Të gjitha Evat do të lindnin bijtë e mëkatit!

December 23, 2017 12:59

Të gjitha Evat do të lindnin bijtë e mëkatit!

Kam menduar shumë e shumë,
për Zotin e jetës sonë,
për Zotin që s’flë kurrë gjumë,
që s’na flet-por na dëgjon!

Lutemi që ç’ke me té,
gjer tek Zoti të shkojë zëri,
po Ai s’ju kthye më,
Botës sonë-që kur e bëri!

Pritja jonë në të vërtetë,
mund të jetë krejt e pasosur,
se Zoti veprën e vet,
e mendon krejt të përsosur!

Gjithë frutet e krijimit,
i mendon krejt të arrira,
dhe sherret e njerëzimit,
i duken si vogëlsira!

Them se Zoti e ka mirë,
për hirin e së vërtetës,
dhe ka të vetmen detyrë,
veç vazhdimësinë e jetës!

Zoti s’e ndali përpjekjen,
dhe pse dënoi njerëzimin,
e vërtetë që shpiku vdekjen,
po shpiku dhe rikrijimin!

Po unë veten pyes shpesh,
si s’i shkoi në mëndje Atit,
se gjithë Evat dhe Adamët,
do lindnin bijë e mëkatit?!

Kjo harresë fare e vogël,
miliona vjet më parë,
ka zbehur në sytë tanë,
edhe Krijimin e Parë!

 

Toka-shtëpia jonë e përbashkët…

Botën si në kor e shajnë,
ku fryn Juga dhe Veriu,
dhe harrojmë që këtë Botë,
e bën si të dojë Njeriu!

Hedhim mbi Botën e Shkretë,
vetëtima dhe rrufe,
po të mirë-apo të keqe,
këtë Botë e bëjmë ne!

Shumica këtu e kanë,
një shtëpi ku fusin kokën,
po si shtëpi të përbashkët,
kemi Botën-kemi Tokën!

Kemi Tokën që e shajmë,
po përse e shajmë vallë,
se s’jemi ne që e mbajmë,
është Ajo që na mban gjallë!

A.DUKA

December 23, 2017 12:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*