Të gjitha pikëçuditëset e Gjikës

March 19, 2016 09:30

Të gjitha pikëçuditëset e Gjikës

Shpërthen ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, por s’dihet me kë e ka. “E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?! Mbaje gojën dhe mati mirë llafet kur të flasësh për PS e Vlorës or ti mik!’’, shkruan Gjika, ndërsa hamendësimet e komentuesve shkojnë te Koço Kokëdhima.

“E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?! Nuk kanë qenë në letra anëtarët or ti mik, jo! Kanë qenë në ballë të fushatave, të cilat, këta anëtarë, së bashku me militantët, simpatizantët dhe shumicën e qytetarëve të Vlorës, i kanë fituar bindshëm! Me këtë PS të Vlorës u bëre deputet or ti mik! Po me këtë PS të Vlorës fitove dhe zgjedhjet vendore të 2015 or ti mik! Nuk është anëtarësi dhe Parti në letër, por reale dhe fituese or ti mik! Mbaje gojën dhe mati mirë llafet kur të flasësh për PS e Vlorës or ti mik! Një problem kishim ne, anëtarësia e PS-së së Vlorës në kohë fushatash! Nuk ta ulëm që nuk ta ulëm dot çmimin që na vije për të paguar sloganet e Partisë Socialiste në billboard-et e kompanisë tënde, or ti mik!!”, shkruan Gjika. Ja the more, ja the, po kujt ja the?!

March 19, 2016 09:30
Komento

4 Komente

  1. info analitike March 19, 10:24

    Te gjitha pikecuditeset e Gjikes dhe nje pikepyetje e madhe per Ramen: perse u kap me Gjiken dhe u be pale me Sejdinin, e Dakon?

    Reply to this comment
  2. Rilindja vlonjate March 19, 15:05

    Ja the mor ja the po kujt ja the?
    ai ska as fe e as ide,
    por vetem kerkon parti te re
    ,por ate se gjen tek ne
    e pe ke ka ne kongres ?
    te gjithe ,ku ka interes

    Reply to this comment
  3. Rilindja vlonjate March 19, 15:14

    pse nuk i botoni sms

    Reply to this comment
  4. Çentrale March 19, 18:38

    Ky e la te ndritur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*