Të huajt mos flasin me arra në gojë, tani që PD-ja nuk do të votojë!

Arben Duka May 26, 2016 13:19

Të huajt mos flasin me arra në gojë, tani që PD-ja nuk do të votojë!

“Drejtësia” mbeti,
përsëri jetime,
se SHQUP-i kërkon,
sërish bisedime!

PD-ja i merr,
punët me avash,
tani ka caktuar,
vocin Bylykbash!

Kur në fund të Majit,
mbarojnë afatet,
Bylyku kërkon,
që të ulen katet!

Që të ulen katet,
e arkitekturës,
që të shkoi Reforma,
prapë tek bishti i urës!

Bylyku i shkretë,
që nuk është idiot,
flet një orë të tërë,
por asgjë nuk thotë!

Tani nuk e fshehin,
në SHQUP optimizmin,
dhe si kamardare,
përdorin sofizmin!

Janë shumë të lumtur,
zagarët vërtetë,
se siç duken bathët,
reformë s’do të ketë!

Ne që kemi shkruar,
s’kemi pikë zhgënjimi,
se e kemi ditur,
lojën nga fillimi!

I kemi thënë Lu-së,
po Lu-ja s’dëgjon,
se PD e Salës,
Ligjin s’e voton!

Pse po flasin ende,
me arra në gojë,
kur dihet Partia,
që s’do të votojë!

“Ca emra që dinë”,
pse s’i thonë tani,
kur duket falanga,
që s’do drejtësi?!

“Ne i dimë ca emra!”,
thonë të gjithë në kor,
po s’i duhet kujt,
ky palo humor!

Dihet që pengon,
Sala dhe Lulashi,
Palokja-Ristani,
edhe Bylykbashi!

Janë të betuar,
që t’i djegin datat,
që me ne mos hapen,
kurrë negociatat!

Ndaj i bie shkurt,
halja buzë Lanës,
se ato do quhen,
një sukses i Ramës!

Ndaj dhe e pengojnë,
me ngut drejtësinë,
dhe penalizojnë,
gjithë Shqipërinë!

BE-ja për ne,
në hall s’mund të jetë,
sepse ne etapat,
po i djegim vetë!

Një parti-hale,
s’e ndal retorikën,
po sfidon BE-në,
edhe Amerikën!

S’e ndal retorikën,
me të lartat tone,
po ne që i njohim,
s’kishim iluzione!

Se kusarë e vrasës,
të falangës blu,
një kohë drejtësie,
do donin këtu!

Po nëse Reforma,
nga PD s’votohet,
në zgjedhjet e radhës,
do të shpartallohet!

Fara e së keqes,
me rrënjë do të zhduket,
sa Qershori i shkuar,
lule do t’u duket!

Arben Duka May 26, 2016 13:19
Komento

2 Komente

  1. info analitike May 27, 11:34

    Mjaft me arra SHQUP-i, hani bakllava rilindese! Keshtu keshillon bejtexhiu qe te zhduket fara e se keqes.

    Reply to this comment
  2. info analitike May 27, 11:44

    Me qafsh o bejtexhi me ke do ta zhdukesh faren e se keqes me Doshin, Bushin, Rroshin, Prengen, Sterkajn, Frroket, Hasanet, Shukrite, Kocot, Tahirin, Beqen, Ahmetajn, Gjiknurin, Ballen, Bracen,Shalsin, Felajn e me radhe. Lexo ketu perlat e Sadri Abazit qe te pret veshet: http://sot.com.al/politike/deputet%C3%ABt-harrojn%C3%AB-misionin-dhurojn%C3%AB-spektak%C3%ABl-n%C3%AB-kuvend-sadri-abazi-k%C3%ABrc%C3%ABnon-sherefedin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim