Asgjë nuk është më si më parë

March 6, 2019 13:00

Asgjë nuk është më si më parë

Martesa është një nga aktet më të rëndësishme në jetë.

Një moment i bukur ndoshta, por që të ngarkon me shumë përgjegjësi dhe detyrime, për të cilat, le ta themi hapur, shumica e të martuarve nuk janë të vetëdijshëm.

Pak janë njerëzit e matur dhe seriozë që e kuptojnë vërtetë çfarë realisht po bëjnë.

Ja disa nga gjërat që duhet të kini parasysh para se të hidhni këtë hap:

Nëse ai/ajo gabon?

Martesë, do të thotë që do kalosh gjithë jetën tënde, me të njëjtin person. Por shumica e njerëzve nuk janë perfektë, për të mos thënë që të tillë nuk ka. Atëherë, ki parasysh që personi me të cilin po kaloni jetën dikur do gabojë. Lloji i gabimit varet nga personaliteti. Por e sigurtë është që njerëzit gabojnë. Përgatiteni veten: Çfarë do bëni nëse ai gabon? Kjo do t’ju bëjë të ndiheni keq. Përfundimi: Nëse jeni dikush që nuk bëni dot kompromise, kujdes para se të vendosni të martoheni.

Edhe me kompromisin, kujdes

Pak më sipër folëm për kompromis, por kompromisi do të thotë që mund të detyroheni të bëni edhe gjëra që në fakt nuk doni t’i bëni. Përgatituni edhe për këtë, sepse kompromisi mund të arrihet, por mund të jetë i vështirë për t’u mbajtur.

Asgjë nuk është më si më parë

Në martesë, koha ndahet në dy pjesë, pra do t’i përkushtoni shumë kohë edhe bashkëshortit/es. Nëse dikur vendosnit ta kalonit dhe organizonit kohën e lirë si donit vetë, pas martese kjo gjë nuk është më e mundur.  E vërtetë që secili ka angazhimet e veta, por këto do shtohen brenda martesës, sidomos pas lindjes së një fëmije, ndaj koha për shoqërinë do kufizohet. Kjo nuk do të thotë se do e humbisni, por nuk do jeni më në gjendje t’i takoni shpesh si dikur. Dhe kini parasysh që pas martese do merrni në konsideratë edhe mendimin e bashkëshortit/es për këtë. Ka raste kur dikush nga shoqëria juaj atij nuk i pëlqen dhe nuk dëshiron që ti ta frekuentosh.

v.l/ dita

March 6, 2019 13:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin