Të guxosh…

April 30, 2016 13:22

Të guxosh…

Nga Bedri Islami

Disa ditë më parë, për miqtë e mi kisha shkruar një status të zakonshëm, të cilin po e sjell, sëbashku me shënimin që kisha vënë në fudnin e tij, pa e ditur se pas pak do të ishte fillimi i një shkrimi të ri.

Ja edhe rrëfenja:

Perandori Napoleon deshi të takojë Beranzhenë, poetin e shquar dhe një ndër mendjet më të popullarizuara të shekullit të tij. Shkoi dy herë ta takonte dhe nuk e gjeti. Kushëriri i i perandorit, pasi e kishte zgjedhur kohën mirë, e gjeti Beranzhenë pranë zjarrit dhe e pyeti:

-Çfarë i këshillon kushëririt tim?

-Të respektojë Kushtetutën.

– E çfarë duhet t’i shmanget?

-Të dhunojë Kushtetutën.

Poeti i madh, Beranzhe, uli kokën dhe nuk tha më shumë.

I kishte thënë të gjitha.

Nuk besoj se shtetarët tanë e dinë këtë rrëfenjë, por edhe po ta dinin, nuk do u pëlqente.

Kur shkrova se shtetarët tanë nuk besoj se e dinë këtë rrëfenjë, por, edhe po ta dinin, nuk do u pëlqente, nuk më kishte shkruar në mendje se do i referohesha sot një emri deri më tani të panjohur për mua. Nuk e kam parë kurrë, dhe, po të mos kishte qenë rasti i ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar, në mesin e Tiranës, ndoshta nuk do e kisha dëgjuar. Quhet Kozeta Angjeli, është drejtoreshë e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore dhe, deri tani, është e vetmja zyrtare, pra nëpunëse e shtetit, që refuzon të nënshkruajë vendimin përkatës, pasi, një pjesë e stadiumit ekzistues , i cili do të prishet sa më shpejt të jetë e mundur, është pjesë e trashëgimisë kulturore. Duke dashur të jetë në përputhje me ligjet e miratuara nga Parlamenti ynë hallemadh, ajo i kërkon këtij organi të heqë nga ligji këtë monument kulture dhe pastaj do të nënshkruajë. Një gjë krejt normale, shumë e zakonshme në çdo vend të botës, por tepër e paktë dhe thuajse e padukshme në Shqipëri. Një zonjë u kërkon eprorëve të saj shumë qartë: shkelni ju ligjin që keni miratuar dhe unë bëj më tutje, por unë vetë nuk mund të shkel një ligj që ju vetë e keni miratuar dhe unë jam e detyruar ta zbatoj.

E mar me mend hidhërimin e shefit të qeverisë me këtë “kryeneçe”, që edhe mund të zbutet, por që e ka dhënë mesazhin e saj. E ka dhënë shkurt: unë nuk jam mbi ligjin, nëse ju kërkoni të jeni mbi ligjin, bëjeni këtë. Shefi i qeverisë është ndoshta më i pasionuari i ndërtimit të këtij stadiumi që për shumëkënd është enigmë, që nga fillesat e hershme e deri tek dita e sotme. Mbajtur në errësirë, me shumë befasira, hedhur në letër pasi ishte tregtuar, skicuar e përgatitur në letër para se të merreshin vendimet e duhura; përmes një firme që ishte “ortake e oligarkëve të djeshëm”, që do të jetë papritmas njëra nga zaptueset e qendrës së kryeqytetit, e gjitha është më tepër objekt i një diskutimi serioz të specialistëve, sidomos të atyre që nuk korruptohen lehtë dhe nuk kanë drojë për bukën e gojës së tyre apo të fëmijëve të tyre. Pra, jam i sigurtë se nuk është një temë që mund të trajtohet lehtësisht nga një gazetar, që për më tepër nuk është i profilit, e as nga ata që u përpoqën më shumë se gjithçka të bënin një shfaqje mediatike, sikur u bë qameti që nuk u lejuan të futen në një allë ku nuk janë ftuar. Inatet e sotme, në vazhdim të inateve të djeshme dhe shprishje të pas pushtetit, nuk janë temë e këtij shënimi.

