Teatër me teatrin…

June 13, 2018 10:59

Teatër me teatrin…

Fatbardh Rustemi

BunkArti dhe Teatri, thuajse ngjitur me njëri-tjetrin, i bashkon një e shkuar, sa e nëndheshme dhe qiellore, ku: çka luhej në skenë ishte krejt tjetër nga ajo që zhvillohej në prapaskenë dhe, si shpërblim një “breshëri duartrokitjesh” dhe për aktorin dhe për atë që dënohej me vdekje. Siç dihet “Teatri partizan” lindi në një kohë me “Gjyqin partizan”, sikurse dhe sot rrezikohen njëherësh të dy palët për shembje, si Pallati i Drejtësisë i kthyer në kazino dhe Teatri, një pjesë e të cilit dikur u përdorur për bingo. Përfytyroni për një çast, Heroin e Popullit, Rahman Perllakun të dalë nga BunkArti dhe Artistin e Popullit, Robert Ndrenikën nga teatri.

Dhe ti shtron pyetjen: si s`ndodhi njëherë që artisti të luante heroin real? I pari, i arrestuar dikur në “emër të popullit”, ndërsa i dyti i dekoruar në emër të tij. (Nga 146 figura të artit, që u persekutuan në diktaturë si “figura të krimit” me: varje, pushkatim, burgim, internim, i gjen në radhën e poetëve, shkrimtarëve, këngëtarëve, piktorëve, muzikantëve, përkthyesve, arkitektëve, regjisorëve, dramaturgëve, dhe asnjë për atë zot nga radhët e aktorëve. Dhe pikërisht këta pretendojnë tempullin e kujtesës, të asaj kohe, ku mëkatarët na hiqen si heretikë?!) Siç dihet, bunkeri atomik shërbente për të ruajtur “kokat e mëdha”, ndërsa teatri për të shplarë trutë e publikut, po ata palo heronj, të cilët vlenin më pak nga tabelat e qitjes. Nëse kishte një vend ku skematizmi qe ulur këmbëkryq, heroi pozitiv i realizmit socialist bënte ligjin, ishte pikërisht teatri, i cili gjeneronte një mediokritet ulëritës dhe tash, po kërkon nderim. Mendoni, afro 10 teatro në të gjithë Shqipërinë Socialiste dhe drama shqipe u asfiksua, kur ajo kishte në dispozicion një hapësirë interpretimi të jashtëzakonshme, sa të gjithë artet e tjera të marrë së bashku, ku arti qe i përjashtuar.

Dhe ç`doli nga e gjithë kjo: konsolidimi i skematizmit bajat dhe njëherësh brutal i mendjeve të zbathura, që, për çudi i mbajnë me gajret. Kemi 40 vite të Teatrit Popullor monist dhe 30 vite të Teatrit Kombëtar pluralist, por, fati i dramës shqipe shkoi keq dhe më keq. Ja që mitingashët, sikurse dhe organet eprore, s`duan t`ia dijnë për këtë dëm. Kur flasin për kujtesë të teatrit, për tempull të memories: i referohen vetëm Teatrit Popullor të kohës së Mihal Popit dhe të Kadri Roshit, ndërsa Teatrin Kombëtar nuk e zënë me gojë, 30 vite nuk janë pak për t`i fshirë nga kujtesa, sepse u vjen zor të thonë se në Teatrin Kombëtar, repertori ka qenë dhe vazhdon të jetë krejt i huaj. Tallje e hapur me të qënit kombëtar. E cila qenka kujtesa e teatrit? Veçse aktorët, që së fundi: po luajnë teatër me teatrin. Është pak t`i thuash marrëzi. Mos i përdorni të mëdhenjtë, për interesa klienteliste!

(Nuk kishte poshtërim më telendisës, flas për ata që luanin plot krenari “heroin pozitiv” në drama dhe filma, po marr si shembull vetëm Heronjtë e Vigut të degdisur tek plehërat dhe, cili prej aktorëve që predikonin heroizmin ndër shekuj, e ngritën zërin në mbrojtje të personazheve të tyre, që njëherë e një kohë u ktheheshin në benefice? Punë e madhe: heronjtë në plehëra, ndërsa aktorët në stratosfera! S`mund të priten akte kalorsiake, aty ku skematizmi ka bastionin e vet, duke e kthyer sfidantin në një mjeran. Rrënohet shtëpia muze e Migjenit, Pashko Vasës, Mjedës e me radhë, Ali Asllani, që e recitojnë plot patetizma aktorët e Tetarit Kombëtar, as duan t`ia dinë se ç`bëhet për të, veçse recitojnë vargjet e tij, sikur t`i kenë të vetat. Sulmohet Heroi Kombëtar, poeti kombëtar, pasuria kombëtare, punë e madhe, mjafton që Teatri Kombëtar të mos preket?! Për një karikatinë janë gati të flijohen, sikur me qenë kalaja e Rozafës, sepse fle brenda tyre “shtëpi prej balte e Partisë”!

Pozë, sikundër rolet që luajtën në kohën e heroit pozitiv, i cili, sipas ish-kryeministrit Shehu, nuk duhej të kishte të meta! Kështu që  trashëgimia e heronjve të panjollosur na rishfaqet, në mënyrë krejt groteske, në kërkim të tempullit! Përherë, dogmat tentojnë të kenë një tempull, thotë Hygoi. “Të shtunën e fundit të prillit, Teatri Kombëtar (Popullor) shfaqi një premierë të një dramaturgu shqiptar, i cili kishte fituar mjaft çmime gjatë jetës së tij… Regjisor i shfaqjes ishte një burrë i vjetër, i cili gjatë dy orëve u mbyt në djersë nga emocioni. Ai kishte fituar plot tituj e dekorata, që nga “Artist i Popullit” e deri tek “Heroi i Punës Socialiste”.

Sipas subjektit, ngjarja zhvillohej në një mjedis montatorësh dhe aty gruas së një punëtori, infermiere në një qendër shëndetësore, i kishte hipur në kokë të bëhej shofere. Por i shoqi e pengonte. Siç ndodhte në dramat e Realizmit Socialist, më në fund çifti bindet dhe betohet për besnikëri ndaj njeri-tjetrit, por më parë ata betohen për besnikëri ndaj partisë. Madje, gjatë dramës autori kishte vënë në gojën e personazhit femër edhe një frazë të huazuar nga një poet-partizan, i cili atëherë i shkruante të fejuarës së tij nga burgu: “Unë e dua partinë time. Të dua ty, po të duash partinë.” Reminishencat e kësaj parti dashjeje po i shohin në këtë lojë teatrale. Sikur po inskenohet drama “Më shënoni dhe mua”, sa herë bëhet thirrje për mbështetje të protestës. (Citimi i mësipërm është marrë nga libri i Nuri Dragoit “Trebeshina një jetë para gjyqit”. Shkrimtari një jetë para “gjyqit partizan”, edhe pse autor i 77-të dramave të dënuara prej ofiqarëve të Teatrit Kombëtar, duke mos u vënë në skenë ato. Kjo është drama e teatrit dhe jo katramaja e tij! po kujt ia thua?)

Kur shihni tubimin para teatrit, i bashkëngjisni dhe këtë skenë, o zot sa shpejt harrohen vuajtjet dhe viktimat në këtë vend: “Më 18 dhjetor të vitit 1953, kur akrepat e kohës shënonin orën 9.30 minuta dy Kapitenë të Parë dhe një Toger, trokitën me tërsëllimë në portën prej hekuri të Teatrit Popullor, për të shndërruar arrestimin e tij (Kasem Trebeshinës) në një shfaqje publike… Shumica e artistëve apo njerëzve që merreshin me kulturën në atë kohë, firmosnin dhe në borderonë e Ministrisë së Brendëshme, ku paguheshin si spiunë të shokëve të tyre.”-Po nga libri i Nuri Dragojt “Trebeshina, një jetë para gjyqit”, ku do të gjeni dhe këtë pasazh: “Në vitin 1993, ndodhi diçka tepër e çuditshme, e cila mund të ndodh vetëm në Shqipëri.

Ministria e Kulturës Franceze në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të atij vendi akorduan një fond prej një milion e gjysëm franga, ose rreth 250 mijë dollarë për të vënë në skenë kryeveprat e katër autorëve, midis të cilëve tre shqiptarë dhe i katërti i huaj. Autorët ishin: Sartri, Trebeshina, Çajupi dhe De Rada. Por, Ministria e Kulturës Shqiptare, bëri çdo gjë për ta penguar këtë projekt. Dhe më në fund projekti dështoi… Ndaj dhe Kasëmi e sheh veten larg teatrit shqiptar. “Teatri nuk është shtëpia ime”,-thotë ai dramaturgu i indinjuar. Në të gjitha ligjerimet përdoren emra aktorësh, autorët kanë zor t`i përmendin, tek-tuk ndonjë, sepse u ngecen në dorë. Ndaj Teatri, padrejtësisht, është shpallur, si shtëpia e aktorëve. E gjithë kjo nostalgji për godinën e rrënuar nuk është gjë tjetër, veçse po ajo histori pengimi projektesh, sikundër ai i Ministrisë së Kulturës Franceze. (Populiti po merr përmasat e një populizmi, pavarësisht se ngrehina të kujton trenin qesharak që endet nëpër Shqipëri më dy vagona gërdallë.)

Ajo që po ndodh me teatrin, në fakt duhej të kishte ndodhur me kinostudion. Fama e aktorëve i dedikohet së pari kinostudios “Shqipëria e Re”, së cilës i ruajtën karabinanë, duke e lënë të plaçkitej barbarisht, si mall pa zot. Sikurse dihet, ca të shoqërisë civile, nuk di a bëjnë pjesë edhe këtu, e ndezën keq debatin duke kërkuar heqjen nga qarkullimi të filmave të kohës së diktaturës, ku luante Robert Ndrenika me shokë. Pra, filmat në kosh dhe aktorët në llozhë?! Kinostudioja, krahasuar me teatrin, ishte e tëra kombëtare dhe filmaxhinjtë po bëjnë namin për teatrin, si kujtesë e vlerave tona. Nuk shkon. Monumenti i kujtesës na qënkish godina e degraduar e teatrit dhe jo kinostudios gjithë hijeshi, tashmë e tjetërsuar?! Do më thonë: kije parasysh, teatrin e bënë italianët, ndërsa kinostudion sovjetikët. Me sa duket mëkatarët kanë nevojë për alibira. Një bunker i stilizuar nga një arkitekt i huaj, italian më duket, u bë shkak, që të sulmohej BunkArti dhe, t`i vihej flaka nga demonstruesit e irrituar, kur kohë më parë një bunker me tamam i kohës së babaqemos, u vu në anë të bulevardit të madh dhe, u quajt një risi e artfaktit?!

Pra, i vërteti nderohet, ai me gjasme blasfemohet?! Kësaj i thonë të luash teatër! Filmi mallkohet dhe teatri bekohet, kur aktorët e mëdhenj duhet t`i jenë mirënjohës së pari filmit?! Nën trysninë e këtij paradoksi m`u kujtua ky pasazh nga libri i Ilir Ikonomit “Esat Pashë Toptani, njeriu, lufta, pushteti”: “Një natë, në teatrin e Virpazarit, kur po shfaqej premiera e dramës “Rrethimi i Shkodrës”, e shkruar nga vetë mbreti Nikollë, ndodhi diçka e çuditshme. Gjatë aktit të dytë, në skenë hyri aktori që luante Esatin dhe sallën e pushtoi zemërimi. Një djalë i ri u ngrit, nxori revolverin dhe ia drejtoi aktorit, i cili thirri: “Mos qëllo se nuk jam Esati i vërtetë!” (Atë të vërtetin e vrau, shqiptari, Avni Rustemi. Nëse do të kishte bërë vaki, të ndodhte e kundërta, të ishe vrarë aktori, kështu siç po torolisen gjërat, ekzekutimi i pashait do quhej i mirëqenë. Sepse për skematizmin ishte ligj: po u vrave në skenë i merr të gjitha nderet. Nëse të ndodh si Rahman Perllaku është muhabet tjetër.)

