Të jesh në parlament si i fortë

December 23, 2017 10:21

Të jesh në parlament si i fortë

Bedri Islami

Nuk kam qenë në Shqipëri shumë vite më parë, kur mësova se një gazetar i njohur , Ylli Polovina, sapo ishte dënuar nga presidenti i kohës, Sali Berisha, sepse, diku mes rrjeshtave, kishte shkruar se presidenti, me zullumet që po bën, nuk duhet të harrojë se Shqipëria ka edhe Avni Rustemër.

Kishte mjaftuar vetëm kaq dhe gazetari ishte dënuar. Nuk ishte e rëndësishme se me sa vite ishte dënuar. Dënimi i tij ishte bërë çështje e Amnesty International dhe, jo vetëm aty, mbaheshin dy qëndrime: njëri, që gazetari, përmes fjalës së lirë, nuk duhet të marrë dënimin; dhe, tjetri, që përmes fjalës  i ishte bërë një kërcënim i drejtpërdrejtë presidentit të vendit, çka ishte e papranueshme.

Në njërën nga ditët kur dënimi i Polovinës ishte ende një patate e nxehtë, në Shtutgart, u takova me gjyqtarin Bartels, njëra ndër figurat e njohura të jurisprudencës gjermane. Biseduam për rastin dhe befas më pyeti nëse edhe unë, si gazetar, aq më tepër i opozitës, do e kisha bërë një kërcënim të tillë të heshtur. Ishte i shqetësuar, sepse ende nuk e kishte njohur si duhet median shqiptare, e cila, aso kohe, duhet thënë, ishte shumë më e besuar se e tashmja, në të cilën vlon kazani i hamendjeve dhe i mashtrimit si askund tjetër. Zoti Bartels, tashmë njohës i mirë i çështjeve të nxehta shqiptare, nuk do të jetë çuditur.

Befas, këto ditë, dy liderë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi dhe Vasili, më saktë, dy kryesorët, përsëri e sollën shembullin e Avni Rustemit, por tashmë ndaj kryeministrit të vendit, deri para pak muajve aleati i tyre dhe bashkëqeverisës. Kërcënimi i tyre ishte i hapur, agresiv deri në themel dhe me këmbënguljen e atij që do i shkojë punëve deri në fund. Zonja Kryemadhi shkoi edhe më tej duke vënë në shenjestër ballin e shefit të qeverisë.

Natyrisht, as nuk më shkon në mendje se dikush, qoftë edhe i shkallës më të lartë të sistemit tonë të drejtësisë, do të mund të mendonte se kjo është një vepër penale dhe të hapte një çështje ndaj tyre. Këtë e di fare mirë dhe, si kanë ardhur punët, për shumë vetë kjo duket gjëja më e parëndësishme. Ashtu si u është dukur e parëndësishme thënia e çakorduar e ish kryeministrit Berisha se, në rast të një deomonstrimi tjetër, i pari që do të ishte në shenjestër do të jetë Edi Rama, ish shefi i opozitës dhe se, pas vrasjes së tij, ish kryeministri do i thurte fjalimin më të bukur që ishte mbajtur ndonjëherë.

Në fakt, askush nuk habitet nga deklarata të tilla. Dhe e ka një shkak. Në fund të fundit, kjo është politika shqiptare. Politikë halabakësh, që ndërsa thirren në emrin e popullit që i ka zgjedhur, e nuk i ka zgjedhur populli, por kryetari i partisë, rëndojnë mbi popullin me qëndrimin e tyre arrogant, kërcënues dhe mospërfillës.

Të kthehesh edhe një herë tek parlamenti i së hënës që kaloi është të kthehesh tek dhimbja. Të sjellësh ndër mend se si deputetët e opozitës, së dy krahëve, i bënin thirrje turmës që të zaptonte parlamentin dhe të shkelmonte edhe një vend ku ende besohet se mund të flitet, është , po ashtu, e dhimbshme. Pavarësisht se drejtuesi i deleguar i opozitës , Basha, pak ditë më pas do të deklaronte pa iu dridhur zëri se nuk kishte qenë qëllim zaptimi i parlamentit, se, po të kishin dashur, do e kishin bërë!!!!

Ne kemi një parlament ku dhuna po sundon mbi mendjen dhe ku vetë mendja nuk është në shtëpinë e saj. Të kërcënosh një qytetar të zakonshëm dhe është trazuese, ta kërcënosh atë në terrin e natës dhe nuk duhet të të zërë gjumi, ndërsa, baballarët dhe nënat e shtetit, në fakt disa janë çupëlinat, si një shenjë mburrje për vitalitetin, kërcënojnë një shef qeverie, sepse duan të mbrojnë kushtetutën!!!

Pse po bëhet politika shqiptare një vend kërcënimesh dhe sharjesh, pse po shndërrohet ajo, edhe më tej, në një skutë tinzare, ku populli është zënë në kurth dhe ku e nesërmja nuk mund të jetë më e mirë se e djeshmja?

Në parlament janë deleguar trushkulurit dhe çjerrësit, jo mendjet dhe jo vizionet që mund të kenë vizionarë të pasionuar pas së ardhmes. Janë dërguar Nulët e mendimit intelektual dhe kanë zënë karrikat e të mençurve.

Aty fjala e urtë nuk ka vend. Nëse dëshmohesh se je i ditur, i mënçur, dialogues, sidomos nëse je i ndershëm, në Kuvendin tjetër nuk ke vend. Mbetesh jashtë dyerve të parlamentit. Sepse liderëve nuk u duhen njerëz që mendojnë, por të fortët, ata që shajnë, që çirren, që kërcënojnë, që thyejnë dyer e dritare, që japin alarmin për një gërvishtje, për një të shtyrë, që pas punës sillen rrugaçërisht, dhe që në fund, kërcënojnë. Koha e prapshtë është aty. Edhe vetë një rrahës i politikës si Berisha e kuptoi më në fund se mund të mbetesh lider vetëm nëse shtyhesh, nëse përplasesh, nëse rrihesh, nëse çirresh.

Parlamentit tonë i duhen ende trushkulurit, sepse është bërë vendi i tyre.

I duhen ende ata që rrahin gjoksin ose që e çajnë rrugën drejt politikës me gjoks.

U ndjeva rëndë kur një figurë e politikës së lartë, dhe pas saj, më ndjeni, një kaqol i politikës, i sulen shefit të qeverisë me kërcënimin për vrasje.

Të bësh drejtësi nuk do të thotë ta marrësh atë në duart e tua.

Në këtë rast do të thotë të kesh frikë nga drejtësia.

 

December 23, 2017 10:21
Komento

11 Komente

  1. analisti December 23, 11:53

    Excellent. si gjithmone i goditur shkrimi i Bedri Islamit

    Reply to this comment
    • Che Guevara December 25, 00:01

      I nderuari zoti Berdi Islami!
      Ju respektoj juve perswonalisht si gazetsar idealist,por dua t’u pyes:
      -Pse ka frike kolegu juaj Xhevdet Shehu nga komentet dhe vreplikat tona per shkrimet e tij per bvEnver Hoxhen?
      Mos valle e di edhe vete se ato qe shkruan jane lojra fjalesh sa per te mbushur faqet e gazetes dhe nxjerre tym?
      Shpresoj qe keto shkrime pa asnje kuptim,te bazuara ne shpifje dhe sharje te turli lloj njerezish,perfshi edhe nusen idiote te djalit plangprishes te Enver Hoxhes,te mos jene bere me pagese,se ndryshe nuk mund te justifikohen!
      Nuk jane ne interes te popullit shqiptar sot,qe ndodhet perballe shume halleve e padrejtesive,krimeve pa fund te perditesghme etj,gazeta juaj te mbushet cdo jave me historite e disa deliranteve idiote duke sajuar rromuze me te gjithe antaret e Byrose Politike!
      Kjo bie ne sy shume se te gjithe keta lidere me historite e tyre permenden pozitivisht duke aluduar se te gjitha te keqiaj e ketij vendi i paska bere vetem Enver Hoxha!
      Boll me historite e krimineleve te djeshem dhe merruni me keta te sotmit,qe jane me te rrezikshem se ata qe kane vdekur!
      Ne se edhge ju apo moderatori gjykon se kjo replika ime ul imazhin e kolegut tuaj,do gaboheni ne se e quani veten gazete e pavarur dhe nr.1 ne median shqiptare!

      Reply to this comment
  2. Lexuesi December 23, 11:53

    Bukur

    Reply to this comment
  3. Gezimi December 23, 12:16

    Je bere qesharak or Bedri si servil i Ed Rames. Jane gjuajtur me kepuce burra shteti si George W. Bush etj, dhe mos gjuhet nje kryeminister kaqol si ai Rama. Ku ke qene ti Bedri kur ai Rama futi maloke cuba me precedente pernale si deputet ne ate parlament? Apo ishin te zgjuar ato analfabetet me 4 klase. Rri or se nuk ke goje me fol. Llumin e vertet ne parlament e ka sjelle Edi Rama. Sa u detyru te pranoje ligj per Dekriminalizim te Parlamentit (hapu dhe e futu). Por ku ke sy ne balle ti. Syte i ke te bytha Rames, nga aty e sheh parlamentin.

    Reply to this comment
    • Jaho December 23, 23:24

      Po ti Gezim? Ne çfare bythe i ke syte? Te Bashes apo te Kryemadhit? Por nje gje është e sigurte. Ti je antidemokrat me prirje enveriste, edhe pse kujton se je antikomunist.

      Reply to this comment
  4. vasili December 23, 12:17

    Islami si i njeanshem,prezantohet dhe nje here me brockullat e tij te rrezikeshme,si i ´´paanshem´´,vecanrisht kur shkaravit pa fund.
    ´´As qe me shkon ne mend,qe kercenimi qe i behet jetes se nje shtetari te larte,nga kampi kundershtar´´te perbeje veper penale´´-shprehet ai.
    Historia dhe psikologjia e verteton,qe kur dikush perhap,vecanrisht kur ky dikushi ka nje pozicion kryesues,psikoze kriminale ne popull,ajo perhapet ne formen e nje reaksioni zinxhir,vecanerisht ne tru militantesh si nje kushtrim per te vepruar.
    Prandaj dhe me te drejte,kur i jane drejtuar me pare kercenime kryeministrit,nga njerez te zakonshem,organet perkatese me te drejte kane marre qendrim ligjor,karshi tyre dhe jo me tani,qe vjen nga pozicione te tille.
    Islami me keto prockulla te rrezikeshme,kerkon ta ktheje kete vend,ne nje pazar oriental tym dhe zhurme,ku te mos marre vesh te parin te dytin.
    Islami dhe sikur te ish i paanshem dhe pene cilesore( ndihet nje seter e kthyer dhe teper e konsumuar),me ato germa pafund qe prodhon cdo dite,do tja ulte atraktivitetin kesaj gazete,dhe jo me keshtu sic eshte,qe lexuesi natyrshem mendon,vec ne pozicionin e pronarit te gazetes,vet zot vet shkop,ky mund ti lejoje vehtes kete shpeshtesi dhe kete lloj cfaqie,ne te kundert me drejtim ku desheron te shkoje ky vend dhe ky popull..

    Reply to this comment
  5. tomorraku December 23, 15:19

    Pershendetje Islami!Gjithmone ne gjurmim te temave te nxehta ! Me kujtove kete Polovinen , po ky vet c’qendrim mban sot ndaj ketyre ngjarjeve?! Sepse Saliu , sic ka vepruar me Imamet , Leset , Frangajt, Pollot Kastriot Islamet e tjere i ka tulatur me dhune dhe ata sot jane bere bashkpuntore te tij . Kjo eshte fatkeqesia ne politiken shqiptare.I dhunuari behet bashkepuntor me dhunusin dhe dhunusi mbetet gjate ne pushtet duke e shndruar pushtetin ne prone dhe mjet per dhune .!

    Reply to this comment
  6. koba December 23, 16:39

    Pazar oriental e ka bere jo vetem Parlamentin po dhe Shqiperine Sali Krimineli dhe Like Floriri(tashti i eshte bashkuar dhe Mona Baxhella).Z.bedri jeni shumwe efikas po disa Legeneve nuk u vjen per mbare se duket kullosin ne Grazhdet e “Ndyresirave ” te lartpermendur

    Reply to this comment
  7. Zani Burimi December 23, 21:25

    Bukur, Bedri!
    Me qarte nuk ka se si shkruhet.

    Reply to this comment
  8. alphade December 24, 00:50

    Banda e Salushit,nje kontenier me hajna e krimjnele…!!!
    Nje bande qelbesirash !!!

    Reply to this comment
  9. alphade December 24, 01:03

    Nje bande hajnash e kriminelesh ! Ata kane te ” drejte” ,
    duan te mbrojne me thonjt e rrugacerise placken e plac-
    kitur. Si thone shaka, placka e “luftes” qe bene duhet
    mbrojtur. Ne kohe te tjera ketyre halabakeve vicidolas do
    u ishte treguar vendi,nje koqe “plumbi ne balle” ,sic tha
    brekdhjera e Dibres…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*