“Të hiqen afatet ligjore për mos ndjekjen penale të politikanëve dhe gjyqtarëve!”

Genc Burimi March 25, 2016 14:07

“Të hiqen afatet ligjore për mos ndjekjen penale të politikanëve dhe gjyqtarëve!”

Nga Genc Burimi – Të dashur lexues, ju që votoni, ju bëj këtu një konstatim të thjeshtë mbi fiaskon e reformës së drejtësisë dhe një propozim serioz.

Reforma në drejtësi po shkon drejt kalendave greke. Konsensusi i sapo arritur mbi hapjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit është një farsë. Kjo Byro do të varet nga Prokurori i përgjithshëm, i cili vetë varet nga Presidenti. Ky aktuali varet nga PD-ja. Të krijosh një Byro Kombëtare Hetimi pa reformuar me rrënjë drejtësinë, është si të vësh një dhëmb floriri në një gojë të qelbur.

Me kryeprokurorin aktual, asnjë peshkaqen nuk ka rënë në rrjetë. As me të kaluarit. Pse do të ndodhë ndryshe me Byronë Kombëtare të Hetimit kur sërish “çelësat e makinës” do t’i ketë i njëjti Kryeprokuror ? Nga ngërçi i reformës në drejtësi dilet vetëm me zgjedhjet e 2017-ës. Nëse një parti/koalicion fiton shumicën absolute (2/3 vendeve në Kuvend) ajo e ndryshon kushtetutën (neni 177) dhe e miraton reformën në drejtësi. Pa rënë në dorë të opozitës. Çdo skenar tjetër është fantazi. Por dhe në 2017-n, nuk ka as më të voglën garanci që dyshja PS/LSI te fitojë dy të tretat e Parlamentit. Dhe aq më pak një koalicion i djathtë. Pa 2/3 në Kuvend, s’ka reformë drejtësie as më 2017-n, as më 2021-n e kështu pa pushim…

genc-burimi1

Genc Burimi

Zgjidhja e vetme e çastit është një reformë minimale, por shpresëdhënëse për drejtësi. Të hiqet nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë “Parashkrimi i ndjekjes penale” për politikanët (të zgjedhurit dhe ministrat) si dhe për punonjësit e sistemit të drejtësisë. Parashkrimi, një e drejtë njeriu, është në realitet krimi më i madh që i bëhet një populli kur ky vidhet dhe vritet nga ata që ai i ka votëbesuar. Përkthyer në shqip, parashkrimi në kodin penal do të thotë që nëse kalon një afat i parashikuar, një person i shpëton përjetë procesit gjyqësor dhe dënimit, edhe sikur ai të ketë kryer krime tepër të rënda (përveç krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit).

Sipas Kodit tonë penal, afatet përtej të cilave një dosje mbyllet vetvetiu janë: mbas 20 vjetësh – kur krimi “vlen” mbi 10 vjet burgim; mbas 10 vjetësh – për krimet nga 5 deri 10 vjet burgim; mbas 5 vjetësh – për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim. Konkretisht, duke filluar nga viti i ardhshëm, më 2017, zoti Berisha nuk mund të gjykohet kurrë më për mënyrën e piramidave financiare të 1997-s ku qindra vetë humbën jetën, pasi 20 vite do të kenë kaluar. E kështu me radhë do të shuhen dosjet e viktimave të Otrantos, të Gërdecit, të 21 janarit, të korrupsionit me rrugën e Kombit etj, etj. Nuk ka tradhti më e madhe që po i bëhet kështu këtij populli nga ata vetë që janë të supozuar t’ua mbrojnë interesat.

Për këtë arsye, i kërkoj me solemnitet mazhorancës dhe opozitës (por vetëm vota e mazhorancës do të mjaftonte në këtë) , ia kërkoj po ashtu ambasadorit amerikan dhe ambasadores së BE-së të influencojnë që të ndryshojë pa humbur dhe më shumë kohë neni 67 i Kodit Penal. Aktualisht aty shkruhet : “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit” .

Të shtohen në këtë nen fjalët “si edhe krimet e kryera nga të zgjedhurit, nga ata që mbajnë apo kanë mbajtur poste të larta shtetërore, nga ata që mbajnë apo kanë mbajtur poste në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë”. Kërkoj pra një garanci ligjore për shqiptarët që kjo kategori shqiptarësh me poste të larta të mos shpresojë kurrë se mund t’i shpëtojë një ditë ligjit duke u fshehur pas parashkrimeve te kodit aktual penal. T’u hiqet këtyre njerëzve një herë e përgjithmonë tundimi se edhe po të tallen me reformën në drejtësi për shumë vite të tjera siç e kanë nisur, nuk kanë për t’i shpëtuar rrufesë së drejtësisë. Drejtësia është arma e më të dobëtit. Shqiptarët kanë më nevojë për të se kushdo tjetër !

