Të gjithë në qytet…

September 1, 2016 14:05

Të gjithë në qytet…

Në vitin 2015, Shqipëria renditet ndër vendet me urbanizim në shkallë 40-60%. Kjo referuar studimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi projektin UN-Habitat që ka nisur që në vitin 1976 në Vankuver të Kanadasë.

Sipas hartës që shoqëron studimin vihet re se Shqipëria në vitin 1995 ka qenë ndër zonat me nivel urbanizimi 20-40% dhe pas një dekade, në vitin 2015 ajo është renditur ndër vendet me nivel nga 40% deri në 60% të urbanizimit. Kjo i dedikohet shumë proceseve ku ekspertët përmendin atë të lëvizjve të brendshme migratore, zhvillimit të procesit të ndërtimit, si dhe përqendrimit më të madh të popullsisë në zonat urbane më të zhvilluara.

Vetë kontinenti i Europës, ku bën pjesë edhe Shqipëria, konsiderohet si ndër më të zhvilluarit, por ritmi rritje së urbanizimit për periudhën 1995 – 2015 u llogarit në 0.31%.

Ndërsa rritjen më te madhe të urbanizimit për vitin 2015  e pati kontinenti i Azisë.

Studimi tregon se ndërsa popullsia botërore u rit me rreth 17%, sipërfaqja e ndërtuar u rrit me 28%.

Nëse në vitin 1995 kishte ishin 22 qytete të mëdha, 14 mega qytete, në vitin 2015 të dy këto tregues u dyfishuan. Deri në 2030-ën shifra pritet të rritet edhe më tej.

Qendrat me ritmin më të madh të rritjes urbane janë ato të vogla dhe të mesme që kanë më pak se një milionë banorë ( ku përfshihet edhe Tirana) dhe që zënë rreth 59% të popullsisë urbane në botë.

Një fenoment që në raport konsiderohet i rëndësishëm është edhe ai decentralizimit ( për të cilën Shqipëria vazhdon ende të punojë), i cili konsiston në transferimin fuqisë së politikave dhe aspektin financiar nga qeveria bazë në nivelet më të ulëta dhe kjo ka qenë një çështje për shumë vende të Europës.

Axhenda e re e urbanizimit që mbështet zhvillimin e qendrueshëm të qyteteve parashikon që qytetet të bëhen më të sigurta, elastike dhe më miqësore. Sfida është që ndërtimi i objekteve të bëhet duke pasur në konsideratë fakton e ndryshimeve klimaterike, çka nënkupton godina më miqësore ndaj mjedisit, që garantojnë kusimin e energjisë dhe rritjen e burimeve të rinovueshme.

Nga ana tjetër Europa pritet të ndikohet nga flukset e mëdha migratore që do të ndikojnë në strukturën e qyteteve.  Qytetet me zhvillim të qendrueshëm, thotë studimi garantojnë zhvillim më të madh ekonomik./MONITOR

September 1, 2016 14:05
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi September 1, 16:33

    Levizjet demografike drejt qyteteve behen per nje jete me te mire. Ne vitet ’70 te shekullit te shkuar, tekstet e Gjeografise Ekonomike te Fakultetit te Filologjise, theksonin se vendi me i urbanizuar ne Europe eshte Mbreteria e Bashkuar (Anglia), ku 80 – 90 % e popullsise jetonin ne qytet, dhe fshati, ne kuptimin klasik te fjales, nuk ekzistonte. Keshtu eshte tendenca dhe sot. Sigurisht, kjo dukuri krijon dhe problemet e veta sociale, te cilat jane pjese e pandare e sistemit ku dhe ne kemi hyre 26 vite me pare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*