Të jetosh me 1 paund në ditë pa “ngordhur” urie

March 25, 2018 19:58

Të jetosh me 1 paund në ditë pa “ngordhur” urie

 

Një vajzë ka treguar historinë e saj se si ia ka dalë të jetojë me më pak se 1 dollarë ushqim në ditë pasi bëri pazarin e javës në një supermarket.

Gjithçka që ajo mori për të kaluar javën kushtoi në total 6.83 paund.

Katie Timms pranoi se mezi po e shtynte, por në fund ia doli me sukses.

Ajo bleu mish pule, sardele, drithëra, perime, domate të vogla, recel, bizele, qepë, mozarella, makarona, dardhë, patate të mbushura dhe bukë.

Mënyra si menaxhoi që të hante të gjitha këto për një javë ishte kështu:

Dita e parë – në mëngjes bukë me reçel, në drekë supë, në darkë hamburger me mish pule;

Dita e dytë– në mëngjes drithëra, në drekë hamburgerin e lënë nga darka, në darkë supë;

Dita e tretë – në mëngjes bukë me reçel, në drekë supë me dardhë, në darkë makarona me salcë domate;

Dita e katërt – në mëngjes drithëra, në drekë patate me mozzarella dhe domate, në darkë makarona me salcë domatesh, qepë, bizele dhe mish pule;

Dita e pestë– në mëngjes tre feta bukë, në drekë supë me dardhë, në darkë sardele;

Dita e gjashtë – në mëngjes sanduiç me reçel, në drekë makarona me salcë domatesh, në darkë supë me bukë;

Dita e shtatë – në mëngjes dardhë, në drekë makarona dhe në darkë mbeti pa ushqim, por ia doli të përfundojë sfidë.

Gjithçka kishte bërë Kattie ishte përdorimi i disa përbërësve për ta përdorur ushqimin disa herë brenda javës.

l.h/ dita

March 25, 2018 19:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*