VARGJE / Rilindja vazhdon, e lagu-s’e lagu, ndaj në mes të sherrit, mbijeton qoftëlargu!

Arben Duka September 10, 2015 12:16

VARGJE / Rilindja vazhdon, e lagu-s’e lagu, ndaj në mes të sherrit, mbijeton qoftëlargu!

Duhet që “Rilindja”,
të sosi ca punë,
paçka se PD-ja,
do t’i quaj dhunë!

Në ato tri muaj,
që ndërroi pushtetin,
PD-ja ka bërë,
këtu kiametin!

Fiks para dy vjetësh,
Rama na premtoi,
se ato vendime,
do t’i anuloi!

Gjysma e mandatit,
tani ka mbaruar,
dhe asnjë vendim,
nuk është anuluar!

Rama s’ua ka marrë,
aspak ikanakëve,
Shtëpinë Qendrore,
të gjithë ushtarakëve!

Kur PD-ja vodhi,
Shtëpinë Qendrore,
Nishanit i gjetëm,
dy shkelje ligjore!

Ato mund ta bënin,
që të rrinte nuse,
po askush s’i çoi,
lart në Kushtetuese!

Edhe deklarata,
që bëri Kodheli,
një vrimë në ujë,
gjë më tjetër s’ngeli!

Më mirë mos fliste,
asnjë fjalë fare,
që sot mos i themi:
“Je një gënjeshtare!”

Ndaj dhe nuk ja themi,
se s’ka ndonjë faj,
se mbajnë dot SHQUP-in,
shpatullat e saj!

Nuk e çau kokën,
fare Sali-zgjyra,
dhe peshqesh ja bëri,
vetes ato zyra!

E majta vazhdon,
e lagu-s’e lagu,
ndaj në mes të sherrit,
mbijeton qoftëlargu!

Të majtës i dhamë,
një super fuqi,
sa të bënte zap,
këtu çdo Sali!

S’po them të bëjë dhunë,
kundër opozitës,
por ata bënë krime,
mu në mes të ditës!

Jo që s’u gatit,
për asnjë qelia,
por sot asnjë çështje,
s’ka prokuroria!

Dihet që kanë vrarë,
vjedhur e grabitur,
por as dhe një dosje,
s’qenka e kopsitur?!

Ata valle kobi,
hedhin mbi të vrarët,
ku vajti betimi,
që bënë pushtetarët?!

Sa kollaj e majta,
po dorëzon të vetët,
dhe hesht si një murg,
për të Katër Jetët!

Katër nga të vetët,
i bëri terror,
po përpara Salës,
ata janë shenjtorë!

Dhe shumë seriozisht,
këtë fakt e kam,
se Saliu është,
kriminel me nam!

Kurrë drejtësi,
nuk u bë për horrin,
ndaj ai pa frikë,
po bën prokurorin!

Ne e dimë që Sala,
është nj frikacak,
dikur-veç dy orë,
u bë lafarak!

E dimë që të shtatat,
trimoshit i shkuan,
vetëm për dy orë,
që e shoqëruan!

Edhe njëmijë vite,
ai i ka hak,
por Çeçua-ah Çeçua,
nuk paska biçak!

Arben Duka September 10, 2015 12:16
Komento

28 Komente

  1. zoti September 10, 13:07

    Po cfar ceco leshi rama pi viza na mengjesi ne dark ka nge ai te mbaj premtime. Ai te pakten qe mund ti bej esht ti futi nje dru tja nxi syti sic ja beri sala pa vjedhje ka ber dhe rama sa ka dash ne nje tenxhere ziejn te gjith llagemet e shqiperis.

    Reply to this comment
    • hajdari September 10, 19:24

      Ne nje vrime i bie fyellit
      I nderuari poet
      Por me kot se Edvin Rama
      As ka bere, as ben dot shtet

      Kot se koti mos e mburr
      Kokelopen e Skraparit
      Dy ore ne burg e mbajti
      Kater vjet ne maje te kalit

      Mire e ke thene here tjeter
      Sic e pati thene i vjetri
      Politikanet tane jane
      Mut njeri dhe kake tjetri

      Reply to this comment
    • hajdari September 10, 19:31

      Ne nje vrime i bie fyellit
      I nderuari poet
      Por me kot se Edvin Rama
      As ka bere, as ben dot shtet

      Per malokun mos e mburr
      Kokelopen e Skraparit
      Dy ore ne burg e mbajti
      Kater vjet ne maje te kalit

      Mire e ke shkruar here tjeter
      Sic e pati thene i vjetri
      Politikanet tane jane
      Mut njeri dhe kake tjetri

      Reply to this comment
  2. Shahisti September 10, 13:12

    O bejtexhi, e para, Qoftelargu eshte dikush tjeter, eshte Enver Bytheqire Gjirokastra, ai e ka merituar i pari atributin QOFTELARGU. Tani mos na ngaterro, gjej ndonje gje tjeter per Saliun. E dyta, edhe ty po te ti hedhin heurat, shtate a tete do te te shkojne keshtuqe mos na u hiq kaq trim, se edhe ti i ke dhjere breket nje here, e mban mend?

    Reply to this comment
    • LOVE September 10, 15:02

      @ shahisti
      bejtexhiu nuk pergjigjet asnjeher ,prandaj po e bej une
      xhaxhi envorrin e mbajti ne piedestal Saliu jot ,ai komunisti i djathte
      qe per shtylle kurrizore pati ish te perndjekurit dhe disa lobime te fuqishme nga diaspora ,po ish te perndjekur dhe arratisur
      kete se mohon dot ,apo jo ?
      ishte Saliu jot ,qe qysh ne fjalimin e pare tha :mos e shani envorrin
      dhe mori pergjigjen legjendare nga Trebeshina “Demokracia lindi ,por foshnja eshte e vdekur ” dhe ngeli ne ate parti shoku Bode ,ish krijuesi i brigadave pararoje te envorrit ,Patozi me shume pseudonime ,qe sot del dhe thote “deputetet do kerkojne azil ” ngeli Bamir Topi ,qe baben e ka kriminel te oreve te para , shoku Myrteza ,ketu po te shkruan brezi i trete i atyre qe u deportuan nga Tirana ,dhe ishte nje parandjenje fatlume e stergjyshes ,kur pa surratin e Myrtezaut dhe nuk i dha florinjte se gjoja pastaj do arratiseshin me Myrtezaun
      te siguroj qe te gjithe ata qe e bene ,u pushkatuan nga sigurimi 50 mt me tutje
      Mos harro se ligjin per lustracionin e ktheu Bamir Myrteza Topi te pafirmosur
      ne kuvend …..kur ishte president dhe beniamini i shokut Sali
      2 here e ktheu pa firme ,po nuk u ndje komunisti i djathte fare ,po kur vrau ne bulevard e hapi shpellen sa ishte vete dhe e quajti “horr …
      u be dhe ngeli deputet Fatbardh Kadilli ,qe e kishte xhaxhain ne togat e pushkatimit ,jane ende gjalle njerzit qe e deshmojne .
      ligjin per demshperblimet e bente Ilir Cajup Rusmaili ,djali i sekretarit te
      komitetit qendror ,dhe keto demshperblime nuk u dhane asnjeher
      njerzit vdiqen ,duke mbajtur letrat ne dore ,te shtyre nga ai regjim dhe te peshtyre nga regjimi i ri .
      kjo rilindja e “komunisteve” ka dhene 15 mil.dollare ,jane shume per nje shtet qe po falimenton ,qe shoku Sali e falimentoi
      sepse nqs do ti dish te gjitha prapaskenat ligjore ,shteti funksionon keshtu
      nqs ti do hyrjen ne Europe ,ke ca detyra qe duhet te permbushesh
      dhe pika 3 jane te persekutuarit ,denimi i diktatures e me radhe …
      kurse Saliu jot , bente sehir si digjej Liraku ne trotuar per 30 mil.leke te vjetra dhe shiste b…. dhe detin , per te marre statusin e vendit kantidat

      Enfer Hoxha ka qene dhe do ngelet plehu dhe mostra me e madhe qe ka
      pjelle ky vend ,po nqs kalojne 25 vjet dhe njerzit e anatemojne ende
      ka ardhur ora qe te shohesh nga vetja
      ka ardhur ora qe Saliu te shikohet ne pasqyre dhe ta peshtyje imazhin qe shikon aty ,sepse historia do e peshtyje me siguri ,
      Rilindja po i fal por Historia nuk fal askend ,

      mos ma zgjat shume repliken se une te kam vleresuar shume me
      keto rreshta me beso i kam rene lehte .

      Reply to this comment
      • Shahisti September 10, 15:39

        Or LOVE, une nuk e marr vesh ku e pe ti qe Saliu eshte i imi (se me thua Saliu jot)? Edhe une po i bie lehte se nuk kam kohe me u marre me gjate me ket pune. Saliut dhe gjithe atyre te tjereve qe permend ti, derri ua bofte nonen e ca me tutje. Une desha vetem te them qe po qe per Qoftelarg, nje kemi pase ne e ai eshte Enver Bythqire Gjirokastra. Per Saliun shpik ti ndonje gje tjeter, jo per gje po qe te mos na ngaterrohet Qoftlargu i madh me kelyshet e vegjel. U morem vesh tashti, or LOVE? E kot je harxhuar aq shume per te me thene gjera qe une i di.

        Reply to this comment
      • N.VJOSA September 11, 07:59

        @ Love,
        Bravo, po ben perparime!…
        Ne kete koment ke thene shume te verteta!…
        Kot merresh me kete @Shahistin, Opinionistin, se ketij me duket, ne mos gabofsha, i jane zbardhur jo vetem floket, por dhe mendja…
        Se nga e di ky qe Enveri ishte by…q.rë, kete vetem mendja e ketij e çoroditur mund ta dije….
        Tani, per ti rene shkurt, i quani me mire te dy “Qoftlargu “…edhe te vjetrin edhe te Riun me fytyre te zhgaberryer nga krimet…
        Por cdo krahasim çalon thone kritiket e Artit…
        Ai qe ti Love quan Envorri, deri ne vitet 70, ishte dhe mbetet
        NJERIU ME I MADH I SHEKULLIT, per shqiptarët…
        PER VEPREN QE LA PAS DERI NE ATO VITE, …pamvarsisht se disa nga sëra juaj qe ai i vuri perpara si lopte, ne lufte dhe me pas ua vuri kufirin tek thana, per te mos penguar perparimin gjigant te Shqipes sone zogolljane, nje vend analfabet, e beri nje shtet dhe nje shoqeri shume te perparuar ne te gjitha drejtimet, po te marrim parasysh vitet qe sundoi ai, “Qoftlargu” , te cilin, disiplinen e tij sot shqiptaret e kerkojne por nuk do ta gjejne dot k u r r ë…
        Qoftlargu, u be vertet Qoftlarg, pas viteve 70- të, kur i mori koka erë, dhe per pak kohe ,
        më shpejt e prishi se sa e ndertoi Shqiperine….
        Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, e izoloi vendin, e varferoi dhe nisi te vriste dhe shoket e vet te Luftes dhe te Punes…!
        Gabimet qe beri ai pas 70-ës, nuk i ben as nje femije dhe jo me nje Politikan qe shqiptaret e pranuan ti udhehiqte per shume vite…
        Ky Q O F T L A R G U tjeter, eshte Qoftlargu i Vertete, Paranojak,
        Injorant, Hajdut, Kriminel Ordiner, Primitiv, une do ta quaja shkurt
        ANTISHQIPTARI ME I MADH QE KA PARE HISTORIA JONE NE KETE 100 VJEÇARIN E FUNDIT,
        duke perfshire ketu te gjitha plehrat e Historise, edhe Esat Toptanin dhe Zogjin e Burgajetit…
        Bravo LOVE, ne disa pohime kesaj radhe je treguar verte L o v e…,
        por avash avash se nuk merret menjehere kthesa, se bie e rrokullisesh…
        Ndersa kete Arben Poetin, kam pershtypjen se e kane zene ethet e vargezimit…Une do ti thosha te beje pak pushim dhe ta marr pak me ëmbël, se e “griu”Qeverine me kritika…!

        Reply to this comment
        • Sallakja September 11, 08:46

          Po pse moj e Kozmait (Pylli i lirise) edhe ket te
          fundit komuniste e bere ?
          Pthy……rrrrrrrrraze e poshter.

          E di pse ligjeroni ju raza e poshter ?
          Sepse nuk ju be Nyrenbergu.
          E faji qe nuk ju be Nyrenbergu nuk eshte ne
          Shqiperi po gjetiu.
          Pasojat e mungeses se gjyqit te madh jane keto
          qe po vuan Shqiperia sot. E me sa duket jane vuajtje
          gati pa mbarim.

          Reply to this comment
        • LOVE September 11, 11:56

          @Neti
          paaaaa sa shpejt me merr ne klasen tende 😛
          Envorri jot ishte perbindesh qysh kur e vendosen ne krye te luftes , qysh kur vetem per pushtet u shit dhe shiti gjithe vendin te baba Titua
          na vuri perpara si lopet ??
          1] Juve ju beri te gjithe durtrokites dhe koperativiste
          dhe ne qenkemi lopet ?????? ahahahahahahaaha
          2] Ke dhe pak ,vetem pak natyren sadiste
          je krenar me baben tend qe ka vrare shqiptare ??
          vdes per “disiplinen” e babes
          por mor shoku Neti ,nje njeri ,nje komb e con perpara vetem dhe vetem dija ,kultura .kushdo qe do mendoje se do eci perpara vetem me lek dhe me “disipline” do ngeli gjithmone ne klase .dhe jane 102 vjet qe ngelni ne klase
          dhe jane/jeni ende nxenesit e atij te “disiplines”
          te gjithe pa perjashtim !

          dhe mos harro
          nqs ai shefi jot i disiplines ,ka pasur ndonje te mire
          Sali Berisha do shpallet hero …do e shpallim ne qe nuk
          na pelqente disiplina
          dhe me duhet te te kujtoj qe jemi ne avantazh
          Historia eshte ne anen tone ,
          juve ju ka ngelur vetem negjmija

          dhe sa per faktin qe ku e di Shahisti qe paska qene
          bolshevik b……. , me duhet ti jap te drejte
          te gjithe bolsheviket jane dhe do ngelen b……
          e shesin direkt vetem per pushtet dhe disipline

          Reply to this comment
        • Shahisti September 11, 14:03

          Ty o VjOSA te ka ngelur hatri qe kur une pshurra ne ujrat e tua dhe me ke marre inat, po nuk prish pune, mua aq me ben.

          Reply to this comment
    • Kasparov September 10, 21:20

      @shahisti,
      Enver Hoxha berri shtet mor fytyrepalare. Qoftelargu e ka emrin Salushe Vucidoli dhe kete se luan dot as topi. Por ti mesa duket je nga shtresa e te perdhjerreve politike qe u tall Salushja sa mundi dhe tani beni sikur rebeloheni.
      Jeni qene te rrahur qe kelysh prandaj nuk e ngrini dot koken perpjete.

      Reply to this comment
      • Shahisti September 11, 07:04

        Po ia fut kot, mua Enveri me rruajti topet, dy here, nje here kur i dhjeva kufirin me gjithe kufitaret trima, heren e dyte kur e shaja sipas qejfit qe kur ishte gjalle. Ti vazhdo ti lavderosh kufomen. Idiot!

        Reply to this comment
  3. kristua September 10, 14:32

    Po ky “shahisti” na dalka gje e mencme kur qoftlarg quan nverin dhe jo Saliun qe Shqiperine e coi ne lufte civile, shkaterroi gjithcka qe ishte ndertuar nga populli 50 vjet, futi ndasine dhe urrejtjen Veri _jug, ka vjedhur sa ka plasur, ka shitur Detin si dikur Ahmet Zogu te cilin i ngriti monument e leri me ato cfare nuuron PS-ja vrau e s’vrau, ato para vrasjes se te gjithe Shqiperise nuka janasgje. Ndersa Enveri vrau mee ligje dhe gjyqe dhe asnje gjyq nuk eshte anulluar por vec profjka, gje qe tregon se ata qe vrau e pushkatoi me gjyqe e kane pas hak se kane qene ose tradhetare ose hajdute si Saliu. Edi Rama as qe mund te beje shtet, ndaj dhe saliu kapardiset bashke me kete “shahistin ” e kategorine e tyre.

    Reply to this comment
    • Shahisti September 10, 15:48

      O kristo, per gje e mencur (ti e thua ashtu si me te tallur) une jam nja 100 a 140 here me shume se zotrote. Qoftelargu i madhe eshte Enver Bytheqire Gjirokastra. Per Saliun ti gjej ndonje emer tjeter, c’te te doje bytha ty.