Gjithsesi BunkArti vazhdon të xhirojë para dhe, dufet opozitare janë çvendosur pak hapa më tej: tek Teatri Popullor, Kombëtar i thonë sot, ku luheshin dramat dhe skenarët sipas midesë së diktatorit Hoxha, që, pavarësisht se nuk i shkruante si knjazi Nikollë, dora e tij ishte kudo. (Një dramë, si “Njollat e murme”, e nënvizoj i Teatrit të Korçës u bë kurban në Tiranë, sepse doli nga rruga e Babazotit dhe, çoi në skëterrë autorin e saj, Minush Jero dhe regjisorin, Mihal Luarasi. Për fat të mirë, vala goditëse nuk i përfshiu aktorët. Të mos harrojmë se dhe vetë Diktatori ishte një aktor i madh. “Enver Hoxha nuk tha asgjë për nënën tonë, (të vdekur), por e filloi dhe e mbaroi fjalën e tij me Titon dhe Jugosllavinë… Unë që tërë jetën kam qënë i përmbajtur në biseda me këdo, në atë rast se ç`më hipi në kokë dhe i them avash Nexhmijes që e kisha në krah: “Më duket se komandanti duhet të ketë qenë aktor teatri”. Enver Hoxha që i kishte veshët pipëz e dëgjoi, zgjati dorën e gjatë dhe pyeti Nexhmijen: Çfarë thotë Durua? Nexhmija ia tha Enverit dhe ai me zë bariton duke m`u drejtuar mua me dorë, tha:

-Po, Duro, ke të drejtë. Unë kam luajtur në teatër kur kam qenë në Liceun e Korçës.”-nga libri me kujtime i Duro Shehut “Mehmet Shehu, im vëlla.”)

Kur duhej një emër për teatrin e ri, siç është rasti i teatrit eksperimental, mori emrin e regjisorit “Kujtim Spahivogli” nisur nga tradita botërore: “Teatri i Stanislavskit”, “Teatri i Bertolt Brecht”, qoftë dhe brenda vendit: teatri “Andon Zako Çajupi” apo “Migjeni”. (Njeriu që nxori nga bodrumi gijotinën e ndryshkur dhe preu në Lion të Francës me mijëra koka, ishte një aktor, i cili ishte fërshëllyer nga publiku i Lionit.) Çfarë s`u tha në mortin e Vaçe Zelës së papërsëritshme dhe Driteroit emërmirë, prej dalëzotësve, vetëm e vetëm pse i nderoi kryeministri i Shqipërisë?! Ndërsa orvateshin t`ia nxinin zinë, Dreteroit të dramave satirë, president Nishani dekoroi në masë: shkrimtarë, aktorë, skenaristë, të cilët e morën famën: veç prej asaj kohe që telendisen kolegë të tyre? Si është e mundur: e njëjta shëmti njërit i njihet për nder dhe tjetrit për turp?!

Nuk di, në e kanë lexuar librin e kolegut të tyre,  regjisorit Viktor Gjika, “Vit pas viti”, të cilin, Rikard Larja e cilëson korçarin shpirtnjeriu si: “Njeriun tmerrsisht të bardhë”? Në vitin 1991, Gjika shkruante: “Pozicioni i dritares sime më lejonte të shihja qartë dhe me hollësi të gjithë shtjellimin e ngjarjes së madhe të asaj dite. Mua personalisht nuk më pëlqeu rrëzimi dhe copëtimi i monumentit. Shkatërrimi i çdo vepre arti, krijon një ndjenjë barbarizmi. Do të kishte qenë më njerëzore heqja natën e monumentit nga piedestali, ashtu si vepruan rusët me monumentet e liderëve të tyre që i hoqën natën dhe i grumbulluan të përmbysura në një park të qytetit. Aty kush do i tall e i denigron, kush do i puth dhe i fotografon.” Pra, është arti që shpallet i shenjtë, kur fetishi i udhëheqësit megalloman kishte marrë rrokopjekthin e tij. Duke iu dhëmbur shkatërrimi i artit, jo se po i dhimbset diktatori, por, i gjithë meraku i tij mos po lëmë shteg të paragjykohemi, si popull i prapambetur. Pra, i vetmi shpëtim mbetet arti.

Se ç`art u bë në Teatrin Popullor e thamë. Po i referohem përsëri regjisorit Gjika: “Si do t`i vinte filli jetës sonë, krijimtarisë sime, në këtë situatë të re që dukej tunduese, por që ishte njëkohësisht aq kaotike? (I njëjti shqetësim: a kishte bërë art në karierën e tij? F.R) Në kinostudio vazhdonte “plaçkitja”…Kur më kanë pyetur se çfarë pengu më ka mbetur në jetë, përsëri atë e gjeta tek puna: “Një film për Sandër Prosin”, thashë. E çmoj mbi të gjithë këtë aktor dhe njeri të madh.” E pra, një film për Sandër Prosin, do u thosha filmaxhinjve. Lëreni mo gërmadhat dhe merruni me statujat! “Kot e ke, më tha ndërgjegjia,/Njerëzit s`janë përherë miq,/Ti pandeh se ata të duan,/Por, në fakt, i ke “armiq”!/I them vetes, pse, s`kanë shkak,/S`kam pushtet, as ofiq…/S`ka të bëjë, ata s`të duan,/ Afërmendsh i ke “miq”.-shkruan aktori Timo Flloko, ndoshta i një linje me parashtrimet e mija. Në se ka një godinë të nëmur, që mund t`i viheshin minat, fillimisht prej komunistëve, meqë në të ishin zogistët, kolaboracionistët, dhe në demokraci: meqë ishte e instaluar egërsia e diktaturës, kjo është godina e ministrisë së brendshme, dy hapa larg teatrit. Askujt nuk i shkon në mend, ta hedhë në tokë atë, sepse godina i ka qendruar kohërave, gjë që s`ndodhi me ata që ushtruan pushtet në to. Krejt e kundërta ndodh me teatrin, meqë të dyja janë projektuar nga italianët…

June 13, 2018 10:59
Komento

24 Komente

  1. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni June 13, 11:36

    Shqiptaret jane populli qe themeloi civilizimet antike, dhe jo thjeshte sepse kudo ku jetojne Shqjptaret, ne jug te Shqiperise, ne pjesen perendimore te Greqise, si dhe ne Toskanen e Italise, provuar tashme nga testet gjenetike qe jane i njejti popull, gjenden rrenojat e nje civilizimi.
    https://i.imgur.com/Mre1K2Gr.jpg
    https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/a/a8/Map_of_Albania_-_Hughes_Thomas_Smart_-_1820.jpg

    Por edhe sepse ne kohet moderne kane dhene prova te panumerta civilizimi si asnje popull tjeter.

    Jo vetem jane Shqiptare i vetmi popull qe shpetoi cifutet, ne nje kohe kur pjesa tjeter e Europes i plackiste dhe keta Sllavet Shqipfoles “e persekutuar nga kamunizmi” rekrutoheshin ne divizionin SS Skenderbeg te Nazisteve, por c’eshte me ekstremja, Shqiptaret nuk u hakmorren as ndaj ustareve Italiane qe erdhen ketu per te vrare, mbasi ata kapitulluan.

