Të hapësh xhami dhe të mbyllësh shkolla!

May 15, 2015 15:00

Të hapësh xhami dhe të mbyllësh shkolla!

Arben Duka

 

U takua Erdogani,
me vëllezrit Rama – Nishani,
mori rrugën kësaj ane,
vëllazëria myslimane!

Vëllai i madh i Shqipërisë,
vuri gurin e xhamisë,
meqë i janë shtuar hallet,
vendi ka ku mund të falet!

Erdogani goxha burrë,
për xhamitë nuk kursen kurrë,
biles do japë shumë të holla,
nëse Rama mbyll ca shkolla!

Mund të mbyllen-s’është çudi,
dhjetë shkolla për një xhami,
vëllai i madh i Ankarasë,
nuk e njeh hiç fjalën masë!

Me premtime të mëdhaja,
erdhi që nga Ankaraja,
për të kyçi i problemit,
janë shkollat e Gylenit!

Terroristi shkolla s’hap,
ndaj më duket handikap,
gjithë qëndrim’ i Erdoganit,
vëllai i Ramës dhe Nishanit!

Më duket një çmenduri,
kur mbyll shkolla-hap xhami,
xhami pa fund e pafund,
në qytet e në katund!

Erdogan që bën shaka,
ti këtu s’mund të kesh vëlla,
thjeshtë na grabiti Turqia,
pesë shekuj nga historia!

Nuk di ç’sebep do të gjeni,
për shkollat që ka Gyleni,
se larg qoftë sikur Ai,
të fitojë në Turqi!

Për Europë Shqipëria,
do t’i bjeri nga Turqia,
se ka xhami të mëdhaja,
Stambolli dhe Ankaraja!

Po ne prapë e prapë-o mik,
quhemi një vend laik,
s’mund të drejtohet Vatani,
nga Bibla dhe nga Kurani!

Erdogan-o qerrata,
mos vër kushte për para,
Se për pesë shekuj pushtim,
s’mund të ketë kurrë kompensim!

Unë jam kategorik,
ta mbajmë shtetin laik,
se këtij që na drejton,
vetëm çallma i mungon!

May 15, 2015 15:00
Komento

11 Komente

  1. GAMORI May 15, 17:25

    BASHKOHEM ME JU ZOTI ARBEN DHE TE LUMTE DORA

    POR RAMA I MERR TE GJITHA DETYRAT NGA AMERIKA ” GORA ”

    IMPERIALIZMI ME ISLAMIN RUSINE E KINE HANE NE NJI SAHAN

    DHE SHTETET E POPUJT PA TURP ME TA PO I NDAN

    SE BANKAT PERENDIMORE STA FALIN KURRE “PARANE “”

    EDHE KUR TI VDES TE MARRIN ” VATANE “

    Reply to this comment
  2. Gezimi May 15, 17:59

    Shume e sakte Beni! Nuk kam asgje me xhamite, por nuk e mposht dot dhimbjen kur shoh nje xhami moderne kur shkollave u mungojne gjerat me elementare si dyer dhe dritare. Realitet i trishte shqiptar! Ju pershendes!

    Reply to this comment
  3. lato May 15, 19:06

    Ky vend nuk ka nevoje per xhami e per Isis.Problemet e tyre popujt arabe dhe aziatike mos i transportojne ketu,.Kemi 1000 probleme,po qe se kushtezohet ndihme ekonomike me ndertime xhamish nuk e duam as ndihmen,as xhamite.

    Reply to this comment
  4. katarakti May 15, 19:37

    Rama nuk eshte ne terezi. Po ç’eshte kjo dashuri e tij e madhe per Erdoganin?! Ne kemi share Berishen qe na futi ne Konferencen Islamike, ky po na fut tani ne lakun e Turqise. Mezi shpetuam nga Turqia dhe ja u beme prape “vellezer”. Ky Rama mos i merr vendimet nen efektin e marijuanes dhe kokaines?! Se nuk shpjegohet ndryshe kjo lloj politike. Edhe per nje xhami tjeter ishim mangut. Qe te kthehemi ne Stamboll apo ne Meke. I shkreti Skenderbe. I vajti kot mundimi dhe heroizmi. Sterniperit e sulltan Muratit jane ulur sot kembekryq ne Shqiperi. Sa me ka marre malli per Enver Hoxhen. Sa nuk e kam dashur atehere, aq ia njoh vlerat sot. Ky popull dhe ky vend nje si ai paska pasur hak. Shqiperia do te mbetet gjithmone nje vend me halle, e perçare, e varfer, e drobitur. Fqinjet do te tallen me te. Te medhenjte as do e kene me ne refene. Vend i shkrete.

    Reply to this comment
  5. "BALASHI" May 15, 20:46

    Jemi % ne ndertim kishash e xhamish ne Shqiperi e 0 % ne industri e bujqesi…= dalldi kombetare…

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi për Horr Merkel May 15, 22:55

    Çja u kini bërë mirë o Arben Duka të dy gomerëve,gomarit turk dhe gamorit tonë? Po na rikthejnë në kohën e Sulltan Salepit ! Ju bëfsha naftën në këtë farë Rilindjeje me xhamira e shëmtira obskurantizmi ! Nderime Ben dhe neveri për këta qen!

    Reply to this comment
  7. Turk i penduar........ May 16, 08:30

    Mbeturinat e çdo lloji, shiten e blihen gjithmone lire…Nje njeri qe s’ka nder familje e shqiptari, çdo gje tjeter shet dhe blen….Keta jane pikerisht vellezer me vllaun e madh,…por kur jua do puna behen vellezer edhe me jashteqitje, greko-sllave….Me pak fjale ,jane vellezer me gjithe armiqte e kombit tone….ZOT ruaje Shqiperine…..nga shqiptaret…..

    Reply to this comment
  8. Andrea May 16, 09:49

    Rama dhe Nishanlliu duhet te vene te dy nga nje callme te zeze jo te bardhe

    Reply to this comment
  9. ivani i madh May 16, 10:50

    Ckini qe grindeni e bertisni kur Enveri prishi kisha e xhamia dhe i ketheu ne qendra kulture ,shkolla e kinema ju ju versulet i pa fe eretik po humbet vlerat e kombit e ku di unë .Tani le qendra kulturore ,biblioteka ku përhapej kultura ,shkenca e arti shqiptar nuk ekzistojnë se prioritet i eshte dhënë kishave e xhamive që kanë mbirë si kerpudhat pas shiut te mdimuare dhe nga ish armiqtë e kombit shqiptar,turqia dhe greqia .Të cilave ju dogj shpirti për Shqipërinë e pa fe valla.Po me sa duket këtyre politikanëve tanë e kanë harruar shprehjen lapidar të Pashko Vases ‘Feja e shqiptarit është shqiptaria ‘Prandaj mbroni Ramën. Nishanin e Salinë që të na ngrere turku xhaminë se pa te nuk rregullojmë dot Shqipërinë pa njerëzit le te jetojnë e ushqehen bashkë me bagëtinë .

    Reply to this comment
  10. SHABA May 16, 12:48

    Molla Rexhep Erdagani i a ka dhane fjalen Jarit se xhamia do jete e gadi deri ne fund te mandatit te Jarit ene Erdagani i ka premtue se do e caktoje Jarin IMAMI I XHAMISE SE NAMASGJASE ne Tirane e ma vone Kryetar te Komunitetit Mysliman te Arnautistanit.

    Ene Jari bahet Mullah Jari

    Reply to this comment
  11. mirel May 16, 14:43

    Shabe iku koha kur te therrnin turqit per nje abetare.
    Sa spiunonin greket , vente Turku me callma dhe mbyste atdhetaret shqiptare.
    Sot te vrasin shqiptaret.
    Shteti vete mjell xhamia dhe erresire ne shqiptaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*