Shqiptarët duan të ikin (Pas një sondazhi të Gallup)

June 23, 2017 10:20

Shqiptarët duan të ikin (Pas një sondazhi të Gallup)

Entela Resuli – DITA

Sipas Gallup, shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftërat civile dhe konfliktet e armatosura.

Të dytët janë shqiptarët ku 56 për qind e popullsisë duan të largohen nga  vendi.

Pas Shqipërisë, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë.

Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013-2016. Përveçse në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, Shqipëria është edhe ajo që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi vitet e fundit.

Për Dita në lidhje me këtë fenomen  shqetësues kemi folur me Erion Kriston, pedagog UMB, gazetar SCAN, me gazetarin Blendi Salaj dhe sociologun Ergys Mërtiri.

Erion Kristo

“Shqiptari nuk është dembel, por thjesht i pamotivuar”

-Erion, 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, sipas Gallup. Të  shqetëson kjo shifër?

Po unë nuk kam pritur Gallupin për të ditur të vërteta kaq të qarta të jetës sonë. Janë bërë dhe sondazhe të tjera, nga gjermanët, etj. Kurse unë kam përvojën e drejtpërdrejtë. Dy vite më parë kur ishte çelja e Lotarisë Amerikane, unë shtrova pyetjen: A e festuat Festën Kombëtare të Lotarisë Amerikane? Dhe ishin 200 mijë vetë që aplikuan. Ishte e qartë si drita e diellit. Përveç faktit të largimeve masive për në Gjermani, ku të gjithë e dinin se do ktheheshin, e përsëri shkonin. Ishte rezultat i politikave të qarta të shpopullimit të Shqipërisë. Njerëzit nuk hanë dogma, po bukë. Dhe për fat të keq jetojmë në kohën e dogmave. Kjo shifër më duket se më shqetëson vetëm mua dhe aspak autoritetet e vendit. Nuk ka asnjë analizë serioze, por ka humor bajat me këtë çështje, duke thënë se po ikin njerëzit, po jo nga Shqipëria, por shqiptarët e Greqisë. Papërgjegjshmëri totale.

-Çfarë i shtyn njerëzit sipas teje të kërkojnë largimin?

Njerëzit duan më të mirën nga jeta dhe jeta jonë u ofron më të keqen. Formula është e qartë dhe s’ka nevojë për komente të mëtejshme. Kur shpresa, që vdes e fundit, më në fund vdes, mbetet vetëm ikja si opsion. Dhe këta shtetarë ia kanë dalë të na e vrasin shpresën, duke u marrë gjithë ditën me llogje dhe jo me punë.

– A mos jemi pak dembelë dhe kujtojmë se po të shkojmë jashtë do të gjejmë “parajsën”?

Shqiptari nuk është dembel, por thjesht i pamotivuar. Shqiptari kërkon dinjitet dhe jo shfrytëzim për pesë aspra. Në botën e zhvilluar është po ky shqiptar që krijon begati për familjen e vet. Pra, nuk është dembel. Fjalën dembel e kanë shpikur ata që na kanë ofruar vetëm propagandë dhe asgjë reale. Këtë e kanë bërë për të justifikuar paaftësinë ose mosdëshirën e tyre, duke na e veshur neve.

-Ka një mungesë shprese në vend, sipas teje, a ndihen njerëzit të dëshpëruar?

Ka një mungesë të theksuar shprese, gjë që nuk ndodh as në vendet ku zhvillohen luftëra. Pra, tek ne po zhvillohet realisht një luftë. Është lufta kundër njeriut të thjeshtë dhe është një luftë e zhvilluar nga pushteti. Pushteti do të na pijë gjakun. Shqiptari nuk e pranon. Dëshpërimi duket te rritja e numrit të vetëvrasjeve, vdekjeve banale dhe marrëzia e shfaqur madhështisht. Qelbi po pëlcet.

-Cila është kura sipas teje?

Kura është shumë e thjeshtë: kur t’i hedhim politikanët në koshin e plehrave, ata do ta kuptojnë që nuk jemi ne plehrat, po ata.

-Ti vetë e ke menduar të largohesh ndonjëherë nga ky vend?

Unë vetë kam aplikuar dy herë për Lotarinë Amerikane dhe nga shtatori e tutje do kujdesem seriozisht për mundësi të tjera, në vende të tjera. Nuk mund të jetoj në një vend ku nuk vlerësohen vlerat, ku marrin çmime e dekorata njerëz fare të parëndësishëm, ku drejtojnë njerëz të pashkolluar, ku skandali i lë vendin skandalit, e plot të tjera. Në një vend ku nuk përfillem, skam pse të harxhoj kohën time jetësore që është e shenjtë, ngase e papërsëritshme.

 

Ergys Mërtiri, sociolog

“E kam pranuar vendin tim tashmë si fatalitet, sido që të shkojnë gjërat”

-Ergys, sondazhi i Gallup na jepte shifra alarmante mbi dëshirën e shqiptarëve për t’u larguar jashtë vendit. I sheh edhe ti si të tilla, shqetësuese?

Sigurisht që shifrat janë shqetësuese. Nuk mund të ketë problem më të madh për një vend, sesa dëshira masive e popullatës së tij për t’u larguar. Largimi i njerëzve krijon probleme të mëdha që, ndër të tjera, pamundësojnë zhvillimin. Ata që ia dalin më shumë të largohen janë kryesisht njerëzit e aftë, dhe kjo varfëron krahun e punës, burimet profesionale e intelektuale në vend. Kështu emigracioni ka marrë kryesisht profesionistët dhe inteligjencën duke e lënë këtë vend në duart e të paaftëve. Kjo natyrisht që është dëshpëruese.

-Çfarë i shtyn këta njerëz të kërkojnë të largohen, pse nuk kërkojnë ta ndërtojnë punën, jetën, në vendin e tyre?

Njerëzit largohen sepse ndjehen të pashpresë. Ata shohin që nuk ka perspektivë, nuk ka zhvillim, nuk ka mundësi punësimi, nuk ka drejtësi, nuk ka shërbime elementare për një jetë normale, etj. Nga ana tjetër sidomos njerëzit e aftë dhe profesionistë ndjehen të pavlerësuar në një vend ku karriera, punësimi, pasuria krijohen nëpërmjet nepotizmit, lidhjeve familjare e politike. Natyrisht që është dëshpëruese kur një profesionist i mirë shikon sesi të paaftët bëjnë karrierë dhe bëhen shefat e tyre. Ndër të tjera kjo lëndon edhe ndërgjegjen e tyre. Këtu, duket se nuk ka më vend për të aftët dhe natyrisht largimi shikohet si i vetmi mjet shpëtimi.

-Ky dëshpërimi masiv, mos është pak edhe ngjitës…?

Sigurisht. Njerëzit ndikohen nga njëri-tjetri dhe kjo klimë ka prirjen të kthehet edhe në psikozë, duke i demoralizuar njerëzit, duke i bërë ata të pashpresë, gjë që krijon mungesë të theksuar vullneti për t’i motivuar ata të ndërtojnë diçka.

– Sa ndikon politika në këtë pikë, duke patur parasysh se ajo ka një rol të rëndësishëm në vend, por nga ana tjetër edhe ne jemi një popull që konsumojmë shumë politikë?

Politika është një ndër faktorët kryesorë të prodhimit të dëshpërimit masiv në Shqipëri. Jo vetëm fakti që administrata shtetërore, e cila zë një peshë të madhe në skemën e punësimit, është një sistem nepotik, ku punësimi organizohet mbi bazë të militantizmit partiak, lidhjeve shoqërore apo farefisnore, por edhe në privat, kjo klimë gjen një përhapje të madhe, për aq sa bota e biznesit ka varësi prej politikës. Ndërkohë, politika shpesh nuk të le as të punosh. Kur shteti bëhet gjobëvënës dhe përdor kritere selektive në zbatimin e ligjit, ua vështirëson punon bizneseve, sipërmarrësve apo profesionistëve të lirë. Dhe kjo natyrisht i demotivon ata për të punuar në vendin e tyre.

-Sipas teje, çfarë kërkojnë nga një vend i huaj?

Kërkojnë pikërisht atë që nuk mund ta gjejnë këtu: mundësi punësimi, respektim të punës së tyre, dinjitet, shërbime më të mira, sociale, shëndetësore, arsimore, qetësi, siguri, etj.

-Vendi ku duan të emigrojnë më shumë Shqiptarët janë ShBA-të.. e pritshme kjo preferencë?

E pritshme natyrisht. SHBA-të janë një vend që ofrojnë mundësi për punësim dhe për sukses. Janë një vend i krijuar nga emigrantë, ku dhe mundësitë për t’u integruar janë të mëdha. Natyrisht edhe Gjermania është tashmë një ëndërr, duke parë kushtet e mira që ajo ofron për punësim dhe përkrahje sociale.

-Ti vetë e ke menduar ndonjëherë të largohesh? Pse?

