Ç’mendojnë të huajt për hotelet shqiptare?

August 31, 2013 11:37

Ç’mendojnë të huajt për hotelet shqiptare?

Si janë shërbimet që hotelet dhe restorantet në Shqipëri u ofrojnë turistëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin tonë? Për të pasur një panoramë të qartë në lidhje me këtë, revista  “Monitor” ka bërë një kërkim në një nga sajtet më të njohura për komentet mbi hotelet, “tripadvisor.com”. Ky është një ëeb-site që përdoret si “udhërrëfim” nga shumë klientë para se të zgjedhin hotelin në vendin ku do të shkojnë.

Ajo që vihet nga turistët e huaj është, së pari, një zhgënjim i tyre me “yjet” që reklamojnë hotelet, që ligjërisht nuk janë të bazuara mbi asnjë standard.
Ata vërejnë se hotelet me 5 yje mbi “krye” mund t’i mbajnë ato vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër, pasi janë larg standardeve që mund të ketë një i tillë.
Problemi tjetër është shërbimi. Shumica e komenteve evidentojnë se dhomat janë të mëdha e luksoze, por të “pambështetura” me staf të trajnuar. Stafi çalon në komunikimin në gjuhë të huaj, në sjelljen me klientët, si dhe në përdorimin e mjeteve moderne të pagesës.
Shpesh, stafi duket edhe pak mikpritës dhe jobashkëpunues. Disa të tjerë vërejnë se stafi shpesh është si “i trembur” dhe nuk mungojnë rastet kur pronarët u bërtasin atyre në sy të klientëve.
Problemi tjetër është mëngjesi, i cili përgjithësisht nuk është bufe dhe ofron veçse vezë të ziera apo të skuqura. Mëngjesi është shpesh një zhgënjim për klientët e huaj.
Nga komentet vihet re se klientët e huaj janë shumë të vëmendshëm ndaj shërbimit dhe më pak ndaj luksit të tepruar dhe shpesh “të parakorduar” që mund të ofrojë hoteli. Në “tripadvisor” evidentohen disa hotele të mira, sidomos për stafin dhe shërbimin që u kanë ofruar klientëve. Gjithnjë “mburren” hotelet që ofrojnë një mëngjes bufe dhe të larmishëm.
Ndër pikat e forta, turistët të gjithë evidentojnë ushqimin e freskët dhe të shijshëm dhe me çmime të lira. Sipas tyre, edhe në restorante pranë hotelit mund të gjesh gatime shumë të mira, me çmime të ulëta.

Disa komente:

-“Etiketuar si një hotel me 5 yje. Dhe kjo mund të jetë edhe në Shqipëri, por ndoshta jo gjetkë.
Ne ishim në një dhomë në fund të korridorit, me një krevat shumë të madh, por jo me çarçafë aq të mëdhenj sa krevati. Dushi ishte i ngushtë, ndërkohë që një pjesë të mirë të dollapit e zinin mbulesat e dimrit, duke lënë shumë pak hapësirë për të varur veshjet”, thotë një lexues.
-“Dhoma e hotelit ishte vërtet e mirë, por nuk kishte tharëse flokësh as TV satelitor, as shërbim 24 orë, as telefon në dhomë, stafi ishte jo korrekt, kamerierëve duhet t’u luteshe shumë që të vinte porosia, gatimi, jo shumë cilësor. Si pamje, si vend ishte i bukur, por të linte shumë për të dëshiruar, nuk përkonte çmimi i lartë me cilësinë e shërbimit dhe ushqimit. Më vjen keq, ishte një zhgënjim”.
-“Ishte një hotel shumë i vogël, por me dhoma të rehatshme dhe të pastra. Çfarë na impresionoi më shumë ishte se i gjithë stafi dhe pronarët, të prisnin me një ekstra-buzëqeshje duke na bërë të ndiheshim sikur ishim një familje”.
-“Çmimi ishte shumë i lartë krahasuar me atë që merr mbrapsht, pa ashensor, ëireless është në dispozicion vetëm nëse je afër me recepsionin, nuk ka shampo në dhoma, menyja është shumë e varfër në zgjedhje, mëngjes ishte shumë i varfër, pishina hapet shumë vonë në mëngjes dhe mbyllet më herët në mbrëmje”.

*Revista Monitor

 

 

 

 

August 31, 2013 11:37
Komento

3 Komente

  1. beni August 31, 14:53

    Ky ishte nje menyre e te berit turizem si te dale nga burgu,dhe i burgosuri dikurshem,nuk po pyet se si mundet ti kalosh pushimet,por thjesht e gjeta nje dhome,dhe nga qelia e dikurshme dhoma e hotelit,e ngritur shkel e shko,i duket vertet 5 yje!
    E bera turizem ne bregdet nen himnin patriotik,te Sali Berishes duke mos hapur tendera per Resorte,qe te ket efektet e veta turizmi,ai e ktheu bregdetin ne nje rot palle qe nuk meret vesh i pari te dytin,e jo me yjet e vena prej administrates se tij, qe te duken jo si yje por si gjemba!

    Reply to this comment
  2. Pellumb N. Zaimi August 31, 22:02

    O turista! Ketu eshte hotel me 5 yje vetem hoteli “sali ram berisha”. Ky hotel ndodhet ne viçidol. Peshqiret jane me lesh dhije, shampo prodhohet me shurre thijsh,sapunet me bajga lope e viçi, çarçafet nga lekura e deles, batanijet nga lëkura e kaut,dritat jane prej ashklash pishe,gjuha e personelit viçidolishtja dhe kinezishtja,zgjimi bëhet me gjyle te markes gerdeci,pishinat sigurojne larjen ne gjak njeriu,kurë teper sheruese,siguria kryhet me qen stani te rraces fazlliç,vaktet e ushqimit haen ne dushkajë etj. Çdo turist qe do te ruaje dhite ka ulje çmimi deri ne 50 perqind,ai që do ruaje thijte dhe lopet 80 perqind. E çfare doni me teper ju turistat?

    Reply to this comment
  3. egli September 1, 09:17

    Po keshtu eshte ne Shqiperi. Kane lokale , hotele , dyqane dhe sdine ti perdorin. Kokrra e injorances. Keta njereaz i zaptuan tokat me te mira , hape dyqane , lokale dhe i perdorin me hile , ushqime te ndenjura , tavolina te pafshira , hane njerezit mbeturina. E ketej kerkojne leke. Po se dine keta qe te fitosh leke , duhet te keshe sherbime me te mira. Ja une pershembull , te tregoj nje rastin tim. Shkova ne nje lokal ketej nga Fieri , ska rendesi emri. Vetem pemet e zbukuronin ambjentin , me kaq te kenaqej syri. Arkitektura e lokalit e kot , sic i ndertojme ne , pacavure , me seshumti eshte per shtepi , vetem se ka sallonin e madh. As lux , tamam fshatarce. Tavolina nje me dy levizte , nje cik sa i veje krahun , anonte. Saqe i thoshim njeri tjetrit mos u mbeshtet se bie kjo dreqi. Veshur me gure muret , nesjse. Fierin mora si nje rast , por kame pasur shume raste ne vende te tjera. Kudo ku shkoj vetem ambienti me peme dhe pamja e natyres me kane bere pershtypje , kurse keto te tjerat , sherbimet , arkitektura sic e thashe “Pacavure”. Kam dashur te pyesja gjithmone per ndertesat e lokaleve ku kam shkuar… Ca kane qene kasolle , shtepi apo Uzin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*