    Dhe nje popull qe strehon edhe armikun, kur ai nuk eshte me i rrezikshem, ka dhene proven me ekstreme qe nuk ka asnje damar kriminal.

    Ndersa Sllavet Shqipfoles te gjakmarrjes dhe fishekut ne paje, e kane kriminalitetin element te kultures. I vetmi gabim i Enver Hoxhes, eshte qe nuk beri me ta ate qe bene Greket me Camet, Amerikanet me minoritetin Japonez kur u sulmuan nga Japonia, apo c’do popull tjeter ne te tilla kushte.
    Perkundrazi, duke qene i martuar vete me nje Jugosllave, njerezit e gruas arriten te behen edhe presidente si puna e Jugosllavit Ramiz Alia. Keshtu u kacavorren ne maje te pushtetit edhe farefisi Rames, ketij “antikamunisti” te paepur qe teatri i Shqiptareve i ze diellin krijeses se tij bunkerart.
    http://www.lajme.al/wp-content/uploads/2017/12/FB_IMG_1512738560337.jpg

    Reply to this comment
    • Xxx June 13, 12:09

      Sipas teje o tutkun geget dhe gegnishtja nuk egziston!
      Vetem tosket sipas teje qenkan shqiptare.
      Po geget o tutkun cjane sipas teje?
      Çeshte dialekti geg i shqipes?
      Po qe se “maloket” jane sllave sic thua pse flasin shqip?
      Nqs jane te ardhur çishte ai popull qe u mesoi te flasin shqip ne dialektin geg ne ato vise?
      Gegnishtja eshte forma me e paster e trasheguar e Ilirishtes, ndersa dialekti tosk ai epirotas i te njejtes rrenje gjuhe.
      Kjo eshte e pranuar boterisht nga te gjithe albanologet dhe historianet e botes.
      Ti tutkun je kapur pas nje analize ADN dhe mbi te ngre gjithe kete budallalek qe thua.
      Po ku ka popuj etnikisht te paster ne Ballkan o derdemen. Levizje te popullsise ka pasarur gjithmone ne kohe te ndryshme.
      Po dhe po ti referohemi asaj hartes qe hedh ti shpesh me pigmentet e ngjyres kafe, shikon nga syte ti aty qe sllavet dhe zonat e banuara nga ata jane me pigmentin me te çelur te ngjyres kafe ndersa zonat e banuar me shqiptare me ngjyre te erret?
      Si dhe sllave dhe te ndryshem ne pigmentet e popujve?
      Po nejse pirdh se lirohesh

      Reply to this comment
      • Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni June 13, 12:36

        Edhe Afro Amerikane Anglishten kane gjuhe amtare, por kjo nuk i bene Anglo Sakson.

        Geget nuk kane lidhje gjenetike me Shqiptaret, dhe ky nuk eshte opionin, por eshte e faktuar gjenetikisht, ashtu sic faktohet gjenetikisht nese nje femije eshte i adoptuar apo natyral.
        https://media.nature.com/full/nature-assets/nature/journal/v456/n7218/images/nature07331-f1.2.jpg
        http://blogs.discovermagazine.com/gnxp/files/2011/05/sobpc.jpg

        Jo vetem kaq, por po gjenetikisht eshte provuar qe kane lidhje gjenetike me po ato popuj Afrikane me te cilet kane lidhje kulturore, sepse gjakmarrja dhe shume elemente te tjere te kanunit ekzistojne edhe sot ne nje sere vende te Afrikes
        http://britam.org/Haplogroup-E1b1b.jpg

        Gjithashtu ekzistojne tabllo qe i paraqesin Geget ne tregun e sklleverve:
        https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/59/Boulanger-gustave-clarence-rudolphe-french-1824-1888-the-slave-market.png/1280px-Boulanger-gustave-clarence-rudolphe-french-1824-1888-the-slave-market.png

        Kjo pjese e globit ka qene perandori per disa mijera vjet, dhe peandorite antike mbaheshin me skllever nga Afrika. Ata skllever nuk avulluan, dhe Geget me kulturen
        dhe gjenet Afrikane, jane nje nder ata popuj sjelle ketu si skllever.

        Reply to this comment
        • Xxx June 13, 13:06

          Ore ka mundesi te sqarohesh? Sipas teje jane sllave apo afrikane se smo meresh vesh cpo thua?
          Sa per afrikanet e Amerikes ata jane te zinj ne lekure dhe mos be paralelizma pa lidhje.

          Reply to this comment
          • Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni June 13, 13:45

            Eshte fare e thjeshte.

            Ne antikitet ne kete pjese te Globit kane ekzistuar perandori per disa mijera vjet, dhe keto perandori furnizoheshin me skllever sjelle nga Afrika dhe Azia jug lindore. Ka prova te panumerta per kete dhe askush nuk e ve ne dyshim.

            Rreth 2000 vjet me pare keta skllever u liruan. Kur liroheshin, u thuhej ajo qe u thuhet te burgosurve kur i liron: “ik, je i lire”. Je i-lire, je ilire, dhe keshtu populli ilire lindi. Por emri “i-lire” nuk mbijetoi, dhe emri i vjeter skllav erdhi deri ne ditet tona, ne gjuhen Shqipe duke humbur nje “k” skllav => skllav, ne Spanjisht duke humbur nje “c” esclavo => eslavo, ne Anglisht duke ndryshuar prapashtesen slave => slavic, ne Italisht duke transformuar “chi” ne “l” schiavo => slavo, e keshtu me radhe. Gje qe tregon se gjuhe te ndryshme e kane derivuar fjalen sllav nga fjala skllav ne menyre te pavarur.

            Meqenese perandoria antike ishte e pozicionuar ne nje gadishull, rrethuar nga 3 ane me uje, i vetmi drejtim prej nga ku keta skllever te liruar mund te largoheshin, ishte drejt veriut, ku dhe u vendosen. Kjo hapesire ne veri te perandorise antike, u popullua nga sklleverit e liruar, “te liret”, sllavet e jugut, apo jugosllavet.

            Dhe meqenese historia perserit veteveten, kur Amerikanet liruan sklleverit e tyre dy shekuj me pare, blene nje hapesire ne Afrike dhe keta skllever te liruar i derguan atje. Ky shtet sot quhet Liberi, nje fjale e huazuar nga Italishtja “libero”, qe ka po ate kuptim me fjalen Shqipe “i lire”, ashtu sic Epirotet i quajten sklleverit qe liruan ne Antikitet.

            Per sa i perket ngjyres se lekures, jo te gjithe Afrikanet jane te zinj. Geget nuk jane marre nga sub saharaja, por nga Afrika veri lindore ne kufi me kaukazin dhe zona e Geghames ne Armeni, dhe kane ngjashmeri me keta popuj. Edhe pse individe si puna e “Noizy” me ato buze te trasha Afrikane, jane me te ngjashem me Afrikanet se sa kaukazianet.
            https://i.pinimg.com/originals/9d/ac/25/9dac25fa21db14f2c1a2a87642167db5.jpg

            Keshtu e sllav vjen nga skllav, dhe nje pjese e sklleverve jane sjelle nga Afrika.

          • Xxx June 13, 15:01

            Ore cfare thua?
            Kupton cfare flet ti apo jo?
            Dmth populli Ilire sipas teje lindi 2000 vjet me pare nga sklleverit e sjelle dhe ata qe i kishin roberuar i thane: “ikni tani jeni te lire” dhe keshtu linden Iliret!
            Haaaahaaa
            Ata qe i liruan dinin shqip dhe i thane jeni te lire, 2000 vjet para!
            Po je ne vitin 2018 o figure dhe Iliret nuk jane popull 2000 vjecar. Iliret kane egzisruar si popull pa u krijuar Roma or mik.
            Sa klase shkolle ke meqe ra fjala?
            Po me flet per perandori antike, per cilen perandori e ke fjalen?
            Dhe nje pyetje kam. Ne cilen gjeografi e ke mesuar ti qe paska Afrike veri lindore ne kufij me Kaukazet?
            Hahaaaaaaaaaaa….
            A cna beri ky Saliu thuaj me kete brez qe ritet.
            Del robi ne konkluzjone nga buzet e Noizit
            Degjoni o milet se cna beri Saliu :))))

          • Xxx June 13, 15:07

            Meso dhe nje kurjozitet!
            E provuar shkencerisht, qe nje njeri i zi te behet i bardhe ne menyre natyrore duke ju pershtatur klimes ne te cilen jeton, pra per ta kuptuar me thjeshte, po te marim nje afrikan dhe ta leme te jetoje ne Suedi apo diku ne Evropen qendrore do i duheshin 20.000 vjet breza qe te behej i bardhe.
            Hahaa po ti je ne punen tende po une qe merem me ty ckerkoj.

          • Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni June 13, 16:22

            Nuk ka ndonje popull te quajtur ilire. Ka vetem popuj te quajtur sllave. Emri i-lire i cili i referohej ekzaktesisht asaj pjese territori dhe popullsie ku ndodhen sllavet e jugut, nuk mbijetoi. Ne vend te tij mbijeti emri sllav.

            Skenderbeu qe jetoi 6 shekuj me pare, pra ishte 6 shekuj me prane “ilireve”, nuk ishte ne dijeni te ekzistences se tyre.

            Keto jane fjalet e Skenderbeut ne nje leterkembim ku sqaron origjinen e tij dhe te Shqiptareve:
            My elders were from Epirus, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish.

            Historia qe Shqiptaret jane “ilire” eshte perhapur vetem 2 shekujt e fundit, nga kisha, ne periudhen kur po krijohej kombi Grek.

            Si Shqiptar une jam me i prirur ti besoj fjaleve te Skenderbeut se sa historive te servirura nga kisha, e cila jo vetem qe ka nje raport shume te veshtire me te verteten, por eshte munduar t’i zhduke Shqiptaret si popull, duke u vrare mesues, djegur libra, dhe mallkuar gjuhen Shqipe.

            Por fatmiresisht sot ekzistojne metoda shkencore per te vertetuar prejardhjen, dhe nuk eshte me nevoja te pyesesh veten “e dinte apo s’e dinte mire Skenderbu prejardhjen e Shqiptareve”

            Nje grua mund te perbetohet sa te doje qe e ka femijen me burrin e saj, por nese testet gjenetike tregojne qe burri nuk ka lidhje gjenetike me femijen, gjithe perbetimet e gruas nuk vlejne asgje.

            Dhe po keshtu, testet gjenetike kane vertetuar se Shqiptaret jane pasardhes te Epiroteve, dhe se jugosllavet Shqipfoles nuk jane Shqiptar, por sllave me prejardhje Afrikane me te afert se c’do popull tjeter ne Europe.

            Shkenca e ka provuar qe Skenderbeu ka thene te verteten mbi origjine e Shqiptareve, ndersa feja eshte perpjekur te mashtroje. Por sic thote nje fjale e mencur:

            Ca njerez mund t’i genjesh per gjithe jeten, edhe nje popull te tere mund ta genjesh per ca kohe, por nje popull te tere nuk e genjen dot per gjithe jeten.

            Dhe koha ka ardhur qe perralles religjoze se Greket kane themeluar nje civilizim ndersa Shqiptaret jane maloke dhe maloket jane Shqiptare te arshivohet aty ku jane arshivuar gjithe budallalleqet e tjera fabrikuar nga kisha.

        • I URTI June 15, 17:44

          Afrikanet jane qe te gjithe lekurezes , kurse malsoret gege jane komplet rrace e bardhe , pra krejt e kunderta e asaj qe thua zotrote !

          Reply to this comment
    • shvejku June 13, 17:53

      Se pari F.Rustemi ka qene vjershetor i partise,ndersa tani na hiqet si antikomunist!
      Ne socializem o Fatbardh teatri arriti kulmin e cilesise se tij,jo vetem se kishte shkrimtare te shquar qe shkuanin drama shqiptare ,por se edhe aktoret ishin “GJENI!
      Fakti qe cdo qytet kishte teatrin e drames dhe te estrades,ku cdo muaj luheshin pjese te reja dhe publiku i ndiqte aq sa nuk gjeje dot bileta,sot ndodh e kunderta!
      Per 28 vjet asnje drame shqiptare,ndersa ato te huaja kane qene anti morale,me burgaxhinj,drogaxhinj,te cmendur,prostituta,me skenografi qe as shfaqjet e kooperativave bujqesore do kishin turp ta kishin!
      Bosh salla,bosh trute e regjizoreve dhe aktoreve!
      Shale,dashnore,cica,minifunde,tanga,puthje,shqyerje,vrasje etj,ja keto gjera permbajne shfaqjet e dramave te sotme!
      Boll me skematizmin socialist,por atehere mbi 95% e dramave dhe komedive te asaj kohe as qe mund te krahasohen me sot,jo e jo,por kurre nuk do arrihet te behet qofte edhe nje si ato!
      Boll me Rahman Parllakun se na hape barkun!
      Ai ishte nje antishqiptar pjese e grupit pucist!
      Boll edhe me Ndrenike se socializmi e beri “Artist te Popullit” ndersa kapitalizmi e la pa buke,ndonese u qurravit si pd-ist dhe e bene deputet,qe mos qofte!
      Keta aktoret e soitem si te pa afte harrojne se teatri eshte i shtetit e jo i tyre!
      Pse nuk u ngriten keta laro kur u shkaterrua piramida,kur u shkaterrua stadiumi kombetar,qe ne nje ndeshje te vetme tre kampionatit shqiptar argetonte rreth 20 mije vete aq sa treatri i sotem nuk ka per t’i grumbulluar edhe per 20 vjet te tjere!
      Pse nuk u ngriten keta horra kur u prish sheshi Skenderbej dhe u ngrit nje kupole per faqe te zeze,me ca shkurre qe i quajten peme,me nje kulm qe nuk lejon te shohesh ne pikat e tjera!
      Si nuk folen nje fjale keta aktore kur Berisha vendosi gjoja nje monument te ahtuquajtur te pavaresise ne mnes te parkut Rinia ne Tirane,nje hale e ndyre nga te gjitha anet!
      Si nuk u ngritren keta laro kur Nene Tereza u vendos ne nje cep tek sheshi i Universitetit Politeknik,Ai i Ismail Qemalit ne mes te shkurreve qe nuk e sheh njeri,ndersa ai i radhetarit Zogolli ne mes te Tiranes mbi 5 metra i larte!
      Eh more aktore te mjere qe ju perdor agjentura antishqiptare kunder vendit tuaj!
      Teatri nuk eshte i juaji,por i shtetit dhe shteti ka te drejte te vendose se cfare do behet me ate!
      Ju jeni te lire rte beni cfare te doni me zanatin tuaj prej karagjozi!

      Reply to this comment
      • Xxx June 14, 00:14

        E kuptova. Ti mohon egzistencen e Ilireve.
        Ne kete pike me duhet ta mbyll biseden se kuptoj me ke kam te bej.
        Megjithate po ti them dhe dy fjale edhe pse asnje pyetje qe te bej me lart nuk i jep pergjigje. Jo per tu sqaruar une historikisht por mua me duhet te kuptoj se si i kupton ti gjerat.
        Tani me Illirycum ke kan pasur parasysh romaket?
        Nje klikim i vogel ne internet dhe do e maresh pergjigjen.
        Kliko ne internet dhe shiko si e quanin helenet e lashte teritorrin nga rjedha e poshtme e Danubit dhe deri ne Epir.
        Ketu flasim perpara dyndjeve sllave ne Ballkan qe fillojne ne shek VI pra rreth vitit 500 pas Krishtit. Ne kete kohe fillojne dhe historite me sllave ne Ballkan. Perpara kesaj kohe thjesht sllavet nuk egzistojne ne Ballkan.
        E meqe me permend Heroin tone Kombetar nga Dibra e sotme e cila sipas njohurive te tua i bie qe te jete sllave se gjendet ne veri te Shqiperise se sotme dhe meqe e beson kupto qe ne kohen e Skenderbeut keto vise quheshin Arberi emer i ardhur nga Albanet nje fis Ilir dhe me pas Arbane dhe pastaj Arber. Per kete arsye Skenderbeu e quante veten Mbret te Arberise dhe Epirit qe ne fakt jane i njejti popull.
        Je shume konfuz me veten dhe mundohesh te shpjegosh por nuk thua gje. I kalon etapat dhe mijevjecaret sikur te jene dite jave.
        Dhe nje keshille te fundit. Historia por edhe cdo shkence tjeter nuk mesohet me internet. Kap nje lajm aty dhe nje ketu dhe nderto brockulla pastaj si keto qe shkruan.
        Lexo libra shoku. Nje liber po ta rekomandoj ta lexosh. Quhet “Historia e Ballkanit” autori eshte nje historian i famshem amerikan qe per momentin nuk me kujtohet emri. Eshte nje liber qe do mesosh shume ne lidhje me popujt e Ballkanit dhe per shqiptaret ne vecanti. Lexoje dhe do shohesh se sa i paditur je. Ne fakt kete ndiesi njeriu e provon sa here lexon nje liber te ri. Vetem ne kete menyre mund te ndertosh nje konstrukt te qendrueshem dijesh historike nqs e ke deshire ta kuptosh historine. Dashamiresisht ta them se e kuptoj nga komentet qe nuk je nga ata ngatrestaret qe i shkruajne qellimisht dhe i perhapine me qellime antishqiptare keto historira me shqiptare te ardhur kushedi nga…
        Mendoj se je thjesht i corodirur nga leximet selektive qe ke bere.
        Lexoje librin qe te them se do e ndihmosh shume veten dhe do na kursesh dhe ne kohe qe rime neper gazeta vigjilente per antishqiptaret qe sillen rotull.

        Reply to this comment
  2. Bureto June 13, 11:38

    I madh krahasimi:”Teatri si treni qesharak që endet në Shqipëri me dy vagona rangallë”. Bravo! Jo vetëm për krahasimin, por për gjithë çfarë shkruan autori.

    Reply to this comment
  3. Turp per ju “artista” June 13, 11:46

    Po lat nam o “ artista “ te pjerdhur , skeni ca beni se nuk ua ve me njeri dhe beni gam gam per nje kasolle te mbuluar me llamarin.

    Reply to this comment
  4. Loni June 13, 12:14

    Po mire pse nuk prish xamine e vjeter ky palloshi per te ndertuar te rene. Shqiptaret e shekullite te XXI do kene me shume interes te dine se ku pellisnin Otomanet mbasi pushtuan Shqiperine, apo se ku moren jete “Jovan Bregu” i Roland Trebickes se madh dhe shume vepra te tejra te dashura per Shqiptaret?

    Reply to this comment
  5. Jimi June 13, 12:20

    Te gjithe ata qe shihen ne foto, aktore parazite, te cilet rrogat i marrin per art, por vetem politike bejne!?

