“Të marrë fund epoka kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar”

December 12, 2017 11:23

“Të marrë fund epoka kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar”

 

Ambasadori amerikan Donald Lu ka risjellë në vëmendje reformën në drejtësi, duke iu referuar si një përparësi dhe investim i qeverisë amerikane.

Diplomati amerikan u kujdes të dërgonte një mesazh të qartë për politikanët shqiptarë, disa prej të cilëve tha ai, janë shprehur kohët e fundit se reforma në drejtësi ka vdekur.

Për Lu nuk ka vdekur reforma, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë siç kanë bërë deri më tani.

“Shqiptarët presin me padurim për drejtësi dhe politikanët kanë frikë”, tha Lu, ndërsa theksoi se të të dyja palët duhet t’i japin fundit epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar.

Deklarata e tij u bë në Konferencën e Avokatit të Popullit.

Lu theksoi se Shqipëria nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë.

Fjala e Donald Lu

Luftoj për reformën në drejtësi edhe sepse është një përparësi e lartë e Presidentit amerikan dhe Sekretarit të Shtetit. Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar, komisionet e vettingut dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë punuar shumë, së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vettingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të reformës në drejtësi, përfshirë SPAK dhe BKH.

Shqiptarët presin me padurim për drejtësi dhe politikanët kanë frikë.

Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur.

Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur. Sistemi i vjetër i drejtësisë mbrojti njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik.

Sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht.

Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojmë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm të cilit i përfundoi mandati 5 vjeçar me 7 dhjetor.

Të dy palët duhet t’i japin fundit epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar.

December 12, 2017 11:23
Komento

8 Komente

  1. Tartufi December 12, 12:35

    Luluja qe na flet shqip
    na jep sot rekomandimet
    prokurori te jet VIP
    qe te na lidhi lesh me qimet.

    Nje popull tru thare gjithmone do te presi pordhet e te gjitha ererave.

    Reply to this comment
  2. Jimi December 12, 12:36

    Mesazh i drejteperdrejt! Vetem keshtu munde te komunikohet me “politikanert” me horrat shqiptartre.

    Reply to this comment
  3. leone December 12, 12:59

    Nderim per zotin Lu !Problemi eshte se, dhe ai e ka kuptuar kete,ne kete vend politikanet jane mesuar dhe edukuar te mos mbrojne interesat e shumices se pupullit por te ndjekin qorrazi deshirat e kryetarit te partise dhe te mbushjes se xhepit te tij e te tyre.Tek ne,ka 27 vjet qe mbreteron krimi e korrupsioni,sepse eshte lejuar me ligj nga i vetmi person qe ka bere dhe ben ligjin pa i hyre gjemb ne kembe ,prej Sali qoftelargut dhe hija e tij eshte kaq e frikeshme per te tjeret ne ate palo parti,grup te korruptuarish e kriminelesh ne kupolen e asaj partie,saqe hija e tij i tremb te gjithe.Keshtuqe ,lyli,i zhytur dhe ai ne krim e korrupsion ka frike dhe perpiqet me cdo menyre e mjet te bllokoje ndryshimet ne drejtesi,sepse cenohet padroni i tij ,por dhe vete lylushi.Ketu,puqen interesat dhe te like floririt,mikut te llallashkes.Keshtuqe nuk duan te vihet nje prokuror i ri dhe i pakorruptuar,se mos u hap dosjet dhe..Apo jo zonjusha Muni-ka? Besoj se dhe ti je dakort?Kjo eshte e qelbura opozite shqiptare dhe do behet edhe me e keqe,po te lejohet te vazhdoje me pislleqet qe kane bere e vazhdojne te bejne edhe sot.Prandaj nuk duan prokuror tjeter,duan me se s’ben llalle harapashin,sepse ai ua mbulon hineret qe bejne dhe bajgat qe kane lene e lene edhe sot rruges.

    Reply to this comment
  4. spartaku December 12, 13:31

    Respekt per Zotin LU.Vednosmeria e tij,na bene qe ne te kemi shpresa,se, nje dite e lire dhe e lumtur di vije per shqipetaret.Klika e serbit, Sali Berisha po i vjen fundi,dhe do paguaj per te gjitha krimet monstruoze qe i ka bere ketij populli.Ai eshte ne ditet e fundit te perpelitjes se tij,per te shpetuar nga drejtesia e cila do i bjere si shpate ne koke.Berisha deri sot ka vetem mallkimet e popullit,dhe keto gjynahe do ta zene, nuk u shpeton dot.

    Reply to this comment
  5. Adih December 12, 14:15

    Bolshevike mbare ku jeni , keni terhequr zvarre kete popull sot e 26 vite, dhe e keni shtrire barkas tamam si nje qen te ngordhur pa zot ..Ky eshte zoti ,vonon por sarron..Por edhe ne si popull , jemi bashkfajtore , per kete katrahure .
    Keta zabite anti shqiptare, kujtuan ,se u be deti kos ,dhe ,vune ne zbatim teorine Marksiste Leniniste ,sa me te varfer te lesh nje popull ,e tja ulesh dinjitetin e ,aq me kollaj, eshte ta dirizhosh.
    Mirenjohje Amerikes e BE dhe Zotit LU .Ju faleminderit.

    Reply to this comment
  6. Arber I December 12, 15:15

    I dashur Ambasador Lu, Shteti Shqiptar ka nevoje per aplikimin e Kushtetutes Amerikane, e cila eshte kushtetuta me e qarte ne bote. Kushtetuta Shqiptare eshte bere per t’i sherbyer individit me pushtet dhe jo Ligjit.

    Reply to this comment
  7. Vicens December 12, 16:09

    Shume e qarte ! Ndryshimi i sitemit te Drejtesise rregullon ne teresi edhe reformen qe ajo te jete me efikase! Pra sitemi dhe jo gje tjeter fjala vjen ndryshimi i personave ! Vetingu eshte nje sitem ligjor i percaktuar qe pengon hyrjen e njerezeve te paafte dhe te korruptuar! Ashtu si ne nje komputer ne se duhet te jete i avancuar, duhet te ndryshosh programin sitemin operative per te arritur cilesine e kenaqshme! Deri tani programi dhe sitemi i vjeter i Drejtesise funksiononte sipas modelit te vjeter komunist , kur sekretari i Partise bente ligjin dhe ishte mbi ligjin ! Nuk md te jete Drejtesia nje organ i varur me fije te padukeshme me Kryetarin e Partise Politike ne Pushtet ! Deri tani numeri nje i ketij Sitemi eshte Modeli Berisha ! Model i deshtuar dhe problematik , sipas motivit : “Vepronii si them UNE. Po mos beni si bej une ! “

    Reply to this comment
  8. Jemini December 12, 20:06

    O mister Lu na bëj nje nder..te lutem mos dil ma ne intervista se je bërë i pabesueshem incredible stale bajat më zij se ploitikarët tanë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*