Të hënën rinisin protestat, ndryshohet ora e seancës plenare

July 5, 2019 12:42

Të hënën rinisin protestat, ndryshohet ora e seancës plenare

Kuvendi do të mblidhet të hënën më 8 korrik në seancë plenare. Vendimi u mor tre ditë më parë, më 2 korrik, ku maxhoranca iu kërkoi deputetëve të mos mungojnë.

Por me sa duket ka një ndryshim orari, e ndoshta për shkak të protestës së opozitës.

Seanca ishte parashikuar të mblidhej në orën 18:00 por tashmë është afruar me një orë. Kështu thuhet në njoftimin e ri të Kuvendit, ku është përcaktuar edhe rendi i ditës i seancës plenare. Opozita njoftoi se do të protestojë të hënën më 8 korrik duke nisura nga ora 20:00. Por referuar precedentëve, protesta është zhvilluar në dy vende, para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

E me sa duket për të shmangur një përplasje të mundshme, maxhoranca ka zgjedhur të ndryshojë me 60 minuta orarin. Bazuar në rendin e ditës, seanca pritet të zgjasë rreth 4 orë.

Rendi i ditës:

E hënë, datë 8.7.2019, ora 17.00

Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 24, datë 4.7.2019 të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
  2. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. pdf (Rregullore, nenet 48 dhe 112, votim me shumicë të thjeshtë)
  3. Raporti i Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
  4. Diskutime (130 minuta debati – 70 minuta shumica parlamentare – 60 minuta opozita parlamentare)
  5. Koha e votimit

j.l./ dita

July 5, 2019 12:42
Komento

1 Koment

  1. Talebani Bathores ne attack mode July 5, 16:19

    Talebanet kesaj rradhe duhet te ndyshojne parrullen: “Basha Shporru”. E asgjesoi banden vicidoliste me duart e tij. RIP PeDe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*