Nuk e kam parë kurrë emigracionin si zgjidhje, për shkak se kam menduar gjithmonë që do ta kem të vështirë të jetoj pa të afërmit dhe miqtë dhe shumë gjëra që më lidhin me këtë vend. Kam menduar gjithmonë se, sado mirë të jem nga ana financiare, njeriu ka edhe shumë nevoja të tjera që nuk t’i garantojnë paratë. Gjatë këtyre dy viteve kam jetuar vajtje-ardhje në Norvegji, dhe, duke parë rrënimin e perspektivës gjatë kësaj qeverisjeje, ka qenë nga të paktat herë kur e kam menduar seriozisht të mos kthehem. Megjithatë u riktheva, kjo ndoshta më shumë edhe për faktin se, në moshën time, më duket e lodhshme për t’ia nisur nga fillimi diku tjetër. E kam pranuar vendin tim tashmë si fatalitet, sido që të shkojnë gjërat. E trishtë është ta pranosh, por është realitet.

 

Blendi Salaj, gazetar

“Jam ende shpresëmirë për vendin tonë dhe për njerëzit tanë”

 

Blendi, në Peshkupaujë, lajmin mbi sondazhin e Gallup, i cili tregonte që 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi i tyre, ju e kishit  shoqëruar me një fjalë në titull “E frikshme”. Sa ju shqetësojnë këto shifra?

Janë të frikshme sepse ti e lexon s’u beson syve. 56% e njerëzve duan të ikin që këtu? Është si një shtrat bashkëshortor ku fle vetëm një njeri. Si një duet ku njëri nga këngëtarët nuk këndon. Si një takim ku ajo nuk shkon. Se ka ikur diku tjetër. Është e frikshme sepse këtu është një vend shumë i bukur, me potencial të shkëlqyer, e përderisa gjysma duan ta braktisin, është për t’u shqetësuar. Pse duan të ikin vallë? Shkaqet pra, duhet të na trembin.

-Çfarë i shtyn shqiptarët të kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, sipas jush?

I shtyn varfëria, mungesa e perspektivës. Instagrami i VIP-ave që postojnë syze dielli që kushtojnë sa rroga e gjashtë muajve, Facebook-u i qeveritarëve që pompojnë ylberin e propagandës. Shanset e pabarabarta, vlerësimi i ulët për talentin, dijen, investimet personale. Këtu jetojnë mirë vetëm ata që kanë trashëguar tokë dhe ata që kanë trafikuar drogë. Të tjerët u shërbejnë kafetë këtyre, apo punojnë për ta në forma të ndryshme. Ka disa që kanë arritur gjëra me punë, padiskutim, por këta janë gjithnjë nën kërcënim.

-Po në fakt shoqëritë janë gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë, kudo lëvizin, pse ne duhet t’i marrim si shqetësuese këto shifra?

Shoqëritë do të lëvizin dhe shumë mirë që lëvizin, por o kemi lëvizur (emigruar) ne, sa nuk ka tjetër komb në Europë të ketë lëvizur po aq për frymë popullsie. Shqipëria i ka kryer ciklet e emigracionit. Po të ishin vitet ‘90 nuk do isha i shqetësuar por është 2017 dhe ne ende dëshirojmë të ikim sikur të ishte 1997. A vallë nuk duhen edhe ca periudha qëndrese, për të hedhur rrënjët e një shteti? Po s’i u bëka shteti kur gjysma janë gati të hidhen nga autobusi nëse ky ndalon për një çast?

-Ka dëshpërim, depresion shoqëror…  çfarë?

Ka pak nga të gjitha. Ka edhe sens aventure, kuriozitet, dëshirë për të parë çfarë bëhet matanë. Pra janë problemet sociale, dhe ato përbëjnë pjesën së cilës i kushtuam jo pak vend në intervistë, por janë edhe ata që do kishin ikur edhe sikur Shqipëria të ishte parajsë, sepse ata thjesht duan të lëvizin. I thërret shpirti i tyre.

-Vendi ku duan të emigrojnë më shumë shqiptarët janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës…  e pritshme kjo preferencë?

Natyrisht, Amerika është ëndrra. Kur njerëzit pyeten a duan të largohen, përgjigjet janë fillime ëndrrash që ata tregojnë.

Ti vetë e ke menduar ndonjëherë të largohesh? Pse?

Natyrisht, mendja e njeriut bredh pa leje, ku nuk shkon. Ndonjëherë njeriu lodhet dhe kërkon një ndërrim skene. Por edhe unë e kam kryer ciklin e emigrimit. 12 vjet larg Shqipërisë kanë qenë mjaft. Jam ende shpresëmirë për vendin tonë dhe për njerëzit tanë, ndaj qëndroj bashkë me familjen. Largimi nga Shqipëria, kthimi në Amerikë do ishin zgjidhja më e lehtë praktike kur bëhet fjalë për mirëqenien e familjes. Por do ta doja atë mirëqënie këtu. Ndaj qëndroj dhe mundohem që puna ime të shërbejë si ndihmë e vogël që ajo Shqipëri që duam, të bëhet vërtet.

June 23, 2017 10:20
Komento

38 Komente

  1. Aliu nga Selenic June 16, 11:23

    Eshte puanuar 23 vjet rrjeshte per te larguar shqiptaret nga shqiperia. Ju analiste mo i bjerni rreth e rotull problemit pore dilni ne temen Kryesore.
    Kuish i shkatrroi 1 milion vende pune.?
    Shkatrrimi i9 vendeve te punes fabrika , uzina dhe te gjith cishte ndertuar per 50 vjet solli kete ktrahure.
    Pyesn i Kalorsit e n Shkatrrimit Sali Berishan dhew Ilir Meten se keta jan me te vjterit ne politik dhe at u tregojn te verteten pasi autor dhe aktore jen po ata.!

    Reply to this comment
    • Baftjari nga Buzmadhi June 18, 11:43

      Eja Ali , eja te losim Yçi – Byçi.

      Edvini yt , mos valle eshte i majte ?

      Ali , eja te losim domino , dhe te te shpjegoje Kapitalizmin qe TI ke votuar si i majte .

      Emigracioni ?

      — eshte quajtur nga Marksi ,
      Ushtria rezerve e kapitalit .

      —– Eshte nje nga rruget e pafundme , qe perdor kapitali per te ulur rrogat [[ fasonizimi i shoqerise , Edi rama i ka qejf fort ]]

      —— eshte nje menyre , per te levizur sistemin e pensioneve .

      —–Eshte nje menyre per te shkateruar Shtetesine .

      ————– Emigracioni i kerkuar nga KAPITALISTET
      Eshte menyra per te shkateruar Familjen dhe shtetesine ,
      Dhe nga 1990 , kapitalistet luftojne Familjen dhe shtetesine .

      Tashme shtetesine e kemi Humbur ,
      jemi ne RRUGEN e dyte
      ate te Prishjes se Familjes .

      Ali Selenica —
      ndoshta degjimi ka kohe , prej moshes
      te te kete lene , gjithashtu edhe shikimi
      nuk i dallon dote qarte NGJYRAT ,
      po ndjeshmeria o Ali ?

      Pse Edi yt ka pasur program tjeter?
      na thuaj o INDERUARI ALI
      ndryshin e programeve te majta ndaj atyre te Djathta ?
      mos na ler te LUTEM ne injorancen tone .

      Reply to this comment
    • Agroni June 20, 17:28

      O Ali
      A ke pa ndonje enderruan mir gomar!
      Kur ka pase Shqipera 1 milion vende pune?
      Salen nuk e du, po mos ja gut mit.
      Ne kohen e diktatures, na kane vdek foshnja se nuk kishim qumesht me ju dhene, o zu i verbuari i Enverit

      Reply to this comment
  2. I.Troplini June 16, 14:02

    Shoqerite kudo levizin, pse ne duhet ti marrim si shqetesuese keto shifra te emigrimit masiv?