    Reply to this comment
  6. Gezimi June 13, 13:16

    Qeveria Rama po ben teater me Teatrin dhe estrade me shqiptaret. Eshte e prere per tragjikomedi.

    Reply to this comment
  7. Drakula e Lugut te Zi te Tropojes. June 13, 17:27

    E lexova kete artikull te Fatbardh Rustemit ( Kanibal antienverist) qe eshte hera e pare qe e ndegjoj si emer dhe u shokova…(shock).
    .
    U trondita se si ka mundesi qe pas 3 dekadash te sulmohet koha e Enverit me kaq egersi dhe te paverteta dhe kur flitet per Problemet e Teatrit sot…Cfare pune ka Enveri me vellezerit Shehu ?…me shembjen e teatrit qe po i ben enverofagosi edi rama dhe mbrojtjen qe po i ben ish koqeferkuesi enverit Sali Bisha ?
    .
    O kanibale mos u beni si ca ushtare japoneze ne ishujt e shkrete ne Filipine qe u zbuluan ne 1974 qe vazhdonin luften e dyte boterore..dhe nuk dorzoheshin pa urdherin e komandantit tyre.
    >>
    Nje shembull i peshtire :
    Ne 14 tetor 2012 u zhvillua nje proteste “gjigande” me 30-40 veta prane OKB ne NY ne mbeshtetje te greves urise te te perndjekurve politike..te Tiranes ku u dogjen njerez
    .ishte e ndyre se nga 250 mije shqipfoles ne Amerike vetem nje molekule e tyre mori pjese ne solidarizim me kete ngjarja makabre berishiane.
    .
    ishte e felliqur se te gjithe “ballisto-komunistet” qe moren fjalen i luteshin Berishorrit qe te vinte doren ne zemer qe te mos vazhdonte djegia e te perndjekurve “spiuna” sipas tij.
    .Ishte makabre se te gjithe “ballisto-komunistet” qe moren fjalen denonin akoma Enverin sikur ai te ishte cuar nga varri dhe ti kishte vene flaken Lirak Bejkove….pra kjo eshte me shume se kanibalizem eshte perversitet antienverist si ky fare Rrustem Leshi
    ***
    Nje “verejtje “per enverofagosit shqipfoles nga xhorxhsorritet e edi ramutit deri te makartistet e berishalese
    .
    Tani qe Amerika e quan Kimin e Korese Veriut nga diktator ne lider dhe “djale te zgjuar”
    kini miresine ta quani dhe Enverin ne mos lider mos e quani “diktator” se ja rrisni vleren..
    Nese Kimi Korese e ka (kishte) fuqine ne bombat atomike…Enveri kishte bolet te tilla dhe nuk e erreson jo vetem ky spermazoidi Rrustem por as gop some ne bote
    ..
    e di qe do te me turreni si enverist dhe do me “kryqzoni”
    por me ngadale KANIBALE !! ulini hunjt dhe thikat !!
    E kam hedhur Enverin qe para 1990-1991 por ju qe e hodhet ne 1991 ( lexo i rruajtet bolet) dhe tani qe po tregoheni KANIBALE-VAMPIRE-ANTIKOMUNISTE-MAKARTISTE e kthyet ne legjende…Nuk them se koha e Enverit ishte e mire por me kete Monstraturen e sotme eshte vite drite larg….

    .

    Reply to this comment
    • Fidel June 16, 00:33

      Fatbardh Rustemi nuk eshte antienverist,por servil i perhershem o te gjithe sistemeve!
      Nuk thone kot se qeni leh atje ku i hedhin nje kocke!
      Aq bythelepires ka qene dhe eshte ky Rustemi sa edhe emrin e vajzes ia vuri “Enveriada”,por ia ndryshoi pas 90-tes!

      Reply to this comment
  8. Fatmiri June 13, 17:34

    Ne cdo rast qe eshte botuar ndonji shkrim per keto qe po ndodhin me teatrin dhe disa prej aktoreve kam cfaqur mendimin tim si qytetar per kete dukuri qe po shndrohet ne nji veper humoristike ; por kete here nuk po e bej sepse autori i ketij shkrimi i ka thene kaq mire sa une do ta quaja te tepert te cfaqia ndonji mendim , sepse edhe po ta beja vetem do te perseritja autorin e shkrimit, te cilin e pergezoj dhe i them te mos ligeshtohet nga fyerjet qe mund ti bejne “aktoret e teatrit” qe jane shndruar ne “aktore te teatrit te rruges”

    Reply to this comment
  9. thanas mustaqi June 13, 19:40

    FAKSIMILE/ Kur Enver Hoxha ‘gjunjëzohej’ para talentit të Robert Ndrenikës dhe Mirush Kabashit
    http://www.javanews.al/faksimile-kur-enver-hoxha-gjunjezohej-para-talentit-te-robert-ndrenikes-dhe-mirush-kabashit/

    Reply to this comment
    • SHTERNGO RRYPIN THANASI... June 13, 20:19

      KUR ENVER HOXHA
      GJUNJEZONTE HRYSHOVIN
      DHE XHORXH BUSHIN

      Dy here Shqiperia ne kohen e Enver Hoxhes luajti ne skenen boterore si fuqi e madhe dhe fitoi me superfuqite:
      Hera e pare kur u perlesh me Kryshovin ne 1960 ne strofullen e tij ne Moske qe me vone u pasua nga debimi i flotes ruse nga Vlora dalja nga traktati Varshaves dhe denimi i pushtimit te Cekosllovakise..Dhe ajo qe me habit pa mase eshte nje “menefrego” nje injorim deri ne poshtrim i ketij akti nga me brilantet ne historine njerzore..
      ..
      Hera e dyte 1970-1971 eshte perballja ne OKB-New York me shtetin amerikan me dy rezoluta per Kinen njera shqiptare dhe tjetra amerikane dhe fitorja e Shqiperise sot stjudohet nga dipllomate dhe institute qe merren me politikat boterore..Mos harrojme se atehere ishte ne OKB Xhorxh Bush qe ishte me vone jo vetem drejtor i CIA-S por dhe President i SHBA…qe si duket nuk e harroi “inatin” e viteve 70′

      Në arkivat e Pallatit të Qelqtë në Nju Jork. Prof. Dr., Giovanni Armillota, nga Italia, shkruan në njërin prej studimeve të tij se Shqipëria (“The International Journal of Albanian Studies”, Columbia University, New York, I, 1997, N. 1, Fall: 69-81 / ALBANIA AND THE UNITED NATIONS: TËO CASES SEEN FROM A DIPLOMATIC HISTORY PERSPECTIVE), qysh prej kësaj kohe u fut në marrëdhënie bilaterale shumë të ngushta me Kinën, dhe ishte ajo që përgatiti dhe paraqiti një seri prej tetë rezolutash, duke ia nisur nga viti 1964 deri në vitin 1971, kur Pekinit iu njoh e drejta të përfaqësonte Kinën në OKB.

