Të hipnotizohesh nga binjakët, fotografi rrëfen varësinë prej imazheve

October 14, 2018 16:00

Të hipnotizohesh nga binjakët, fotografi rrëfen varësinë prej imazheve

Ai është fotografi Peter Zelewski, i lindur në Detroit dhe që jeton në Londër. Karrierën e tij e ka ndërtuar përmes fotove të rrugës.

Katër vjet më parë ai iu kushtua fotove portret të binjakëve.

“Si një fotograf portretesh dhe si një qenie njerëzore, unë kam qenë gjithmonë i hipnotizuar nga binjakët, për atë lidhjen e pabesueshme që dëgjojmë”, thotë ai.

Peter Zelewski  thotë se nuk ishte menduar kurrë si një projekt i plotë, por “sapo mora portretin e grupeve të para të binjakëve, varësia ishte e madhe dhe nuk kishte kthim prapa”.

Libri i radhës i Zelewskit, Binjakët (4 tetor, Hoxton Mini Press, £ 16.95), përmban imazhet dhe tregimet e 44 grupeve me binjakë identikë.

Projekti është kryesisht vizual, thotë ai: “Nuk është një projekt dokumentar apo shkencor, qëllimi im kryesor ishte të bëja foto me një fuqi të madhe emocionale për njerëzit”.

Violeta dhe Irina

25 vjeç, Irina është 1 minutë më e madhe.

“Ishte me të vërtetë e rëndësishme që prindërit të miratonin bashkëshortin, por po aq i rëndësishëm ishte dhe miratimi i Irinës. Martesa do të jetë hera e parë që ne do të ndahemi. Do të jetë një tranzicion shumë i çuditshëm”.

Joao dhe Edmundo

23 vjeç, Joao është 10 minuta më i madh.

“Prindërit tanë kanë lindur në Portugali ndërsa ne kemi lindur në jug të Francës dhe kemi kaluar shumicën e jetës sonë atje. Tani Anglia është shtëpia jonë”.

Samantha dhe Casilda

19 vjeç, Samantha është 30 minuta më e madhe.

‘Ne të dy i duam të gjitha llojet e ushqimit – indian, kinez, meksikan, çfarëdo. Ne kemi pothuajse të njëjtat shije, përveçse kur bëhet fjalë për bizele. Unë mendoj se ne nuk mund të pajtohemi për gjithçka”.

Dawn dhe Heather

18 vjeç, Dawn është 26 minuta më e madhe.

“Mbaj mend në lojën tonë të shkollës fillore, ne u përzgjodhëm të luanim rolin e dy binjakëve të çmendur të quajtur Axel dhe Throttle që jetonin në një vilë të bërë nga karamele. Më dukej interesante se si personazhet më komike ishin binjakë. Ishte e pashmangshme zgjedhja për t’i luajtur ne ato”.

Julia dhe Sophie

6 vjeç, Sophie është 20 minuta më e madhe.

“Ne po ndryshojmë gjithmonë dëshirat tona për atë që duam të bëhemi kur rritemi. Unë e dua artin, gjithmonë vizatoj dhe do të doja të isha një karikaturiste e famshme. Sophie i do kafshët dhe ëndërron të bëhet një rojtare pylli. Gjëja më e rëndësishme për ne është që gjithmonë të ndihmojmë të tjerët”.

Devontay dhe Dijon

23 vjeç, Devontay është 1 minutë më i madh.

“Ne na pëlqen që jemi binjakë. E vetmja pengesë është se kur jemi larg, miqtë shpesh gabimisht i afrohen binjakëve “të tjerë”, gjë që bëhet vërtet e turpshme kur nuk e ke idenë se kush janë ata”.

Vår dhe Ronja

22 vjeç, Ronja është 3 minuta më e madhe.

“Mos pasja e njëra-tjetrës është diçka që nuk na pëlqen ta mendojmë. Kjo është shumë e frikshme. Vetëm ata që janë binjakë, do të jeni në gjendje ta kuptojnë marrëdhënien e ngushtë që ndajmë. Ne jemi shokë shpirti, miqtë më të mirë dhe e duam njëra-tjetrën më shumë se kushdo tjetër”.

Polly dhe Sophie

31 vjeç, Sophie është 30 sekonda më e madhe.

“Ne mund të zhbllokojmë iPhone-in e njëra-tjetrës, sepse ne kemi shenja gishtash gati identike. Ne jemi një racë e rrallë e binjakëve identikë të quajtur “binjakët monozigotikë” dhe kemi një ADN pothuajse të padallueshme. Ne do të ishim një makth i madh për ekspertët e mjekësisë ligjore”.

Pu dhe Pla

27 vjeç, Pu është 1 minutë më e madhe.

‘Ne e shohim veten si një njësi, jeta jonë llogaritet si një. Ne nuk duhet të flasim për të kuptuar gjendjen emocionale të njëra-tjetrës – ne e kuptojmë përmes gjuhës së trupit”.

Lilibet dhe Litiana

8 vjeç, Lilibet është 3 minuta më e madhe.

‘Mamaja jonë na tha se kur lindëm, na vendosën në një shtrat të vogël në spital, pranë njëra-tjetrëst. Ndërkohë që Lilibet po ndërrohej, u zgjova dhe kuptova se ajo nuk ishte pranë meje. Fillova të qaja dhe mamaja e vuri shpejt Lilibet pranë meje dhe unë pushova”.

Joanna dhe Susandjo

23 vjeç, Joana është 1 minutë më e madhe.

“Javën e kaluar kemi debatuar për diçka vërtetë të vogël dhe nuk pranoi të ulemi së bashku në tren. Joanna është kokëfortë – ajo qëndroi pesë rreshta prapa. Kjo zgjati vetëm 20 minuta dhe pastaj ajo erdhi në vendin pranë meje”.

Sophie dhe Emily

15 vjeç, Sophie është 2 minuta më e madhe.

“Sophie gjithmonë vjedh rrobat e mia. Ajo më bën të çmendur, sepse gjithmonë e mohon. Fatkeqësisht, edhe pse muajt e fundit jam rritur dy centimetra, ne jemi ende të njësoj”.

Elson dhe Elton

18 vjeç, Elson është 5 minuta më i madh.

“Në moshën 13 vjeçare mendova se isha homoseksual. Ishte një ndjenjë e frikshme, por u ndjeva shumë më mirë kur bisedova me Eltonin, i cili më tha se ishte biseksual. Ishte një zbulesë. Të dy ua bëmë më dije prindërve disa vjet më vonë dhe ata na përkrahën”.

Wendy dhe Gaye

56 vjeç, Wendy është 4 minuta më e madhe.

“Unë jam dominuese në marrëdhënien tonë, ndërsa Gaye më ndjek. Ajo më zemëron ndonjëherë, por në fund të ditës ajo është shoqja ime më e mirë, e vetmja që mund të më kuptojë”.

 

Burimi: theguardian.com

Përgatiti për botim: L. Veizi/ DITA

 

October 14, 2018 16:00
Komento

2 Komente

  1. Uhhhh sa frik . October 14, 16:45

    Ah mi binjake c’me bone ti mue

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 October 16, 09:58

    “25 vjeç, Irina është 1 minutë më e madhe.”
    e kështu me rradhë për të gjithë!!
    por mesa pashë si fillim ishin të gjithë gati njësoj të mëdhenj,dhe më pas mu kujtua se madhësia nuk matet me minuta,duke përjashtuar hapsirat kozmike,kuptohet duke bashkuar dy përmasa të ndryshme për të thjeshtuar shkrimin e tyre!!
    pra irina është 1 minutë më e vjetër,ose e motra 1 minutë më e re!por asnjëherë 1 minutë më e madhe!!
    dikush nga ju mund të thotë se ça ja fut pordhës dhe ti!
    normalisht kuptohet se çfarë kanë dash me thon,por si në çdo gjë nuk ka saktësi!!si në çdo aspekt të jetës korrektësia mungon!!
    ky është dhe mentaliteti ynë!!
    aty këtu,rrakapjekthi!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim