Të jetosh me dhimbjen

November 6, 2019 23:09

Të jetosh me dhimbjen

Një portal i huaj online, dedikuar imazheve të rralla historike në mbarë botën ka publikuar një foto që prek më së shumti popullin shqiptar.

Bëhet fjalë për foton e një nëne kosovare, ulur në tryezë, së bashku me kujtimet e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj të vrarë në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Kjo foto është shkrepur në Gjakovë, në një nga qytetet që u shkatërruan më së shumti gjatë luftës.

Bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët u rrëmbyen në 27 mars 1999 nga serbët.

Ishte zakon që ushtarakët t’i ndanin meshkujt nga femrat.

Burrat zakonisht vriteshin dhe hidheshin në varre masive, shkruan portali.

Dy prej fëmijëve të saj u gjetën në një prej këtyre varreve.

Ndërsa dy të tjerët dhe bashkëshorti, ende sot  nuk u është gjetur trupi.

Djali i saj më i vogël ishte 14 vjeç.

Ajo ka lënë çdo gjë të paprekur në shtëpi.

Dhe çdo ditë e shtron tryezën njësoj, për të gjithë.

Me shpresën se dikush një ditë do të kthehet.

Është mënyra e saj për të përballuar dhimbjen.

j.l./ dita

November 6, 2019 23:09
Komento

15 Komente

  1. Buzuku November 6, 16:10

    Ehhh…

    Reply to this comment
  2. e pabesueshme... November 6, 21:08

    fotografia me prekese gjate gjithe jetes time 75 vjecare..
    .
    nuk e di pse me kujtohet gjithmone perversi demon krat lul basha ylli ne qitje i te ziut arvizi qe edhe pse punonte per serbet kur ishte ne mitrovice..heshtet nga shoqeria civile ne te dy shtetet shqiptare..
    .
    nuk e kuptoj dhe boten perendimore qe ne dukje jane me shqiptaret dhe pas kraheve jane me serbin
    . .
    durim nene e Gjakoves !!

    Reply to this comment
  3. Tanush November 6, 22:37

    E trishtueshme dhe prekese sa nuk ka me…..dhe asnje falje ka kerkuar shteti Serb per keto menxyra.

    Reply to this comment
  4. Jeremiah November 6, 23:21

    So much pain, heartbreaking is an understatement! Life can be so so unbearable.

    Reply to this comment
  5. aj aj November 6, 23:22

    Ska gje bre
    Kemi minishengenin ballkanik dhe liderin e Surelit qe na fton ta lem pas te kaluaren se keshtu mund ta shijoj ai dhe gjithe maskarenjte e tjere megallomanine e pushtetit

    Reply to this comment
  6. Arben November 7, 05:59

    A mund te kete paqe me serbine, qe nuk ka pranuar keto krime dhe nuk ka kerkuar as formalisht falje per.to.

    Po qe nuk hap dosjet sekrete, te gjejne njerezit trupat e falimjareve ti cojne ne nje varr per ti qare????!!!!!

    Reply to this comment
  7. nje shqiptar November 7, 07:23

    Nuk ka fjale per kete fotomesazh. Eshte shume e dhimbshme, pertej kufijve…Nuk eshte turp por poshtersi e udheheqesve te ketij kombi, kudo qe banon, se si po e trajtojne e udheheqin. Nuk duan ti’a dine fare pervecse ta rrjepin te gjalle, dhe mandej te tallen me te duke mos mbajtur pergjegjesine qe u takon por vetem ia hedhin fajin te tjereve dhe se shkuares…Do Zoti te vije dita qe ata qe vuajne sot tu kerkojne llogari neser, deri ne fund dhe per cdo gje.

    Reply to this comment
  8. Messerschmidt November 7, 09:47

    GJAKDHJERET gerrrqi serbi arrixhinj do te marrin te drejten te vijne ne shqiperi tani dhe te hajne e te pine e te bejene cte duan !!!

    FLM rilindja partizane me yll ne balle e Flamur te kuq ne qafe !!!

    Reply to this comment
  9. ETHEM LALAJ November 7, 09:55

    PER NENEN KOSOVARE DHIMBJA ESHTE SHUME,SHUME E MADHE,E PAPERBALLUESHME NGA ASNJE NENE TJETER NE BOTE.
    -E NGUSHELLOJME ATE SE LARGU NE PAFUQI MADHORE PER TA NDIHMUARE.
    -EDHE TE NE KA SHUME NENA SHAMIZEZA TE KRIJUARA NGA NJE NJERI. AI KA 30 VJET QE U EMRUA NGA SERBET DHE PUNON PER AGJENTURAT SERBE,GREKE,RUSE.
    -ESHTE KJO ARSYEJA QE AI 75 VJEÇ RRI NE POLITIKE I PA PREKUR NGA DREJTESIA E KAPUR DHE E DEGJENERUARE PREJ TIJ.EDHE EUROPA KA FRIKE PREJ TIJ SE MOS FQINJET TAN ARMIQSOR 102 VJEÇAR DESTABILIZOJNE VENDIN ME KEQ SEÇ ESHTE.
    -VENDI ESHTE NE PRAG LUFTE MIDIS BANDAVE TE SISTEMIT TE DREJTESISE HAJDUT PRONASH E DOLLARESH-POLITIKANEVE TE DEGJENERUAR PO SI ATA E ME SHUME SE ATA DHE SHBA+BE+QEVERISE RAMA QE KERKON TE SHEMB DY TE PARAT.Pike.