Genc Burimi March 25, 2016 14:07
Komento

13 Komente

  1. gegetoske bashke March 25, 14:37

    Sakte, Zoteri!
    A mendon se do te mblidhen dhe te ndryshojne nje nen qe do ti dergonte vete ata pas hekurave ???????
    Gjykoj se nuk do ta bejne…. Ata kurre nuk do te shkojne pas hekurave…….

    Reply to this comment
    • Biri i Partizanit March 26, 08:20

      Kurre nuik mund te beje reforme ne drejtesi nje kryeminister qe vete nuk zbaton KUSHTETUTEN E REPUBLIKES dhe vendimet e GJYKATES KUSHTETUESE!
      Kete e tregon me qendrimin e tij per pensionet e ish ushtarakeve!
      Ndonese klika e Sali Berishes nxorri disa ligje anti kushtetues dhe qe shkelin hapur PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE,Gjykata KUSHTETUESE me vendimin nr.33/2010 i rrezoi keto duke bere interpretimin e drejte te RILLOGARITJES SE PENSIONEVE!
      Edhe vete e pranojne se eshte bere padrejtesi dhe duhet te na kthejne leket e mbajtura nga pensioni padrejtesisht,prap kane gjykuar sic thone shkodranet se “TE DREJTE KE,PO GJE NUK TE TAKON”!
      Me keto mendesi bajraktare dhe fashiste kurre nuk behet reforme ne drejtesi!
      Se fundi:Edi Rama mburret edhe sot se ka bere REFORME NE PENSIONE!
      Por ky eshte nje MASHTRIM I MADH!
      Pervec mbushjes se arkes se shtetit,cfare na solli ne pensionisteve kjo palo reforme?
      Me cfare ligji u be kjo reforme?
      A i moren mendime pensionisteve qeveritaret,se cfare problemesh jane??
      Ne se do behej reforme e vertete ne pensione,ajo do ishte NUL ne se nuk do te ndreqej i gjithe legjislacioni qe bie ndesh me KUSHTETUTEN dhe PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE!
      KRIMI ME I MADH ne pensione eshte bere nga klikat sunduese,qe kane nxjerre vazhdimisht ligje qe kane shkelur te drejtat e fituara me pare gje qe eshte nje SHKELJE KRIMINALE,por qe te gjithe mafiozet juriste bejne sikur nuk e shikojne!
      Legjislacioni per pensionet e ushtarakeve eshte shembulli me i sakte se si mund te behet RRUMPALLE ME LIGJET DHE TE SHKELEN TE DREJTAT E NJERIUT LIGJERISHT!
      RROFTE LIGJI!
      POSHTE SHTETI -MALIQ!
      Harram votat tona,Edi Rama!

      Reply to this comment
  2. Euro Maloku March 25, 15:22

    Zoti Genci,
    Me vjen keq qe je ende tek burimi…
    Po behet fjale jo per te ndeshkuar kriminelet por per ti mbrojtur ata edhe 10-20-30 vjet me shpenzimet e skiptareve.Pozita dhe opozita ndoshta nuk bien dakort per ndarjen e perqindjeve qe lindin nga fitimet.
    Kendej e matan Atllantikut jane te interesuar vetem per dollar..$..!

    Reply to this comment
  3. LLL March 25, 15:32

    O Genci , o djali i mirë i xhaxhit !
    Je i ri dhe ëndërron shumë gjëra për popullin tënd por , ky popull ,or djalë kaq meriton . Ti , siç duket , ke ndikimin frëng për lirinë e demokracinë por ne , shqipëtarët , kemi tjetër kut – fizikisht jemi në Evropë , mëndërisht jemi në Stamboll tek Erdogani . Paskan të drejtë ata turq që thonë se ,pjesa më diktatoriale , më ekstremiste e Perandorisë Osmane përfaqësohej nga shqipëtarët .
    E megjithatë , ty , bravo të qoftë që lufton për vëndin tënd !

