Nordikë, çekë, polakë e sllovakë: Turistët që preferojnë Shqipërinë

April 17, 2016 09:26

Nordikë, çekë, polakë e sllovakë: Turistët që preferojnë Shqipërinë

“Norvegjezët e parë kanë blerë apartamente në Sarandë që në vitin 2008”- thotë Ilir Konomi nga “Albania Property Group”.

Kurse polakët prej më shumë se 4 vitesh kanë marrë me qira hotele në Jug të vendit, të cilët i menaxhojnë tërësisht vetë.

Shembull është hoteli “Mediterran” në Sarandë, por edhe disa hotele të ngjashme, të cilat janë kryesisht të kapaciteteve 30-40 dhoma.

Polakët duken si nacionaliteti më i interesuar për blerje pasurie të patundshme për turizëm, kryesisht për apartamentet e vogla dhe të lirë në breg të detit, deri në 40 mijë euro.

Çekët gjithashtu kanë një interes të hershëm për Shqipërinë.  fundmi edhe agjenci sllovake kanë nisur të operojnë, duke krijuar lidhje me agjencitë lokale.

Po Durrësi? Është tërheqës për çmimin relativisht të ulët të akomodimit dhe të ushqimit, për vijën më të gjatë bregdetare që mund të presë një numër të konsiderueshëm pushuesish, për rërën që preferohet dhe për aksesin më të lehtë përmes autobusëve.

Këtë vit Durrësin e favorizon fakti që një pjesë e madhe e europianoqendrorëve dhe nordikëve, besojnë se jugu i Shqipërisë do të jetë rrugë kalimi për emigrantët e Lindjes, kryesisht sirianët.

“Një klient potencial i mesëm, në këto shtete e ka të vështirë ta perceptojë se Shqipëria është e pastër apo se do të jetë e tillë deri në sezonin veror. Për momentin jemi vërtet të pastër, por rreziku vijon. Kjo do të jetë arsye për një stepje”, – thonë në agjencitë turistike.

Vizitat e të huajve në vendin tonë dy vitet e fundit kanë qenë të organizuara sipas një skeme që tashmë njihet: bllokim të kapaciteteve akomoduese në hotele që para nisjes së sezonit veror.

Vitin e shkuar, sipas agjencive, ky bllokim ka arritur deri në 60-70%.

Nga viti i shkuar kanë nisur edhe charterat e parë, kryesisht nga Sllovakia – raporton Monitor.

April 17, 2016 09:26
Komento

1 Koment

  1. zjarri April 17, 13:50

    mendoj se nuk duhet lejuar shitja e pasurive te patundeshme te huajve duhet te kete nje ligj per kete nuk e di nese egziston,ata vetem mund te marrin me qira objekte te ndryshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*