Të majtët nuk rrisin taksat…

April 3, 2018 12:32

Të majtët nuk rrisin taksat…

 

Qeveri e majtë,

kjo është që nga rrënja,

po në fakt po bën,

gabime të rënda!

 

Qeveritë e majta,

kanë ideologji,

rritjen e mirëqenies,

si filozofi!

 

Të jesh socialist,

je në një skandal,

nëqoftë se nuk ngre,

një sistem social!

 

Të majtët e të djathtë,

e kanë ndryshimin,

që është në thelb,

mënyrë e taksimit!

 

Qeveri e majtë,

taksat s’mund t’i shtojë,

është  baza e saj,

shtresa në nevojë!

 

Shtresa në nevojë,

është bazë e vërtetë,

po përmbi atë,

shkarkohen rrufetë!

 

Nëse nuk ngre rrogat,

dhe s’bën kompensimet,

është marrëzi,

që të shtosh taksimet!

 

Nëse s’ngre pensionet,

dhe s’ngre sigurimet,

prapë është marrëzi,

të rrisësh taksimet!

 

Këtu janë taksat,

super të mëdha,

po gjithnjë ne kemi,

një shtet fukara!

 

Një popull përditë,

më të varfëruar,

ose thënë shqip,

të falimentuar!

 

Nëse je i drejtë,

duhet thënë pa ndrojtje,

këtu fukarenjtë,

nuk kanë asnjë mbrojtje!

 

Të majtë e të djathtë,

në zgjedhje gënjejnë,

kur marrin pushtetin,

kurrizin na kthejnë!

 

Një parajsë fiskale,

për vete krijojnë,

dhe tej hundës tyre,

nuk mund të shikojnë!

 

Në një vend të mjerë,

si në Shqipëri,

shteti s’mund të jetë,

veç një sehirxhi!

 

S’mund t’i japi vendit,

zgjidhje kaq fatale,

pa ministri pune,

dhe mbrojtje sociale!

 

Kur vetes i bën,

një mbrojtje të gjorë,

dhe në poste kyçe,

të vësh amatorë!

 

Të majtët po bëjnë,

gafa të mëdha,

dhe këtu, për dreq,

sindikata s’ka!

 

Dhe “gomari” popull,

kurrë s’reagon,

kur shteti kamxhikun,

dhe barrën ja shton!

 

Dhe vazhdon aksioma,

që kafshon si gjarpër,

të varfrit do bëhen,

edhe më të varfër!

 

U mbetet të luten,

natë edhe ditë,

për këtë po shtohen,

kishat dhe xhamitë!

 

Shënim: Këto vargje janë shkruar një javë para zjarrvënies në Kukës, po nuk kërkojmë këtë lloj reagimi!

Arben Duka

April 3, 2018 12:32
Komento

9 Komente

  1. BLACK SWAN April 3, 13:34

    aaaaa,sa bukur, sa bukur,
    kur lexoj te majten e ktij, jam ne dileme midis Montanellit te madh qe shkruante ” e majta i do aq shume te varfrit, saqe sa her vjen ne pushtet e shton radhen e tyre”
    apo Çurçill qe thoshte “vesi i socializmit eshte te ndaje ne menyre te barabarte mjerimin”
    nejse, ta kam treguar ate barcaleten e asaj gruas se majte qe dhe burrin e kish te majte ???
    joooo, epo mire po ta tregoj tani

    ishte nje shoqe , si puna e Lenka Çukos, ,ose Valentina Leskaj , apo Ermonela , he se nje m..all jeni ju
    dhe u tregon shokeve te partise , se ishte martuar 3 her dhe ishte e virgjer
    e pyeten shoket , si kishte mundesi ??
    po ja tha, i pari ishte bejtexhi , socialist, perdorte vetem gjuhen
    i dyti muzikant , socialist , perdorte vetem duart,
    i treti ishte vetem socialist, i majte ,
    dhe çfare ndodhi ??-e pyeten shoket e partise
    ai ma vuri ne bythe – tha shoqja , se nga socializmi vetem kete qar ke !!!

    Rent kudo, dyke bërtitur,
    Nëpër shekuj faqe-ndritur,
    Se i vogli shtrin viganin
    Dhe i shtypuri tiranin,
    Veç e tok,
    Tok, or Marathonomak!

    I LOVE KUKESI !!!