Temë e tij është një zonjë, e cila, qoftë edhe përkohësisht, i tha “jo” një projekti që cënonte ligjin shqiptar, një vednim shtetëror për një objekt kulturor, i cili nuk mund të prishet sipas pikëpamjes qeverisëse se, ia ruajmë balloren dhe ia vendosim përsëri, sikur u tha dikur kur hidheshin në erë kangjellat rrethuese të Pallatit të Brigadave. Edhe krahasimet meskine të shefit të qeverisë me objekte historike nuk i bëjnë nder atij, vetëm se shtojnë dyshimet për përkrahjen dhe nisin një valë të re zhgënjimi.

Duke u ndalur tek zonja në fjalë, të cilën, e përsëris, nuk e njoh, mund të thoja me bindje se, nëse ka njerëz që shkelin ligjet e këtij vendi , të parët janë pikrëisht ata që i bëjnë ligjet. Ata janë shprishësit më të mëdhenj dhe e bëjnë këtë pikërisht nga droja ndaj shefave, nga frika se nesër mund të mos jenë në listën e ardhshme, nga pikëllimi se do u ikë ndonjë tender nga dora firmave të fshehta të lidhura me to, dhe në fund të fundit, e bëjnë këtë për hatër të shefit.

Vendime të panumërta janë hedhur në erë pikërisht nga sundimi i shefit. Ligje të tëra janë ndërtruar sipas dëshirës së shefave, të cilët, edhe kur kanë rënë pikë e pesë me njëri tjetrin, kur u është dashur të prishin Kushtetutën e vendit, e kanë bërë këtë vrulltas, pa menduar për të drejtën dhe ligjin dhe, pa dëgjuar as majtas e as djathtas njerëzit që janë specialistë të këtyre fushave. E mbani mend se si u shprish Kushtetuta e vendit në disa orë, sepse ashtu deshën shefat e mëdhenj dhe, pak ose aspak, nga njerëzit rreth tyre, nuk u thanë, “ngadalë, nuk prishet shteti për një objekt meskin”.

Është e vështirë të ketë një ligj, që edhe pse ka qenë në thelb antiligj, ka patur oponencë edhe brenda strukturës që i ka takuar shefi, ashtu si ka ndodhur e kundërta, është synuar të hidhet në erë çdo gjë që ka propozuar kundërshtari politik, pasi urdhri i shefit ka qenë i tillë. Në ditët e fundit, shefi faktik i shqupasve, Berisha, pa asnjë lloj droje tha që të armatosen shqiptarët dhe të hedhin poshtë këtë qeveri, por asnjë, absolutisht asnjë, nga taborri i tij nuk tha të paktën se kjo nuk ia vlen, nuk bën, është gabim. Vetëm kur i përzënë nga Partia, kur nuk janë më deputetë, kur lihen mënjanë, vetëm atëherë hapin gojën e shkruajnë edhe libra, duke dëshmuar bëmat e pashoqe të shefit të tyre. Por, duan apo nuk duan, ata ishin pjesë e asaj që ndodhi, pasi heshtën. Dhe heshtja është miratim.

Kam pasë menduar se e gjithë kjo i ndodh vetëm anës së djathtë të parlamentit shqiptar. Kam menduar sepse, duke qenë një forcë politike më e toleruar, me më shumë prbleme në fillimet e saj, ku çdo prurje e re ishte një gëzim faktik, e majta do të kishte deri në fund idesë e tolerancës , por edhe e fjalës së duhur brenda vetes. Për shumë kohë ka ndodhur kjo, dhe, duam apo nuk duam, mendimi ndryshe, i thënë dhe i pranuar, ka bërë që kjo forcë politike, nga minorja e vitit 1992, të bëhet në pak muaj e më pas, forca politike kryesore.

 

Por, duhet thënë, kohët e fundit, edhe në të majtën, si për dreq, po ndjehet arroganca e pushtetit, e numrit Një, e dorës së fortë, e një mendje që i di të gjitha dhe vendos për të gjitha, edhe për shiun, edhe për diellin brenda vetes e të tjerët heshtin.

Edi Rama është vërtet një mendje e zgjuar, e kultivuar, por sido që të jetë është vetëm Një, dhe duke qenë i vetëm, nuk mund të bëhet kurrë shumë.

Është e drejta, e mira dhe dinjiteti i gjithësecilit që është pranë tij, që, kur ai nuk është në të drejtën, t’i thotë se është në një rrugë që nuk duhet, që nuk bën të shkojë më tutje, se ky shtet nuk është bërë e nuk mund të bëhet vetëm nga ai, se, në fund të fundit, pjesë e historisë bëhen ata që nuk ecin vetëm, por që i marrin të tjerët me vete, edhe kur ata janë oponenca e tij. Sidomos këto të fundit.

Ne e kishim një oligark politik dhe e zbuam përmes një milion votave. Nuk na duhet një i dytë. Të ishte për një sundim oligarki, mbanim atë që ishte. Të paktën e njihnim dhe nuk i besonim. Këtij i besuam dhe nuk duam të thyhemi edhe një herë.

April 30, 2016 13:22
Komento

12 Komente

  1. shushica April 30, 14:13

    Ka ardhur koha,është urgjente një forcë e re politike e udhëhequr nga rrymat e reja përparimtare evropiane.Në Shqipëri duhet një mendim i ri i stilit 5 yje italiane, podemos spanjolle, ose një Sanders apo Corby fundja edhe një Le Pen…Gjithësesi është urgjente që ata mijra të rinj të kulturuar në universitetet e avancuara evropiane por edhe shqiptare , jo ata që kanë blerë diplomat, sepse ata janë bosh dhe të rrezikëshëm, të shpërthejnë këtë rrethim gangsterësh , kriminelësh , frkacakësh , oportunistësh servilë që kanë mbushur parinë e partive tradicionale atëdheshitëse …tradhëtare të militantëve të sinqertë.Mendoj se është e mundur duke shfrytëzuar mediat sociale , me disa objektiva tè thjeshta,……ndershmëri, transparencë, pagë minimum 300 E, zbardhje e të gjithë pasurive private, mbyllje të shkollave qëndra korrupsioni, politikë të jashtëme asnjēanëse, taksa afër zeros për financën ndërkombëtare, investim në hight tech sipas përvojës së Singaporit…..Duhet guxim dhe tani që të rinjtë nuk kanë çtë humbasin, eshtë koha për veprim….

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. April 30, 15:47

      Po ç’fare Grillo mo shushica ?

      Duhet gjak socialistash ne vena .
      Ja nje qe na duhet .

      Atilo quhej ,
      pronar shume i pasur TOKASH ne reggiano,
      dhe Vdiq i varfer,
      ishte politikan ,drejtor orkestre , letrar , piktor ,
      por mbi te gjitha Socialist .
      Ishte mik personal i te riut Musolinit ,
      ku me te shkembente debate te forta mbi orientimin e socializmit.
      Atilo prish miqsine me Beniton perpara se te behej Fashist .
      Atilo jo vetem vuri Pasurine por edhe trupin ,
      dhe kete e bente ne nje menyre impresionante ,
      Ne epoken e tributit fashist ne vitet 30 ,
      ç’do te diel i veshur me Frak , dhe ne gjoks vinte nje trendafil te kuq ,
      bente xhiro saloneve te Reggio Emilies.
      Duke bere sfilate sfiduese Fashistave te medhenje , te ulur Kafeneve ,
      duke u rene me shpulle Shikimi .
      Pak minuta me vone , vinin kemishezinjte ,
      qe e rrihnin , dhe e kercenonin…..

      Por ai shkonte ne shtepi , lahesh , pastrohesh ,
      vishte Frakun , nje trendafil te kuq te fresket ,duke bere xhiro perpara , xherarkeve fashiste ,
      dhe keshtu vazhdoi me vite .

      Kjo e majta e sotme nuk eshte me e majte ,
      ajo qe luftonte Kapitalistet ,
      Por qe te ruaj identitetin , vazhdon merret me fashizmin , edhe kur fashizmi nuk egziston.
      Grillo eshte nje polaço politik .
      Grillo eshte rezerva , per lojen e kapitalisteve .

      Reply to this comment
      • rajubi May 1, 09:27

        Kush tha qe Edi Rama eshte i zgjuar ti? Kush je ti ,nje gazetaruc qe di vetem tu besh qefin DEBILAVE qe udheheqin

        Reply to this comment
    • Claus April 30, 17:26

      Kushtetuta e republikes tone eshte shkelur me dhjetera here,qe kur zoti Rama erdhi ne pushtet.
      Kete na e deshmojne vendimet e Gjykates Kushtetuese keto tre vite.
      Zoti Rama ka shkelur Kushtetun e republikes me shume se cdo kryeminister tjeter,bile me shume se te gjithe kryeministrat e meparshem te marre se bashku.
      Zoti Rama mendon se njemilion votat qe ka marre ne 2013 ia japin atij kete te drejte.
      Perhere kur i kujtojne se po shkel ligjin dhe kushtetuten,zoti Rama permend njemilion votat,ne stilin e tij te njohur arrogant,si njemilion shpulla.
      E gjitha kjo eshte kaq e qarte,per te gjithe,sa nuk ia vlen te merremi gjate me te.
      Por,ia vlen,me ane tjeter te themi nja dy fjale per qendrimin “parimor” te zotit Bedri.Nga shume e shume akte arrogante te Kryeministrit,nga shume e shume shkelje te ligjit dhe Kushtetutes nga kryeministri,gazetari ne fjale na i paskesh bere pershtypje kjo me drejtoreshen e trashegimise.
      Ne kohen e diktatures,kjo menyre e te kritikuarit,quhej kritike e shendoshe.
      Drejtoresha ne fjale eshte nepunese ne administraten Rama.Eshte vartese e tij.Jemi brendaperbrenda pushtetit.Zoti Bedri i ben thirrje zotit Rama,qe te mos tregohet arrogant me nepunesen e tij.Ne thelb eshte identike me kritikat e shendosha qe ka bere zoti Bedri dhe kolege te tjere ne kete forum te nderuar,si zoti Stefani prsh,ndaj nepunesve te administrates Rama,ndaj eksponenteve te ndryshem te partise,por edhe ndaj vete zotit Rama…por gjithe kjo eshte brenda shtepise..partise.
      Me pak fjale,arroganca e Rames vihet re ,vetem kur drejtohet ndaj te veteve,si ne parti ashtu edhe ne administrate.
      Kurse arroganca e Rames ndaj pjeses tjeter te shoqerise,opozites,dhe shoqerise civile(ajo pjese e saj qe nuk e kontrollon akoma),nuk konsiderohet si e tille nga zoti Bedri dhe koleget e tij te majte.
      Ja ku e kemi shembullin: zoti Bedri eshte i shqetesuar per arrogancen e Rames ne lidhje me qendrimin e zonjes drejtoreshe,por as qe i behet vone per arrogancen e Rames ndaj Lubonjes dhe Bushatit,bie fjala.
      Kesaj,or tungjjateta,i thone hipokrizi.Ndoshta dicka me teper,por nuk po gjej dot fjalen e duhur,apo nuk dua ta gjej,sepse nuk dua t’i bej dhune etikes.
      Per ta mbyllur kete koment,dua t’i bej nje verejtje ,dashamires kuptohet,zotit Bedri ne lidhje me nje keqkuptim per oligarkine.
      Qeveria e pare dhe e vetme,deri me tani,ne gjithe keto 25 vite demokraci,qe eshte akuzuar si oligarke,eshte qeveria e zotit Rama.
      Zoti Rama eshte Kryeministri i pare ne keto 25 vite demokraci,qe cilesohet si oligark.
      Termat oligarki,oligark, jane perdorur edhe me pare,por ne nje kontekst te pergjithshem,abstrakt.
      Termat oligarki dhe oligark,ne kuptimin konkret kane hyre ne fjalorin politik,keto tre vite qeverisje te Rilindjes.
      Ky eshte fakt zoti Bedri.
      Prandaj perpjekja jua per ta quajtur edhe Berishen oligark eshte,me falni,shume qesharake,sepse eshte e vonuar.
      Nuk e keni quajtur as ju e asnje nga koleget tuaj me pare Berishen keshtu.E keni quajtur me epitetet nga me te ndryshmet,si autoritar e diktator,kriminel,hitler etj etj,por JO oligark.
      Tani qe ky cilesim po perdoret ndaj Edi Rames,ju nxitoni ta relativizoni duke e quajtur edhe Berishen.
      Retorika politike me oligarki dhe oligark,eshte e koheve te fundit.Eshte e ketyre 3 viteve te fundit.Eshte e qeverise se Rilindjes.Eshte e qeverise se zotit Rama.
      Dhe,po te perdorim nje term nga jurisprudenca, nuk ka fuqi etiketuese prapavepruese.
      Berishen quajeni kriminel,vrases,diktator,hitler,c’te doni quajeni.
      Por ju lutem shume,oligark eshte zoti Rama.Oligarkia eshte shpikje e zotit Rama.
      Zoti Rama zoteron patenten e oligarkise,dhe gjithe te drejtat dhe benefitet qe rrjedhin prej saj.

