Të jesh një shqiponjë!

Arben Duka January 30, 2016 14:10

Të jesh një shqiponjë!

Në malet e larta,
sytë se ç’më mbenë,
aty ku e ka,
shqiponja folenë.

Shqiponja e malit,
rron mbi njëqind vjet,
po s’e braktis kurrë,
folezën e vet.

Shqiponja e malit,
dhe pse s’është njeri,
aty lind e rritet,
dhe vdes po aty!

Aty dashurinë,
shqiponja ka mbjellë,
ndaj fole e saj,
qëndron si kështjellë!

Edhe unë shqiponjës,
në jetë i ngjaj,
që s’e braktis kurrë,
folezën e saj!

Ndaj shpirti rehat,
s’më gjen asgjëkundi,
iki si veriu,
po kthehem si plumbi!

Po kthehem si plumbi,
nga toka e huaj,
se larg tokës sime,
s’e shty dot një muaj!

Kthehem porsi plumbi,
në viset e mia,
veç këtu kuptohet,
ç’është dashuria!

Ç’është dashuria,
për një prag shtëpie,
për një rrap të lashtë,
për një degë hardhie!

Ndaj vetëm shqiponjën,
kam në jetë model,
se dhe dielli vetë,
aty ndryshe del!

Ndryshe ndrisin yjet,
ndryshe ndriçon hëna,
në viset e mia,
ku më prehet nëna!

Këtu ja zbulova,
jetës mrekullinë,
që ju thaftë goja,
kush shan Shqipërinë!

Arben Duka January 30, 2016 14:10
Komento

7 Komente

  1. bimi January 30, 15:53

    Z. Duka, mos mallko ata qe e shajne, po mallko ata qe e vjedhin…

    Reply to this comment
  2. NETI VJOSA January 30, 16:27

    Poezi e bukur per Atdhedashurine!
    Ti merzitesh me nje muaj larg Shqiperise, po ne qe kemi me se Nje Çerek Shekulli?!…
    Jo se eshte vendi yne, por per Shqiperine na merr malli deri ne kockë!
    Sigurisht, deshira per nje jete me te mire na largoi nga Atdheu, afro gjysmen e Popullsise, por malli per te na gerryen çdo dite…
    Jo vetem se aty eshte Vendlindja, por se Shqiperia eshte nje nga vendet me te bukura ne bote!…
    E ku gjen nje vend te dyte ne bote qe ti kete te gjitha te mirat tok, edhe klimen, edhe Detin, edhe Alpet, edhe liqenet, edhe gjithe ata lumenj, edhe ate toke pjellore, si Myzeqeja, fusha e Shkodres dhe e Lezhes, pa le fusha e Koçes qe eshte nje mrekulli me vehte…Vlora, Shkodra, Saranda, Riviera, plazhet, , jane vende ku Natyra ka falur me bujari gjithçka…E ku gjen nje vend kaq te vogel ku Nentoka te jete kaq e begate, me rezerva, nafte, hekurnikeli male te tëra, kromi e bakri gjithashtu, e deri tek kobalti, ari e ndoshta dhe Urani…
    Por fatkeqsisht vende te pasura ne potenciale jane nder me te varferat dhe Shqiperia eshte ndoshta vendi tipik!…
    Ne emigrantve na merr malli dhe per guret…dhe ndjekim me perkushtim cdo lajm qe vjen nga Shqiperia….
    Na dhemb ne shpirt kur degjojme per vrasje, korrupsion, rendje pas hashashit dhe krimeve…
    Me e tmerrshmja eshte se dalengadale po kthehet ne mentalitet mendimi se ai vend nuk behet!….
    Gje qe eshte thjesht nje mendim disfatist.
    Shqiperia do te behet, por ajo kerkon P u n ë dhe vetem punë!…
    Pune dhe siguri!
    Dhe shqiptaret qe tashme kane pare mbare Boten, do ta ndertojne Shqiperine!
    Shqiperia ka potenciale perrallore….
    Eshte viti i 10- te qe shkoj ne dimer me leje ne Egjypt…., ne Detin e Kuq…Egjypti me 80 milion banore banohet vetem ne 5 perqind te siperfaqes, vetem lugina e Nilit dhe nje pjese e Bregdetit…..Pjesa tjeter eshte Saharaja, ku bie shi nje here ne tre vjet!…Edhe uji eshte me i shtrenjt se Nafta…
    Hajde krahasoje Egjyptin me Shqiperine qe eshte e banueshme ne çdo meter katrore!!!!…
    me keta miqt e mi austriake diskutojme shpesh per Shqiperine dhe kur degjojne per potencialet e saj, habiten se si nje vend i tille te jete i varfer!…
    Une e propagandoj shume Atdheun tim, sa shpesh me thone, ti Neti, pse nuk hap nje byro udhetimi….ata nuk e dine qe nje te tille e ka Dhendrri im dhe ai me thotei gjithnje : …
    – Albanien eshte nje “gehaimtip”, per byrot e udhetimit, por duhejt te zhvillohet ca infrastruktura dhe sherbimi…
    Natyrisht nje nga pikat e mia me te forta, ku dua te ngjall kureshtjen eshte kjo histori e shkurter…Ambasadori Anglez, para pak kohesh kur do largohej nga Shqiperia, u pyet nga nje moderator: “Çfare ju ka pelqyer me shume ne Shqiperi?…
    Dhe ai. Pa asnje medyshje eshte pergjigjur:
    U S H Q I M I….!
    Dhe vertet, Shqiperia eshte ndoshta nje nga vendet e rralla ku mund te gjesh me shumice ushqim bio…Psh mishi i viçit, i viçave qe rriten tek ne ne fshat, eshte pothuajse i rralle…Ata lloj viçash qe nuk rriten jo me shume se 200 kg, pa hormone, kane nje shije mishi te jashtzakonshme, nuk po flas per pulat, vezet, djathin, gjalpin,
    E te tjera e te tjera…
    Nje nga pjestaret e familjes time, qe eshte mjeke prej 20 vjetesh me tha heren e fundit qe isha ne Shqiperi: …Babi, po munde na sill nga Shqiperia pak Çaj mali…Nje institut gjerman, ka provuar shkencerisht se Çaja jone eshte e mrekullueshme per Kujtesen, Alzheimin, por ka edhe vlera te tjera shendetsore…E di me tha se sa shitet ketu ne Austri Çaji yne i Malit!?….Me shume se 4 euro 40 gram…Shkova vet e pashe ne marketin me prodhime bio dhe vertet nje pako “Grikische Bergtee”, shitej si Çaji me i shtrenjte, …e lexova reklamen , quhej grikishebergtee (çaj mali greke)…ndersa ne nje cep shkruhej:vendi i prejardhjes, prodhimit Albanien!!!!…
    Medet, medet, thashe as çajin tone nuk jemi te zot ta shesim vet!…
    Dhe te mendosh qe nje kilogram Çaji eshte me shume se 100 Euro….por shqiptaret e kane mendjen tek Hashashi …, se me hashash marrosen edhe vet, marrosin te tjeret e dhe shkojne dhe ne burg….!
    Me fal Arben Poeti se u zgjata, por ja keto mendime mi zgjoi padashur Poezia jote e bukur, o F L O R I…!

    Reply to this comment
  3. kris 1 January 30, 18:08

    hera e pare qe jam dakord me komunistin Neti.
    Shqiperia eshte e pasur ndaj i jane qepur ta zhvasin klani i hajduteve te Berishes e kompani.
    Shqiperia e krahasuar me vendet me te bukura te botes eshte nje bukuroshe e virgjer ndaj i jane leshuar ta shkerdhejne horrat e rames duke dhene dhe breket e saj me koncension.
    Qendro o beni se ndofta nuk je shqiponja e fundit derisa rilindasit e horrit te ta japin dhe folene me koncension

    Reply to this comment
    • N.VJOSA January 30, 19:15

      Falemnderit @kris 1, per dakordsine…
      Po te isha komunist, do ta kisha per nder,
      ashtu siç do te kisha per nder te admiroja ambientalistet, konservatoret apo liberalet…
      Fatmiresisht mua me pelqejne me shume socialdemokratet, sidomos kur me politikat e tyre perpiqen te zbusin hendekun midis Supertepasurve dhe Supertevarferve.
      Motua ime eshte LEBEN UND LEBEN LASEN…(JETO DHE LERI TE TJERET TE JETOJNË…)
      Edhe une here here i pelqej komentet e tua, sidomos kete te sotmin…!Te pershendes.

      Reply to this comment
    • Sallakja January 31, 08:07

      Neti,
      nuk eshte komuniste. Eshte teknefez.
      Teknefezi ka edhe komunistin brenda.
      Kuptimin e vertete te kesaj fjale (pamvartesishte
      origjines) e dine vetem Tironsit, nuk ka fjalor ne
      bote ta perktheje fjalen teknefez.
      Megjithate,
      Shqipeia nuk behet as me shqiponjat, e Dukes dhe as me cajin e Netit. Por me vendime te rendesishme politike. Nje mundesi e tille ju dha Ramiz Alise ne
      trimestrin e pare 1990. E gaboi qellimishte.
      Zgjodhi shpetimin e komunisteve, dhe rrenimin e
      Shqiperise. Perqafoi propozimin e “ustallarve” europiane
      edhe Austriak, Neti. Ja arriti qellimit ne perfeksion.
      Te gjitha c’vijne mbas hapjes se ambasadave, jane
      pasojat e atij vendimi .
      Ja pse nuk behet Shqiperia.

      Reply to this comment
  4. Sulo kapedani January 31, 00:20

    Pershendetje Beni.Nuk po shkruaj me teper se komentuesit me larte.Çdo gje tjeter mbase eshte e tepert.Edhe ata i pershendes megjith shpirt per ato ç’fare komentojne.

    Reply to this comment
  5. N.V. January 31, 09:29

    Po hë, ore @Sallake teknefezi,
    na e spjego ti me keto “vendimet e rendesishme politike”, se ne plasem ti dimë dhe nuk po ju japim dot udhe ti gjejme….!
    Psh, na thuaj disa nga keto “vendimet e rendesishme politike”… qe ti dime dhe ne pjesa tjeter qe si dimë…
    Pak a shume keshtu si ne vepruan dhe te tjeret, pati dhe nga ata qe vrane Kupolen e regjimit, si psh rumunet, por dhe ata me bajgë se ne jane….po keshtu polakët, po keshtu hungarezet, sllovaket, çeket, bullgaret…
    Çfare ke ndermend ti Sallake teknefezi, cfare kupton ti me propozimet e ustallareve europiane dhe austriak…?!
    Po na i thuaj, se na plase, se ne “budallenjt”nuk e gjejme dot…
    Do te thuash dhe ti Sallake diçka, por si kundrapedal qe je, ja fut pordhes kotasikoti…
    Jepi Sallake,

    ja sheshi, ja mejdani,
    jepi Sallo Kapedani…

    Fol me hapur, mos lesho ndonje fjale si skuth, prapa ferres…as mish, as peshk…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*