    Reply to this comment
    • . April 3, 16:12

      Po ti BLACK ku e ke qefin?
      Tek vendi qe ka bere Perendia?
      ne goje, ta kapesh me dhembe?…
      apo ne fund te Kurrizit?!…
      Apo ne te njejten kohe ne te treja, Treshe?…
      Medet, medet.
      Edhe une e vija doren ne zjarr per tyja…!

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN April 3, 18:53

        Neti , po ti shkruaje emrin mor buuuure, sot ke mundesi mos te rrish gjithmone si skuth,
        s’te ka pelqyer ai rreshti ku them qe i pari ishte bejtexhi, te eshte dukur sikur po flas per ty , jo se gojet e liga thone qe dhe ju filoloqylistat …..llapni shume ne fakt 🙂
        ne ‘armiqte e kllases’ nuk kemi komplekse , nuk na hyn ne xhep biografia, e sidomos nuk gjejme socialistet 😛
        sidoqofte Neti ,une jam sapiosexual,nuk ka lidhje me biografine dmth 😛

        ça ke ndonje gje per te thene per rrrrrrilindjen ???
        se te kam thene qe baballaret jua hoqen nga busti te vdekur, por keta te tjeret do vene ti nxjerrin nga bunkeri Surrelit me shkelma ……

        I LOVE KUKESI !!!!!

        Reply to this comment
        • NETI VJOSA April 3, 20:45

          Ti e di BLACK,
          Që unë nuk fshihem , por komenti yt mu duk shumë vulgar, …ndaj tu pergjigja me te njejten gjuhe dhe me erdhi rende te vija emrin per nje koment qe nuk eshte gje tjeter veçse pergjigje duke perdorur gjuhen tende…
          Rilindja?…
          Si Sahat Omega… E ka zene frika Sali Ziun dhe do te bej revolucion te Pakices kunder Shumicës…
          Nuk di i ziu se ku te kapet.
          I eshtë fryrë shume Kontua e Krimit!…
          Do mosbindje civile thote, por ja na thuaj ti qe te kemi ne Timon, ne Bruksel. Kur eshte Shumica ne pushtet, Pakica duhet ti bindet….
          Keshtu eshte kjo pune:
          Ato maja rripa rripa,
          Një here ma hipe,
          Nje here ta hipa…
          Rregullat e Lojes i cakton shumica, ajo qeveris, prandaj i thonë
          D e m o – K r a c i…
          Populli sundon me shumice votash…
          Ti duhet ti dish keto pune , çfarë ke mesuar atje te Juripyku…?
          Po kete e kupton dhe Maçoku im, qe Sali Mafja , do ta perdor ate Kryengritjen e rogeçve te Kuksit…!
          Pse nuk u ngriten ata kur u vodhen 230 Milionet e Rruges nga Lulja, por ngrihen tani per 5 Euro pagese normale per mirmbajtjen dhe sigurine e Autostrades?…
          Ka autostrade ne Europe qe nuk paguhet Maut?…
          Po keta kuksianet na jane mesuar me keto privilegje, mos paguaj dritat dhe ja jepni votat Sali Damllas…
          Po i vjen fundi Mashtrusit Patologjik…
          Ketu do jemi…
          Në kete rast nuk ka faj Rama…!
          Une nuk e di aty tek ju por ketu tek ne nxitja e trazirave, prishja e rendit kushtetues, ti vene byzylyqet….Byzylyqet jo e jo, por Rama nuk po vepron as me kontrollin financiar ndaj Kusarëve….
          Rama ose eshte frikacak ose eshte nje Qehaja qe e heqin te tjeret per hunde….!
          Ajo Amerika qe kemi ne si etalon , me ata qe nuk zbatojne Ligjin, ka 20% te te burgosurve ne gjithe Boten…
          Nuk mbahet shteti po nuk u zbatua ligji qe e ben shumica , ndersa Pakica ben vetem oponentin por jo te diktojë dhe aq me keq te shkel Ligjin…
          Ke degjuar ti ndonje demokraci ne Perendim qe Opozita te beje thirrje per mosrespektim te Ligjit?!…