      Reply to this comment
  4. tomsojeri September 10, 15:18

    Arben ! Te lumte ajo pen se je fjal e popullit dhe nderi i tij !Tu befte pena top dhe vazhdo te na kendosh me kto fjal te arta kto vargje ngushellimi ,kto vargje te ksaj se vertete aq te hidhur qe po kalon ky popull Bravo te qoft per trimerin e burrerin tende se ne ktu, anonimet, jemi si burrat mbas ferrave me shahistin ne krye qe shet trimeri !” QOTELARGU” i Gjirokastres i duhej sot ktij kombi, qe te kalonte ne hell kte QOFTLARGUN e Vucidolit me te gjith klyshet e tij ,se kta burracak aventurier e bandita ,qe i morem per burra trima e ju dham forcen, na dolen kurva e b……r
    Nderime Arben Duka ,!

    Reply to this comment
  5. shqiptar sharri. September 10, 15:22

    OR,ARBEN DUKA,OR DJALKO,PO KUJNA I SHKRUJH POEZI MORE DJALKO?
    A`nuk je ende i bindur se,kta vet te qujtur te majte,me ramen ne krye,nuk jan te majte por jan te kaluar s`djathtes pra me nji fjal,jan te djatht sic jan dhe ata kryekriminelet e ngjyres BLU,kta jan te ngjyres Roz,dhe jan nji mut i ndar pergjysm.
    Prandaj ti si inelrktual dhe oficer mesa i dij,duhet te organizosh ushtaraket qe ju kan lan rrugve te botes,dhe tjua merni pushtetin me xhdo form,me xhdo form po e them,se e din cfar thon demokratet e botes dhe te shqiptarve,si demagogji qe e kan,se pushteti nuk miret me forc dhe me demostrata,por me vota,kshtu thon demikarrat,e botes dhe per ta mbulue terorin qe bejn kur i kundershton opozita,kta po thirren ne votat e lira gjoja,pra kta demokarra te botes e te shqiptarve,po e mbuloin terorin ne emer te votes,dhe nuk te lan te demostroish per apo te kerkosh shkarkimet apo terheqjen e qeverisjes se tyre,se medemek me demostrat,protesta e manifestime nuk qenka demokraci,por qenka revolucion dhe sipas ktyre revolucionet na qenkan kunderdemokracis,shif se caf teorish po pjell demokratura e botes dhe e shqipfolsve,vewtem e vetem me e mbajte pushtetin me xhdo kushte,dhe po thon jemi demokrat,o tempora o mores.Prandaj po them se ti me poezi nuk e demton kete llum qelbsirash te shqiptarve qofte ne tiran shkup,apo prishtin.Vetem,me protesta dhe me demostrat duhet te organizohet populli i teri,me rinin dhe studentet dhe ti nxini si mijt,qe nga sali serbi,e deri te rama me kryepartiaet e tyre,ne burg ju ti coni,mos pritni qe llalla apo zaganjori doti dergoi ne burg kta horra,jo jo,jo se krejt janhajdut me gjykates e prokuror,me polici dhe shish,pra me nji fjal e krejt klasa politike duhet burgosur,kete vetem revoluioni demomkratik i popullit e bene üor duhet opullit me i prie ju ju qe keni ngel rrugvet.

    Reply to this comment
  6. koco September 10, 16:44

    Po ky Qeni ,Qoftelargu ky palaco qenka i qete se nuk ju i paska askujt asnje qindarke , ky kriminel ky kafshe, ky i babezitur , nje pasuri te tere popullit e vodhi e dogji e shkateroj dhe e quan se ja kish lene i jati dhe e jema ne vend te kafshates ketij monstre dhe te pjelleve bastarde te tij, kjo eshte marezi dhe o zot na mbaj mendjen, se kjo qeveri po ben nani ndaj krimeve te ketij halabaku te qelbur i cili po e heq nje popull e politik berjen zvare ?!

    Reply to this comment
  7. tomsojeri September 10, 16:59

    U lodhe se pergjigjuri or shahist e sqenkam vetem un qe te paskam”keqkuptuar” dhe aspak sdua te sherrosem me ty, por meqe ktu u bekerka fjal per te nderuar kte “nofk” qe ja kemi ven dikuj tjeter perpara ktij, qe e meriton 100 her me shum, ateher gjeja ti atij qe hiku e ndroja nofken se mbase “biem dakort” Leri te vdekurit or mik se sic te thot dhe Love,qe aq bukur i ka rjeshtuar pa poezi , ky perbindesh, po ja ngre emrin e po na ben ta kujtojm me mall e ti kujtojm te mirat, qe ky i dyti jo te mira jo qe jo, por edhe te mirat e tij i shuajti e sla gje ne kemb ,se ato te mira i ndertuam ne e aq sa mundem i gezuam ne por ky Djall(iLARGQOFTURI ORIGJINAL)) qe na urren te terve cfar quhemi shqiptar DO KUJTOHET VETEM PER TE KEQIAT QE I SOLLI KOMBIT DHE TER SHQIPTAREVE PA PERJASHTUAR AS TY………….dhe aspak nuk dua te vazhdoj kte debat per hater te ktij krimineli e tradhtari e te ktyre qe na hengren ne bes ………..

    Reply to this comment
  8. tomsojeri September 10, 17:18

    Tani po shof krigjimin shahist, se e verteta nuk e kuptova ! Shof provokon, e kisha tjeter mendje per ty, perseri nuk do zbres te bajga qe te pergjigjem me “eren” e saj ,sepse dua te qendroj mbi “kal” ashtu sic i takon cdo fisniku qe zemrimin e mban per ata qe jan bajg e ktij vendi dhe servirin ne vend te bukes bajg !Kuptoe si te duash por un ktu do e mbyll debatin………

    Reply to this comment
    • Shahisti September 10, 19:11

      Bravo o fisnik, qe ta kuptosh tamam se qeke pak i avashem, po s’prish pune. Une ta sqaroj perseri e nuk lodhem. Kur them qe meqe s’kemi buke le te hame bajga ka kete kuptim. Hapi veshet edhe syte. Saliu na ka lene pa buke, eshte shume e vertete, por ama Enveri na jepte te hanim bajga. Tashti po ta le ty ta vendosesh, eshte me mire te jesh i uritur, e te hash buke atehere kur ke mundesi, apo eshte me mire te te japin bajga me zorr qe te mos ankohesh nga uria. Mendohu nja dhjete minuta para se te pergjigjesh. Sigurisht po deshe te pergjigjesh, po nuk deshe mua aq me ben or ti zoteri kalores fisnik i zemeruar.

      Reply to this comment
  9. Tori September 10, 18:17

    Ke gabuar qysh ne titull o Beni.
    Titullin e ke ngaterruar, ne fakt titulli duhej: Rilindja u be si turkoshaku e si qoftelargu,prandaj ne llomotisim e lagu se lagu.

    Sigurisht kur ngaterron koken, pa tjeter pastaj qe do ngaterrosh dhe reston e saj kembet dhe bishtin.
    Kesaj i rhone te biesh vete ne e lagu se lagu e rrumpallagu.

    Reply to this comment
  10. PaPuShqi dhe SHQUPI September 10, 18:32

    Partia Demokratike paska mare SHQUPin.Po partia Socialiste (Partia Komuniste me vone Partia e Punes e me vone Parta Socialiste) a nuk u krijua ne nje shtepi tiranase prej qerpici me mure me balte.
    Ajo eshte selia e Partise Socialiste, atje te shkoi e te qendroi.
    A na mori seli te re Partia e Punes e Shqiperise (PaPuShqi).
    Ashtu si PS zuri seline e PaPuShqi-t (Partise Punes Shqiperise)ashtu dhe PD zuri seline e SHQUP-it (Shtepia Qendrore Ushtrise Popullore).
    Keshtqe po te quash njerin Shqup per pasoje tjetri do quhet Papushqi

    Reply to this comment
  11. iliri tjeter September 11, 03:33

    O Bejtexhipo pse te paafte apo mosmbajtes te premtimeve e di ti Ramen? Jo ore jo Rama do te donte njemije here me shume se ty dhe se keta te pashkollet qe dhkruajne ketu, qe te denonte aberishen. Dne ore donte t’a denonte Berishen. Po nuk ka arsye ligjore qe t’a denoje. Keto epitetet qe i vene Berishes keta injorante, mes tyre dhe ti, pune inati dhe paditurije.
    Shperthime si ai i Gerdecit, ndodhim shume shpesh neper bote. Dhe Rama ka te drejte kur tani shperthimin ne zgerdec e quan aksident teknollogjik. E ne aksidente te tilla nuk denohet kryeministri ashtu sic nuk denohet njeri tjeter.
    4 te vrare me 21 Janar? Po ata te shkrete i nxori ne prite vete Rama duke i ndersyer me bomba molotov, me shkopinj e gurre kunder policise dhe Gardes; futen vete nje makine dhe shoerthyhen deren e hekurt te kryeministrise per te permushur deshiren e Rames qe te binte Qeverija dhe Rama te behej kryeminister. Mendoni nje cast sikur,sikur,sikur keta kokepalaret e Rames te sulmonin ne kete menyre Shtepine e Bardhe. As 4 veta nuk do te mbeteshin gjalle? Pse? Sepse u sulmua shteti padrejtesishT.
    Dhe per 21 Janarin, ne se denohet Berisha 10 here me shume do te denohet Rama per perpjekje per rrezimin e qeverise apo per grusht shteti.
    Ti bejtexhi dhe keta kokpalaret e tjere, dini vetem sharje mallkime dhe hakerime, por jeni tape fare nga ligji apo drejtesija.