      Reply to this comment
      • mirel May 1, 16:28

        E vleresoj shume komentin tend.
        Eshte me vend dhe tejkalon qendrim e Bedriut ne kritiken ndaj Rames.
        Sa per hipokrizine e Bedriut, nuk mendoj qe eshte e drejte. Personalisht mendoj qe Bedriu si shumica e socialisteve e konsiderojne cdo proteste te pales opozitare te padenje per tu degjuar. Eshte formimi i socialisteve te sotem qe cdo kritike ndaj Berishes se ri Oligark. Ata te quajne salist, PDist dhe ti mbyllin shtigjet e se drejtes. Te se drejtes per te kerkuar llogari.
        Qe te respektohet ligji dhe kushtetuta.
        Ka ardhur koha qe socialistet vete te kapercejne nivelin e militantit te verber apo te servilit te mjere qe nuk ka aftesi te shikoje, gjykoje dhe mendoje.
        Ne te kundert, nuk do kete kurre opozite te vertete, dhe as shtet qe respekton Kushtetute.
        Uroj qe dhe Bedriu ta shikoje veten mire ne kete aspekt, dhe te mendoje qe edhe Lubonjes, edhe Bushatit duhet tju ishte dhene fjala.
        Eshte e nevojshme te shprehet ai mendim qytetar, qe socialistet kane frike tja thone shefit te tyre arrogant.
        Rama vertet zoteron patenten e oligarkise, dhe eshte ky nje term qe mund tja veshim pa frike, por ama pas shpine ka metodat e kriminelit Berisha, perderisa funksionon me te njejtat mjete dhe ka te njejtat qellime.
        E vetmja mungese per te kapur Berishen, jane te vdekurit-megjithese mund te them qe Rama ia porositi keta Berishes ne 21 Janar.
        Pushteti i tij eshte ne thelb i inkriminuar qe me aleancen e shkaktarit te 21 Janarit, Ilir Metes.
        Me tej mund ti veshim cdo lloj etiketimi me bashkekohor, sipas natyres sportivo – piktoreske te akteve shteterore te kryeministrit.
        Ne thelb aktet e tij jane antikushtetuese-jane kriminale.
        Njelloj si Berisha

        Reply to this comment
        • 50 May 1, 20:03

          bravo Mirel.
          edhe une te vlersoj shume qe ti je i njejti person qe ja fut vetes…mireli =claus-maus….kaq budalle je qe nuk di te besh te pakten nje ndryshim stili te shkruari apo koncepti.

          por per nje gje kete te drejte qe barazon berishalene me edidiotin.
          kuptohet berisha si kriminel dhe edi si pervers&tradhetar.

          ndiq malin e krimeve te saliqenit qe nuk ka obame as edirama ta shpetoje

          Fifty Shades of Berisha Grey is criminal erotic romance novel by Berish & sons

          1.Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. ,Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta,, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

          2. prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: ,Ti e ke idhull Enverin, Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.

          3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel ,Dajtit, në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.

          5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.

          6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe ,??fshesës Berisha,??, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

          7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës ,Alpine, Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës ,55, Ndërkohë që menaxherja e ,Alpine, ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

          8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.

          9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.

          10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit ,për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, ose atë që u konsiderua si ,??Ligji i gjobave, Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

          11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës ,??Omiros, në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

          12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99

          13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.

          14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.

          15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.

          16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.

          17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

          18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.

          19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën ,Bechtel Enka,. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.

          20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s,??duam të ndryshojmë mandatin

          21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: ,Zoti e shpëtoftë Shqipërinë, Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.

          22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

          23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.

          24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e ,??Argita Berishës,??, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si ,??shërbim konsulence dhe avokatie,??, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

          25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
          Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën ,??Trans Digging,??, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.

          26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa ,??Made in China,??.

          27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

          28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.

          29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

          30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

          31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.

          33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim

          34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.

          35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.

          36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

          37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t,??u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.

          38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

          39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. ,??Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t,??u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi,??, ,?? tha kreu i Financave.

          40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit ,??Për territorin,??. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

          41. 16 dhjetor 2008: Ligji i ,??Spiunëve,??, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. ,??ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera,?? deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: ,??Dosjet,?? një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për ,??dosjet,??: shkelet kushtetuta

          42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e ,??Plazhit të Gjeneralëve,??. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

          43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i ,??Jalës,??, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

          45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për ,??sheltin detar,?? që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.

          46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.

          47. Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit. Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri. Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. ,Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje,??, thuhet në kabllogram.

          48. Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit. Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. ,Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit thuhet në kabllogram.

          49. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. ,Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak,, thuhet në kabllogram.

          50. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. ,Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të ,organizojnë, njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve, thekson Uidhers

          nderpritet saga krimberishes….le ta vazhdoje donald lul basha

          Reply to this comment
  2. kris 1 April 30, 14:28

    E konsideroja Edi ramen per budalla pa eksperience politike dhe i falja shume hajvanlleqe e shakara pa kripe me popullin dele.Ju thoni eshte nje mendje e zgjuar .Si i i zgjuar del se largimin e invesitoreve dhe mosfutjen e investimeve te reja,perkrahjen e Delijorgjeve dhe Fullaneve,sabotimin e 21 janarit dhe ndarjen e pushtetit me Berishen e ben me ndergjegje te plote.
    Nen Ramen fitoret e klanit Berisha po betonohen!

    Reply to this comment
  3. guximtari April 30, 14:32

    Nuk jam dakort fare me B.I per fundin e shkrimit tij ku thote ” Ne kishim nje oligark e larguam e nuk na duhet nje i dyte etj..” Them se nuk kemi patur oligark as dje as sot. Kemi patur e kemi pushtete me kembime aleatesh, analistesh, gazetaresh, kryebashkiakesh, deputetesh, banditesh, etj..Ka dhe si B.I besimtare se ky pushtet sot eshte me i mire se dje, ose mos pranojme te kunderten sido deshtim te kete. Keto jane militante. B.I eshte nje prej tyre. Keto mbajne situaten ketu ku eshte, vetem me nderrim kaloresi ne kalin e pushtetit por me ate taborr servilesh, dredharakesh dhe sherbetoresh prane qe ikin e vijne pran kaloresit te radhes. Ceshtja eshte se votat nuk jepen per nderrim kaloresi, por situata nuk ndryshon se as kaloresi i rradhes ne pushtet e as ushtaret e tij nuk e kuptojne se ne kale hipet per te qeverisur me mire se tjetri e jo se pozon me bukur maje kalit. Keshtu mendoj.

    Reply to this comment
  4. Moooos ...Bedri.oligark i thoni nje super krimineli April 30, 20:33

    Mos bre Bedri ??

    Na i bere salikriminelin OLIGARK POLITIK…

    Sinqerisht nqs do te me linin te vija rendin ne Shqiperi..pas arrestimit te Saliqenit..te dytit do ti vija prangat ty si mashtrues..sepse ke 10 vjet qe po na thua se Berisha dhe djajte e tij vijne nga “nentoka serbe” qe supozonte nje seri krimesh qe nga 2 prilli 1991 e deri me sot..

    Per Stadiumin vetem dy llafe: eshte thjesht nje miratim i Rames si “gjeneral i kapur rob “i krimeve tekonomike -mjedisore te berishes….per shembull:

    E degjuat monstren MEHMET ELEZI dhe ato protestuesit tropojane te Amerikes…kur miratoi sali krimineli nje dyzine hidrocentaresh ne Valbone heshten dhe u kujtuan ELEZET TE THONE SHPETONI TROPOJEN kur dihet qe Rama ka vetem celsat e kashtes dhe eshte nje kryedrejtor komunale…pushtetet e tjera i ka pushti berishoviq…i nentokes serbe te Bedriut

    cfare lesh tropoje kur ka ikur gjithe shqiperi per lesh bashke me Bedriun..ramen dhe kete zonjen qe paska zbuluar Islami

    DALIM PERSERI TE OLIGARKU POLITIK BERISHE…na befasove pabesueshmerisht zoti bedri

    Nqs do kishit 1% gjak shqiptari me vogla qe duhet te beni eshte qe me artikujt tuaj ti drejtoheni ketyre subjekeve TROC PA JU DRIDHUR QERPIKU:

    zoti president i shteteve te bashkuara te amerikes dhe si udheheqes i shtetit me te fuqishem i Natos…..i pandehuri Saleh Ram Berishaj ka kryer te gjithe krimet qe permban KODI PENAL I KRIMEVE TE RENDA…pra perse toleroni kete

    kriminel
    vrases
    tradhetar
    kryhajdut
    frankeshtein monsetr…etj..etj..

    per dijeni berishen e vendosi ne 1991-2 dyshja biberaj-rajerson qe obligon ligjerisht dhe moralisht shtetin amerikan te mbaje pergjegjsi te plote

    propopaganda bajate me enver dhe me hitlerin nuk pi me uje me kete “kobure” te elezbiberit

    Eshte e vertete qe shqiptaret ne 1991 hodhen sistemin (diktaturen) e Enver Hoxhes…por kaq e vertete eshte qe mos ndeshkimi i tij nga dipllomacia dhe sherbimet inteligjente USA-BE..na detyron qe jashte deshires tone te themi qe Enver Hoxha eshte burri i shtetit me i madh i njerzimit per te gjithe kohrat..dhe kete po e beni ju me frankeshtein monster berisha dhe me gaztorin Donald Lu….

    Reply to this comment
  5. polua May 1, 17:43

    Kur vdes njeri, te servirin kafé, pra hidherimi me hidherim del, pavaresishte se me vone filluan edhe te nxjerrin nga nje gote raki. Edhe klika kriminale salibershijane duhet qe te largohet me “kafe”. te pakten populli eksperinecen e ka qindra-mijra vjeçare. Tani si thoni , te besojme ata qe shkruajne shkrime, komentuesit apo eksperiencen e popullit? 26 vjet kriminalizim e padrejtesi, duhet qe te marresh masa represive e drastike per ta eleminuar, ndryshe do te vazhdojme hiq e mos e keput, brezat do treten dhe Shqiperia ne vend do mbetet.

    Reply to this comment
  6. Ekonomist May 2, 09:06

    Guxo vertet zoti Islami, prano se Rama ne qeveri ne dallim nga Berisha ne qeveri ka vetem nje gje. Deshtim total ne ekonomine e sejcilit qytetar pervec atyre te punesuarve pran tij. Rama ekomomine e ka rrenuar dhe financat tregojne kolaps ne shifrat e veta. Cim Cani nuk eshte aq sa te mbuloje kete shkaterrim. Eshte Rama si qeveri komplet deshtake ne ekonomi.

    Reply to this comment
  7. Mark.uk May 4, 06:38

    Bedri Islamabat:Cfar lesh miqesh keni more mjeran.Ju keni vetem shok idealesh si puna jote ish sigurimsa ish sekretar partie fshati me kater klas.Ju kam pyetur disa here a jeni aktiv si dikur kur ishe gazetar ne Shkoder,apo tani te ka hyre ne gjak dhe e beni tani ndoshta jo spiunin po servilin.Shko e mbyllu diku anej nga puka se na cave menermethanen me te njejten gja vetem me Berishen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*