      Beteja diplomatike tetëvjeçare që Shqipëria bëri në Nju Jork nuk ishte e përqendruar vetëm në bindjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Pekinit si përfaqësuesi zyrtar i më se 700 milionë njerëzve që jetonin asokohe në Kinë, por së pari, që të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, për sa i përket kësaj rezolute: një aneks në të, ku të sanksionohej se përfaqësuesi i popullit kinez edhe në Tajvan do të ishte tashmë jo Çang Kai Shija, por Republika Popullore e Kinës.

      Më 15 dhjetor 1961, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi një projekt të SHBA-së (nënshkruesit përfshinin edhe Australinë, Kolumbinë, Japoninë dhe Italinë) Rezolutën 1668 (XVI) që ftonte Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “të vendoste, duke u bazuar në nenin 18 të Kartës së OKB-së, se çdo propozim që kishte si qëllim të ndryshonte përfaqësimin e Kinës do të konsiderohej “një çështje e rëndësishme”. Kjo pra, theksonte tashmë faktin se një pranim eventual i mundshëm i R.P. të Kinës do të merrej vetëm “me një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve prezentë në votimin për këtë çështje”.

      KONTRIBUTI REAL I SHQIPËRISË

      Ashtu sikurse edhe e pamë, kontributi i Shqipërisë nuk konsiston në pranimin e Kinës. Duhet të theksohet se në këtë kohë SHBA-ja, Presidenti Nikson dhe Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, ia kishin dalë të riformulonin politikën amerikane në lidhje me marrëdhëniet me Kinën. Njëra nga garancitë që iu dha kryeministrit të atëhershëm kinez, Çu En Lai, ishte edhe (ri)pranimi i Kinës në OKB.

      Pyetja e mbetur pezull ishte statusi i Republikës së Kinës në Tajvan. Kishte mbështetje të vazhdueshme për teorinë kineze të dy Kinave në shumë kryeqytete të botës. Por akoma, numri i anëtarëve të OKB-së që nuk ishin dakord me rezolutën “Çështje e rëndësishme” shkoi në ngritje nga 4,.2 për qind në vitin 1961, në 57,4 për qind në vitin 1971.

      INTERPRETIM JURIDIK PERFEKT

      Megjithë faktorët e tjerë të përfshirë në këtë çështje -(edhe një herë duhet të përmendim zbutjen e pozicionit diplomatik të SHBA-së në raport me Kinën në vitet 1970-1971) – menjëherë të bie në sy, padyshim, edhe suksesi i papritur i diplomacisë shqiptare. Ajo çfarë duket më interesante në pozicionin e Tiranës, nëse do të linim jashtë trajtimit tonë argumentet dhe konkluzionet historiko-politike të kohës, është interpretimi juridik perfekt i të ashtuquajturës “vexata quaestio” (çështje e rëndësishme).

      Ndërsa Nesti Nase, asokohe ministër i Jashtëm i RPSSH-së dhe kreu i delegacionit shqiptar bënë vërejtjet e tyre në seancën e 18 tetorit 1971. “Ajo me çfarë ne po merremi tashmë, nuk është as pranimi i një anëtari të ri dhe as përjashtimi i një shteti tjetër. Ne po trajtojmë çështjen themelore të përfaqësimit të një shteti, i cili është prej kohësh anëtar i OKB-së dhe kjo çështje duhet të përcaktohet qartë nga një shumicë e thjeshtë në Asamblè […] ndryshimi i emrit të një vendi të caktuar nuk ka të bëjë fare me statusin e tij të anëtarësisë. Ka shembuj të shumtë nga çështje të ngjashme në historinë e Kombeve të Bashkuara”.

      PËRPLASJET TIRANË-UASHINGTON

      Debati ndezi një duel politik midis Tiranës e Uashingtonit, një debat që do të karakterizonte gati të gjitha fazat e operacionet e procesit të votimit me përpjekje e zell të madh nga të dyja palët. Kreu i delegacionit amerikan e mbronte projektin “çështje e rëndësishme” dhe e stigmatizonte Shqipërinë si anti-universaliste, duke nënvizuar refuzimin e Shqipërisë për të pranuar përfaqësimin e Tajvanit në OKB. Shqiptarët ishin kundër “Teorisë së dy Kinave” dhe pro asaj të “Një Kine e një Tajvani”.

      http://www.gazetatema.net/2017/07/04/beteja-e-ashper-shqiperi-shba-ne-okb-intervista-me-ish-presidentin-george-bush-atehere-ambasador-i-shba-ne-okb/
      …..
      Jo si sot qe nje ambasador anonim me emrin Donald Lu ka vene ne rrjesht parine e Tiranes si adoleshente dhe arrin deri atje sa i tha shqiptareve para dy muajsh se ne Janar do kapen PESHQ TE MEDHENJ….dhe kapi leshin e Monikes…

      Reply to this comment
  10. Flutura June 13, 20:20

    Shkrim lesh e li.
    Nuk din cfare shkruan e thote dhe perse shkruan. Me rreshtat e pare duket lemshi i ngaterruar, fare i paqarte.
    Nen medioker, s’ka nevoje per komente.

    Reply to this comment
  11. Albi_I June 13, 21:36

    Nje tufe loqesh gjuheleximsa te dale nga shkolla e Enverit qe nuk dine te analizonje nje ligj a projekt, po bejne proze.

    Rama ka nxjerre nje ligj qe i jep vetes fuqi absolute te bej cfare te doje me token, ky palla as nuk e permend.

    Pash zotin, nga cfare vrime i nxirrni keta budallenjte more? Lerini te rrine te lagjia e te luajne domino.

    Reply to this comment
  12. Kris 1 June 13, 22:45

    Ky autori eshte akoma i paditur se tegjithe gjeneralet heronj qe dalin nga bunker arti i Rames i ulen breket dhe shiten njeri tjetrin para Enver Hoxhes duke mos e ditur se zelli i tepruar do ti conte ne burg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*