    Reply to this comment
  10. Aleksander Thana November 7, 17:45

    Ndersa politikanet tane perqafohen me kasapet e popullit shqiptar dhe nuk e kane problem te ndihmojne serbet per krijimin e perandorise se vogel jugosllave duke perfshire edhe Shqiperine.

    Reply to this comment
  11. te theme diçka dhe une. November 8, 22:01

    Jo, Aleksander Thana, jo! Nena gjakovare eshte ne te drejten e saj dhe ndjej keqardhjen me te madhe shpirterore, por duhet shikuar perpara se jeta dua apo nuk dua une, ajo do te vazhdoje pambarim deri sa ka ardhur deri ketu. Sot kush eshte i zoti e i mençur te pajtoje shpirterat e njerzeve qe mos ta ndiejne brezi qe vjen ate qe e provoi ai qe kaloi. Pushtetaret dhe politikanet duhet te mendojne per brezin e ardhshem si mendon nena dhe baba per femijen dhe jo si menduan keta qe shkuan.

    Reply to this comment
  12. drini ibardhe November 10, 09:09

    Nuk eshte hera epare qe serbet bejne masakra mbi shqiptaret. por kujtesa e popullit ,edhe ehistorianeve po ashtu .une kujtojmasakren eserbeve ne HASdhe LUMEetj .ATY UCFAROS POTHUAJSE TERE PO[PULLSIA ,burra,gra dhe femije .I VETMI QE E DENONCOI NE OPINIONIN PUBLIK NDERKOMBETAR ishte nje oficer serb qe me sa mbaj mend quhej KOSTA NOVAKOVIC .N DODH QE NJERZVE TE TILLE TI NGRIHEN MONUMENTE NGA POPULLI QE MBROJTI.

    Reply to this comment
  13. T.Voda November 12, 09:48

    — PER- KOMENTUSIN=..” te them dicka dhe une”… ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    — Me gjithe se je pa adres dhe emer . DUA TU THEM EDHE UNE, JUVE , DICKA. ..
    — Se pari, me gjithe se vend lindja ime eshte aty ku ndan kufiri shteteror Shqiperi– Cameri, me gjithe se skam asnje lidhje fisnore , e as munda ta vizitoj ndonjehere Kosoven , dhimbja e asaj NENE cpoton, dritheron e perlot, cdo zemer shqiptari e bir shqiptari, kudo qe ndodhet…
    — Komenti juaj , ne dukje I embel, paqsor , pse jo ‘’bashkekohor’’, ka dhe dicka jo pak helmatisese, karaktrristike e mjaf shqiptareve qe besojne shpejt tek politika e te huajve, por qe mohajne, nxijne dhe hedhin poshte me lehttesi punen e para ardhesve te tyre vendas. KUR THUA SE ==”Pushtetaret dhe politikanet duhet te mendojne per brezin e ardhshem si mendon nena dhe baba per femijen dhe jo si menduan keta qe shkuan.”== …. ‘’..Keta qe shkuan’’ …. mund te kishin bere edhe me shum, —- POR, NE SE NUK DO BENIN EDHE AQ SA BENE…..SE BASHKU ME GJAKUN E SHUME BIJVE SI TE ASAJ NENE, KOSOVA DO TE ISHTE SOT SI CAMERIA.
    —- ATA…. …, qe moren jetet e njerzve te asaj NENE [si edhe te shume nenave te tjera] , nuk kane reflektuar asnje lloje pendese ndaj krimeve e barbarive te bera ,gjate gjithe historis, te vjeter dhe te re..!!!—ATA, ku hapur e ku tinaz, jo vetem qe skane nderruar mendje, por, po riarmatosen . Kane mbjelle enklavat e vatrat e zjarrit ne pika nevralgjike te Kosoves, I ushqejne gradualissht per ti ndezur nje dite. —ATA, ne keto 20 vite jane munduar ta vene ne gjume jo vetem politiken e popullin kosovar , por edhe nderkombtaret ,, duke coroditur e lekundur mendimet e vendimet e tyre…. DUHET TE KERKOJNE FALJE , TE SHTRIJNE DOREN E BESES E TE SHPRESES , TE PARET ATA KRIMINELE , DHE PASTAJ NENAT KOSOVARE.
    — NDERSA KOSOVA, … Gradualisht fali , dhe ra ne qetsi, perhapi e u besoi me idealizem teorive te tilla , te perhapura nga njerez si ju, por edhe nga ata ndrkombtare te cileve u dha besen , dhe ata I dhane shpresen. …………………..
    — Nje thenie e urte thote ;= ” Dhurate nga i varferi, pune nga dembeli, mendim nga budallai , DHE NDIHME NGA ARMIKU , MOS PRIT ..!!..
    Tomor Voda – NY-USA.

    Reply to this comment
  14. Guci usa November 14, 14:59

    Kane fytyre rraca serbe te flasin mbas atyre qe u kane shkaktuar njerezve kosovare.Mallkuar qofte fara e keqe serbe,u shofshin deri ne fund nga ndonje semundje.

    Reply to this comment
  15. Gazeta e famshme Dita November 15, 17:35

    Fotoja prekese dhe e dhimbshme.

    Nje shenim te shkurter per redaksine:
    Vjedhje haptazi e lajmit dhe fotos pa deklaruar se nga eshte marre, kujt i takon krediti, le me pastaj per te mare leje publikimi.

    Pseudo gazetari. #amateurs

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*