    Jane pyetje te tilla, qe tregojne mungesen e cdo formati pergjegjshmerie, e cdo pasqyrimi realiteti dhe atij qe eshte aq i domosdoshem ne mbijetesen e nje kombi, DINJITETIT MORAL.
    Jo moj Zonje jo. Shqiptaret nuk mund ti krahasosh me shoqerite e tjera qe levizin per nje jete me te mire. Nje politike e pergjegjshme, nje shtyp i lire ne shinat e profesionalizmit, nje shoqeri intakte,,duhet te vinin kujen, kur te degjonin shifra te tilla.
    Lista e kerkuesve te azilit ne vendet e BE, i radhit shqiptaret te dytet, pas sirianeve. Po te shohesh kushtet se ku jetojne keta qyqare ne keto vende, deri sa tu vije dite te perzihen nga aty, nuk mund te rrish pa shtruar pyetjen,,,,cfare jete duhet te kete bere ne Shqiperi ky njeri, qe pranon nje trajtim te tille kafsheror, vetem e vetem te mos kthehet ne vendin e origjines?
    Kur mendon se nuk flasim per dhjetra dhe qindra por per MIJRA, atehere e kupton se ka nje ndryshim thelbesor midis shqiptareve dhe atyre te tjereve kombe, qe levizin per nje jete me te mire.
    Shqiptaret jane viktima te deshtimit total te nje kombi, per te organizuar jeten ne komunitet, te tolerimit te barbarizmit dhe shpellarizmit te nje pakice, per te infektuar deri ne vdekje, jeten e asaj shumices se heshtur, qe sot bredh si cifuti ne shkretetire, per te gjetur nje strehe pa barbarizem dhe neverine qe e shoqeron ate.
    Ata qe “i bien shkurt” dhe kerkojne arsyen tek mugesa e prosperitetit financiar, u duhet thene se nuk eshte e vertete. Shihni fqinjet tane ne Maqedoni, Serbi apo Mal te zi. Ata nuk vershojne rrugeve te botes, per tu bere faqja e zeze dhe per ta kthyer reputacionin e popullit te tyre, ne ate te nje turme lypsaresh. Shoqerite e ketyre vendeve, edhe pse nuk kane me teper mundesi financiare se ne, nuk shkuan kurre deri aty, sic beme ne shqiptaret dhe shkaterruan rendin shoqeror dhe vlerat e tij, per ti “zevendesuar” me shthurje dhe anarki, me toke e xanun dhe rrumpalle.
    Baballaret e kesaj teze kaosi, organizojne sot mitingje elektorale dhe kerkojne ne menyre agresive VOTEN e shqiptarit.
    Sa i degjeneruar moralisht dhe sa i corientuar nga trute, duhet te jete ai apo ajo, qe zgjedh te marre pjese ne mitingjet e nje Ilir Mete? Ne gropen psiqike te nje Sali Berishe apo te kones se tij vrastare?
    Shqiptarit, ia vodhen apo hoqen nga dora, busullen e orientimit. Sot, ai pranon cdo hajdut ordiner ti shitet per politikan dhe cdo mbeturine njerezore, ti paraqitet si mjek, cdo pacavureshkruajtes per nje gazetar.
    Nuk ka shume arsye, per te ndenjur ne kete vendin tone sot por ka nje mije arsye per tu ngritur ne kembe dhe per te artikuluar zerin e protestes, ndaj kesaj klase te ndyre politike, qe i mendon dhe deshiron per hunj gardhi.
    Qe kriminelet te rrembejne timonin e nje anije perkohesisht, kjo mund te ndodhe. Por jo per gjithmone. Per te parandaluar kete, duhet ngritur dhe treguar me shenje qytetarie se shqiptari, nuk e meriton nje klase te tille politike.

    Reply to this comment
    • Titi June 18, 12:15

      I Troplini .
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      Perse behesh qesharak ?
      a ma shpjegon dot DINJITETIN MORAL
      te Edvinit ?
      Ky eshte nje SISTEM PA MORAL ,
      dhe ti shkruan per se cila ”’ kurve ”’
      eshte me pak kurve ?

      Kush eshte ndryshimi ,
      kur vjedh nje Sallam dhe nje kile sallam ?

      Ti pranon ç’do hajdut .
      Une nuk pranoje asnje hajdut politikan .

      Reply to this comment
    • Lira June 20, 08:00

      #I Troplini

      Qeleshja e popullit eshte
      qeveria qe kane!

      Reply to this comment
  3. Arben June 16, 14:15

    NJE GJE ESHTE E SIGURT,

    PO NDENJE PREGATITU PER “BETEJE”,

    NDRYSHE MBATHJA ME TE KATRA.

    KY VEND ESHTE NE UDHEKRYQ DHE DUHEN

    NJEREZ ME VULLNET TE FORTE QE TI

    JAPIN DREJTIM.

    NJEREZIT E DOBET, VDESIN NE KETE VEND.

    Reply to this comment
    • Prifti June 18, 22:08

      Ti qenke i fort Arben ,
      i forte si Domatja .
      Pse eshte kthyer Hitleri ‘
      qe njerzit e dobet duhet te vdesin ?

      Paqe e te mira paçi ,
      e mos harroni se nje dite do te vdisni .

      Reply to this comment
  4. Adih June 16, 14:18

    Pervec papunesise, fukarallekut ,mos prespektives ,dhe te shfrytezimit te krahut te punes ,me keq si ne skllavopronari ,arsye qe nuk u thane me lart ,nga keta tre gazetare ,jane mos funksionimi i ligjit , dhe kjo sjell korrupsion, ku korrupsioni te shtrin barkas dinjitetin ,pa harruar dhe drejtesine ,qe eshte qelbi e kanceri i shoqerise ,me keqeardhje .Faktor tjeter ,eshte edhe mos funksionimi i tregut te lire .Jane formuar monopolet ,ku nuk ke shanc ta gjesh vehten ,sado i talentuar e i zgjuar te jeshe nuk ka shanc .Vete e kam provuar kam sjelle importuar ne shqiperi mall te mire nga perendimi ,por me kane kapur, ku me kane kercenuar ,per jeten ,bile familjarisht ,natyrisht nga sklleverit e mafjes shteterore, pa pike turpi e diten per diell .Ndonese i jam ankuar eurodeputeteve te Be se si ne shqiperi ku punojne po ashtu ne perendim .Ku per turp me kane dhene te drejte ,por nuk me kane dhene garanci per jeten ,per ta vazdhduar aktivitetin . Ju lodha ,kjo eshte personale per mua dhe ska problem ,por shqiptaret nuk do e lene vatanin vetem kur te zbatohet ligji dhe vetem ligji ,dhe kushtetuta qe deri me sot eshte shkelur me kembe nga mafjozet neokomuniste te ketyre 27 viteve te fundit.Duhet pa tjeter kurs i ri ne politike ,dhe te fryje era pro perendimore tek politikanet e rinj neser.

    Reply to this comment
    • Proletar me Kopan June 18, 21:21

      Adih , mos Adih mos .
      Mos u sill verdalle si kali ne Leme ,
      Eshte sistemi Adih SISTEMI .

      Emigrantet jane sklleverit e Rinje .
      [ e kishte thene Enveri ]

      Sklleverit e Rinje [1990 ] jane me te mire se Sklleverit e 1600 SEPSE .:

      1- Nuk mundohesh ti kapesh , Vine VETE .

      2— Shpenzimet e transportit i paguajne vete SKLLEVERIT .

      3——- Ata qe na skllaverojne shikohen si
      Humaniste .

      4 ———- Sklleverit e semure , dhe ata qe jane katandisur keq perseri sjellin perfitime [ e di qe se kupton , por perpiqu ]

      5———————– Kapitalistet fitojne 100% nga sklleverit .

      6—————– Kapitalistet jane te paguar direkt nga taksat tona .

      7 ——–Politikanet qe mbeshtesin SKLLAVERIMIN E RI paraqiten si njerz Progresiste dhe te Civilizuar .

      8 —–Kane mbeshtetjen e kishes Shfrytezuaesit e sklleverve .

      9—- Financojne spekullatoret Internacionale per Emigrimin e Sklleverve .

      10———————— Per tu mbyllur gojen atyre qe nuk jane dakort me Emigrimin i QUAJNE
      Racista .

      Tani , une e di qe ti Adih ke alergji Enveriste ,
      por kjo eshte e verteta ,
      DHE Enveri e kishte thene .

      Kujt ja tha ……………………………………………..

      Reply to this comment
      • Nausika June 20, 07:57

        O Proletari
        Ngadonjehere me pelqejne mendimet e tua, vec sikur e tepron me frymen antikapitaliste.
        Nuk ka forme ne te mire drejtimi deri tani, sesa demokracia, apo do diktaturen ti?
        Me ty debatoj me qef, se dhe fjalorin e ke permiresim shume.
        Faleminderit.

        Reply to this comment
  5. Me krye n'hi June 16, 14:46

    Po.
    Klasa e sotme politike shqiptare, pergjithesisht injorante, luftoi me kembengulje per te nxitur largimin e intelektualeve te vertete nga Shqiperia.
    Ata janw shperndare sot ne institucione kerkimore dhe universitete anembane botes (SHBA, Kanada, Gjermani, Britani e Madhe, France, etj.).
    Kjo dukuri, e njohur si “Brain Drain” (rrjedhje ose largim i truve) nuk eshte nje gje e re.
    Ne permasa shume me te vogla ka ndodhur edhe ne vitet 60-70 ne vende te tjera. Por ndryshe nga ato vende, ku qeverite alarmoheshin dhe mirrnin masa per ta penguar kete dukuri, ne Shqiperi ndodhi e kunderta: “klasa politike” shqiptare ferkonte duart nga gezimi dhe e nxiti me te gjitha mjetet largimin nga Shqiperia te ajkes intelektuale te Shqiperise, duke na lene ketu vetem ne “intelektualeve” te nivelit te tyre.
    Por asgje nuk ka per t’u habitur deri sa Ramiz Alia e la kete pune ne dore te Fatos Nanos e te Sali Berishes, ‘intelektuale partije” qe nuk arriten te benin asnje punim shkencor edhe ne kushtet e privilegjuara qe u ndodhen ne kohen e komunizmit, para se te beheshin “politikane”.