    Reply to this comment
  12. L.Luarasi. September 11, 04:50

    EVROPA PO DEBON SHQIPTARET.

    Kane 68 vite kamunistat e jenverit qe s’e normalizojne dot atdheun, me as 3 milion fryme,aqsa ka banore, qyteti i Filadelfias ne Amerike.
    Dhe ajo qe nuk ju falet eshte etja e tyre per te qepur prapanicat neper kariget e pushtetit si familje,brez pas brezi,edhe pse duhet te kerkojne te falur shqiptareve qe po vazhdojne me mashtrime per punesim dhe begatim.Nerkohe shqiptaret largohen neper bote,nga syte kembet.Aqsa Evropa nuk i pranon se u ngop me ta.Kur do vije koha qe shqiptaret mos braktisi dheun e atit atdheun apo meme-dheun? 9/10/2015-te SHBA.

    Reply to this comment
  13. tradita September 11, 05:02

    Ato dy ore qe thua ti zotrote me shume u tremb Meta ne kryeministri se Saliu ne Polici. thone se thirri edhe ambasadorin amerikan. pyet mire. Ju tha edhe dje politikisht flisni sa te doni. Mbasi une per ju jam armiku i klases deh ju armikun e kllases e urreni. vazhdoni vehten me dhembe keni per te hanger.

    Reply to this comment
  14. petrika September 11, 10:59

    Ata qe shajne enverin,kane pjeserisht te drejte.Enveri gaboi rende ne luften r klasave,se e zgjeroi shume dhe e vazhdoi gjate jgithe jetes se tij ,kurse ne po e cojme me tej luften e klasave.Figura e Enver Hoxhes,do rivleresohet ne te ardhmen dhe atij do ti jepet vendi qe i takon ne histori.Do shahet egersisht dhe do kritikohet rende,si kriminel dhe do lavderohet shume per punet e mira qe ka bere.Nuk ju lejon njeri ju kelyshet e saliut qe te shani pafundesisht vepren e enverit.Pa me thoni pak ,ju lutem,sa uzina,fabrika,hidrocentrale dhe qendra pune hapi Sali qeni.Mos harroni se Enveri e mori vendin te rrenuar te djegur e te shkaterruar nga lufta dhe ndertoi,jo pallate,por qytete te reja,ura ,fabrika,hekurudha ,Jam i sigurte se uzina moderne si ajo e instrumentave ne korce,qe ishte nje nga me modernet dhe me te medhate ne ballkan,ngriti gjith ato hidrocentrale, qe punojme sot,sistemoi tokat,kanalet kulluse dhe rruget.Ne kohen e Dulles,nuk kishim degjuar ndonjehere per toka te permbytura,kurse tashi permbytemi cdo vit ,ne veri e ne jug,A mund te me thote dikush,sidomos ndonje simpatizant i Sali shpellarit,se cfare ndertoi ai ose kryeministrat e tjere qe erdhen pas tij?Te gjithe dogjen prishen,shkaterruan dhe e vodhen kete vend deri ne palce.Kane te drejte fqinjet tane kur thone se ne nuk dime te bejme shtet,se armiqte e shqiperise ,si sali agjenti,gjejne mbeshtetes te tjere,qe e perkrahin ne shkaterrimin e vendit..I genjen Saliu duke ju hedhur nje kocke dhe ata per interesa vetiake e ndjekin nga pas .Jam i sigurte se kjo gjendje nuk ka per te vazhduar gjete.Te tjere filiza do te nxjerre ky popull qe ta bejne te barabarte me popujt e tjere te evropes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*