          Reply to this comment
          • N.VJOSA April 3, 21:37

            Edhe dicka, o BLACK,
            se me doli nga mendja.
            A mund te ma shqiperosh ate fjalen “sapioseksual”?
            Une e gjej edhe ne internet, por doja ta dija se si e shqiperon ti?…
            Ndersa per ato Vargjet e Nolit , ja ke futur si Kau Peles…
            Noli e ka fjalen per Luften midis te Varferve dhe te Pasurve!..”.I Vogli” quan Popullin e thjeshte Fukara, ate qe mban Boten mbi supe, Puntorin dhe Fshatarin e thjeshte, te Varferit…., ata qe ne Lufte me te pasurit nuk kane cfare te humbasin , pervec prangave…Po keshtu dhe kur thote i”shtypuri Tiranin”… Vargu nuk ka nevoje per spjegime… flet vet…!
            Mos i ngaterro librat,…
            ( se me poezine politike te Nolit une kam mbrojtur Diplomen.
            .Rexhep Qosja ka gjithashtu nje studim dhe kritike letrare te mrekullueshme, per poezine e Nolit, ashtu sic ka studjuar me mire se cdo shqiptar tjeter shkrimtaret e Rilindjes sone Kombetare…)
            Bile ne kete kuptim eshte avancimi me i madh i Nolit per koncerptin Leninist e Marksist te kontradiktes midis te pasurve dhe te varferve…
            Noli e ka shkruar kete poezi teper i hidheruar, pas Revolucionit te Qershorit….kur u rrezua Qeveria e tij.

  2. intelektuali April 3, 14:04

    PUNA ESHTE SE TE MAJTET NUK KANE LEKE
    PARTIA E PUNES I KA LENE TROKE PA BREKE
    EDI RAMA PO PERPIQET QE ME NUDIZEM
    TE RILINDE NE SHQYPNII NJE KAPITALIZEM
    TOK ME ENVERIN KULLA TE NDERTOJE
    OLIGARKET E SIGURIMIT T’I PASUROJE
    PO KU KE PARE NE BOTE O BEJTEXHI
    KU E MAJTA DIKU TE KETE BERE KATANDI?

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit April 4, 10:44

      Forma mire! Me pak rime te thjeshtuar si “izem ” dhe ” izem ” Permbajtja ; kujt i thua e majte ti? Clinton Blair Schröder apo Hrushov Mao Hoxha?

      Reply to this comment
  3. katarakti April 3, 15:28

    Per mua po behet gabim i madh, per te mos thene faj, qe iu jane “qepur” ndertimit te rrugeve. Rruget kryesore, se bashku me hekurudhat, Shqiperia i ndertoi qe para 40 vjetesh. Sot duhet te kishte rifilluar ndertimi i fabrikave te industrise se lehte, te perpunimit etj etj. Te atyre fabrikave qe dogjen dhe shkaterruan gjate zallamahise demon-kratike. Ne kete menyre do te punesoheshin njerezit dhe do te kishim rritje te prodhimit te brendshem si dhe eksporteve. Se bashku me rritjen e nivelit te jeteses. A eshte menduar ndonjehere se kur dhe si do te mbulohen 1.7 milarde eurot qe kerkon kjo Rruga e Kombit?! Mua me duket se Rama ra ne gracken e Berishes me kete rruge. Por nje arsye tjeter mund te jete edhe mit-marrja apo korrupsioni siç e quajne sot. Lul Basha akuzohet se ka futur ne xhep nja 230 milione euro nga kjo rruge! Mos valle edhe Rama do te beje te njejten gje?! Dhe se fundi a eshte fitimprurese “Rruga e Kombit”?! Me ç’ka kam lexuar nese privati nuk nxjerr fitimet e planifikuara nga kjo rruge do te demshperblehet nga shteti!!!!! Nje çudi e madhe kjo. A i ka Rama trute ne rregull?! Dikur kemi pasur nje Ndermarrje Rruga – Ura qe ndertonte dhe mirembante gjithe rruget e Republikes. Perse nuk ringrihet kjo ndermarrje?! Ne vend qe leket t’i fitoje privati i fiton arka e shtetit. Nuk e kuptoj fare ketel lloj politike ekonomike qe ndjek Rama. Ne Perendim ne fakt taksat me te larta i vendos e majta. Por e majta dallohet per rolin qe i jep shtetit ne administrimin e ekonomise. Ky eshte dallimi themelor.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 April 3, 23:36

    Ramen e coi peshqesh ne krye te te majtes mafia e ndertimit qe kish urzupuar PS.Ne bindje eshte Saliu i dyte.Vjedh me pak se aq e ka mundesine..Nuk ka vrare por mbuloi vrasesit.Nuk eshte as gjykates e as prokuror per hajdutet dhe kriminelet por per popullin e varfer i ben te gjitha.
    Analistet e shquar te Dites mire eshte qe te bejne nje analize te socialistit Rame apo cibanit te PS.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*