    Reply to this comment
  4. Beniku March 25, 15:36

    E kam thene dhe e them. Po nuk u arrestua Sali Berisha,Lulzim Basha ,Fatmir mediu si vrases Nuk ka drejtesi. Po nuk u arrestuan apo te largohen te gjithe te inkriminuarit nuk ka drejtesi. Shikoni ,sot botohej nje foto e makines se Palokes….. shume e shtrenjte .KU I gjeti parate? Kjo reforme ne drejtesi me sa shohim ,dhe artikullshkruesi ka te drejte, se po behet per t’i mbrojtur e jo denuar pushtetaret. Amerike: MOS U TALL ME KETE POPULL QE KA PATUR E KA NJE DASHURI PER ATE VEND !

    Reply to this comment
  5. kris 1 March 25, 16:19

    te drejte ke por nuk ka per tu bere kurre ky ndryshim nuk e ka qejf as mazhoranca e as zoti Lu.
    Reforma ne drejtesi do te jete nje reforme thellesisht Berishiane per te ruajtur kupolen.Nuk do te ngrihen kembet ti bien kokes .

    Reply to this comment
  6. Guri March 25, 17:07

    Ky eshte nje propozim me shume vlere per te kaluaren, te sotmen dhe te ardhmen e venies se drejtesise ne kete vend. Ne qofte se politikanet nuk e marrin vete kete nisme, duhet te ngrihet ne kembe shoqeria civile (t’i lere denglat e politizuara te parkut) dhe gjithe opinioni publik per te bere nje referendum gjithepopullor per kete. Sa me pare te behet, aq me mire do te jete. Fjalet e tjera jane fukarallek.

    Reply to this comment
  7. beni March 25, 18:54

    Po keni te drejte por faktet po tregojne se nuk eshte vetem birisha por te gjithe nuk duan…….te gjithe.

    Reply to this comment
  8. MH March 25, 18:58

    Vertet rreforme e shkelqyer per kriminelet.
    Para se te filloje ose pa filluar fare shpaloset me amnisti rreforma.
    Arrestimi asht nji fjale gojet.Denimi zotri Denimi aht kerkesa e popullit per horat politikan e kriminel.
    Nuk ka shpikje ma te sukseseshme ideja si ma poshte e titulli i informacionit:
    “Të hiqen afatet ligjore për mos ndjekjen penale të politikanëve dhe gjyqtarëve!”.
    Pikrish fitoje e majta me mbi 1 miljon shpulla per ti denue kriminelet dhe tradhetaret e kombit qe shiten detin.
    Pra keto e dijne veten kriminel dhe kerkojne si padishaher pa iu nenshtruar vullnetit te popullit,bile me shume krenari per te mos e perfillur popullin shpikin amnisti me kushte per te filluar rreformimin ne drejtesi.
    Kurr nuk do behet ai vend dhe asnji rreforme.Jo,po, nuk u arrestue Berisha,Basha,Meta,Mediu dhe shume te tjere.Por po nuk u denuan deri ne zbatim te ligjit kushtetues per kriminelet ,te korrup[tuarit hajdute dhe tradhetaret e kombit nuk do kete drejtesi as shtetin shtet.

    Reply to this comment
  9. Z/K March 25, 19:18

    Kriminelet i bejne avokatin vetvetes:

    “Të hiqen afatet ligjore për mos ndjekjen penale të politikanëve dhe gjyqtarëve!”

    Brojtje ma e shkelqyer dhe ne fund te mbetesh krenar nuk gjindet.

    Njerzit ma te zgjedhurit e popullit,ajka sic i thohet fjales.Qenkan ma te zhyturit e hales te kombit.

    Reply to this comment
  10. Mersin March 26, 09:23

    Te besosh se do te kete reforme ne drejtesi do te thote te jesh nje candid i mjere.

    Reply to this comment
  11. illo March 26, 12:37

    Si mund te pranohet ne nje shtet demokratik , qe ne Kodin Penal , te kete nen , qe mbron politikanet kriminele ? Po ja qe qenka reale , sic na I sqaron Zoti Burimi . Propozimi I ketij zoterie eshte shume racional dhe mbart urgjence , sepse reforma , per kete pune duhet , te denoi krimet e tmerrshme shteterore , qe I kane zene frymen demokracise . I. Foto

    Reply to this comment
  12. aleku March 26, 20:24

    Po pse te gjithe te jene te barabarte para ligjit pse politikaneve tu parashkruhet vepra penale,atehere kjo do te thote se nuk do te kemi pergjegjes ne kete vend naten e mire femi te dashtun perralla per drejtesine ketu u mbyll.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*