Të gjithë shpresojnë te SPAK-u!

January 23, 2020 13:32

Të gjithë shpresojnë te SPAK-u!

Te SPAK-u tani,
Të gjithë kemi shpresë,
Se do të qeth mirë,
Deshët e kopesë!

Gjer sot, drejtësia,
S’ka marrë asnjë pikë,
Ndaj kemi të drejtë,
Të jemi skeptik!

Organet e reja,
Të jenë problemi,
Sepse që të gjithë,
Kanë dalë nga sistemi!

Sistemi që ishte,
veç një kalbësirë,
s’mund të pjellë papritur,
një produkt të mirë!

Kaq e rëndësishme,
Është edhe tjetra,
S’niset rrugë e re,
Me këpucë të vjetra!

Këtu si kudo,
Neve fatzinjtë,
Sërish do të zgjedhim,
Pak më të këqijtë!

Të gjithë në struktura,
Janë shumë të hershëm,
Me kërcim ylberi,
S’u bën të ndershëm!

Që të gjithë këtu,
Ne e kemi frikën,
Se janë të lidhur,
ngushtë me politikën!

Ne ende s’e dimë,
Por do ta shikojmë,
Gjer në ç’pikë janë gati,
Ata të riskojnë!

Pamë para një jave,
Lulit iu mbyll gjyqi,
Këtë peshkaqen,
S’e kapka dot ligji!

Vërtet ajo trupë,
Nuk është vetuar,
Por ai vendim,
Është shumë i shëmtuar!

Sot s’mundet askush,
Të na sigurojë,
Me kokat e tjera,
Ndryshe do vazhdojë!

Të gjithë kokat kanë,
Prova pa hesap,
Po ende sistemi
Është në handikap!

Duhet që ta dijë,
Bandë e Lulëzimit,
Dibra është e fundit
Në zinxhir të krimit!

Larg kakofonisë
E lagu s’e lagu,
Prova drejtësie
Ne presim nga SPAK-u!…

Arben Duka

January 23, 2020 13:32
Komento

3 Komente

  1. katarakti January 23, 14:10

    Per te kuptuar llumin ku eshte zhytur Shqiperia mjafton vetem te vëresh punen dhe rezultatet e Vetingut. Sa gjyqtare jane shkarkuar ose vetlarguar nga i ashtuquajturi sistem i drejtesise. Kush e ngriti kete sistem “drejtesie” kaq te degjeneruar?! Kaq te korruptuar?! A mund te ekzistoje nje shtet me nje sistem te tille drejtesie?! Dhe mendo pastaj se çfare ka ngjare ne deget e tjera te ekonomise apo ne institucionet dhe administraten shteterore! Ky eshte problemi i problemeve ne vend. Eshte njelloj sikur te nje organizem i forte dikush te inxhektoje qellimisht viruse dhe bacile vdekjeprurese. Dhe pastaj t’i thone “doktorit” se perse nuk je i zoti ti ta sherosh kete organizem! A nuk duhen futur ne burg të gjithe ata qe e shkaterruan perfundimisht sistemin e drejtesise ne Shqiperi?! Shkaterruan ekonomine, korruptuan drejtesine, vodhen dhe grabiten… dhe asnje prapa hekurave te burgut! Normal. Se banditet me kollare i kishin marre masat. E kishin vene sistemin e drejtesise me Llallat dhe Dhalla, me Gjin Gjonet dhe kompani nen hyqmin e tyre. Dhe ka 6 vjet dhe ky kancer nuk po pastrohet. Rasti i fundit me Bashen. Apo me lirimet nga burgu te krimineleve te njohur! Ky eshte problemi i problemeve ne Shqiperi. Prandaj duhet rivene sa më shpejt drejtesia ne shina. Atehere do te filloje te funksionoje shteti. Dhe ata qe kane vrare, vjedhur dhe grabitur, (peshqit e medhenj) do te fillojne te dridhen. Te shpresojme se pastrimi i “organizmit” nuk do te zgjase pa fund. Por hapat e pare jane premtues.

    Reply to this comment
  2. Populli January 23, 17:43

    Aspak nuk ka shprese ky Popull ne SPAK,
    kete ngule mire ne koke ore Duka torollak,
    dhe kjo nuk eshte gje qe thuhet ashtu kot,
    por ka baze faktike ne Popull o Duka idiot,
    dhe prova me e mire qe ky Popull s’beson,
    eshte mbare rinia shqiptare qe po emigron,
    ti o Duke trapi valle nuk ke sy per ta shikuar?
    se po zbraz Shqiperine ai Rama degjeneruar,
    me vjedhjet, skandalet, e rrenim te ekonomise,
    me hedhjen e ketij Populli ne grop te varferise,
    me koncesione mafioze vjedhje te bera mullar,
    Populli keto i shikon o Duke se nuk ha si ti bar,
    edhe ja sepse pra ky SPAK aspak nuk besohet,
    se prej ketij pushteti eshte ngritur dhe drejtohet,
    s’del dot SPAK qe ate halldup Beqen te denoje,
    per at shendetesi qe me koncesionet shkaterroj,
    nuk ka mandat SPAK te denoje hajdutet e vertet,
    se ata hajdute i ka te gjithe ne qeveri dhe pushtet,
    nuk e denon dot hic SPAK hajduterine ne Shqiperi,
    se nuk ka urdher te kryej arrestime ne Kryeministri.

    Reply to this comment
  3. Caco January 26, 04:01

    Nuk më duket e drejtë që SPAK, në vënd që ta fillonte punën e tij me 21 janarin, Gërdecin, konçesionet korruptive dhe kontratat me të huajt për shitjet dhe faljen e pasurive kombëtare, për marrëveshjet menuanca tradhëtie me shetin fqinj në jugë të vëndit, etj., e fillon punën me një të dyshuar si përdorus droge qoftë kryetar bashkie, qoftë në publik e qoftë kushdo.
    Përpara këti organi të Reformës në Drejtësi qëndrojnë për hetim e dënim probleme kardinale të korrupsionit shtetëror 30-vjeçar me rëndësi kombëtare e jo një shtetar i rëndomtë si Alla i Bulqizës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim