Të hënën fillon transferimi i studimeve nga universitetet e mbyllura

September 20, 2014 19:02

Të hënën fillon transferimi i studimeve nga universitetet e mbyllura

Kush nuk ka mundur që të tërheqë dosjen e tij të studimit në një prej universiteteve që iu është hequr licenca, mund ta marrë atë tek MAS.

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë studentët se ditën e hënë 23.09.2014 fillon tërheqja e dosjeve pranë MAS. Studentët duhet të paraqiten personalisht në MAS për tërheqjen e dosjes, të pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm, vetëm në datat e parashikuara nga MAS.

Studentët e pa pajisur me numër matrikullimi nuk mund të transferojnë studimet e tyre në asnjë IAL publike apo private në Republikën e Shqipërisë. Studentët që do të tërheqin dosjet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe u mungon numri i matrikullimit do të pajisen me të, nëse AKP ka lëshuar numër matrikullimi, kur të tërheqin dosjen e tyre pranë MAS.

Nga data 29 shtator, deri në orën 12.00 të datës 3 tetor 2014,  studentët do të mund të kryejnë aplikimin, për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara.  /E.K

Lista e institucioneve të arsimit të lartë :

“Universiteti Planetar i Tiranës”

“Justiniani I”

“Medikadent

“Universiteti Amerikan i Tiranës

“Medikom”

“Universiteti Kristal”

Akademia Pedagogjike, Tiranë

Shkolla e Lartë Private e Edukimit

 

 

September 20, 2014 19:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*