TË GJITHA PASURITË
Vargje të nënshkruara,
Dr.Izet Çulli
Nënë Tereza – Kryemjeke,
Jo në porta spitalesh,
Por në dyer kontinentesh.
Gonxhe,
Jo si të tjerat,
Po me emër më vete
Nënë e madhe e tokës arbërore,
Balsam që pikëlon plagët njerëzore!
Grua me rrënjë të thella në histori:
“Dua të vdes si të varfërit e mi…!”
Dhe ja, tani u shenjtërove,
O shenjt,
I shenjtërisë njerëzore!
Komento
1 Koment
Shiko komentet
Komplimente .poezi e perkryer..