Të lash me avull me lavatriçet LG. Zbuloni pse…

October 9, 2019 11:24

Të lash me avull me lavatriçet LG. Zbuloni pse…

Larja e rrobave është një ndër proceset me kohëzgjatjen më të madhe të kryera në shtëpi. Shpesh, ajo kërkon shumë energji dhe pavarësisht shpenzimit, rezultati mund të mos jetë i kënaqshëm. Kompania LG përpiqet ta lehtësojë këtë eksperiencë me teknologjinë Steam Wash, të pranishme në një gamë të gjerë lavatriçesh. Falë kësaj teknologjie, larja bëhet në një kohë më të shkurtër, në mënyrë më të thellë, ekonomike dhe ju kursen vështirësitë në hekurosje.

Avulli i cili qarkullon në kazan në fillim të procesit larës i zbut rrobat, duke ndihmuar aktivizimin e detergjentit. Kjo rrit kursimin e përdorimit të detergjentit të nevojshëm për të garantuar pastrim të thellë. Temperatura e lartë dhe fuqia e madhe depërtuese e avullit zhduk më lehtë njollat e thella duke përdorur një sasi më të vogël uji dhe më pak energji elektrike për nxehjen e tij. Karakteristikat e avullit nuk lejojnë dëmtim të copave të materialeve të ndryshme dhe kështu ato ruajnë tiparet dhe delikatesën fillestare.

Steam Wash është zgjedhja më e mirë për përdoruesit të cilët kanë ndjeshmëri të lartë ndaj baktereve, grimcave të pluhurit apo mbetjeve të detergjentëve, të cilat janë shkaktarët kryesorë të alergjive. Temperatura e lartë e avullit i asgjeson këta faktorë, duke siguruar rroba të pastra jo vetëm në dukje, por edhe të sigurta për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.

Blerja e një lavatriçeje me mekanizmin Steam Wash është një investim i rëndësishëm për të gjithë ata që kryejnë aktivitete apo kanë profesione të cilat shkaktojnë njolla të vështira për t’u eleminuar. Njollat e barit, ato të bojërave apo të bëra në garazhd, cilësohen si më sfidueset për t’u hequr, por avulli i lëshuar nga larëset LG e largon makthin e tyre. Ai zbut fibrat duke çliruar grimcat e njollave; kështu ato rrëshqasin lehtësisht.

Gjithashtu, avulli redukton rrudhat në rrobat e sapo dala nga lavatriçja. Në këtë mënyrë, shmangen orët e gjata të hekurosjes dhe pas tharjes rrobat mund të palosen apo vishen menjëherë. Aromat e pakëndshme eleminohen dhe eksperienca e paslarjes bëhet më e pëlqyeshme.

Ju e gjeni këtë produkt fantastik vetëm në NEPTUN dhe nëse shpejtoni mund ta merni me 15% Ulje. Ofertë e vlefshme 09-20 Tetor

Për më shumë informacion klikoni në link më poshtë: https://www.neptun.al/index.php/al/elektroshtepiaket-e-medha/elektroshtepiake/lavatrice.html?wg_lv_marka=12675

October 9, 2019 11:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim