Të larguarit, Basha: Mora vendim të drejtë

May 29, 2017 20:09

Të larguarit, Basha: Mora vendim të drejtë

Lulzim Basha ka mbrojtur vendimin e tij për listën që la jashtë kritikë, themelues, por edhe shumë figura që nuk janë të epokës së tij.

Por pas një mbledhjeje të kryesisë së degës së Partisë Demokratike të Shkodrës, kreu i kësaj dege, Ramiz Çobaj deklaroi tërheqjen nga lista e kandidatëve të zgjedhur nga Basha. Çobaj ishte i teti në listën e Shkodrës.

“Kjo është republika e re. Është e guximshme. Së pari duhen thyer paragjykimet brenda vetes, brenda familjes. Ju e dini për çfarë e kam fjalën”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

Fjalën Basha e ka për reagimin e të përjashtuarve nga lista e kandidatëve për deputetë, të cilët kërkuan shkarkimin e tij pak para se Basha të niste takimin elektoral në Bulqizë.

“Si mendoni kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them që kam marrë vendimet e duhura. Unë jam i bindur që kam marrë vendimet e duhura. Qarkullimi i elitave është ligj në politikën europiane, përndryshe nuk është republikë, është monarki”, vijoi ai.

Basha nuk ka akoma një reagim për kërkesën për shkarkim, por replika indirekt në distancë nuk mungoi.

“Me Partinë Demokratike nuk mund të të lidhë vetëm karrigia. Je deputet e do partinë, s’je deputet s’e do partinë?! Po ti s’e paske për partine, e paske për karrigen”, shtoi Basha.

Ditën kur përjetoi sulmin më të fortë nga brenda partisë, aleati më i paparashikuar Bashës i doli pikërisht nga rreshti i parë i të lënëve jashtë listës; Eduard Selami.

“Koha për fushatë, jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, tha ai.

Ndërkohë, rrjedhjet kanë vazhduar. Një tjetër demokrat i njohur u vetëlargua nga gara.

“Jam renditur i 8 pa më pyetur. Renditja në vend të 8 është fyerje për kryetarin e degës dhe për degën më të mirë në republikë”, deklaroi kreu i degës së PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj pas vendimit.

Tani kanë filluar edhe reagimet e atyre që si duket Basha u premtoi të jenë në listë. Ish-zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi, edhe kjo një person i afërt me Berishën reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se kryetari i partisë e kishte mashtruar për herë të dytë.

Lajmi i mirë për Bashën erdhi nga Elbasani. Blendi Himçi, i cili kishte shpallur tërheqjen nga gara, të dielën në mbrëmje shpalli tërheqjen nga tërheqja dhe tani do të garojë në 25 qershor

May 29, 2017 20:09
Komento

3 Komente

  1. Dy panine nje qofte May 29, 21:56

    Hesfel te gomereve do te vene te gjithe Shqu-pisat.

    Reply to this comment
  2. Ike sali mere me gjithe pd e lulzim bash. Ike ne tsateme. May 30, 00:41

    Basha, meta, rama berisha ndryshe nga te tjeret duan partine jo kolltukun. Gjithe jeten ja dedikojne partise.
    Rrofte partia.
    Poshte kolltuku

    Reply to this comment
  3. demo May 30, 10:39

    Vrej punen ti Basha!Qente le te lehin,karvani perpara,.Kur Ten Hsia Pini denoi bushtren e Kines Cian Cin dhe grupin e te katerve,nuk gezoja dot,se ishte djalli gjalle.por sot qe ne mengjes,i thashe ketij daullexhiut te Rammazanit:,Merri 2 mije leke dhe Bjeri fort per Josefinen se u clirua Shqiperia! U godit grupi i te katerve brenda PD.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*