    Reply to this comment
  6. Tirons i vjeter June 16, 18:39

    Epo mire, po jap dhe une nje mendje, si i larguar prej vitesh (mbi dy dekada), nga vendi ku u linda.

    1) E gjithe bota aktualisht eshte ne krize…. Kush nuk kupton apo nuk e ka marre vesh akoma nuk duhet te shikoj largimin.

    2) Dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, apo Gjermani kane jo vetem kriza te thella, por dhe nje papunesi te madhe, ne rritje, qe ka nritur nje mllef kolosal ndaj emigranteve. Ket jane dhe vendet qe ofrojne me pak dhe jo me shume, sic mendojne shume vete…..eshte nje deluzion nga mungesa informacionit, si dhe e “analizave” te atilla si me lart.

    3)Politikanet nuk jane aresyeja e kesaj krize! Mjaft me me venin fajin politikes! Politikanet jane “NE”, shqipot, sa njeri, sa tjetri, te gjithe me luge ne brez. Sot shites ambulant, apo kamarjer, neser politikan.

    4) E verteta: te pranojme se nuk jemi te afte te jetojme me njeri tjetrin ne paqe! Nuk kemi arritur te pranojme njeri tjetrin me ndergjegje se nqs pranojme “klanin” tjeter dhe vete behemi me mire.

    5) Problemi MADHOR eshte prona! Ne shekuj, kjo eshte ajo qe lidh vendin me njerezit! Mjaft vende te zhvilluara…. ketu e kane thelbin e begatise!! As nuk ka lidhje me resurset natyrore! Njerezit ikin nqs prona u mohohet, nuk u garantohet, nuk e zhvillojne dot, nuk jane te sigurte ta shesin apo ta blejne, kane frike se u vidhet, u taksohet pa te drejte etc…. Me aq sa di une ne keto pese dekada jete: kombi yne do te zhvillohet vetem nqs ne shqipot, gjithe populli, harrojini politikanet (ata nuk ekzistojne fare…jemi NE), te mobilizohet dhe te ruaje pronen private, pronen e shtetit, dhe cdo aset kombetar. Prona te behet FEJA jone. Ruajtja e prones eshte ruajtja e kombit, ruajtja e vetes!. Ndryshe: mileti do vazhdoje endrrat me vila ne Hollivud.

    6) NE, mileti, vetem NE, e zgjidhim kete pune. Secili vetem, dhe te gjithe bashke. Te kerkojme pa kompromis zgjidhjen e gjeagjezes shqiptare te prones, dhe aktivisht te marrim pjese ne zgjidhjen e saj.

    7) Nqs nuk e zgjidhni dot problemin e prones….atehere zgidhni te veni ne nje vend ku ju mundet te punoni, dhe vertet te paguani per nje prone. Problemi? Dicka shume e veshtire ta besh si i huaj! Dhe taksat jane gjigante. Taksat e prones e kam fjalen. I kini pare ndonjehere se sa jane ne Shtetet e Baskuara, Kanada, France apo Gjermani? Faktikisht eshte me lire, dhe me kollaj ta marresh pronen ne Shqiperi, se sa ne asnje vend tjeter….mgjs deluzionin e te gjitheve per te ikur.

    Uroj dhe shpresoj qe bashkekombasit e mi te bejne zgjedhjet e duhura. Miliona shqipo si une do te ktheheshim me vrap ne Shqiperi, vendi me klimen me te mire ne Mesdhe, ne mos ne gjithe boten! Kater stine, te kendshme, me uje, me shi, me diell, me det ,me mal, me pyje, me histori, me njerez bujare, me njerez miqesor, ne mes te Europes. Ah sikur te zgjidhej ajo puna prones, cdo te behet atje…….!

    Reply to this comment
    • emigrante June 18, 21:58

      Ja ke fut kot o shoku .
      Je viktime e propagandes .
      ASGJE nuk ndodh rastesisht ne politike ,
      Edhe Krizat shkaktohen nga politikanet qe te propozojne Alternativa ne dobi te Kapitalit .

      Ti dhe ata qe kane Ikur
      harroheni qe do te ktheheni nje dite .

      Reply to this comment
      • Ne ikem se na vodhen pronat, se na bene mbivendosje! June 20, 07:49

        O emigrante
        o kokeboshja!
        Shume mire e ka tironsit vjeter!
        Ti shko ne Kube ose ne Korene e Veriut, po nuk te pelqeu demokracia!
        Demokracia ka te metat e veta, po eshte sistemi me i mire qe ka pase njerzimi deri me sot!
        Na shpiken komunistet njeriun e ri, pa prone e pa fe e i dhuruan njerzimit nje diktature me te eger se gjithe diktaturat e meparshme!
        Gjithe emigrantet kthehen po te kene pronat qe na paten lene te paret e qe nuk na kane dhene asgje, se kane bere mbivendosje maloket si te veriut e te jugut!
        Ne ikem se ja vodhen politikanet pronat!
        Pronat tona jane perdorur per te fituar zgjedhjet si te majte dhe te djathtet!
        Tapite e gjysherve i kemi ne, po jo pronen qe na kane!

        Reply to this comment
    • Prona private eshte themeli i demokracise! June 20, 07:35

      O emigrant
      Te faleminderit shume.
      Ke shkruajtur, sic shkruan si qe e fiton buken me djersen e punen e vet!
      Ke shkruajtur qe njerzit te fillojne te behen te vetvedishem!
      Ke shkruajtur qe politika nuk ka faj qe nuk ka vende pune! E drejte shume! Me shume nga papunesia po preken akademiket, se kujtojne se mbarimi i shkollen te bie dhe vendin e punes!
      Politikanet kane faj per korrupsionin dhe qe vete po behen miliardere ndersa populli, nuk ka minimumin jetik!
      Ky eshte faji i pafajshem in politikaneve shqiptar!
      Ke shkruajtur dhe shume drejte per pronen.
      Pa marre pronaret e vjeter pronat e tyre, qe ligji 7501 ja cvati, duke i bere nje shpronsimin e dyte pas 1944, nuk ka drejtesi! Dhe pa drejtesi nuk ka asgje, as ecje perpara!
      Ke shkruajtur plot dashuri!
      Faleminderit o tirons i mire!

      Reply to this comment
    • Tirona eshte parajse betoni... June 20, 17:36

      O tirons i vjeter!
      Token na e vodhen
      Te ndershem i vrane
      Fisniket i zhduken
      Tirons ka mbaru!

      Reply to this comment
  7. Z.Troplini respekte! June 16, 19:04

    Respekte te sinqerta Z. Troplini!
    Komentet tuaja permbajne perfytyrime te sakta dhe aresyetim te shendoshe.per pasoje kane vlere.Komentet e turbullta, naive, te ceketa vetem corjentojne me shume njerezit dhe ndihmojne shkaktaret e Tragjedise shqiptare.

    Reply to this comment
    • Ne ikem se na vodhen pronat, se na bene mbivendosje! June 20, 07:50

      O emigrante
      o kokeboshja!
      Shume mire e ka tironsit vjeter!
      Ti shko ne Kube ose ne Korene e Veriut, po nuk te pelqeu demokracia!
      Demokracia ka te metat e veta, po eshte sistemi me i mire qe ka pase njerzimi deri me sot!
      Na shpiken komunistet njeriun e ri, pa prone e pa fe e i dhuruan njerzimit nje diktature me te eger se gjithe diktaturat e meparshme!
      Gjithe emigrantet kthehen po te kene pronat qe na paten lene te paret e qe nuk na kane dhene asgje, se kane bere mbivendosje maloket si te veriut e te jugut!
      Ne ikem se ja vodhen politikanet pronat!
      Pronat tona jane perdorur per te fituar zgjedhjet si te majte dhe te djathtet!
      Tapite e gjysherve i kemi ne, po jo pronen qe na kane!

      Reply to this comment
  8. Mission Impossible June 16, 19:40

    Me rastin e 25 vjetorit të demokraturës komuniste dhe në prag të zgjedhjeve pleramentare te 25 qershorit, ekskluzivisht për lexuesit e paindoktrinuar të Ditës, xhambazadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të… Emigrantëve (ShBE) me seli në Washing…room, po ju poston një poemë satirike (te modifikuar), të shpërndarë para ca kohësh veresie në tezgat e bulevardit nga “xhaxhi militanti”.

    Lexim të këndshëm!

    Demagogjia e tranzicionit
    (modifikuar me qershor 2017)

    Përmbi mure ambasadash,
    Si alpinë ne u zvarritëm,
    Për të marrë pak afsh lirie,
    Të gjithë botën e çuditëm.
    Me dy gishta përpjetë ngritur,
    Deshëm të shporrnim regjimin,
    5-mijë djema shqipëtarë,
    Prapa lamë ne veç mjerimin.
    Në syrgjun e mbajtëm vrapin,
    Duke ledhatuar detin,
    Nga sytë këmbët arratia,
    Pa lënë pas as amanetin.
    Ju vërsulëm mbarë Evropës,
    Si zhulsa të babëzitur,
    Për të sjellë ca raqe trupi,
    S’lamë dyqan pa e “psonisur”,
    U rropatëm nëpër punëra,
    Dhe derdhëm djersën e ballit,
    Me kacidhet që kursyem,
    I bëmë karshillëk dhe djallit.
    Por shpejt mbetëm të habitur,
    Nga partitë “pluraliste”,
    Që do shembnin dinastinë,
    Po me pjellën komuniste.
    Natën ishin me Ramizin,
    Për t’ju futur kompromisit,
    Na u gdhinë si demokratë,
    Ca pinjollë të komunizmit.
    Ne s’po u besonim syve,
    Se nga mbiu farë e keqe,
    Që do mbante gjallë regjimin,
    Me taktikën “lepe-peqe”.
    U rropatën në mitingje,
    Duke klithur komunizmin,
    Komunist mbajtëm në krye,
    Për të sjellë kapitalizmin.
    Ca me dosje sigurimi,
    Dhe me ideal pe-leshi,
    Na u bënë dhe kumandarë,
    Ata që s’tuten as nga preshi.
    Zunë karriget e pushtetit,
    Për lezetin e mejdanit,
    Dhe i bënë fresk të keqes,
    Për inat të Dullë shejtanit.
    Pa na u ngref dhe fukaraja,
    Menderosur gjer ke mënga,
    Shembi halet “alla turka”,
    Dhe i vuri “alla frënga”.
    Se hapësirat e banimit,
    S’u mjaftonin as për qënin,
    Me yxhym ngritën ca vila,
    Si për të kompensuar dëmin.
    Ju vërsulën kontrabandës,
    Dhe mender prostitucionit,
    Se kreditë dot s’i pagonin,
    Me kacidhet e padronit,
    Nis t’gafurrej edhe horri,
    Me llogjikën prej banditi,
    Na përdridhte kapitalin,
    Me aheng sak prej jevgjiti.
    Hapën firma e bënë ca derte,
    Me pisllëqet e pushtetit,
    Ortakllëk bashkë me shtetin,
    U bënë gazi i gjithë miletit.
    Zhulsi zgjodhi nofkën “boss”,
    Pa e rojtur fare trapin,
    Krekosur nëpër bankete,
    Se nga pas mbante zullapin.
    Dhe njerëzia uli kokën,
    Dhe seç iu nënshtrua fatit,
    Intelekti i këtij kombi,
    U tret rrugëve falë kasapit.
    Me arsyen e mendimit,
    Dhe me shkollën e Laverit,
    Ju vërsulen çdo lloj pune,
    Vetë për respekt të nderit.
    U gabuan bashkë të gjithë,
    Nga dogmat e mashtrimit,
    Të burgosur dhe pronarë,
    U bënë lypsa të regjimit.
    Si një turmë e dalë nga varri,
    Ju besuan edhe shtetin,
    Por pjella e gjithë së keqes,
    Bënte luftë veç për pushtetin.
    Ngatërruan me dëshirë,
    Të përndjekurit e sistemit,
    Për t’i dhënë vulën e turpit
    Në syrin e gjithë miletit.
    Politikanë edhe hajdutë,
    U bashkuat në një llogore,
    Që kurrë të mos kompesonin,
    Çdo ditë pune në gurore.
    Dhe qyqarët pas burgimit,
    Nisën të kërkojnë të drejtën,
    Me një torbë ngjeshur pas trupit,
    Si fosile larg me jetën.
    Me familje të shkatërruara,
    Dhe me vuajtje internime,
    U përballën me të keqen,
    Në lirinë legjitime.
    Me cingërima mëshire,
    U gënjyen nëpër vite,
    Ju vunë nofkën e spiunit,
    Për sevap të ksaj elite.
    Sa harruan edhe burgun,
    Dhe i dhanë të drejtë mjerimit,
    Me ca letra me një vrimë,
    U bënë preha e mashtrimit.
    Ju dhanë bursa për stërnipër,
    për të humbur dhe arsyen,
    Me ca dallavere zyrash,
    Harruan dhe vetë mënxyrën.
    U gënjyen me lëmosha,
    Në shkëmbim të dinjitetit,
    Dhe u bënë preha e horrit,
    Dhe e vetë katran-pushtetit.
    Ndaj një ditë e panë vehten,
    Të braktisur në mes flakësh,
    I rivrau prapë për së dyti,
    Një lukuni prej halabakesh.
    Janë bijtë e Dullë sqeparit,
    Dhe nuk e harrojnë zakonin,
    Amanet prej tij kanë marrë,
    Mos ta dorëzojnë kurrë fronin.
    Dynjallëku ka hesape,
    Ndaj nuk është i lehtë pushteti,
    Pa kur nis dhe qeveria,
    Fillon shpejt edhe sikleti.
    Për të gënjyer botën,
    Dhe si për t’i lezetosur,
    Në “burg” çuan xha Ramizin,
    Dhe Nexhmijen e vrerosur.
    Për ca kafe i dënuan,
    Se kështu kishte vendosur,
    Defterin e Katovicës,
    Gorbaçovi kish vulosur,
    Me pushtetin kujdes bëni,
    Dhe mos u merrni me shakara,
    Bijtë tanë do qeverisin,
    Si harbutë prapë nga e para.
    Burgaxhinjtë edhe tregtarët,
    I mashtroni për suksesin,
    Jepini kacidhe shprese,
    E pak lëmoshë për stresin.
    I punësoni nëpër zyra,
    Por mos i falni pushtetin,
    Se na qepen kokpalarët,
    Dhe në hell e kemi vendin.
    Për ca prona mbyllni sytë,
    Dhe pronarin respektoni,
    Në seanca gjyqësore,
    Të tre shkallët komandoni.
    Se soj e sorollopi tyre,
    Trungun e ka dhjetfishuar,
    Sa të bien në një mëndje,
    Duhet kohë për të luftuar.
    Se zakoni i shqiptarit,
    Është i lidhur me shumë ura,
    Për inate në mes vedit,
    Nuk lëshojnë as prokura.
    Sa të zgjidhin të gjithë hallet,
    Dhe të bien në një mëndje,
    Le t’ja tjetërsojmë pronën,
    Dhe të bëhemi vetë në gjëndje.
    Dhe kështu ja rasim gishtin,
    Dhe i lëmë me gojë hapur,
    Për të mirën e pushtetit,
    Hartojmë ligjin për ta zhvatur.
    Kompesimin me të holla,
    Ja premtojmë dhe lajmë hesapin,
    Kur të bien lekë nga qielli,
    Në gurbet do mbajnë vrapin.
    Të rrijnë urtë baballarët,
    Dhe të mos na çajnë trapin,
    Se me dosje spiunimi,
    Mund të lajmë dhe hesapin.
    Ndaj partia bën gabime,
    Por nuk harron qëllimin,
    Në faltoren e Enverit,
    Kemi bërë të gjithë betimin.
    Ulni kokën dhe dëgjoni,
    Se urrejtja është e vjetër,
    S’jeni asisoj lloji,
    Por guxoni veç me letër.
    Jeni rrahur për së vogli,
    Ndaj bëjm pallë e mbushim xhepin,
    Kur të bëhemi ju të mënçur,
    Ne mbarojmë punë dhe me shtetin.
    Por davaja e pushtetit,
    Të bën hasëm midis vëndit,
    Dhe fillon të gënjej mëndja,
    Të grabisësh lek’t e shtetit.
    Me davara piramidash,
    Dhe me firma prej jevgjiti,
    Plasi parja në mes sheshit,
    U sëmurëm nga koliti.
    Bota që ne na vrojtonte,
    Nuk po bindej për suksesin,
    Me paratë që po pastronte,
    E dinte mjaft mirë proçesin.
    Ndaj krijoi dhe palo firmat,
    Që të mbante peng vetë shtetin,
    Po t’na kruhej neve shpina,
    Të na shpallte falimentin.
    Por njerzia e trullosur,
    Nga padija dhe babëzia,
    Nuk kuptonte ku po shkonte,
    Fillojë të shiste dhe shpija.
    Me përqindjen e Xhaferrit,
    Do të ndodhte mrekullia,
    Ndaj o burra të fitojmë,
    Se po na troket mirësia.
    Dhe kështu fakir budalli,
    Na u çmënd nga dalldia,
    Mos humbisni këtë rast,
    Është dhuratë nga perëndia.
    Ndaj ku jeni nëpër botë,
    Nisni kursimet tek shpija,
    Brënda muajit të fitojmë,
    Se do bëhët batërdia.
    Të ndërtojme vila shumëkatçe,
    Dhe të rrojmë si zëngjina,
    Me sallone dhe soxhorno,
    Dhe garazhe për maqina.
    Le të plasi vetë hasmi,
    Nga bollëku dhe mirëqënia,
    Sa të kemi kumandarin,
    Do na ketë lezet dhe fënda.
    Po na çohet edhe fshati,
    Që diçka na kish dëgjuar,
    Me Rrapushin e ushtrisë,
    Që të gjithë na ishin zgjuar.
    Se sporteli i Xhaferrit,
    Kish filluar mrekullinë,
    Brënda ditës shihje vehten,
    Nga fakir porsi zengjinë.
    Shitën dhën e shitën dhi,
    Shitën tërë bagëtinë,
    Se sekreti i pasurisë,
    Na kish marrë arratinë.
    Dhe e ngopën gjeneralin,
    Me paratë e kurbetit,
    Që të ndodhej budallai,
    Mu në krye të devetit.
    Po na del dhe bac Salia,
    Me autoritet prej shteti,
    Që t’na bindej njerëzia,
    Për pará prej së vërteti.
    Dhe mileti na trulloset,
    Nga mavria e pushtetit,
    Që gënjeshtrën kish për bindje,
    E jo paret e miletit.
    Po na plasi dhe rrëmuja,
    Në sportelet e Vehbiut,
    Dhe tek Sudja ish nami,
    Se s’i gjendej brima miut.
    S’ka pará për kreditorët,
    Në sarajet e Aliut,
    Çohet Vlora tërë në këmbë,
    Kërkon kokën e Saliut.
    Njerëzia nuk kuptonte,
    Se si nuk të mbroka shteti,
    Shkulnin flokët nga marazi,
    Cullak doli ky dreq sekreti,
    Tërë kursimet e kurbetit,
    Dhe gjithë popullit tafmaqar,
    Pa lënë gjurmë ishin shnderruar,
    Në saraje dhe në ar.
    E kështu vazhdoj davaja,
    Se më nuk mjaftuan lekët,
    Por na ngrihet lukunia,
    Na rrëmben dhe fishekët.
    Kapardisur me mortaja,
    Dhe me mjete motorrike,
    Filloj lufta në mes vedit,
    Për të zënë nga një karrike.
    Kaq e pati dhe kjo punë,
    Dhe shteti i uli brekët,
    U dorzua brënda orës,
    Se fajin e kishin grekët.
    Por dhe CIA na sulmoi,
    Me një plan mirë të qëndisur,
    Llomotiste Gaz Dede-ja,
    Kur harroi brekët në të ikur.
    Pa ja beftën si rufeja,
    Yzmeqarë dhe pushtetarë,
    Në anije e mbajtën frymën,
    Si të ishin bashkmëkatarë.
    Lanë miletin n’ditë të hallit,
    Dhe kaosi pushtoi sheshin,
    Për t’i degjeneruar fare,
    Na i futën edhe preshin.
    Kumandari thuri plane,
    Kokën vetë që të shpëtonte,
    Shpejt na mblodhi ca sejmenë,
