Të larguarit nga AK i bashkohen PS-së: Vendi ka nevojë për rotacion politik

Redaksia Online May 3, 2013 10:20

Të larguarit nga AK i bashkohen PS-së: Vendi ka nevojë për rotacion politik

Një grup anëtarësh të Aleancës Kuqezi i bashkohen Partisë Socialiste. Kreu i PS-së, Edi Rama, në një dalje para mediave nga selia rozë tha se koalicioni opozitar mirërpret të gjithë kuqezinjtë idealistë opozitarë, që janë investuar në këtë projekt politik me çiltërsinë e qytetarëve të këtij vendi, të lodhur nga politika e të zhgënjyer nga tranzicioni i stërzgjatur. Të larguarit nga AK janë drejtues të sekretariatit, përfaqësues dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar.

“Pata nderin të pres përfaqësuesit e AK, njerëzit që kanë marrë pjesë në formësimin e një force që fatkeqësisht u shfaq si diversion për të çoroditur popullin opozitar në funksion të pushtetit të kryeministrit. Dyert e Aleancës për Shqipërinë Europiane janë të hapura për të gjithë kuqezinjtë idealistë opozitarë, të lodhur nga politika e të zhgënjyer nga tranzicioni i stërzgjatur, në mënyrë që e gjithë ajo energji patriotike e gjeneruar nga ideale dhe ide për një Shqipëri më të mirë të mos shkojë dëm, por të kanalizohet përmes këtij koalicioni të madh të opozitës. PS është një forcë që në programin e vet përfaqëson interesat kombëtare, aspiratat dhe ambicien e çdo shqiptari”, tha Rama.

Ndërsa në emër të grupit që iu bashkua zyrtarisht opozitës, një prej ish-përfaqësuesve të AK, Dashamir Uruçi, tha se një vendim i tillë erdhi për shkak të nevojës që ka vendi për rotacion politik.

“Ne kemi prezantuar një letër të hapur për arsyet e largimit nga AK. Largimi ynë ishte koshient pas përpjekjeve disamujore pas konflikteve brenda AK. Lideri e ka monopolizuar partinë. Prova më e madhe është dalja vetëm në zgjedhje. Angazhimi i tij për të dalë vetëm nuk është rrjedhojë e konsultave me këshillin kombëtar dhe bazën. Ne kemi lidhje me anëtarët dhe i kemi ftuar të bashkohemi me opozitën shqiptare, pasi jemi të bindur se vendi ka nevojë të domosdoshme për rotacion politik”.

Redaksia Online May 3, 2013 10:20
Komento

3 Komente

  1. Fleks May 3, 14:29

    Po ashtu do te ndodhte.

    Pasi u be aleanca ne Shkoder Rama-Meta ne prani te de-ligateve qe kishin ardhur nga jashte,pasi kishin shkaterruar mire ekonomine e vendeve te tyre.

    E pas kesaj filloji ti beje fresk me freskuese Dulja aelances Rama-Meta.

    Kreshniku i martinajve e kapi ne ajer se balona qe bene ne Shkoder kish nevoje per bisht.

    Pra ai e kuptoi se donin ta benin per bisht balone.

    E ca netar qe benin sikur benin pjese ne AK,ate detyre kishin,ta fusnin te thesi i PS.

    Meqense balona e Shkodres,mbeti pa bisht ne Tirane se i iku Kreshniku.

    Iken dhe “dasmoret”.

    Reply to this comment
  2. ARBEN DUKA May 3, 16:00

    jashteqitja ju bashkua jashteqitjes ku esht edi rama ti shpjegoj familjarve te te te vrarve pse e mori ilir floririn ne kualicjon kur ai ishte me berishen ne kualicjon dhe popullit i tha kokpalar pse gjaku i 4 deshmorve pa u tha mir ai beri kualicjon me ilir floririn qe volli floririn ne krab prandaj nuk ben drejtesi ilir i i monikes se njerzit per ate dolen se e pan nduke numuruar parat ne zyrat e shtetit prandaj dhe sipatizanet qe ishim me partin sosjaliste kemi vajtur me aliancen kuq e zi me kreshnik spaihun alanaca kuq e zi po forcohet dita dites dhe do ket shum deputet ne parlamen cfa do te bej ps dhe pd dac ti bullin kanalet televizive dac te pagojn mercenar qe hiqen si psigollog cfar do qe te bejn alanca kuq e zi esht me e fuqishme e malle qe do ti ve perpara te gjith plehrat qe jan ne shqiperi

    Reply to this comment
  3. bora May 3, 18:04

    Është turp për Dashamir Uruçin që bashkohet me Edi Ramën dhe Ilir Metën, dy persona që krejtësiht padrejtësisht kanë sulmuar bashkëshorten e tij të ndjerë Esmeralda Uruçi, një zonjë e nderuar që ishte kurajoze dhe parimore.Nuk ka çfarë të thuhet për këtë veprom të Dashamirit.Ok , ai është i majtë por me Ramën e Metën ka shumë hesape personale dhe të bashkohesh me të është e turpshme dhe pa burrëri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*