tyre qe nga viti 1991 e ne vazhdim.

    Reply to this comment
  5. Sa te jet gjalle Djalli i vicidolit do vazhdoj te ushqehet me vrasje July 2, 17:40

    Ndoshta po i vjen edhe nji dite radha kryne te dyve
    Botesh kjo e rrotullohet ,
    asnji si shpeton dot ligjit te natyres

    Reply to this comment
  6. info analitike July 2, 22:16

    Te kishte ndodhur ne kohene Saliut Bedrinjte nuk do te kishin rreshtu se shkruari e nuk do te kishin pyetur as per te gjalle e as per te vdekur. Ne mendjen e bedrinjve vetem Berisha vret, keta rilindjotet jane humane e nuk merren me te tilla gjera. Cuditerisht qe nga koha kur minister i brendshem u be Tahorri e deri me sot ka nje rritje eksponenciale te krimeve , vrasjeve, vjedhjeve. Keni rast boll duke filluar nga Elbasani ku policia kishte frike te ndalonte banditet e deri ne Tepelene e Vlore ku banditet e trafikante komandonin policine. Ku i ke ato kreret e policise ende ne kerkim o Bedri a di gje ti? Te mbrosh kriminelet Edhe Artan Santo u vra ne mesin e dites e ne zemren e bllokut madje pasi i kishte komunikuar disa here Tahorrit merakun e tij se po ndiqej. Cfare di Tahorri qe komunikon mediave me kode mafioze, di gje ti Bedri? Ti vazhdon te merresh me Saliun kur sot fare mire mund te hidhej drite mbi ato vrasje. Perse nuk behet kjo gje? Perse kur eshte rasti per te ndertuar thiatro me kulle gjerat behen fete e fet e nuk ka Sali qe te del perpara ndersa kur duhet hedhur drite mbi krimet ngec karkaleci? Ta kete fajin vetem saliu?

    Reply to this comment
  7. dasem ne varreza July 3, 00:53

    I nderuar Viktor !
    .
    Miqesisht ju sugjeroj te nderprisni bashke me Bedriun keto artikuj “atdhetare” ne dukje por ne thelb nje perseritje e besdiseshme te krimeve berishiane te ndodhura ne pare…te legalizuara nga miqte tane..
    ,
    Duhet ti nderprisni sepse me ate interviste te Birishit te sokol palla ku deklaroi e
    UNE JAM VRASESI NE 21 IANAR 2011
    BILES DHE POSHTROVA
    DHE PERFAQSUESIN E OBAMES.
    .pra kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do te ndodhe ne planetin e tokes kur nje vrases serial shurron jo vetem viktimat e tij por po ” poshtron “dhe Euroameriken.
    .
    Pse berisha eshte nje kriminel I legalizuar me “kartabjanke” nga euro-amerikanet
    ——————————————————–
    1-Kanibali yne berishe
    _________________________________________
    Sali Berisha ka postuar para dy vitesh disa foto fallco makinash luksoze, duke thënë se ato i përkisnin Ermal Hoxhës.
    Por, gënjeshtra i ka dalë një ditë më pas.
    Të paktën tre prej fotove ai i ka marrë në internet dhe i përkasin një sportisti, që ka ndërruar jetë në 2013-n.
    Bëhet fjalë për sportistin Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë.
    Berisha ka postuar një foto ku ai kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer.
    Kushëriri i parë i Kukajt, Mendrit Berisha u shpreh se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm.
    “Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”, rrëfeu Mendrit Berisha.
    “Do t’i thosha Sali Berishës se gjesti i tij është i turpshëm. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryemonstër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh”, thotë më tej

    >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
    Hijena yne Birishe
    ..
    Me pas Berishtaret nxorren lajmin se ermal hoxha nipi I Enver Hoxhes kishte prona miliona dollare ne Europe ku qelloi fallco ku
    Flet Ermal Hoxha: Unë i kam por nuk jam nipi i Enverit

    Pas qarkullimit në disa media online por edhe në TV, të lajmit se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhes, i arrestuar për trafik kokaine, zotëronte një pasuri prej miliona dollarësh në Gjermani, Ermal Hoxha, pronari i vërtetë i kësaj pasurie vendosë të reagojë. I kthyer në vendlindje prej disa ditësh për shkak të probleme shëndetësore të babait të tij, Ermal Hoxha, por jo ai i arrestuari për trafik kokaine, shprehet i indinjuar ndaj mediave që kanë abuzuar me emrin dhe bizneset në pronësi të tij ndërsa përgënjeshtron lidhjen mes emrit dhe bizneseve të tij me trafikun e kokainës.

    “Unë jam Ermal Xhavit Hoxha, 38 vjeç. Kam lindur në Tiranë, më parë kam banuar në Krujë dhe aktualisht banoj prej 17 vitesh në Gjermani. Kam qenë në spital sot gjatë gjithë ditën me tim atë, kur më kanë telefonuar dhjetëra miq të mi duke më thënë se isha në çdo faqe interneti të mundshme dhe po ashtu edhe bizneset e mia. U shokova! Duke qenë se jetoj prej vitesh jashtë nuk e di si funksionojnë gjërat këtu dhe nuk dija si të reagoja. Nuk e di ça janë këta gazetarë që nuk verifikojnë informacionet. Më kanë shkaktuar një dëm shumë të madh”, thotë 38-vjeçari.

    Ai shton se tek bizneset e përmendura është pronar ose bashkëpronar. “Unë nuk jam ai për të cilin flitet në lajmet e disa mediave online, unë banoj vërtetë në qytetin gjerman të përmendur Neustad ku kam dy biznese. Bëhet fjalë për restorantin “Zur Bruecke” Betriebs, të cilin e kam hapur që prej 8 majit të vitit 2008 me një gjerman dhe në 2014 i kam blerë krejt aksionet. Po kështu zotëroj edhe kompaninë “Pizza Falcone” së bashku me një shqiptar tjetër e kemi blerë që në vitin 2012, si dhe picerinë “Pizza Paradaies”, ku jam bashkëpronar me zonjën Vojsava Taga, që është bashkëshortja e një e shoku. Jam shumë i indinjuar në lidhje me publikimin e këtyre lajmeve”, thotë Ermal Hoxha, emri i të cilit korrespondon me emrin e nipit të Enver Hoxhes, të arrestuar pak ditë më parë për trafik kokaine, por që nuk ka asnjë lidhje me trafikun e kokainës. “Ndërsa nuk zotëroj asnjë biznes në Norvegji”, thotë 38-vjeçari, që për fatin e tij të keq ka të njëjtin emër me një prej personave më të përfolur momentalisht në Shqipëri. Ai kërkon që mediat të cilat kanë përdorur emrat e bizneseve të tij të fshijnë çdo informacion pasi nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës.

    >>>>>>>>>>>>>>>>>
    .
    3-Perbindeshi yne BIRISH
    >>>>>>>>>>>>>>>>

    Ne nje emission me anal-istin Sokol Palla pit bulli I rajersonit… burri I shtetit I faqeziut arvizu..dhe “miki” I Donald lules pabesueshmerisht deklaron se ;
    Do vrisja Edi ramen si vrava 4 kokapalare nese do vinte per “te me marre kullen” sipas kanunit te lek dukagjinit…biles aq I vendosur isha sa nuk ja vara teneqen as dipllomatit personal te Obames qe e poshtrova hapur fare….Pra Berishi jo vetem qe pranon se eshte urdher-dhenesi I masakres se 21 janarit porn a poshtron dhe shtetin amerikan:
    ______________
    Ne kete “mesele” ka tre versione:

    A- Ose te nderojme Berishin si supermen qe po poshtron Ameriken dhe BE- zezen
    .
    B- Ose te mendojme se ai eshte nje Pinocet I tyre qe vepron me moton “bashkpunin dhe miqsi me Djallin “ per te luftuar kamunizmin qe eshte kanibalizem..
    .
    C –Ose te mendojme se Euroamerika me duart e saj e beri Enver Hoxhen Burrin e shtetit me te madh qe ka nxjerre njerzimi per te gjitha kohrat dhe kete nuk e them une por nje komik me emrin Donald Lu dhe nje Sorre me emrin Vlahutine qe po cajne menderen me nje Veting kafshes ne nje kohe qe nje Monster me emrin Birish mburret si Vrases serial dhe po poshtron jo vetem perfaqsuesit e Obames dhe Klintonit dikur por dhe kete Donaldin e Madh te Washingtonit qe po ja trajton perfaquesin e tij si ushtar pa qafore…
    .
    .
    Me e vogla qe duhet te beje Viktori ne prag te ikjes se Donald Lububuse eshte qe pa dorashka ti drejtohet Donaldluse dhe atyre qe emrojne ate

    Te psh..sha ne veting
    qe na doli nje jelek antiplumbi
    per junten tuaj berishiane

    Reply to this comment
  8. Servet July 3, 08:41

    Perse shumica e ketyre vrasjeve te kryera nga Berisha( sipas jush) kane ndodhur kur. ne pushtet kane qene te majtet dhe nuk kane zbuluar asnje rast por perkundrasi i kane fshire te gjitha faktet? Perse diskutohet gjithmone qe te gjitha keto jane pasoja te qeverisjes se Berishes kur socialrilindasit kane 16 vjet qe drejtojne kete shtet dhe spaskan qene te zot te ngrejne nje organ si Prokuroria,SHISH,KLSH etj por te gjitha i paska Berisha.Atehere perse nuk thoni qe ju nuk paskat shtet por vetem paguheni si te tille!

    Reply to this comment
    • Arbeni July 3, 11:22

      O Servet kujt i thua nja dy veteve qe mbushin komente me lloj lloj pseudonimesh? Leri keto fakire te mbllacisin bajgat e propagandes Rames se i duken mjalte te embla

      Reply to this comment
    • Kris 1 July 4, 09:16

      Socialistet kane qene 11 vjet ne pushtet ndersa 5 vjetet e fundit jane te rilindasit nje shartim helmues i socialisteve me hajdutet

      Reply to this comment
  9. Meta July 3, 11:13

    Vrastaret,sadist e kriminel,qe kane vrar ne Gerdec, vr ane me 21 Janar, vrane shoket e par tise se tyre Azemin e Oldashin,Vrane cdo kend dhe eshte veprimtar i çlirimit te atedheut,si biznismenin Hoxha, qe ndihmon çeshtjen shqiptare.keta gjakperzier qe bejne gjithçka duke folur atdhetarisht e duke vepruar tradhtisht.

    Reply to this comment
  10. kris 1 July 4, 01:38

    Dhe Bedriu si Saliu ben politik me vdekjen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*