    Një rezolutë të miratonte.
    Nga kaosi u derdh gjaku,
    Ndër luftime me shqiptarë,
    Tre mijë shqipo për lesh shkuan,
    Si të ishin thjeshtë barbarë.
    E kështu u mbyll davaja,
    Me ca kompromise horrash,
    Për pushtet u derdh veç gjak,
    Dhe kërkush nuk doli burrash.
    Por sajuan komisione,
    Për të gjetur “të vërtetën”,
    Pa fajtor u mbyll daveti,
    Vaj vatani e mjer mileti.
    Kur na vjen Fatos mavria,
    Dhe na hipën sipër gurit,
    Merr revanshin e betohet,
    Mu tek sheshi i flamurit.
    Për paratë e miletit,
    Do kujdeset qeverija,
    Ndaj o lebër miq’t e mi,
    Mbathjani për ke shtëpija.
    Si bandit i dale nga burgu,
    Dhe nga ferri i Aligerit,
    Merr në dorë frenat e shtetit,
    Dhe gërshërët e berberit.
    Nis reformat e pushtetit,
    Me delirë intelekti,
    Por mileti s’e kuptonte,
    Kësisoj lesh-marifeti.
    Duam paret e fajdeve,
    Që t’na kthehet ne humori,
    Se po vdesim nga zhgënjimi,
    E s’na bën derman doktori.
    Nuk na duhen ne reforma,
    As aksioma intelekti,
    Kërkojmë djersën e fëmijëve,
    Ulëriste gjith’ mileti.
    Dhe na ngrihet komisioni,
    Me vendimin e kuvendit,
    Për rikthimin e parave,
    Dhe gjetjen e kompetentit.
    Problem ishte krietari,
    Që do bënte transparencën,
    Na e nxorrën dhe nga varri,
    Të mos bënte konkurencën.
    Me Arapin krietar,
    Dhe me komision hajdutësh,
    Nisën punën sa më parë,
    Si të ishin racë harbutësh.
    Kalojnë muaj e kalojnë vite,
    Dëmshpërblimi hiç gjekundi,
    Më në fund vendosën shumën,
    Sa të shlyhej veç katundi.
    Na u tkurr gjeli një thelë,
    Dhe nuk po dilte hesapi,
    Për përqindjet e asetit,
    Dot nuk shkyej as sevapi.
    Nën defterë me shumicë,
    Dhe trilluan mijëra akte,
    U burgosën fajdexhijtë,
    Për paratë nuk kishte fakte.
    Dhe kështu u mbyllën fajdet,
    Që e shëmben brenda shtetin,
    Mjer mileti e mjer kurbeti,
    Tafmasë i panë lezetin.
    Për Fatosin dhe partinë,
    Paret u harruan fare,
    Se ke sheshi i flamurit,
    Kishte bërë veç hajgare.
    Filloj lufta brënda llojit,
    Kush t’i hipte i pari fronit,
    Mjer njerëzisë ç’i panë sytë,
    Qelbësirat kundër horrit.
    Nga të ruheshe përpara,
    Për të bërë aktivitetin,
    Korrupsioni dhe mafiozi,
    Po gërryenin brenda shtetin.
    Nis beteja për pushtetin,
    Mes mafiozit dhe hajvanit,
    Si të mos mjaftonte vdekja,
    Nis hakmarrja ndaj vatanit.
    Dhe taktikën ndroi kërma,
    Se ky popull do sulltanin,
    Me luftën ndaj korrupsionit,
    Do sundojmë dhe vatanin.
    Dhe me broçkulla kundër krimit,
    Ne do t’u kthejmë besimin,
    Që  kulishat të mësohen,
    Me kamxhikun dhe mashtrimin.
    Unë me Jugun kam hesape,
    Ndaj do thurrim edhe planin,
    Që në ëndërr kur t’më shohin,
    T’u ngjasoj tamam me Zanin.
    Se kollaj të më rrëzojnë,
    Të më prishin dhe rahatin,
    Kta spurdhjakë historie,
    Më kujtojnë Çelo Mezanin.
    Kuturisi nëpër zgërqe,
    Dhe zbuloi mrekullinë,
    Që njerëzia t’më besojë,
    Do fus në valle rininë.
    Mblodhi zenrat dhe argitat,
    Për të na krijuar KOP-in,
    Se takat’ i mbarë ktij kombi,
    S’mjafton për t’lëru as gopin.
    Duhet gjak prej pederasti,
    Që të bëjmë prokopinë,
    Jetëgjatësia e pushtetit,
    Është e lidhur me rininë,
    Janë të zhveshur nga e vjetra,
    Dhe nuk e kanë frikë ligjin,
    I përdor për qejf të shpirtit,
    Shkopin, hurin dhe Maliqin.
    Dhe kjo katrahurë horrash,
    Që nuk njeh as mirësinë,
    Me gjak kobre nëpër deje,
    Filluan të bëjnë kërdinë.
    Në llogoren e familjes,
    Gjetën prehjen dhe davetin,
    Shpirti i zi porsi katrani,
    Nisin bëjnë dhe yzmetin.
    Se ç’mu kujtua bejtja,
    E stisur nga vetë sovrani,
    Të nusëroj për së dyti,
    Pa do të më shohë jarani.
    Dhe kështu tamam ndodhi,
    Jemi vetë mallkim’ i Zotit,
    Është kjo histori e vjetër,
    E kënduar n’mot të motit.
    Pranë Evropës kemi qenë,
    Po kurrë s’na e hapën derën,
    S’kemi qenë pjellë e Zotit,
    Ndaj na trajtojnë si kolerën.
    Nuk u gdhendëm nëpër shekuj,
    Si kaçakë bëmë veç kërdi,
    Si harbutër të së keqes,
    Me armiqtë shpejt ramë n’ujdi.
    Me gen shtaze të molepsur,
    Dhe me guna përmbi shpinë,
    Përdhunuar nga pushtuesit,
    Kurrë s’e bëmë dot prokopinë.
    Sikur Zotin ta bekojmë,
    E t’i ngremë Atij dollinë,
    Turret skuthi nga kaçubja,
    Me çifte t’dhunojë lirinë.
    Jemi tokë e mallkuar,
    Që s’pjellim dot diturinë,
    Se pa dijen e bekuar,
    Nuk e fitojmë kurrë lirinë.
    Dhe kur bota e njerëzimi,
    Na ndihmojnë e bejnë sevap,
    Në vend që të përparojmë,
    Shqipërinë e bejnë çorap.
    Truri i kombit nëpër shekuj,
    Nuk u ngjiz, por larg ka ikur,
    Nëpër botë duke kërkuar,
    Dijet shtrenjtë për t’i shitur.
    Nuk i deshi kurrë kjo tokë,
    Ndaj dhe ikën larg vatanit,
    Për ti hapur rrugë së keqes,
    Sojsëzit dhe shejtanit.
    Ndaj dhe sot na qeverisin,
    Ca merhumë të kollarisur,
    Pushtetin si mburojë mbajnë,
    Mercenarët shpirtshitur.
    Me rrotakun e pushtetit,
    Po na prijnë si feudali,
    Ca ekspertë epruvetash,
    Zbritur si trojanë nga kali.
    E filluan me yxhym,
    E trullosur ish njerëzia,
    Volën taksa, mbushen xhepat,
    Të etur nga babëzia.
    Opozita e stërzgjatur,
    I kish zbrazur fare xhepin,
    Ndaj për vete veç menduan,
    Dhe asnjë sekondë për shtetin.
    Ulën borxhin, rritën pagat,
    Për ti bërë pak fresk miletit,
    Konkurenca plasi sheshit,
    Ke mejhanet e qytetit.
    Se pushteti i marrosur,
    Kishte lënë shtetin pa derë,
    Për të bërë njerëzit për vete,
    Hodhën pasurinë në erë.
    U mbush arka për ta rrjepur,
    Dhe aspak për mirëqënie,
    Investimet rrodhën lumë,
    Veç për rrugë edhe kalldrëme.
    Bumi joshës i ndërtimit,
    Dhe ekrani i mejdanit,
    Çmendi gjithë jabanxhinë,
    Me zhargonin e sulltanit.
    Kish fillu korrupsioni,
    Të çmontonte vetë shtetin,
    Jo në masa alarmante,
    Sa të ç’mendte tërë miletin.
    Me prokura nëpër zyra,
    Ku familja vidhte vendin,
    Fillojë ti dalë ndyraz’ era,
    Dhe të kutërbojë kuvendin.
    Po e drejta e këtij vendi,
    Do të zbehet nëpër zyra,
    Në gjykata vendos vehten,
    Tjetërsohet dhe fytyra,
    Mallkimi ndaj të keqes,
    Kish filluar të vepronte,
    Plas Gërdeci në mes ditës,
    Korrupsioni veç gëlonte.
    Familjes ju çorr fytyra,
    Në sytë e gjithë shtetit,
    Nuk mbulohej dot mënxyra,
    Me kufomat e miletit,
    Por e keqja jemi vetë,
    Se s’e duam shumë jetën,
    Të mallkuar gjer në gen,
    Dot s’luftuam për të drejtën.
    Familjarët e viktimës,
    Të tmerruar nga tërmeti,
    Për fëmijët vetë s’menduan,
    Por prisnin sevap nga shteti,
    Me djallëzira makabre,
    Dhe me llokma prej banditi,
    I blenë gjakun familjarëve,
    Si të ishin shpirt graniti.
    Korrupsioni kish kap shtetin,
    Dhe nuk po e ndalte vrapin,
    Opozita e pushtetit,
    Bënte luftë vetë me satrapin.
    Konçesionet po përpinin,
    Tërë shumën e buxhetit,
    Lukunia rihte gjoksin,
    Për “suksesin” e biznesit.
    Rrini urtë mor të mjerë,
    Se i thonë “Rrugë e Kombit”,
    Të kushtojë sa të dojë,
    Përgjegjësia është e korbit.
    Le të çmendet njerëzia,
    Dhe ta vuajë mjerimin,
    Projektet ne nuk i bëmë,
    Që të shumëfishojmë fitimin.
    “Suksesit” ç’na i del era,
    Dhe fundoset ndër gjykata,
    Korrupsioni kish kap majën,
    Por humbiste në tendera.
    Ky sistemi ynë i kalbur,
    Me gjykata var’ prej shtetit,
    Nuk ndëshkon kryehajdutët,
    Por pabuksat e korrentit.
    U ç’bë më në fund sekreti,
    Dhe u çorrën fare maskat,
    Të na rruaj’ topet mileti,
    Kjo qe lojë me laraskat.
    Satanizmi triumfoi,
    Në të gjitha nivelet,
    Rumpallë shtetin e bënë,
    Tani tallin lesht me delet.
    LSI-në morën për dore,
    Për të ruajtur pushtetin,
    Të rropatur ndër davete,
    Fshinë mender dhe imunitetin.
    Nuk kanë frikë nga dënimi,
    Është bërë mirë llogaria,
    Korrupsionin edhe krimin,
    Krenari e ka partia.
    Dhe filloi batërdija,
    Për të batërdisur shtetin,
    N’lojë u fut dhe LSI-ja,
    Për t’i blojtur dhe skeletin.
    Dhe bagëtia blegërinte,
    Se nuk e kuptonte lojën,
    Duhet djegur gjithë kjo tokë,
    Që të mos i lëmë as bojën.
    Veteranët e së keqes,
    E zaptuan tërë pushtetin,
    Në emër të integrimit,
    Hajt të rrjepim dhe të shkretin,
    Dhe kështu të hakërryer,
    Kokëlarë para bosit,
    Detyrën “me nder” e kryen,
    Dhe filluan t’i fryjnë kosit.
    Duan prapë që të fitojnë,
    Dhe të bëjnë dallaveren,
    Se në lojë kur kanë hyrë,
    Kanë soditur veç menderen,
    Se padroni i së keqes,
    Të shfrytëzon porsi legenat,
    Dhe të hedh në mes të turmës,
    Që të shqyejnë si kërmë hijenat.
    Se dhe Zoti i nderuar,
    Që krijoji vetë njerinë,
    Nuk ta fal kurrë mëkatin,
    Pa u ndeshur me drejtësinë.
    Do të lahet në këtë botë,
    Gjithë zullumi ndaj ksaj toke,
    Që dikur e qetë të prehet,
    Nëpër vite e ndër mote.

    Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE June 16, 19:41

    Ne nuk e kemi leshuar Kosoven shqiptare as para perndjekjeve dhe reprezalieve te vazhdueshme, te egra dhe te trefishta: serbe, jugosllave dhe “shqiptare” te “komunisteve” te kuq te Titos e ju atje po ikni prej pordhve te Salitymit e Lulziut. Nuk guxon te leshohet Shqiperia, per asgje dhe per asnje kusht e kercenim! Duhet te punojme per Shqiperine dhe per ribashkimin e saj, edhe me “koke ne thes”!…
    Grushtbashkuar!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. MH June 16, 19:54

    Demokracia e rreme me dy gishtat larte shkatrroi gjithe ekonomin e vendit.E kishin motiv numer nji ne program apo pa programe.I gjithe populli ndigjoi kercnimin dhe e provoi parktikisht shkaterrimin e bazes ekonomike te vendit te shkatrrojme cdo gje moniste.Kur “filozofi” ekonomisti Pashko tundte cekun e bardhe.Ku spurdhjaket e politikes i besonin vetvetes qe perendimi do na beje thirrje:Vetem hapni gojen sa donim dhe perendimi do vuloste shumat si Meta ne Bllokun e vet.Kontributin e madhe e krijoj Berisha me neni famekeq 01-A.Ku largonte punetoret dhe punonjesit qe nuk ishin pro PD.
    Kjo asht baza e krizes ku shqiptaret duan te largohen.
    Por nese votohet me 25 qershor 2017 pro vettingut me mbi 55-60 % ne adrese te PS.Jam i bindur qe shume shqiptare do te kthehen ne vendlindjen e vet.

    Reply to this comment
  11. Fatmir Lohja June 17, 08:25

    Ne shqip thuhet:”Gurii rende ne vend te vet.”Kete shprehje gjindja e di.Pse kerkojne te ikin me shumice?Kam humbur ,fatkeqesisht, shpresa, qetesia,njerzilleku, ne te mjeren Shqiperi.Pgat e administrates shteterore tek ne , jane sa gjysma e pagave te administartes ne Kosove.Per kater vjet premtohet se do te rrit ne 40 %!?Ne korrik 2016 u premtua se do te barazohen pagat me shtet komshi?

    Reply to this comment
    • Terbaçioti June 18, 21:33

      Fatmir Lohja .
      Horroje ti se shpresa do te rikthehet .

      ”’ Do te bredhim si çifuti ne shkretetire
      dhe Shqiperine nuk do ta kemi me ””’

      Mbaje nje fotografi te te shenjtit Enver ne xhep ,
      dhe filloni te luteni 10 here ne dite
      qe Ai te kthehet me diktaturen e tij.

      Reply to this comment
      • Lira June 21, 07:35

        O Terbacioti, idioti!
        Lutu te te marri mortja,
        se qenke kriminel!
        Se vetem nje kriminel
        do prape Envern!

        Reply to this comment
  12. Lpl. June 18, 12:08

    Fare thjeshte njerezit iken nga Shqiperia jo per nje jete me te mire , se per nje jete me te mire duhet refuzuar nje page 400 euroshe qe te thuhet se iken per nje jete me te mire .Njerezit iken nga mungesa e bukes dhe dhuna shteterore e cila ju hoqi edhe mundesine qe ishin ushqyer deri sa erdhen keta ne pushtet , komunistet e ri rrezikuan ekzistencen e njerezve me reprezaljet policore tatimore , bastisje masive si nje lufte e vertete .Njerezit ishin te lodhur duke mbijetuar me sakrifica , dhe kur erdhen keta qe ishalla nuk rrine shume , njerezit u keputen fare nuk kishin me as force as shprese per te perballuar mbijetesen .Kaq mendoni ju sa merr nje punetor fabrike ose kall centeri , po nj fshatare sa fiton me token te cilet nuk kane rroga , nuk behet krahasimi me bugjetoret qe jane nje pakice , por duhet te behet me shumicen kondumatore qe paguhen pak , ose nuk kane asnje te ardhur , e di kane jetuar keta , ashtu dikush me nje dyqan te vogel fshataret me pak prollime dhe ndonje bageti duke i shitur rrugeve , keto burime u nderprene dhunshem pa ju siguruar nje te arfhur tjeter u detyruan te ikin familjarisht qe te mbijetojne .Sa te jene keta ne pushtet dsle ngadale vendi fo dhkoje si para viteve 90 ku njerezit ishin ne varferi ekstreme .Duhet te behet nje politike lehteduese bisneset familjare mos te paguajne shume takse , dhe sigurimet ti paguaje shteti , dhe neqoftese puneson njerez atij tja paguaje punedhenesi sigurimet se tani ka fitm meqe ka punesuar nje njeri , keshtu mund te mbijetojne njerezit .Bisneset e medha taksohen 15 per qind sa nje punetore , ata duhet te taksohen mbi 50 per qind sidomos bisneset tregtare qe e kane madhin te shitur se jane monopol .Te gjithe fajin e ka shteti se njerezit efhe ashtu punojne nuk jane dembrle si mendojne keta , po kush i mbane keta me familje shteti , apo dikush tjeter ,puna e tyre i mbane .Kostoja e jeteses eshte e shtrejte ne Shqiperi se çmimet jane me te larta se ne Evrope duke filluar nga nafta orizi makaronat vaji djathi mishi e qumeshti detergjentet veshjet kepucet shampo e te gjitha gjerat e konsumit te perditshem .Gjerat jane te thjeshta dhe nuk nevojitet ndonje stufim per ta kuptuar ,pse ikin njerezit , ikin nga dhuna mashtrimi propaganda arroganca hipokrizia e instrumetalizuar shteterore jemi nje shtet diktatorjal te maskuar .

    Reply to this comment
  13. Tes June 18, 13:47

    A e dini se kush iken nga shqiperia qe nga 2013 e ktej?Te gjithe militantet e Partis Demokratike te cilet kishin zene zyrat e shtetit pa merite dhe mirnin rrogat kot duke ndenjur tere diten ne kafene,duke mos paguar drita,uje,taksa…tashti nuk e gjejne vehten askundi pasi jane jasht loje.Prandaj do shihni qe nese PD hyn ne qeveri nje pjese e madhe e tyre do kthehen perseri,shembulli me i mire eshte Ministri i puneve te brendshme ai Demiraj qe per nje muaj u kthye vetem te jet minister.

    Reply to this comment
  14. Beni June 18, 22:21

    Eshte pasiguria per te sotmen dhe te ardhmen ajo qe i shtyn njerezit te ikin.Mungesa e nje politike zhvillimi ekonomik Qeveri qe thone pas nesh u befte kjameti qe mendojne thjesht te pasurohen te marrin ndonje tender apo koncesion mundesisht per nja 30 vjet.Ne 2013 u tha se do behej shtet dhe shteti filloi me luften kunder fukarejve.O nurra te ngreme taksat ,te veme kasa fiskale te bejme kete e ate U mblodhen miliarda detyrime te ujit,dritave,u shiten qindra mijera kasa fiskale po askush nuk e di ku vajten parate.Tani per keto nuk pyet me njeri kasat rrijne e presin sa te nderrohet pusht shteti qe te jape urdher qe te blihen te reja per uje e drita eshte leruar cike dora se fukarenjve ju mor cu mund ndersa per ata qe e shtyne do dali ndoj VKM qe do ti fali keshtu kush e hengri e hengri.Shteti nuk eshte thjesht per te mbledhur para e per ti vjedhur pastaj pushtetaret per vete me investime publike shteti (jo pushtetaret) duhet te jete partner me biznesin.Se duke rritur taksat te vetmit qe fitojne jane ata qe jane ne pushtet se vetem ata mund te bejne evazion fiskal dhe se do jene ata qe doi bejne rrush e kumbulla leket e taksave.Veri taksa te uleta dhe te gjithe i paguajne ,ke zhdukur dhe korrupsionin se sado te pafytyre inspektoret nuk do marrin 500 leksha ke pastruar dhe administraten nga militantet qe hyjne ne pune me mendjen per te vjedhur 4 vjet.Nderkohe gjithe ato leke qe u hoqen nga taksat do investohen shume me me efikasitet se sa e ben shteti duke nxitur konsumin dhe prodhimin pra ekonomine.Te diferencohen taksat per prodhuesit dhe per tregtaret.Te kete realisht nje konkurence te ndershme dhe shume shpejt ky vend behet.Po jo me keta pusht shtetare!

    Reply to this comment
  15. enter"" June 19, 21:40

    Lexova mendimet e sociologut qe thote qe njerezit largohen se duan siguri, jo dhune, cilesi jetese, arsimim etj.

    Per cfare sigurie e keni fjalen?
    Merrni ameriken tuaj te dashur, ku vriten nxenes neper shkolla, ku ushqimet jane me kimikate kancerogjene, ku arsimi eshte ne shifra te paperballueshme, ku njerezit jane te zhytyr ne borxhe.
    Boll na I bête te tilla komente patetike per Shqiperine etj. Sot ne Shqiperi jetohet me mire sesa 10 vite perpara. Ka shume per te bere, por perseri jetohet. Ata qe ankohen bejne mire te mos dalin cdo dite kafeneve se ngjajne hipokrite pastaj.”
    Po shendetesia ka problem te medha, edhe arsimi, por gjate 4 viteve te fundit jane bere perpjekje te medha per venien e arsimint ne shina te duhura.

    Erion Kristo thote se pushteti po I pin gjakun? Cfare po ben pushteti? Po vendos taksa sic ka gjithe bota. Por Harron Erioni qe psh ne amerike te bien kokes me siguracionet shendetesore, kur je beqar hajde, por provoje te besh nje familje dhe bjeri lapsit kur te shkon siguracioni gati 500 dollare ne muaj.

    Shqiptari qenka I pamotivuar??? Kush duhet te motivoje> Akoma do presim ne te na motivojne? Motivimin gjendet Brenda. Erion, ka shume te rinj qe po perpiqen te bejne gjera ndryshe ne sHQIPERI, art, muzike, ana kulinare etj>

    Nuk ka ender amerikane, hiqeni nga mendja. Kush ka shkuar eshte zhgenjyer, mos na e tregoni ate vend sikur te jete parajsa, ju lutem. Pyesni shqiptaret qe jetojne atje dhe si duhet qarte deshperimi ne ecjen, fjalet e tyre.

    Reply to this comment
  16. enter"": June 19, 21:41

    Blendi Salaj – gazetar.

    Pffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff, edhe te japing keta mend.

    Shkoni e pirdhuni

    Reply to this comment
    • Ari June 21, 07:39

      #enter” ”
      Te gjithe keta qe kane mbetur ketu, jane te pazotet ta fitojne buken jashte dhe na thone perralla. Ku udheheqin drogaxhinjte e hajdute nuk do te rrine njeri!

      Reply to this comment
  17. m, June 19, 22:06

    ????????????

    Reply to this comment
  18. Mark uk June 20, 21:04

    Kush me ka sha asht i sham ,
    Une nuk kam qene e nuk bahem komunist .
    Keni inatin sa te doni , po Salia e sull demokracine .

    Reply to this comment
  19. Mark uk June 20, 21:08

    pse nuk i lejoni botimet qe une shkruj more komunista , apo nuk u pelqejne se u vjen inat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*